Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Bayern München nuk di të ndalet, fiton 5-0 ndaj Werder Bremen. Mbajnë kreun e renditjes me 12 pikë

By: redi
21 September 2024 at 17:48

Bayern München pas triumfit 9-2 ndaj Dinamo Zagreb në Ligën e Kampioneve, fituan 5-0 në kampionat ndaj Werder Bremen. Skuadra ishte dominuese në takimin e javës së katërt në Bundesligë. Olise zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të, ndërsa Musiala dyfishoi shifrat në minutën e 32-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Fraksioni i dytë nuk kishte shumë histori, me miqtë që shënuan edhe…

Source

Ministrja Kumbaro: Sezon veror i suksesshëm, 20% më shumë vizitorë të huaj sesa në vitin 2023

By: redi
21 September 2024 at 17:35

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro thotë se sezoni veror turistik i këtij viti, është shumë i suksesshëm. Kumbaro u shpreh në ”Kjo Javë”, se referuar shifrave, kishim një rritje të numrit të turistëve dhe të ardhurave të përfituara prej saj. ”Deri në fund të gushtit mund ta konsiderojmë një sezon verior të suksesshëm. Nëse gushti u mbyll me 8.5 milionë vizitorë që e shprehur në…

Source

Moti i keq në Europë, Budapesti përgatitet për përmbytje

By: redi
21 September 2024 at 17:26

Moti i keq vijon të krijojë probleme për disa shtete të Europës. Në Budapest alarmi i Danubit mbetet. Në Itali tashmë po llogariten dëmet material të përmbytjeve që gjunjëzuan rajonin e Emilja Romanja. Shteti ka ndarë 20 milionë euro në ndihmë të të prekurve nga vërshimet e mëdha të ujit. Piku i përmbytjes duhet të arrijë sot në mbrëmje. Krahasuar me përmbytjen e vitit 2013…

Source

FOTO/ Larg njëri-tjetrit, por Meta dhe Kryemadhi shijojnë fundjavën e tyre në natyrë

By: redi
21 September 2024 at 17:12

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja e PL-së Monika Kryemadhi, dhe pse larg njëri-tjetrin, të dy kanë zgjedhur natyrën për të kaluar këtë të shtunë. ”Palestra më e mirë mbetet natyra”,-shkruan Meta. Edhe bashkëshortja e tij në proces divorci, deputetja Monika Kryemadhi zgjidhi të tregonte se ku po e kalonte këtë të shtunë. Kryemadhi ka pozuar në parvazin e dritares së një godine.

Source

VIDEO/ ”EA Festival” në Durrës, Ypi: Kultura shqiptare, pikëtakimi midis lindjes dhe perëndimit

By: redi
21 September 2024 at 17:01

“EA Festival, liri dhe transformim” vjen në Shqipëri përgjatë Javës Kulturore Britanike. Një festival idesh kuruar nga Lea Ypi, profesore në Teori Politike në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, profesore Nderi në Filozofi në Universitetin Kombëtar Australian, autore e librit ‘Të Lirë’ përkthyer në 30 gjuhë të botës, vjen në Durrës e Tiranë më 21 dhe 22 shtator.

Source

Komandantë të Hezbollaut të vrarë, nis epoka e re e luftës në Lindjen e Mesme

By: redi
21 September 2024 at 16:47

”Izraeli po e zhyt Lindjen e Mesme në luftë totale”,-thotë qeveria në Liban, pas valës së bombardimeve nga ushtria e Izraelit që pretendon se shënjestroi Hezbollahun. Bilanci i viktimave është përkeqësuar në Bejrut, ku raportohet për mbi 31 persona të vrarë, përfshirë tre fëmijë dhe shtatë gra. Organizata që mbështetet nga Irani, konfirmoi humbjen e 16 anëtarëve, prej të cilëve dy komandantë të…

Source

VIDEO/ Salianji në Belsh protestë për tregun, paralajmëron bllokimin e përkohshëm të rrugës

