Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Jorida Tabaku: Rritja e pensioneve, një ofendim për pensionistët

By: lindita
21 September 2024 at 14:24

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar rritjen minimale të pensioneve prej vetëm 25 lekësh në ditë, e cila pritet të hyjë në fuqi në muajin tetor. Sipas Tabakut, kjo rritje është një ofendim për 750 mijë pensionistët, të cilët përballen çdo ditë me çmime që janë rritur deri në 30% për ushqimet dhe shpenzimet bazë. Ja çfarë thotë deputetja e PD, Jorida Tabaku…

Source

Hap dyert festa më e madhe popullore në botë

By: lindita
21 September 2024 at 14:12

Në Mynih filloi “Oktoberfest”. Këtë vit festa e tetorit zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, edhe birra është më e shtrenjtë. Por kjo nuk i pengoi qindra vetë të qëndronin në radhë që në orët e para të mëngjesit. Festa e 189-të e Tetorit, festa më e madhe popullore në botë ka hapur dyert të shtunën në Mynih. Që në orët e para të mëngjesit ishin krijuar radhë të gjata të vizitorëve të veshur me…

Source

46 ditë nga zgjedhjet në SHBA, Harris dhe Trump “kokë më kokë” në sondazhe

By: lindita
21 September 2024 at 14:10

Në më pak se 46 ditë, Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të përballet kokë më kokë me Donald Trump ndërsa amerikanët do të hedhin votat e tyre në zgjedhjet e 2024. Një sondazh i ri nga The New York Times /Siena College tregon se dy kandidatët janë në një bllokadë kombëtare; megjithëse Harris ka përmirësuar epërsinë e saj mes të rinjve dhe votuesve të bardhë, të arsimuar në kolegj pas debatit.

Source

Ledri Vula e “braktisi” dhe nisi romancën me shoqen e saj, Sara Hoxha merr vendimin e rëndësishëm

By: lindita
21 September 2024 at 12:35

Blogerja Sara Hoxha, duket se ka marrë vendimin e rëndësishëm për t’u shpërngulur në Tiranë pasi ndarjes nga Ledri Vula, i cili nisi një romancë me ish-shoqen e saj, Rina Zaiti. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sara Hoxha, e cila ka zbuluar se ka blerë një apartament në kryeqytet, është në proçes e sipër duke u rregulluar. Blogerja, e cila është përfshirë së fundmi edhe në botën e aktrimit…

Source

Italia ekstradon të akuzuarin për drogë, Tirana i nis të dënuarin për grabitje me armë

By: lindita
21 September 2024 at 12:16

Italia ka ekstraduar drejt Tiranës një 53-vjeçar, i cili akuzohet se kultivoi lëndë narkotike afër banesës së tij në Milot, në vitin 2022. E.H., 53 vjeç, banues në Milot, ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”…

Source

Dyshohet se u pasurua në mënyrë kriminale, Prokuroria e Fierit sekuestron apartamentet e të arrestuarit në Austri

By: lindita
21 September 2024 at 11:57

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E.B., i dënuar më parë për trafikim narkotikësh. Procedimi është hapur pas dyshimeve se E.B. dhe persona të lidhur me të kanë në pronësi pasuri që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Pas verifikimeve të detajuara të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit…

Source

U larguan nga qendra sociale, gjenden dy prej të miturve. Vijon kërkimi për 13-vjeçarin

By: lindita
21 September 2024 at 11:26

Janë gjetur dy prej të miturve që u larguan nga qendra sociale në Elbasan. Uniformat blu raportojnë se 14-vjeçari dhe 13-vjeçari janë në gjendje të mirë dhe iu dorëzuan qendrës. Ndërkohë vijon puna për zbulimin e vendndodhjes së 13-vjeçarit tjetër që u largua nga qendra sociale. “Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për largimin nga një qendër sociale të shtetasve të mitur…

Source

I dënuar për prodhim dhe shitje të drogës, arrestohet 26-vjeçari në Elbasan

By: lindita
21 September 2024 at 10:41

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Apelit, datë 20.09.2024, duke ndaluar shtetasin E. Mersini, 26 vjeç. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit më 16.01.2024 me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan…

Source

Frika nga spiunazhi rus, Ukraina ndalon Telegramin në pajisjet qeveritare dhe ushtarake

By: lindita
21 September 2024 at 10:36

Ukraina ka ndaluar përdorimin e aplikacionit të mesazheve Telegram në pajisjet zyrtare të përdorura nga zyrtarë qeveritarë, personel ushtarak dhe punonjës kritikë, sepse beson se Rusia mund të spiunojë si mesazhet ashtu edhe përdoruesit , ka thënë një organ kryesor i sigurisë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së vendit tha se masa u mor për të “minimizuar” kërcënimet nga Rusia…

Source

Zbulohet një grup i ri gjaku, i rrallë

By: lindita
21 September 2024 at 10:28

Grupi i ri i gjakut quhet Mal. Zbulimin i ri është publikuar në revistën shkencore të American Society of Hematology, Blood. Kërkimet për këtë grup gjaku kanë nisur 50 vjet më parë. Sistemet më të njohura të gjakut janë A, B dhe 0, me katër grupe kryesoret, A, B, AB dhe 0. Gjithashtu është edhe sistemi i RH që përbëhet nga 50 antigjene të njohur, ndryshe thënë Rh pozitiv dhe Rh Negativ.

