Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Alfred Peza jep dorëheqjen si Drejtor i RTSH

By: V K
6 September 2024 at 10:48

Alfred Peza, ka dhënë dorëheqjen e nga posti i Drejtori të Përgjithshëm të RTSH. Peza u përzgjodh si Drejtor i Përgjithshëm i RTSh në qershor te vitit 2023.

Prej një kohe të gjatë, Peza u përfshi në një debat lidhur me mënyrën se si po drejtonte Radio Televizionin Shqiptar.

Ai u zgjodh unanimisht nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, për një mandat pesëvjeçar.

Alfred Peza, ka punuar si gazetar, redaktor, analist mediatik, pedagog dhe Drejtor i Përgjithshëm i disa mediave.

Në periudhën 2013-2017, ka shërbyer si deputet dhe nënkryetar i Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai është vlerësuar me çmime dhe tituj të ndryshëm gjatë karrierës së tij të shquar mediatike dhe ka botuar artikuj të panumërt dhe disa romane.

The post Alfred Peza jep dorëheqjen si Drejtor i RTSH appeared first on Albeu.com.

Muhamet Rrumbullaku dorëzoi dorëheqjen, ja kush e zëvendëson

By: V K
6 September 2024 at 10:16

Këtë të premte, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, po mban një takim me drejtuesit e Policisë

Ditën e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka paraqitur  dorëheqjen nga funksioni i tij.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, bëri me dije se deri në momentin e zgjedhjes së drejtorit të ri, në ish-postin e Rrumbullakut do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga.

Ministri ka ftuar të gjithë drejtuesit e policisë të kandidojnë për zgjedhjen në krye të Institucionit, pasi theksoi se kjo do të jetë një garë e hapur dhe e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature.

Gjithashtu, Hoxha shtoi se zgjedhja e drejtuesve të rinj dhe zëvendësuesit të zotit Rrumbullaku, do të ndodhë në javët në vijim.

Pjesë nga fjala e ministrit:

Unë u thirra në këtë detyrë nga Kryeministri Rama pa e menduar ndonjëherë se mund të isha një ditë Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.

Vënia e dorës mbi Kushtetutë kur bëra betimin përpara Presidentit Begaj ishte momenti më emocionues i jetës time profesionale.

Votimi i emrit tim në Kuvendin e Shqipërisë për të marrë këtë detyrë kaq të lartë ishte nderi më i madh që mund të më bëhej si qytetar i kësaj Republike dhe shpërblimi i gjithë këtij betimi është borxhi më i madh ku mund të futesha në jetën time si një njeri i këtij vendi.

As nuk e dyshoj se plot të tjerë mund të kishin kredenciale më të forta për të qenë në vendin tim, që nga ato politike dhe deri tek kredencialet e lidhjeve miqësore. Ky fakt ma bën edhe më të rëndë peshën e përgjegjësisë për ta merituar vlerësimin që mu bë, duke ma besuar këtë detyrë.

Uroj që kështu ta shohin promovimin në karrierë edhe Drejtori i ri i Përgjithshëm dhe drejtuesit e rinj të qarqeve e të strukturave kyçe të Policisë së Shtetit, në këtë kohë historike të Shqipërisë që negocion anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ata do të zgjidhen në javët në vijim me të njëjtën frymë dhe kredenciale, të njëjta të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë.

Asgjë nuk do të ndikojë në procesin e përzgjedhjes së tyre, veç meritës e integritetit.

Ligji i ri i sapomiratuar i Policisë së Shtetit, merita kryesore për përmbajtjen shumë të mirë që i takon paraardhësit tim të nderuar Taulant Balla dhe drejtuesve aktual të Policisë së Shtetit, është një platformë e shkëlqyer për reformimin dhe modernizimin e mëtejshëm të trupës sonë policore.

Në bazë të këtij ligji kam nxjerrë Udhëzimin për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në zbatim të tij, në detyrën e përkohshme të drejtuesit të lartë të Policisë, do të komandohet Zv.drejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga.

I ftoj të gjithë drejtuesit të Policisë, të cilët janë sipas rangjeve të parashikuara nga ligji të kandidojnë për Drejtor të Përgjithshëm. Nëse e kanë këtë ambicie të mos ngurrojnë. Procesi është i hapur dhe zgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër, përveç vlerave individuale të çdo kandidature.

Faleminderit!

The post Muhamet Rrumbullaku dorëzoi dorëheqjen, ja kush e zëvendëson appeared first on Albeu.com.

Rrumbullaku jep dorëheqjen? Kryepolici dorëzon detyrën nesër, ja nga kush pritet të zëvendësohet

By: D Marku
5 September 2024 at 22:29

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku mësohet se ka dhënë dorëheqjen.

Mësohet se këtë vendim ai e ka bërë me dije një ditë para mbledhjes së Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha me drejtuesit e policisë në qarqe dhe departamente.

