Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PD kërkon dorëheqjen e Ballukut/ Muçollari: Mashtroi për lëndët toksike në Portin e Durrësit

By: V K
29 August 2024 at 15:15

Partia Demokratike, akuzon zv/kryeministren dhe ministren e Energjetikës, Belinda Balluku, se mashtroi për lëndët toksike që eksportohen përmes Portit të Durrësit.

Përmes një deklarate, anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, kërkoi dorëheqjen e Ballukut dhe ministrit të Brendshëm, Pirro Vengu.

Ai tha se Balluku në mashtrim të hapur dhe papërgjegjshmëri, po merr në mbrojtje ministrin e Mbrojtjes i cili ka qenë drejtor i Portit të Durrësit, kur është bërë eksortimi i ngarkesës së mbetjeve të dyshuara toksike.

Ai tha se Balluku gënjeu kur tha se mbetjet toksike janë përgjegjësi e një kompanie private dhe jo e Portit të Durrësit.

“Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave. Rrjedhimisht, detyra e Autoritetit Portual të Durrësit, pra e Vëngut dhe Ballukut, nuk është vetëm të kujdeset për baulet që sjellin shqiptarët kur kthehen me traget nga Bari në Durrës, por ndër të tjera, dhe me përparësi, edhe për mbetjet toksike dhe trafiqet kriminale”, u shpreh Muçollari.

Ai theksoi se “është koha që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut, Kumbaros, Rames dhe oborrtarëve të lartë të tij”.

“Në përfundim dënojmë me forcën më të madhe përpjekjet e zv/kryeministres për të fshehur pergjegjesin e saj penale ne trafikun ilegal te lendëve helmuese dhe kerkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vengut dhe Gazhelit si kusht për një hetim transparent“, shtoi më tej anëtari i Kryesisë së PD.

Deklarata:

Deklaratat e ministres Belinda Balluku në mbrojtje vetes dhe të manarit të saj, Pirro Vengu, se Porti i Durrësit nuk ka punë me mbetjet toksike, dhe se ato janë përgjegjësi e një kompanie private, dëshmojnë, jo vetëm papërgjegjshmëri, por edhe mashtrim të hapur. Porti i Durrësit është një ndërmarrje publike, por edhe private po të ishte, është i detyruar të zbatojë me rreptësi ligjet kombëtare dhe ndërkombetare të transportit detar të mallrave.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës, me vendimin nr. 16, të 21 dhjetorit 2021, ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit. Ky është një detyrim automatik sepse Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS), dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL). Rrjedhimisht Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).

Kjo do të thotë se është në detyrimin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar të Autoritetit Portual të Durrësit, pra të ish-drejtorit Pirro Vengu, tashmë ministër i Mbrojtjes, dhe ministres së linjës Belinda Balluku, inspektimi dhe ndalimi ose lejimi i çdo ngarkese me mbetje toksike që del, hyn apo kalon nga Porti i Durrësit në kundërshtim me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Sa për dijeni të ministres, Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi Shqipëria, me ligjin nr. 9594, të 27 korrikut 2006, ka aderuar në Konventën MARPOL dhe me ligjin nr. 9213, të 1 prillit 2004, ka aderuar në Konventën SOLAS.

Rrjedhimisht, detyra e Autoritetit Portual të Durrësit, pra e Vëngut dhe Ballukut, nuk është vetëm të kujdeset për baulet që sjellin shqiptarët kur kthehen me traget nga Bari në Durrës, por ndër të tjera, dhe me përparësi, edhe për mbetjet toksike dhe trafiqet kriminale.

Pra,

-zbatimi i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për transportin e mallrave të rrezikshme.

-udhëzimi i të gjithë agjentëve, përdoruesve/punonjësve/strukturave përgjegjëse të Portit në përpunimin e mallrave të rrezikshme.

-Dokumentimi i të gjithë procesit të ngarkesave të rrezikshme.

-Trajnimi i të gjithë punonjësve që merren me mallra të rrezikshme

-Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International MaritimeDangerous Goods Code).

Këto janë të shkruara, e zeza mbi të bardhë, në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Loja e padijes bëhet për tëfshehur përgjegjësinë të Balluku-Vengut, përgjegjësinë e Edi Rames qe duket se është kreu i këtij trafiku dhe të qeverisë së tij të korruptuar.

Është koha që SPAK të hetojë një tjetër aferë toksike, kësaj radhe literalisht të tillë, të Ballukut Kumbaros, Rames dhe oborrtarëve të lartë të tij.

Në përfundim dënojmë me forcën më të madhe përpjekjet e zv/kryeministres për të fshehur pergjegjesin e saj penale ne trafikun ilegal te lendëve helmuese dhe kerkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Ballukut, Kumbaros, Vengut dhe Gazhelit si kusht për një hetim transparent.

The post PD kërkon dorëheqjen e Ballukut/ Muçollari: Mashtroi për lëndët toksike në Portin e Durrësit appeared first on Albeu.com.

Mbetjet toksike/ Bardhi i përgjigjet Ballukut: Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda”, është shndërruar në një “han pa porta”

By: V K
28 August 2024 at 14:12

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi teksa i është përgjigjur ministres Belinda Balluku për transportin e mbetjeve toksike, thotë se asnjë aferë nuk mund të bëhet pa mbështetjen e autoriteteve shtetërore.

Sipas Gazment Bardhit, edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore.

Bardhi paralajmeron se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.

Kreu i Grupit te PD, thote se siguron qytetarët shqiptarë se “nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar”.

Reagimi i Bardhit:
“Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda” nuk ka asnjë përgjegjësi se çfarë hyn dhe çfarë del prej tij. Sipas Qeverisë kushdo me një vetëdeklarim, fut dhe nxjerr nga Porti i Durrësit çfarë të dëshirojë. Me pak fjalë, me vetëdeklarim kokaina mund të shënohet si miell; helmi mund të shënohet si bimë kurative; makina mund të shënohet si biçikletë; paratë e pista mund të shënohen si letra higjenike.

Në fakt prej kohës Porti i Durrësit është shëndërruar në një han pa porta, që nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore por nga krimi i organizuar. “Torta Belinda” e di më mirë se kushdo tjetër këtë, prandaj dhe nervozizmi, sulmi ndaj medias e opozitës dhe “faji i mbetur jetim” është e vetmja rrugë që i ka mbetur.

Afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore. Edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar”, thuhet ne reagimin e Gazment Bardhit.

The post Mbetjet toksike/ Bardhi i përgjigjet Ballukut: Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda”, është shndërruar në një “han pa porta” appeared first on Albeu.com.

❌
❌