Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Ukraina njofton se goditi dy depo ruse me municione

21 September 2024 at 22:25

Ukraina tha të shtunën se kishte goditur gjatë natës dy depo ruse me municione, sulme që duket se tregojnë aftësinë në rritje të Kievit për të goditur objektiva thellë brenda Rusisë.

Në një deklaratë, shtabi i përgjithshëm ushtarak i Ukrainës tha se depot e municioneve ndodheshin në Tikhoretsk, në jug të Rusisë, si edhe në Oktiabrski, në rajonin perëndimor të Tverit.

“Ajo e Tikhoretskut është një nga tre depot më të mëdha të municioneve të pushtuesve dhe është një nga pikat kyçe në sistemin logjistik ushtarak rus,” shkroi shtabi i përgjithshëm në një deklaratë në rrjetin Telegram.

Shtabi tha se Ukraina kishte informacione se një tren që transportonte 2,000 ton municione, përfshirë ngarkesa nga Koreja e Veriut, ndodhej pranë depos në kohën e sulmit.

Agjencia e lajmeve Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur njoftimet. Rusia nuk ka bërë ende ndonjë koment.

Një burim i nga organet e sigurisë së Ukrainë, duke folur në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Reuters, tha se në sulme u përdorën dronë.

Ndërkohë, tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve ruse në qytetin Krivi Rih, njoftuan autoritetet ukrainase.

Sulmi la të vratë një 12 vjeçar dhe dy gra të moshuara, deklaroi guvernatori rajonal Serhiv Lysak. “Përsëri, një sulm i trmerrshëm i armikut në Krivi Rih. Në mes të natës, kur qyteti flinte”, shkroi ai në rrjetin Telegram.

Ai tha se tre persona të tjerë u plagosën dhe më shumë se 22 banesa u dëmtuan.

Krivi Rih, qyteti më i madh për prodhimin e çelikut, ndodhet pranë territoreve të kontrolluara ng Rusia dhe është vazhdimisht objektiv i sulmeve ajrore ruse.

Ndërsa kanë kaluar më shumë se 2 vite e gjysmë që nga fillimi i agresionit rus, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se ka një plan për ta fituar luftën ndaj Rusisë dhe synon që t’ia prezantojë Presidentit Joe Biden gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë më 26 shtator.

Presidenti Zelenskyy do të ketë një takim të veçantë edhe me Nënpresidenten Kamala Harris ndërsa deklaroi se shpreson të ketë edhe një takim me kandidatin republikan për president Donald Trump.

Ish Presidenti Trump dhe zoti Zelenskyy kanë biseduar në telefon në muajin korrik, por nuk janë takuar personalisht që nga largimi i zotit Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Një ditë më parë Bashkimi Evropian u zotua t’i japë Ukrainës deri në 39 miliardë euro si pjesë e një kredie të organizuar nga grupi i shtatë (G7) vendeve kryesore industriale të botës. Qëllimi i ndihmave të G7-ës është të ndihmojë vendin të rindërtojë ekonominë dhe rrjetin energjetik të tij të shkatërruar nga lufta./ VOA

Aksident në Pogradec, makina përplas të miturin

21 September 2024 at 21:35

POGRADEC- Në fshatin Vreshtas në Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues një 22-vjeçar ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit./ abcnews.al

Vidhnin paratë e gjobave/ Mbi nëntë orë seancë, Gjykata e Kukësit cakton masën e sigurisë për 22 efektivë policie

21 September 2024 at 21:17

KUKËS- Pas një seance maratonë, e cila zgjati mbi nëntë orë, Gjykata e Kukësit ka rikonfirmuar masën e sigurisë për 22 policë, të cilët dyshohet se kanë shpërdorur detyrën.

Ata akuzohen se kishin ngritur një skemë vjedhjeje të pagesave të gjobave, që aplikonin për drejtuesit e automjeteve, kryesisht ndaj atyre me targa të huaja.

