Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 September 2024Main stream

Zelenskiy: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve

By: P. Gj.
21 September 2024 at 23:00

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha të shtunën se përfundimi i luftës me Rusinë varet nga “vendosmëria” e aleatëve perëndimorë të Kievit në sigurimin e armëve të nevojshme. Ai tha se Perëndimi duhet ta lejojë Ukrainën që t’i përdorë armët e fuqishme për të goditur thellë brenda Rusisë, veprim që kundërshtohet nga Uashingtoni.

Presidenti ukrainas tha se takimet e tij në Shtetet e Bashkuara, javën e ardhshme, mund të jenë “vendimtare” për ndalimin e agresionit rus ndaj vendit të tij dhe përfundimin e luftës.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha të shtunën se Rusia po planifikon sulme ndaj objekteve bërthamore të Ukrainës në prag të dimrit. Kryediplomati ukrainas, Andriy Sybiha, u bëri thirrje vendeve aleate dhe organizatës së Kombeve të Bashkuara për energjinë bërthamore që të krijojnë misione të përhershme vëzhgimi në centralet bërthamore të Ukrainës.

“Sipas organeve ukrainase të zbulimit, Kremlini po përgatitet të sulmojë objektet kritike të energjisë bërthamore të Ukrainës përpara dimrit”, shkroi në rrjetin X kryediplomati ukrainas. “Në veçanti, ka të bëjë me nënstacionet e transmetimit të energjisë elektrike, kritike për funksionimin e sigurt të centralit bërthamor”.

Ai nuk dha detaje se pse Kievi besonte në përgatitjen e sulmeve të tilla. Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga Moska.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, bëri thirrje për një përgjigje të shpejtë globale ndaj kërcënimit të supozuar rus për sulme ndaj një objekti bërthamor.

“Kjo është përgatitje për një skenar të mundshëm fatkeqësie bërthamore. Rusia është terroriste”, shkroi ai në rrjetin Telegram.

Rusia ka ndërmarrë një fushatë të gjerë bombardimesh të rrjetit elektrik të Ukrainës që nga vjeshta e vitit 2022. Sulmet ruse kanë dëmtuar ose shkatërruar pjesën më të madhe të kapaciteteve prodhuese të energjisë termike. Bombardimet ruse madje kanë goditur edhe diga por predhat e saj ende nuk kanë vënë në shënjestër centralet bërthamore të kontrolluara nga Ukraina.

Në vitin 2022 Ukraina e akuzoi Rusinë për shantazh bërthamor pasi forcat e Kremlinit pushtuan centralin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë. Moska e ka hedhur poshtë akuzën.

The post Zelenskiy: Përfundimi i luftës me Rusinë varet nga vendosmëria e aleatëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Makineri golash, Sadiku i papërmbajtshëm! Bomberi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e gjashtë radhazi

By: P. Gj.
21 September 2024 at 22:45

Armando Sadiku është shndërruar në një makineri golash te skuadra e Goa-s, në Indinë e largët. Bomberi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në duelin e ditës së sotme ndaj Mohamedan, që përfundoi në barazim 1-1.  

Sadiku shënoi edhe në duelin e javës së parë, ndërkohë që kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi, që shqiptari shënon me ekipin e tij të ri, duke përfshirë një ndeshje kupe dhe 3 miqësore.  

 sadikuuu

Kujtojmë që Sadiku u transferua te Goa gjatë kësaj vere. 33-vjeçari vendosi të mbyllte aventurën e tij me Mohun Bagan, por nuk u largua nga kampionati indian.

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Makineri golash, Sadiku i papërmbajtshëm! Bomberi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e gjashtë radhazi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“M’u ftoh trupi, isha e ngrirë”- Aktorja tregon si mori vesh përmes telefonatës së vuante nga kanceri: Akoma jam në monitorim dhe do…

By: P. Gj.
21 September 2024 at 22:35

Aktorja Julia Ilirjani, në një rrëfim gjatë një interviste televizive, ka treguar luftën e saj me kancerin, duke treguar se kur e mori vesh se ishte diagnostikuar më këtë sëmundje, kishte ngrirë.

Ajo tha se lajmin e mori vesh përmes telefonit, dhe frika e saj më e madhe nuk ishte vdekja, por ku do të linte vajzën e saj dhe si do ta përjetonin prindërit.