By: redi
21 September 2024 at 16:38

Partia Demokratike i është bashkuar protestës së qytetarëve të Belshit. Këta të fundit kërkojnë të drejtën, pasi Bashkia e ka hequr tregun nga qendra e qytetit. Deputeti demokrat, Ervin Salianji si drejtues politik i qarkut të Elbasanit për zgjedhjet parlamentare në 2025, tha se PD do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. Në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime…

Source

Diell dhe plazh edhe këtë fund shtatori, Rama ndan pamjet nga Velipoja me pushues

By: redi
21 September 2024 at 16:27

Ditët me diell po shfrytëzohen nga qytetarët për të shijuar edhe detin, paçka se jemi në fund të shtatorit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Velipoja, ku shihen qytetarët që shijojnë ditën me diell në plazh. Në Velipojë gjendet një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri. Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës është ndër më të preferuarit për vizitorët vendas…

Source

Zëri i Amerikës: Sulmi izraelit në Bejrut vret një tjetër komandant të Hezbollahut

By: redi
21 September 2024 at 16:16

Grupi militant Hezbollah njoftoi se një komandant i dytë, i lartë, ishte në mesin e 16 anëtarëve të vrarë nga një sulm ajror izraelit në periferit të Bejrutit. Izraeli tha se sulmi i së premtes në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit eliminoi kreun e forcave elitare të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, si dhe disa komandantë të tjerë. Sulmet e fundit kanë rritur frikën lidhur me mundësinë e…

Source

Tragjedia në Has, qeveria jep 10 mln lekë të vjetra për familjen Lushi

By: redi
21 September 2024 at 15:57

1 milion lekë të reja jep qeveria për familjen Lushi, e cila më 19 shtator 2024 humbi nënë e bir nga flakët që përpinë banesën. Ngjarja tragjike ndodhi në Has ku Fatime Lushi, 82 vjeçe dhe i biri 57 vjeç, Rexh, humbur jetën nga flakët që përpinë banesën e tyre në fshatin Nikoliq të Hasit, ndërsa mundi të shpëtonte bashkëshortja e Rexhës. Kryetari i bashkisë së Hasit, Miftar Dauti tregoi ndihmën që…

Source

Noka në Peshkopi me Mziun mbledhin demokratët: Protesta të vazhdueshme për qeveri teknike

By: redi
21 September 2024 at 15:46

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka i cili është edhe ”koka” e fushatës zgjedhore të selisë blu, këtë të shtunë së bashku me drejtuesin politik të qarkut Dibër, Xhelal Mziun, ishin në një takim me mbështetësit në Peshkopi. Përmes një postimi në Facebook, Noka bën me dije se veç me protesta mund të arrihet qeveria teknike. ”Në Peshkopi së bashku me drejtuesin e qarkut, kolegun Xhelal Mziu.

Source

Fitoren e parë këtë sezon, Laçi e kërkon në Korçë

By: redi
21 September 2024 at 15:34

Ekipi i Laçit ka barazuar tri herë në shtëpi me Tiranën, Bylisin dhe Partizanin, ndërkohë janë mposhtur me Egnatian dhe Af Elbasanin. Në kërkim të fitores së parë, sot Laçi do të udhëtojë drejt Korçës, aty ku do të përballet me Skënderbeun vendës. Armando Cungu me shumë mundësi nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë, Myrta dhe Traore. Të dy futbollistët braktisën fushën të dëmtuar në ndeshjen…

Source

Albumi i ri nga Katy Perry merr kritika të shumta, ekspertët: Sikur është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

By: redi
21 September 2024 at 15:27

Albumi i shtatë i shumëpritur i Katy Perry “143” nuk pati një fillim të mirë me kritikët muzikorë, pasi u publikua në platformat e transmetimit. “143”, që i referohet shprehjes ”Të dua”. Pjesa më e madhe e kritikave edhe para publikimit të albumit ishin për shkak të vendimit të Perry-t për të punuar me producentin e saj të vjetër të muzikës Dr. Luke, i cili zgjidhi padinë e tij të gjatë për…