Nga 22 policë të dyshuar, gjashtë u lanë në burg, katër me “arrest shtëpie” dhe dymbëdhjetë të tjerë në “detyrim paraqitje”.

Gjatë seancës ka pasur kundërshti të të  ndaluarve për akuzat e ngritura, çka ka bëre që seanca te zgjasë për disa orë.

Paraprakisht, dyshohet se policët kanë vjedhur një shumë monetare prej 2.2 milionë lekësh./ abcnews.al

Kamala Harris kërkon tjetër debat/ Pranon ftesën e CNN, që parashikohet më 23 tetor

21 September 2024 at 19:40

SHBA- Kandidatja e demokratëve për presidente të SHBA, Kamala Harris ka pranuar ftesën e CNN-për një debat të dytë presidencial kundër ish-presidentit Donald Trump.

Ky debat është parashikuar të mbahet më 23 tetor, më pak se dy javë para ditës së zgjedhjeve, të cilat mbahen më 5 nëntor.

“Nënpresidentja Harris është gati për një mundësi tjetër për të ndarë një skenë me Donald Trump dhe ajo ka pranuar ftesën e CNN për një debat më 23 tetor,” tha kryetarja e fushatës, Jen O’Malley Dillon, në një njoftim për shtyp.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka ende kohë për të pranuar ftesën e  CNN, ndërsa rivalja e tij Harris shkroi në X duke thënë se shpreson se ish-presidenti do të përballet me të.

“Do të pranoj me kënaqësi një debat të dytë presidencial më 23 tetor. Shpresoj që Donald Trump do të bashkohet me mua”, ka theksuar Kamala Harris/ abcnews.al

Rijetëzimi i Industrisë Ushtarake/ Ministri i Mbrojtjes pret ambasadorët e Francës, Bullgarisë dhe Britanisë së Madhe

21 September 2024 at 19:30

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi takime të veçanta me ambasadorët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bullgarisë. Rijetëzimi i Industrisë Ushtarake dhe modernizimi i Forcave tona të Armatosura ishin temat kryesore të bisedave me përfaqësuesit diplomatikë të këtyre vendeve.

Në takimin me ambasadoren e Francës, Catherine Suard, ministri Vengu shprehu interesin për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në rijetëzimin e Industrisë Ushtarake, modernizimit si dhe zgjerimin e mundësive në fushën e Edukimit dhe Trajnimit.

Gjatë bisedës me ambasadorin britanik  Nick Abbotts, ministri i Mbrojtjes e informoi për zhvillimet e fundit në fushën e Industrisë së Mbrojtjes si dhe proceset e modernizimit. Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe shqetësimi për ndërhyrjet dhe aktivitetet hibride nga aktorët e huaj në rajon ishte një tjetër temë e bisedës.

Në këtë takim, ministri Vengu dhe ambasadori britanik vlerësuan maksimalisht stërvitjen ushtarake të përbashkët “Corridor VIII Response”, që po zhvillohet në territorin shqiptar, në interes të rritjes së ndërveprueshmërisë, lëvizshmërisë ushtarake dhe linjave të furnizimit në rajonin e Europës Juglindore.

Ndërsa në takimin me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri,  Ivaylo Kirov u vlerësua kontributi i trupave shqiptarë në Grup-Batalionin e NATO në Novo Selo. Ministri Vengu dhe ambasadori bullgar ranë dakord të vijojnë ndërveprimin e përbashkët në mbështetje të promovimit të Korridorit VIII, si një nyje e rëndësishme lidhjeje sigurie mes Adriatikut dhe Detit të Zi.

Përmbytje të mëdha në Japoni, raportohet për viktima dhe të zhdukur

21 September 2024 at 19:20

JAPONI- Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur, kanë thënë zyrtarët, pas shirave të paprecedentë që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rajonin Ishikawa të Japonisë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë të shtunën ka shpallur nivelin më të lartë të rrezikshmërisë për rajonin Ishikawa, pas shirave që nisën e që pritet të zgjasin deri të dielën.

