Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Nga 1 shtatori, rriten pagat për kryetarët e Bashkive/ Sa do të paguhen drejtorët dhe punonjësit e tjerë

By: V K
21 September 2024 at 15:31

Më 1 gusht, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që i hapi rrugën rritjes së pagave për punonjësit e Bashkive në të gjithë vendin. Me këtë vendim, prej 1 shtatorit, hyri në fuqi rritja e pagave në të gjitha bashkitë e vendit për kryebashkiakët, nënkryetarët, drejtorët dhe punonjësit e tjerë të pushtetit vendor.

Rritja e cila mbulohet nga buxheti i shtetit varion nga 30-40 % për secilin pozicion.

Kjo reformë sipas qeverisë nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e pagave, por edhe me ristrukturimin e bashkive dhe stafeve të tyre.

Reforma e rritjes së pagave për pushtetin vendor do të prekë të gjitha bashkitë, por më së shumti do të përfitojnë bashkitë e vogla dhe të mesme.

Sipas ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, prej 1 shtatorit, paga minimale nga 32 mijë lekë do të shkojë në 70 mijë lekë.

Por si ndryshon niveli i pagave në bazë të numrit të popullsisë?

Konkretisht, për Bashkinë Tiranë kufiri minimal i pagës së kryetarit është 268 mijë lekë/ muaj dhe ai maksimal 318 mijë lekë në muaj.

Për nënkryetarët e kësaj bashkie, kufiri maksimal arrin në 270 mijë lekë në muaj. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me mbi 200 mijë banorë, paga për kryetarin varion nga 255 mijë lekë deri në 290 mijë lekë në muaj, ndërsa për nënkryetarin arrin deri në 255 mijë lekë në muaj.

Për bashkitë me një numër popullsie nga 50 mijë deri në 200 mijë banorë, paga për kryetarin arrin deri në 260 mijë lekë në muaj dhe nënkryetarin 205 mijë lekë në muaj.

Për njësitë e vetëqeverisjes vendore me numër popullsie deri në 50 mijë banorë, paga maksimale prek nivelin e 240 mijë lekë në muaj për kryetarin dhe 185 mijë lekë për nënkryetarin.

Ndërsa sa i takon Këshillit të Qarkut, paga për kryetarin arrin në 260 mijë lekë në muaj dhe për nënkryetarin 205 mijë lekë/muaj. Rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe pagat e drejtorëve në pushtetin vendor të cilat janë barazuar me një drejtor në ministri.

Po ashtu, është përafruar niveli i pagave për pozicion për nëpunësit civilë në të gjitha bashkitë në vend, duke reduktuar hendekun që ekzistonte më parë për shkak të numrit të popullsisë që kanë bashkitë. Konkretisht, pagat e specialistëve në të gjitha bashkitë fillojnë nga 40-80 mijë lekë/muaj.

Në bashkitë e mëdha, për nivelin përgjegjës sektori arrijnë deri në 105 mijë lekë në muaj, për nivelin drejtor drejtorie arrijnë në 141 mijë lekë/muaj, drejtorët e përgjithshëm marrin deri në 170 mijë lekë në muaj dhe sekretari i përgjithshëm 205 mijë lekë në muaj.

Fatura vjetore e rritjes së pagave në pushtetin vendor është 3 miliardë lekë dhe do mbulohet nga buxheti i shtetit. Për pjesën mbi këtë nivel do të jenë vetë bashkitë që do ta mbulojnë.

The post Nga 1 shtatori, rriten pagat për kryetarët e Bashkive/ Sa do të paguhen drejtorët dhe punonjësit e tjerë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Pasaportat e terroristëve të 11 shtatorit nuk janë provë e inskenimit të sulmeve

13 September 2024 at 14:43

Pretendimi: Pasaportat në këtë foto u gjetën në gërmadhat e Kullave Binjake më 11 shtator 2001

Verdikti: E pavërtetë

———————————————————–

Në përvjetorin e rrëzimit të Kullave Binjake në New York më 11 shtator 2001, rrjetet sociale ringjallin teoritë konspirative që pretendojnë se “11 shtatori ishte punë e brendshme.”

Një version i kësaj teorie po qarkullon në rrjete sociale bazuar në pretendimin se pasaportat e terroristëve të përfshirë u gjetën, çuditërisht, nën rrënojat e kullave dhe kështu u identifikuan autorët. 

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se pasaportat në imazhin e sipërm i përkasin Satam al-Suqami dhe Saeed al-Ghamdi.

Sipas Komisionit Kombëtar për 11 Shtatorin, i krijuar nga Kongresi amerikan për të hetuar të gjitha aspektet e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, katër nga pasaportat e 11 terroristëve u gjetën. 

“Dy prej tyre u gjetën në vendrrëzimin e fluturimit 93 të United Airlines në Pensilvani. Këto janë pasaportat e Ziad Jarrah dhe Saeed al-Ghamdi. Njëra i përkiste një terroristi në fluturimin 11 të American Airlines. Kjo është pasaporta e Satam al-Suqami. Një kalimtar e gjeti atë dhe ia dha një detektivi të policisë së New York pak para se të shembeshin kullat,” u raportua në Komision.