Source

Zv/kryeministrja Balluku: Skema e re e subvencionimit të ujit, mbështetje për çdo kategori në nevojë

By: redi
21 September 2024 at 15:17

Kur projektohen mirë subvencionet, kthehen në mjete të fuqishme për të ndihmuar ata që kanë nevojë, por edhe siguron që shoqëritë të mund të vijojnë të ofrojnë shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimet. Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, informon se me mbështetjen e Bankës Botërore dhe SECO, qeveria shqiptare po modernizon sektorin e…

Source

Sonte derbi, Partizani dy vjet pa humbje ndaj Tiranës

By: redi
21 September 2024 at 15:10

Partizani dhe Tirana do të ndezin kryeqytetin me supersfidën ndërmjet dy rivalëve historikë. Duel si asnjë tjetër në stadiumin ”Arena Kombëtare”. Një ndeshje që nis përpara 90-minutëshit të fushës e që vazhdon përtej. Përtej rivalitetit të fortë në lojë dhe në tribuna, derbi është një ditë feste. Tirana nuk fiton në derbi prej afro dy vjetëve. Një triumf në këtë supersfidë do të zhbllokonte ekipin…

Source

Debati për armët, Harris-Trump: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, unë e qëlloj

By: redi
21 September 2024 at 14:59

Reagime të forta ka shkaktuar në SHBA një deklaratë e kandidates së Partisë Demokratike për presidente, Kamala Harris, ku tregoi në mënyrë origjinale se ajo është pro ligjit që lejon përdorimin e armëve. Me Donald Trump që e akuzon se ajo “do të marrë nën kontroll armët e botës”, Harris teksa ishte e ftuar tek Oprah Winfrey, deklaroi se do të mbrohej duke qëlluar me armë, në rast se dikush do të…

Source

Yesterday — 20 September 2024Main stream

Kryebashkiaku Benet Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

By: redi
20 September 2024 at 21:50

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së bashku me konsullin e Nderit të Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza. Kryebashkiaku Beci bën me dije në Facebook, se gjatë takimit u theksuan lidhjet historike mes Shkodrës dhe Austrisë, të cilat datojnë prej shekujsh. “Së bashku folëm për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të…

Source

Berisha-emigrantëve: Kthehuni, me PD në qeveri kush hap një biznes do të jetë 5 vite pa taksa

By: redi
20 September 2024 at 21:41

Sali Berisha gjatë fjalimit nga dritarja e banesës, ka folur mbi programin ekonomik të Partisë Demokratike. Ai është fokusuar tek shqiptarët e larguar, ku ka premtuar se nëse rikthehen, me PD në qeveri do ti mbështesë në hapjen e bizneseve dhe investimit në vendin tonë. ”Unë ju jap fjalën ju se kthimi juaj në Shqipëri do shoqërohet me një periudhë 5-vjeçare pa taksa në qoftë se do hapni biznese.

Source

Muzgu në Durrës, Rama poston fotot e veçanta

By: redi
20 September 2024 at 21:30

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook, foto nga muzgu në Durrës. Qyteti i Durrësit ofron plazhet më të populluara në vend, por ofron gjithashtu edhe turizmin kulturor e historik. Një ndikim të rëndësishëm Durrësi ka edhe në zhvillimin ekonomik të vendit për shkak se është qyteti më i madh portual në vend.

Source

Vizita në SHBA, presidentja Osmani merr pjesë në akademinë ushtarake West Point

By: redi
20 September 2024 at 21:03

Në kuadër të vizitës në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë në një pritje të organizuar në West Point. Ajo në një postim në Facebook është shprehur e nderuar me pritjen madhështore nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point. Osmani ka udhëtuar të enjten në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ku do…

Source

❌
❌