“Më është ftohur trupi dhe jam ngrirë kur më marrin në telefon nga spitali dhe diagnostikohem me sëmundjen më të keqe, që ishte. Më thonë që duhet të bësh një analizë me mjekun sepse analizat nuk kanë dalë mirë.

Ka qenë një melanomë shumë e avancuar dhe e egër. Kam ngrirë, nuk arrija të kuptoja as se ku isha, as se çfarë po ndodhte. Në kokë të vërshojnë një mijë gjëra që nuk është frika ndaj vdekjes. Aty e kuptova që nuk ishte frika ndaj vdekjes, e para ishte për vajzën, ‘çfarë do ndodhë, kujt do t’ia lë?’, mendimi i dytë më vinte për prindërit, nuk është normale të iki fëmija para prindit.

Nuk dija si ta menaxhoja, nuk doja të bija në dëshpërim. Mjeku më tha që duhet të futesh me urgjencë në sallë operacioni. I thash jo, ‘më duhet të takoj prindërit’, por nuk u tregova asgjë. I thashë ‘do iki dhe do lë orar pas pushimeve’. Ime motër u tregoi”, tha ajo në emisionin ‘S’e luan topi’.

Ish-banorja e Big Brother Vip u shpreh më tej se sot është mirë dhe se gjatë gjthë kohës mbahet në monitorim.

“Sot mendoj që jam mirë, jam akoma në monitorim dhe do jem gjithë jetën time. U bënë fiks 5 vjet, shpresoj të bëj 10 vjet pa asnjë lloj rikthimi”, rrëfeu aktorja.

The post “M’u ftoh trupi, isha e ngrirë”- Aktorja tregon si mori vesh përmes telefonatës së vuante nga kanceri: Akoma jam në monitorim dhe do… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Dy muaj pas zgjedhjeve përçarëse, kryeministri francez shpall qeverinë e re

By: P. Gj.
21 September 2024 at 22:20

Pallati presidencial francez u njoh me qeverinë e re të qendrës së djathtë sot, (21 shtator) më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve që prodhuan një parlament të varur dhe thelluan ndarjet politike, ndërsa Franca përballet me sfidat ekonomike dhe diplomatike.

Kryeministri konservator francez Michel Barnier mblodhi qeverinë pas javësh negociatash të vështira dhe presidenti Emmanuel Macron e miratoi atë.

Qeveria e re u shpall në pallatin presidencial.

Një koalicion i krahut të majtë siguroi shumicën e vendeve në zgjedhjet qershor-korrik, por nuk arriti të fitojë një shumicë të plotë.

Kabineti 38 anëtarësh i shpallur të shtunën përfshin kryesisht ministra nga aleanca qendrore e Macron dhe partia konservatore republikane.

Jean-Noël Barrot është ministri i ri i Jashtëm, një politikan centrist nga MoDem i njohur për punën e tij në transformimin dixhital dhe çështjet evropiane. Ai sjell përvojë të gjerë në lundrimin e çështjeve komplekse ndërkombëtare, veçanërisht brenda BE-së.

Ministri i ri i financave është Antoine Armand, një figurë në zhvillim në politikën franceze që tani ka për detyrë të drejtojë politikat fiskale të Francës dhe të menaxhojë buxhetin e ardhshëm të vitit 2025 mes presionit nga Brukseli për të trajtuar borxhin në rritje të Francës.

Sébastien Lecornu ruan postin e tij si ministër i mbrojtjes. Ai ka qenë i dobishëm në forcimin e aftësive ushtarake të Francës, duke përfshirë modernizimin e sistemeve të mbrojtjes dhe menaxhimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Udhëheqja e tij në mbrojtje do të jetë vendimtare ndërsa Franca lundron në rolin e saj brenda NATO-s dhe trajton tensionet gjeopolitike në rritje për luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Puna e ministrit të brendshëm i shkon Bruno Retailleau, një konservator i vendosur që tani do të merret me çështje kritike të brendshme si siguria kombëtare, imigracioni dhe zbatimi i ligjit.

Aftësia e Barnier për të qeverisur në mënyrë efektive është tashmë nën vëzhgim, me kundërshtarët e tij politikë në të majtë që zotohen ta sfidojnë atë në çdo hap.