Source

Dhurata Lazo, Aleksandër Çipa dhe Anila Basha nderohen me çmimin “Kadare” në zemrën e Gjirokastrës

By: lindita
21 September 2024 at 10:19

E premtja e 20 shtatorit është një ditë që do të mbetet e skalitur në kujtesën e qytetit të Gjirokastrës e veçanërisht të Dhurata Lazos, Aleksandër Çipës dhe Anila Bashës, të cilët u nderuan me çmimin “Kadare”. Për herë të parë jepej ky vlerësim pikërisht për kontributin përmes punës së tyre për promovimin e vlerave të Gjirokastrës. Ishte një mbrëmje ku guri i qytetit të vjetër…

Source

Mesazhi i Presidentit Bajram Begaj në Ditën Ndërkombëtare të Paqes

By: lindita
21 September 2024 at 10:11

Presidenti Bajram Begaj ka publikuar një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Begaj shprehet se në këtë botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore, duhet të shpërndahet modeli i paqes dhe të ruhet kultura. “Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore.

Source

Aksident masiv në rrugën Durrës – Tiranë, përplasen 6 automjete

By: lindita
21 September 2024 at 10:08

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, ku janë përplasur me njëra-tjetrën 6 automjete, Policia njofton se si pasojë janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Source

Media e madhe britanike: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime nga turistët britanikë

By: lindita
21 September 2024 at 09:30

Shqipëria është ndër destinacionet më të kërkuara për pushime nga turistët britanikë, falë plazheve të saj mahnitëse, të ngjashme me “Maldivet e Evropës” dhe çmimeve të ulëta, sipas një studimi të ri, shkruan Vita Molyneux në të përditshmen britanike “Mirror”. Pozicioni i Spanjës si një nga vendet më të preferuara për pushime mund të jetë nën kërcënim – pasi Shqipëria po shfaqet si një…

Source

Borrell drekë pune në Nju Jork me liderët e Ballkanit Perëndimor

By: lindita
21 September 2024 at 09:27

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të zhvillojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork. Lajmi u njoftua nga Komisioni Evropian, sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sesioni do të ketë një delegacion të lartë nga BE-ja, përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit…

Source

Shqiptari mes 37 “spiunëve” të Mossad-it izraelit të dënuar nga Turqia me 250 vjet burg

By: lindita
21 September 2024 at 09:23

Një gjykatë në Turqi ka dhënë në total rreth 250 vjet burg për 37 të shpallur fajtorë si spiunë të Mossad-it izraelit, sipas dokumenteve të publikuara nga rrjeti arab The National. Dënimet vijnë teksa Turqia thotë se po shton fushatën kundër spiunëve të Izraelit në vend dhe redukton lidhjet me vendin, prej opozicionit të luftës brutale që po zhvillohet në Gaza. Ahmet Koray Ozgurun e Alperen…

Source

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, i dhuron para Trump-it për fushatë

By: lindita
21 September 2024 at 09:09

Elon Musk dhuroi një shumë rekord prej 289,100 dollarë për Partinë Republikane të Donald Trump në muajin gusht. Kjo është bërë e ditur nga Komiteti Kombëtar Republikan i Kongresit, siç raportohet nga CNN. Pronari i Tesla-s, personi më i pasur në botë me një vlerë neto të vlerësuar mbi 250 miliardë dollarë, ka financuar si demokratë ashtu edhe republikanë në të kaluarën, por asnjëherë shuma kaq…

Source

Policia: Bllokohen disa rrugë sot në Tiranë prej orës 17:00 të pasdites

By: lindita
21 September 2024 at 09:04

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit gjatë derbit Tirana-Partizani që luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “Partizani” dhe “KF Tirana”…

Source

Rriten sërish temperaturat, parashikimi i motit për fundjavën

By: lindita
21 September 2024 at 09:01

Këtë fundjavë, moti në vendin tonë do të karakterizohet nga kushte atmosferike kryesisht të qendrueshme. Do të ketë alternime vranësirash mesatare deri të dendura, sidomos në relievet malore të lindjes. Ndërkohë, do të shfaqen gjithashtu disa intervale të herëpashershme me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje lokale të lehta shiu gjatë orëve të mesditës dhe pasdites…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 21 shtator 2024

By: lindita
21 September 2024 at 08:53

Dashi Kujdesuni për shëndetin tuaj. Ata që investojnë paratë në bursë mund të pësojnë humbje sot. Duhet të jeni të vëmendshëm dhe vigjilent në lidhje me investimet tuaja. Nipërit dhe mbesat do të jenë një burim kënaqësie e jashtëzakonshme për gjyshërit e kësaj shenje të zodiakut. Partneri juaj do të mërzitet nëse neglizhoni t’i kushtoni vëmendje të mjaftueshme sot. Demi Do të ndiheni mjaft…

Source

❌
❌