Më shumë se 40,000 persona në katër qytete janë urdhëruar të evakuohen pasi disa lumenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, raportoi BBC.

Dy prej të zhdukurve u tërhoqën nga rrymat e fuqishme të lumit, raportuan mediat japoneze. Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, dhe të tjera pa ujë./ abcnews.al

Pemë të rrëzuara, çati e oxhaqe të shembura/ Anglia goditet nga moti i keq, frikë te banorët

21 September 2024 at 19:05

ANGLI- Një tornado ka goditur Aldershot në Hampshire të Anglisë duke tmerruar banorët, ndërsa la pas shkatërrime të mëdha në banesa, pemë dhe bimësi.

Një tornado e moderuar ka një shpejtësi të erës deri në 148 km/h, megjithëse shpejtësitë ende duhet të verifikohen, shkruan skynews.

Pamjet nga Aldershot, që kufizohet me Surrey, tregojnë erëra të forta, pemë të rrëzuara dhe ndërtesave të dëmtuara, çati dhe oxhaqe të shembura.

Sarah Horton, një hetuese nga Organizata e Kërkimeve Stuhia (TORRO) u shpreh se: “Edhe pse nuk ishte shumë e fortë, për të prekurit ka qenë një ngjarje e frikshme”.

Zyra e Meteorologjisë ka lëshuar një paralajmërim për shi të dendur dhe një paralajmërim të dytë ‘të verdhë’ për stuhi./abcnews.al

Scholz: E përsëris, nuk do të furnizoj Ukrainën me raketa ‘Tarius’

21 September 2024 at 18:39

Kancelari gjerman Olaf Scholz përsëriti se ai nuk do të furnizonte Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, ndërsa u përpoq të fitonte votuesit në Brandenburg të premten përpara zgjedhjeve kryesore.

Scholz e kaloi ditën duke bërë fushatë për Partinë e tij Social Demokratike (SPD) përpara votimit të së dielës në shtetin lindor, ku partia e tij sfidohet nga Alternativa ekstremiste për Gjermaninë (AfD).

Scholz siguroi një tubim votuesish se Gjermania nuk do ta furnizonte Ukrainën me raketa lundrimi Taurus, edhe pse Kievi ka kërkuar prej muajsh që mbështetësit perëndimorë të ofrojnë armë më të mira në një përpjekje për të zmbrapsur forcat ruse.

Ukraina është duke luftuar me një pushtim të plotë rus për më shumë se dy vjet e gjysmë. Pavarësisht mbështetjes perëndimore, lufta është përhapur në territorin rus ndërsa trupat ukrainase shtypin në Kursk në një përpjekje për të sjellë presidentin rus Vladimir Putin në tryezën e bisedimeve.

“Megjithëse shumë më kanë nxitur, unë nuk do të dorëzoj raketa lundrimi që arrijnë deri në Moskë”, tha Scholz në një takim në Brandenburg.

“Unë mund dhe dua t’ju siguroj në këtë pikë: Unë do ta mbaj këtë pozicion”, shtoi ai.

SHBA investon 3 miliardë dollarë për prodhimin e baterive

21 September 2024 at 18:17

Departamenti Amerikan i Energjisë raportoi sot se planifikon të ndajë tre miliardë dollarë për 25 projekte në sektorin e prodhimit të baterive, duke rritur ndjeshëm vlerën e një programi të ri nxitës që duhet të mbështesë prodhimin vendas dhe të krijojë 12 mijë vende pune.

Projektet do të rrisin prodhimin vendas të baterive dhe materialeve të baterive të gjeneratës së ardhshme dhe do të bazohen në rregulloret për kreditimin e taksave për automjetet elektrike që duhet të inkurajojnë investimet në teknologjitë e gjelbra.