Pra, asnjëra nga pasaportat në foto nuk u gjet nën rrenojat e Kullave Binjake. 

Pasaporta e al-Suqami u gjet në rrugë nga një kalimtar, përpara se të rrëzoheshin kullat. 

Ndërsa pasaporta e al-Ghamdi nuk ishte kurrë në New York. Al-Ghamdi ishte një nga terroristët që morën peng fluturimin 93 të United Airlines, me qëllim për ta përplasur atë me godinën e Kapitolit në Washington D.C. Megjithatë, ky fluturim u rrëzua në Shanksville, Pennsylvania. Kjo, si pasojë e një përpjekje nga ana e pasagjerëve dhe ekuipazhit për të rimarrë kontrollin e avionit nga terroristët.

Pasaporta e al-Ghamdi, bashkë me pasaportën e një tjetër pengmarrësi, Ziad Jarrah, u gjet në vendrrëzimin e fluturimit 93 në Pennsylvania.

The post Pasaportat e terroristëve të 11 shtatorit nuk janë provë e inskenimit të sulmeve appeared first on Faktoje.al.

11 Shtatori 2001 përkujtohet nga Harris dhe Trump, në kulmin e fushatës elektorale presidenciale

By: D Marku
11 September 2024 at 12:45

Ndërsa njerëzit vazhdojnë ende të vdesin në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork, fushata për zgjedhjet presidenciale amerikane nuk e ndal kujtimin e 11 Shtatorit 2001.

Pas duelit të mbrëmshëm në Filadelfia kundër Donald Trump, Kamala Harris do të jetë në Ground Zero dhe në vendet e tjera të masakrave, përkrah Joe Biden, presidentit që i dha rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë në korrik.

Trump po mendon gjithashtu për këtë, por planet nuk janë ende të qarta.

”Ekipi elektoral i ish-presidentit po shqyrton një lëvizje në ish-Qendrën Botërore Tregtare”, ka mësuar ”New York Times”.

Ish-ndërtuesi, i cili shkoi atje si kandidat në vitin 2016, është i vetmi në sfidën e nëntorit me rrënjë në Nju Jork si dhe ka kultivuar marrëdhënie të ngushta prej vitesh me ish-kryebashkiakun Rudy Giuliani.

”Ai kishte të drejtë në shumë gjëra”, tha ai javën e kaluar për ish-bashkëpunëtorin, në vijën e parë në kohën e masakrave, i cili më pas u përjashtua nga regjistri i avokatëve, korrikun e kaluar, për gënjeshtra për votën e 2020-ës.

Trump ka një marrëdhënie të ndërlikuar me ish-Qendrën Botërore Tregtare.

Pasi u mburr se kishte zbritur në Ground Zero me shpëtuesit dhe e gjeti veten pranë një ndërtese që rrezikohej të shembej, ish-presidenti më pas ndërtoi markën e tij politike duke përdorur mjetet antiislamike, ndjenjat ksenofobike dhe përçarjet brenda partisë së tij për luftërat në Lindjen e Mesme.

Në vitin 2021, pasi ishte jashtë Shtëpisë së Bardhë për disa muaj, Trump kishte braktisur ceremoninë zyrtare në Ground Zero dhe në vend të kësaj synonte të vizitonte zjarrfikësit dhe policët përpara se të kthehej në Florida për të komentuar një ndeshje boksi.

Atëherë u tha se ai nuk kishte respektuar kujtimin e viktimave. Harris ishte në palestër në Kaliforni atë mëngjes shtatori të 2001-shit.

”Si shumë në SHBA dhe në pjesën tjetër të botës, pashë imazhet e sulmit me mosbesim”, tha ajo katër vjet më parë gjatë një përkujtimi në Fairfax, Virxhinia.

Nesër, pas Ground Zero së bashku me Biden, kandidatja demokrate do të zhvendoset në Pentagon dhe Stonycreek, pranë fushës Shanksville në Pensilvani, ku avioni i Fluturimit 93, i rrëmbyer nga terroristët, u rrëzua.

Pensilvania është një shtet kyç në votimin e nëntorit dhe ajo do të kthehet atje të premten për mitingje në Johnstown dhe Wilkes-Barre. Ndërkohë, njerëzit vazhdojnë të vdesin në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Sëmundjet që prekën zjarrfikësit që nxituan atë mëngjes, kanë shkaktuar deri tani vdekjen e 360 anëtarëve të zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut, 17 më shumë se 343 që humbën jetën ditën e masakrës.

“Humbjet në Qendrën Botërore Tregtare nuk kanë të mbaruar”, komentoi shefi i zjarrfikësve të Nju Jorkut, Robert Tucker.

The post 11 Shtatori 2001 përkujtohet nga Harris dhe Trump, në kulmin e fushatës elektorale presidenciale appeared first on Albeu.com.

❌
❌