Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

A mund të ndikojë vërtet Taylor Swift në zgjedhjet presidenciale në SHBA?

By: D Marku
11 September 2024 at 16:57

Artistja me një ndikim të jashtëzakonshëm në SHBA, Taylor Swift, doli publikisht në përkrahje të kandidates republikane Kamala Harris për zgjedhjet presidenciale.

Swift, e bëri qëndrimin publik përmes një postimi në Instagram, pak pasi përfundoi debati i mbrëmshëm mes kandidatit republikan, Donald Trump dhe kandidates demokrate Harris.

“Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walz në Zgjedhjet Presidenciale të 2024. Unë po votoj për Harris sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat”, ka shkruar Swift në postimin e saj në Instagram.

Postimi i artistes mori 7.8 milionë pëlqime brenda 9 orëve. Se ka ndikim të jashtëzakonshëm në Amerikë, por edhe jashtë SHBA-së, ajo tashmë dihet.

Por, si qëndron e vërteta? A mund të ndikojë vërtetë Taylor Swift në zgjedhjen presidenciale në SHBA?

Përgjigjja e kësaj, siç raportoi më parë The Guardian është çuditërisht komplekse, sipas intervistave me ekspertë, admirues të vetë-përshkruar të Swift dhe njerëz që thonë se janë indiferentë ndaj këngëtares.

Është e pamundur që opinioni i Swift-it të jetë faktori vendimtar për zgjedhjet, kur asaj kohe, flitej se presidenti Joe Biden ishte kandidat për zgjedhje, përpara se të tërhiqej.

“Ne nuk jemi mësuar të njohim njerëz si Taylor Swift me kaq shumë pushtet politik. Kjo mund të jetë shqetësuese. Ne nuk jemi mësuar me fanset, ndoshta, të kemi kaq shumë pushtet politik,” tha Ashley Hinck, një profesoreshë e asociuar në Universitetin Xavier.

Sidoqoftë në një analizë të fundit nga Euronews, thuhej se ndonëse mbështetja që bëjnë të famshmit nuk kanë ndonjë ndikim të madh në fushata, Swift nuk është një personazh i famshëm i zakonshëm. Sipas mediumit, deklarata e saj e fundit ndihet vendimtare në një garë presidenciale që pritet të jetë e ngushtë.

Swift ka një numër të madh ndjekësish, 283 milionë dhe miliona njerëz e kanë pëlqyer postimin e saj në Instagram.

“Kur Taylor flet, fansat e saj dëgjojnë – dhe një postim i vetëm në media dëshmon se si ajo mund të ndikojë edhe në botën e politikës”, raportoi Euronews.

Superylli i muzikës pop, sipas mediumit mund të nxisë shumë entuziazmin nga votuesit e rinj dhe deklaratat e saj në të kaluarën kanë bërë që mijëra njerëz të regjistrohen për të votuar.

Në vitin 2018, për shembull, grupi jopartiak i votuesve jofitimprurës Vote.org raportoi 65,000 regjistrime të reja votuesish brenda 24 orëve. Kjo erdhi pasi Swift mbështeti dy kandidatë demokratë për kongres.

Në shtator të vitit të kaluar, këngëtarja postoi një mesazh të shkurtër në Instagram duke inkurajuar ndjekësit e saj të regjistroheshin për të votuar. Më pas, Vote.org raportoi një rritje prej 1,226 për qind në pjesëmarrje në një orë pas postimit. Numri i 18-vjeçarëve të regjistruar ishte më shumë se dyfishi i shifrave të vitit 2022

The post A mund të ndikojë vërtet Taylor Swift në zgjedhjet presidenciale në SHBA? appeared first on Albeu.com.

11 Shtatori 2001 përkujtohet nga Harris dhe Trump, në kulmin e fushatës elektorale presidenciale

By: D Marku
11 September 2024 at 12:45

Ndërsa njerëzit vazhdojnë ende të vdesin në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork, fushata për zgjedhjet presidenciale amerikane nuk e ndal kujtimin e 11 Shtatorit 2001.

Pas duelit të mbrëmshëm në Filadelfia kundër Donald Trump, Kamala Harris do të jetë në Ground Zero dhe në vendet e tjera të masakrave, përkrah Joe Biden, presidentit që i dha rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë në korrik.

Trump po mendon gjithashtu për këtë, por planet nuk janë ende të qarta.

”Ekipi elektoral i ish-presidentit po shqyrton një lëvizje në ish-Qendrën Botërore Tregtare”, ka mësuar ”New York Times”.

Ish-ndërtuesi, i cili shkoi atje si kandidat në vitin 2016, është i vetmi në sfidën e nëntorit me rrënjë në Nju Jork si dhe ka kultivuar marrëdhënie të ngushta prej vitesh me ish-kryebashkiakun Rudy Giuliani.

”Ai kishte të drejtë në shumë gjëra”, tha ai javën e kaluar për ish-bashkëpunëtorin, në vijën e parë në kohën e masakrave, i cili më pas u përjashtua nga regjistri i avokatëve, korrikun e kaluar, për gënjeshtra për votën e 2020-ës.

Trump ka një marrëdhënie të ndërlikuar me ish-Qendrën Botërore Tregtare.

Pasi u mburr se kishte zbritur në Ground Zero me shpëtuesit dhe e gjeti veten pranë një ndërtese që rrezikohej të shembej, ish-presidenti më pas ndërtoi markën e tij politike duke përdorur mjetet antiislamike, ndjenjat ksenofobike dhe përçarjet brenda partisë së tij për luftërat në Lindjen e Mesme.

Në vitin 2021, pasi ishte jashtë Shtëpisë së Bardhë për disa muaj, Trump kishte braktisur ceremoninë zyrtare në Ground Zero dhe në vend të kësaj synonte të vizitonte zjarrfikësit dhe policët përpara se të kthehej në Florida për të komentuar një ndeshje boksi.

Atëherë u tha se ai nuk kishte respektuar kujtimin e viktimave. Harris ishte në palestër në Kaliforni atë mëngjes shtatori të 2001-shit.

”Si shumë në SHBA dhe në pjesën tjetër të botës, pashë imazhet e sulmit me mosbesim”, tha ajo katër vjet më parë gjatë një përkujtimi në Fairfax, Virxhinia.

Nesër, pas Ground Zero së bashku me Biden, kandidatja demokrate do të zhvendoset në Pentagon dhe Stonycreek, pranë fushës Shanksville në Pensilvani, ku avioni i Fluturimit 93, i rrëmbyer nga terroristët, u rrëzua.

Pensilvania është një shtet kyç në votimin e nëntorit dhe ajo do të kthehet atje të premten për mitingje në Johnstown dhe Wilkes-Barre. Ndërkohë, njerëzit vazhdojnë të vdesin në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork.

Sëmundjet që prekën zjarrfikësit që nxituan atë mëngjes, kanë shkaktuar deri tani vdekjen e 360 anëtarëve të zjarrfikësve të qytetit të Nju Jorkut, 17 më shumë se 343 që humbën jetën ditën e masakrës.

“Humbjet në Qendrën Botërore Tregtare nuk kanë të mbaruar”, komentoi shefi i zjarrfikësve të Nju Jorkut, Robert Tucker.

The post 11 Shtatori 2001 përkujtohet nga Harris dhe Trump, në kulmin e fushatës elektorale presidenciale appeared first on Albeu.com.

❌
❌