Ministria do të ofrojë mbështetje financiare për nxjerrjen e mineraleve dhe prodhimin e komponentëve dhe baterive, si dhe për riciklimin e tyre. Tre miliardë dollarët e planifikuar do të gjenerojnë gjithsej 16 miliardë dollarë investime në projekte dhe do të mbështesin 12 mijë vende pune në industri dhe ndërtim, thuhet në njoftimin për shtyp.

“Një furnizim i sigurt me minerale është një kërkesë bazë për sigurinë klimatike. Me këtë, ne po përgatisim terrenin për një pozitë udhëheqëse në gjeneratën e re të teknologjive të baterive – duke filluar nga ato të ngurta e deri te përbërjet e tjera të reja kimike”, tha këshilltari i klimës pranë Shtëpisë së Bardhë, Ali Zaidi.

SHBA dhe BE po zhvillojnë industritë vendase të baterive për të reduktuar varësinë nga Kina dhe për të fituar terren në tregun global të teknologjisë së gjelbër, duke përfshirë makinat elektrike me bateri.

Një javë më parë, prodhuesi suedez i baterive Northvolt befasoi me vendimin për të pezulluar prodhimin e materialeve për katoda në Suedi dhe për të braktisur ndërtimin e një fabrike të dytë. Menaxhmenti vuri në dukje se si pjesë e programit të reduktimit të kostos do të zhvendosin fokusin në prodhimin masiv të qelizave të baterive.

Kompania e mbylli vitin e kaluar me një humbje neto prej 1.17 miliard dollarësh, pothuajse katër herë më shumë se në vitin 2022. Të ardhurat neto të saj u rritën 20 për qind, në 128.3 milionë dollarë.

Aksident në Korçë, makina përplas një këmbësore

21 September 2024 at 17:36

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin Korçë-Pogradec.

Një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësore, e cila në atë momente, po tentonte të kalonte rrugën.

E lënduara është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al

Si funksionon shërbimi sekret në Izrael?

21 September 2024 at 17:23

Historia e Mossad është plot suksese dhe dështime, le të zbulojmë se si funksionon inteligjenca izraelite, shkruan focus.it.

”Përmes manipulimit do të bëjmë luftë”: motoja e Institutit për Inteligjencë dhe Shërbime Speciale (i njohur më mirë si Mossad) tashmë thotë shumë për ”modus operandi” të agjencisë së spiunazhit të shtetit të Izraelit.

Një strukturë aktive që nga viti 1949 dhe e njohur për guximin dhe efikasitetin e operacioneve të saj. Një mbi të gjitha spikat gjuetia dhe kapja e kriminelit nazist Adolf Eichmann.

Ajo u themelua nga “Babai i Vendit” David Ben Gurion (1886-1973), me qëllim të koordinimit të punës së sektorëve të ndryshëm të shërbimeve izraelite, Shin Bet (shërbimi sekret i brendshëm) dhe Aman (ai ushtarak).

Mossad është përgjegjës për studimin dhe parandalimin e aktiviteteve që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare izraelite dhe i raporton drejtpërdrejt kreut të qeverisë, i cili është përgjegjës për emërimin e drejtorit.

Kjo është edhe arsyeja pse përdoret shpesh për qëllime politike dhe në shumë raste ka pasur dorë të lirë, jashtë çdo kontrolli.

Në të kaluarën, për t’u bashkuar me Shërbimin Sekret izraelit duhej të aplikoje në një ambasadë izraelite ose amerikane, ose nëpërmjet ushtrisë.

Metodat e rekrutimit janë thjeshtuar për disa vite. Megjithatë, teknikat shumë të ashpra të stërvitjes të cilave u nënshtrohen “katsa”, d.m.th agjentët operacionalë, nuk kanë ndryshuar.