Deri në zgjedhjen e kreut të ri të Policisë, pozicioni do të mbahet nga zv.drejtori Sokol Bizhga, teksa vendimi mund të komukikohet ditën e nesërme nga ministri Hoxha.

Kujtojmë se Rrumbullaku e mori detyrën e rëndësishme më 7 Shtator të vitit 2022, kohë kur Ministrinë e Brendshme e drejtonte Bledi Çuçi.

Muhamet Rrumbullaku është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari.

Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

The post Rrumbullaku jep dorëheqjen? Kryepolici dorëzon detyrën nesër, ja nga kush pritet të zëvendësohet appeared first on Albeu.com.

PD kërkon dorëheqjen e Ballukut/ Muçollari: Mashtroi për lëndët toksike në Portin e Durrësit

By: V K
29 August 2024 at 15:15

Partia Demokratike, akuzon zv/kryeministren dhe ministren e Energjetikës, Belinda Balluku, se mashtroi për lëndët toksike që eksportohen përmes Portit të Durrësit.

Përmes një deklarate, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, kërkoi dorëheqjen e Ballukut dhe ministrit të Brendshëm, Pirro Vengu.

Ai tha se Balluku në mashtrim të hapur dhe papërgjegjshmëri, po merr në mbrojtje ministrin e Mbrojtjes i cili ka qenë drejtor i Portit të Durrësit, kur është bërë eksortimi i ngarkesës së mbetjeve të dyshuara toksike.

Ai tha se Balluku gënjeu kur tha se mbetjet toksike janë përgjegjësi e një kompanie private dhe jo e Portit të Durrësit.

“Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave. Rrjedhimisht, detyra e Autoritetit Portual të Durrësit, pra e Vëngut dhe Ballukut, nuk është vetëm të kujdeset për baulet që sjellin shqiptarët kur kthehen me traget nga Bari në Durrës, por ndër të tjera, dhe me përparësi, edhe për mbetjet toksike dhe trafiqet kriminale”, u shpreh Muçollari.

Ai theksoi se “është koha që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut, Kumbaros, Rames dhe oborrtarëve të lartë të tij”.

“Në përfundim dënojmë me forcën më të madhe përpjekjet e zv/kryeministres për të fshehur pergjegjesin e saj penale ne trafikun ilegal te lendëve helmuese dhe kerkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vengut dhe Gazhelit si kusht për një hetim transparent“, shtoi më tej anëtari i Kryesisë së PD.

Deklarata:

Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës, me vendimin nr. 16, të 21 dhjetorit 2021, ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit. Ky është një detyrim automatik sepse Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS), dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL). Rrjedhimisht Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).

Kjo do të thotë se është në detyrimin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar të Autoritetit Portual të Durrësit, pra të ish-drejtorit Pirro Vengu, tashmë ministër i Mbrojtjes, dhe ministres së linjës Belinda Balluku, inspektimi dhe ndalimi ose lejimi i çdo ngarkese me mbetje toksike që del, hyn apo kalon nga Porti i Durrësit në kundërshtim me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Sa për dijeni të ministres, Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi Shqipëria, me ligjin nr. 9594, të 27 korrikut 2006, ka aderuar në Konventën MARPOL dhe me ligjin nr. 9213, të 1 prillit 2004, ka aderuar në Konventën SOLAS.

Rrjedhimisht, detyra e Autoritetit Portual të Durrësit, pra e Vëngut dhe Ballukut, nuk është vetëm të kujdeset për baulet që sjellin shqiptarët kur kthehen me traget nga Bari në Durrës, por ndër të tjera, dhe me përparësi, edhe për mbetjet toksike dhe trafiqet kriminale.

Pra,

-zbatimi i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për transportin e mallrave të rrezikshme.

-udhëzimi i të gjithë agjentëve, përdoruesve/punonjësve/strukturave përgjegjëse të Portit në përpunimin e mallrave të rrezikshme.

-Dokumentimi i të gjithë procesit të ngarkesave të rrezikshme.

-Trajnimi i të gjithë punonjësve që merren me mallra të rrezikshme

-Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International MaritimeDangerous Goods Code).

Këto janë të shkruara, e zeza mbi të bardhë, në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Loja e padijes bëhet për tëfshehur përgjegjësinë të Balluku-Vengut, përgjegjësinë e Edi Rames qe duket se është kreu i këtij trafiku dhe të qeverisë së tij të korruptuar.

Është koha që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut Kumbaros, Rames dhe oborrtarëve të lartë të tij.

Në përfundim dënojmë me forcën më të madhe përpjekjet e zv/kryeministres për të fshehur pergjegjesin e saj penale ne trafikun ilegal te lendëve helmuese dhe kerkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vengut dhe Gazhelit si kusht për një hetim transparent.

The post PD kërkon dorëheqjen e Ballukut/ Muçollari: Mashtroi për lëndët toksike në Portin e Durrësit appeared first on Albeu.com.

❌
❌