Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 September 2024Main stream

Aksident me një të plagosur në aksin Korçë-Maliq

21 September 2024 at 17:33

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është shënuar në aksin rrugor Korçë-Maliq të shtunën.

Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Biranj ku një mjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur një këmbësore duke e lënë të plagosur.

Përmes një njoftimi policia bëri me dije se automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin T. I., 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen L. M., 48 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se këmbësorja ka qenë në afërsi të stacionit të udhëtarëve të fshatit Biranj.

E dëmtuara është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe mësohet se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident me një të plagosur në aksin Korçë-Maliq appeared first on Euronews Albania.

❌
❌