Megjithatë, përpara se t’i trajtojnë ato, kandidatët i nënshtrohen testeve psikofizike për të vlerësuar aftësinë e tyre për vetëkontroll, përqendrim dhe shpejtësi.

Për të kuptuar sistemin e Mossad-it, është e nevojshme që dikush që e ka përjetuar atë vetë ta tregojë atë. Midis tyre është edhe francezja me origjinë hebreje Nima Zamar, një ish-agjente që shkroi librin ”Unë duhej të vrisja (Sperling & Kupfer)” në 2004 dhe që atëherë është detyruar të jetojë nën një emër të supozuar nga frika e pasojave.

Dhe shtatëdhjetë vjeçari Victor Ostrovsky, gjithashtu një ish-agjent, kanadez nga një familje hebreje, i cili në vitet nëntëdhjetë, së bashku me shkrimtaren Claire Hoy, rrëfeu përvojën e tij në një libër-rrëfim të famshëm të titulluar ”Through”

Ostrovsky shpjegon se çdo aspirant thirret në një apartament anonim ku është vendosur një bazë klandestine e Shërbimit dhe i nënshtrohet testeve të ndryshme psiko-aftësie për orë të tëra. Nëse këto teste kalohen, pasojnë takime të tjera në të cilat kandidati merret në pyetje për përvojat e tij/saj familjare, emocionale dhe të punës.

Një nga pyetjet thelbësore është: “A mendoni se të vrasësh dikë për vendin tënd është një gjë e keqe?”

Takimet zakonisht zhvillohen për katër muaj, një në çdo tre ditë. Më pas vjen koha e ekzaminimit të përgjithshëm mjekësor: nëse edhe fiziku është me karakter të mirë, faza e rekrutimit mund të konsiderohet e përfunduar.

Programi i trajnimit zgjat dy vjet dhe zhvillohet në Midrasha, akademia e Mossad.

“Instruktorët mësojnë se duhet të punosh në fshehtësi, domethënë me një identitet të rremë, dhe mund të ndodhë që të kesh tre takime të ndryshme gjatë ditës në të cilat duhet të ndryshosh identitetin tënd”, shpjegon Ostrovsky.

Shumë kohë i kushtohet ushtrimit të mbulimit … ushtrimit të ndërtimit të një personaliteti specifik me agjentë ekspertë. Pasi të përfundojë ushtrimi, regjistrimi rishikohet për të zbuluar gabimet e kryera përmes seancave që ngjajnë me seancat e vetëdijesimit.

Pjesa më e madhe e trajnimit përfshin përgatitje mendore për të mësuar trupin me dhimbjen.

Mësohesh me rezistencën fizike deri në kufi me një sërë ushtrimesh dhe me racionimin e ushqimit, duke u mjaftuar me disa filxhanë çaj në ditë”, ka thënë në biografinë e saj Nima Zamar.

“Ne i nënshtrohen një shpëlarjeje të vërtetë truri për të arritur të mos ndjejmë asnjë emocion dhe më në fund kuptojmë energjinë e jashtëzakonshme që trupi ka në dispozicion. Ekzistojnë metoda të ndryshme të kondicionimit fizik dhe psikologjik, me metoda specifike të frymëmarrjes që ju lejojnë të menaxhoni frikën dhe dhimbjen dhe të optimizoni rikuperimin kardiak, derisa të arrihet pragu i rezistencës”, rrëfen ajo.

“Wall Street Journal”: Zyrtarët amerikanë dyshojnë për arritjen e një armëpushimi në Gaza

21 September 2024 at 16:49

Zyrtarët e lartë amerikanë tani po pranojnë privatisht se nuk presin që Izraeli dhe Hamasi të arrijnë marrëveshje armëpushimi përpara përfundimit të mandatit të presidentit Joe Biden, sipas një raportimi të “Wall Street Journal” (WSJ).

WSJ-ja raportoi se administrata e Bidenit do të vazhdojë të përpiqet për një marrëveshje, duke e parë atë si rrugën e vetme për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe ndalimin e konfliktit në intensifikimin midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

“Asnjë marrëveshje nuk është e afërt. Nuk jam i sigurt se do të arrihet ndonjëherë”, ka thënë një nga zyrtarët amerikanë për WSJ-në. Sipas lajmit, zyrtarët kanë vënë në dukje dy faktorë kyç prapa pesimizmit të tyre.

Lajmi thotë se njëra është çështja e vështirë e numrit të të burgosurve palestinezë që Izraeli duhet të lirojë për të siguruar kthimin e pengjeve në duart e Hamasit, për të cilin tha se ishte “një pengesë e madhe” përpara vdekjes së gjashtë pengjeve, përfshirë një amerikan.

Për më tepër, sulmi i fundit dyditor ndaj Hezbollahut në pajisjet “pager” dhe atyre të radio-komunikimit, i ndjekur nga sulmet ajrore izraelite, ka rritur shanset për një luftë në shkallë të gjerë, duke ndërlikuar më tej përpjekjet diplomatike me Hamasin, thuhet në lajm.

“Një problem tjetër është se, sipas zyrtarëve të administratës së Bidenit, Hamasi bën kërkesa dhe më pas refuzon të thotë ‘po’ pasi SHBA-ja dhe Izraeli i pranojnë ato”, theksohet më tej.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve të mërkurën se SHBA-ja “ende po përpiqet për të sjellë pengjet në shtëpi dhe për të vendosur një armëpushim, sado që kjo të jetë e vështirë sot”.

“Ende jemi të përfshirë në diplomaci intensive në përpjekje për të parandaluar hapjen e një fronti të dytë në kufirin me Libanin. Ne nuk jemi më afër kësaj tani sesa ishim madje një javë më parë”, tha zyrtari amerikan.

Tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut janë intensifikuar ditët e fundit pas dy valësh shpërthimesh të martën dhe të mërkurën në pajisjet “pager” dhe ato të radio-komunikimit në gjithë Libanin, duke rezultuar në 37 të vdekur dhe mbi 3.000 të plagosur. Qeveria libaneze dhe grupi Hezbollah e konsideruan Izraelin përgjegjës për shpërthimet dhe e kërcënuan atë me “pasoja të rënda”.

Yesterday — 20 September 2024Main stream

Portugalia shpall ditë zie kombëtare për qytetarët që humbën jetën nga zjarret

20 September 2024 at 13:57

Portugalia ka shpallur ditë zie kombëtare për shkak të zjarreve pyjore që po vazhdojnë në vend që prej 14 shtatorit dhe që kanë shkaktuar vdekjen e shtatë personave.

Siç njoftohet, zona e djegur deri më tani në Portugali, e cila përjetoi ndër zjarret pyjore më të mëdha në historinë e vendit, është e barabartë me një sipërfaqe 10 herë më të madhe se kryeqyteti Lisbonë.

Zjarret kanë përfshirë veçanërisht rajonin verior të vendit dhe kanë shkatërruar më shumë se 120 mijë hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa janë vënë nën kontroll me ndërhyrjet e ekipeve dhe me fillimin e reshjeve.

Dita e zisë kombëtare është shpallur për sot, ndërkohë që më 17 shtator ishte shpallur gjendje e fatkeqësisë për shkak të zjarreve. Flamujt në vend u ulën në gjysmështizë për shkak të zisë.

Në hetimet e kryera në lidhje me zjarret që shkaktuan vdekjen e shtatë personave dhe lëndimin e rreth 160 të tjerëve, deri më tani janë ndaluar pesë persona.

Qindra persona kanë mbetur të pastrehë dhe mijëra automjete janë shkrumbuar si pasojë e zjarreve që po ashtu kanë shkatërruar plotësisht disa fshatra në vendbanimet veriore të vendit, si Averio, Vila Real, Braga, Viseu dhe Coimbra.

Agjencia Kombëtare e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile e Portugalisë njoftoi se zjarret janë nën kontroll, megjithëse ato ende vazhdojnë në afro 30 pika.

Elbasan, tre të mitur largohen pa adresë nga qendra sociale

20 September 2024 at 12:53

ELBASAN- Tre të mitur janë larguar pa adresë nga qendra sociale ku ato jetonin.

Ka qenë një 37-vjeçar, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, i cili ka kallëzuar rastin në polici.

Policia e Elbasanit thotë se po vijon puna për gjetjen e tyre.

Nga emigrantët të raporti me Melonin/ Rama për mediat fqinje: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

20 September 2024 at 11:37

ITALI- Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!  Kështu u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama në një intervistë të dhënë për median italiane “La7”.

Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, tha Rama gazetarit Federico Marconi.

Teksa u pyet për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, Rama u shpreh se kushdo që njeh atë nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të.

Kryeministri  shqiptar e përshkroi homologen italiane si “një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë”.

“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë”, theksoi Rama.

Gjatë intervistës në mediat italiane, Rama u ndal edhe tek një çështje tjetër shumë e diskutuar siç është marrëveshja me Italinë për emigrantë.

Ai sqaroi se Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për kampin e refugjatëve, i cili do të ngrihet në Gjadër të Lezhës, duke theksuar se e gjithë kostoja e projektit është e qeverisë së Italisë.

Të enjten, kryeministri shqiptar në një intervistë për Euronews u shpreh se marrëveshja për emigrantët është “ekskluzive vetëm më Italinë” dhe se vendi ynë nuk do pranojë kërkesa që mund të bëhen nga vende të tjera.

Sipas tij, Italia dhe Shqipëria kanë një “dashuri të pakushtëzuar” si dy shtete fqinje/ abcnews.al

 

“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët është “ekskluzive” vetëm për Italinë

20 September 2024 at 11:07

Shqipëria e ka bërë të qartë qëndrimin e saj se nuk do të lejojë vende të tjera përveç Italisë të strehojë emigrantët në kampe pritjeje në territorin e saj.

Kjo “qasje e prerë” u ripërsërit nga kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Euronews, ndërsa tha se marrëveshja për emigrantët është “ekskluzive vetëm më Italinë”.

Një përgjigje e tillë e kryeministrit shqiptar vjen disa ditë pasi kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u shpreh se homologu i saj britanik, Keir Starmer, kishte shprehur interes të madh për skemën, sipas së cilës “Italia do të transferojë deri në 36,000 emigrantë në vit në dy qendra pritjeje në Shqipëri, ndërkohë që qeveria italiane përpunon kërkesat për azil”

“Kjo është një marrëveshje ekskluzive me Italinë, sepse ne i duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri të pakushtëzuar”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria po përpiqet të ofrojë një zgjidhje pragmatike për këtë çështje, e cila mbetet një sfidë e madhe për të gjithë vendet Europiane.

Shefi i qeverisë theksoi se shqiptarët janë evropianë, pavarësisht se nuk janë bërë ende pjesë e Bashkimit Evropian.

“Kur vendosëm ta bënim marrëveshjen e migracionit, vendosëm bazuar në ndjenjën e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë. Sigurisht që ne nuk jemi evropianë  brenda BE-se, por ne jemi ende evropianë dhe kjo nuk mund të na mohohet . Kjo është diçka që ne e bëmë në vend që të mos bënim asgjë. Pra, a është e re apo nuk është e re, a është novatore apo nuk është novatore, do të funksionojë apo nuk do të funksionojë, kjo është e gjitha për t’u parë, por me siguri është më mirë sesa thjesht të luftosh ideologjikisht për këtë çështje dhe të mos bësh asgjë”, u shpreh kreu i qeverisë./ abcnews.al

 

❌
❌