Partia e ekstremit të majtë Jean-Luc Mélenchon, France Unbowed, mbajti protesta të shtunën kundër qeverisë së tij dhe e quan emërimin e Barnier një refuzim të vullnetit të votuesve.

Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Marine Le Pen tha se do të monitorojë nga afër qeverinë dhe ka vota të mjaftueshme në parlament për ta rrëzuar atë, por shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar për çështjet kryesore buxhetore.

The post Dy muaj pas zgjedhjeve përçarëse, kryeministri francez shpall qeverinë e re appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Derbi dhuron spektakël vetëm në tribuna, barazim pa ngjyrë mes dy skuadrave të kryeqytetit

By: P. Gj.
21 September 2024 at 22:09

Partizani dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në derbin e parë të këtij edicioni, në një sfidë që prodhoi entuziazëm vetëm në tribuna ku nuk mungoi mbështetja ndaj skuadrave, të cilat nuk iu përgjigjën në të njëjtën mënyrë në fushën e lojës.

Të dy skuadrat mendonin më shumë për të mos humbur dhe kjo u pa qartë nga fakti se prodhuan pak futboll duke luajtur me shumë forca mbrapa. Gabime të shumta, faulle të panevojshme në çdo cep të fushës dhe shumë pak futboll, bënë që ndeshja të kalonte pa shumë raste për t’u kujtuar, duke dekretuar një barazim që zgjat serinë e ndeshjeve pa fitore të të dy ekipeve në këtë kampionat.

Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime në po aq ndeshje të luajtura, teksa mbetet e pamposhtur por larg kreut të renditjes.

PARTIZANI-TIRANA 0-0

 NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0

90’+5’ Karton i verdhë për Mba.

90’+3’ Cara bllokohet nga Selmani pas një goditje nga këndi, por sulmuesi më pas sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

90’+2’ Mehmeti nga distanca tenton portën, sfera kalon mbi traversë e devijuar nga Selmani. (VIDEO)

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

87’ Tola, Ndreca dhe Gjumsi futen në fushë në vend të Metës, Zharmuni dhe Haxhiut në radhët e Tiranës.

85’ Kote provon nga jashtë zonës, pa iu afruar katërkëndorit të Selmanit.

81’ Lëvizje te Tirana me Abah dhe Jonuzin të cilët i lënë vendin Bajroviç dhe Prengës. Partizani përgjigjet me largimin nga fusha të Rrapajt dhe Zekës, duke aktivizuar Kote dhe Mba.

77’ Cara nga e majta tenton të hyjë në zonë, Kola e ndal në mënyrë perfekte.

70’ Një harkim nga e majta e sulmit bardheblu çon sferën në shtyllën e dytë te Abah i cili gjuan fluturimthi por krejtësisht gabim. (VIDEO)

66’ Taipi i lë vendin në fushë Ismailit.

64’ Pas një goditje këndi në të majtën e sulmit bardheblu, topi kalon rrezikshëm para pasqyrës së portës, me Sembene i cili largon sferën. (VIDEO)

62’ Soler merr fundoren në të majtën, harkimi i tij në qendër shkon direkt në duart e Qirkos.

58’ Taipi ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Jonuzit.

55’ Meta ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal Rrapajn në mënyrë të parregullt. Më pas ndëshkohet edhe Rrapaj për reagimin e tij pas këtij faulli. (VIDEO)

51’ Haxhiu tenton me një goditje të fortë nga e djathta, Sembene bllokon gjuajtjen me trup.

48’ Bintsuka del në sulm në të djathtën, Selmani bllokon vërshimin e tij drejt portës. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes skuadrave.

45’+5’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+3’ Ndërhyrje të forta të Micit e Hadrojt, gjyqtari Xhaja nuk nxjerr kartonin duke sjellë edhe protesta nga të dy skuadrat.

45’+1’ Cara merr fundoren në të majtën dhe rrëzohet në hyrje të zonës, por nuk siguron as goditje këndi. (VIDEO)

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

43’ Protesta të të kuqve, pasi Bintsuka mbetet i shtrirë në fushë pas një përplasje me Micin, duke kërkuar ndëshkim të mbrojtësit për një goditje me bërryl. (VIDEO)

41’ Zguro hyn në fushë në vend të Buxhelajt, pas tre minutave ku të kuqtë kishin luajtur me 10 lojtarë.

37’ Pas ndalesave të vazhdueshëm për dëmtime të ndryshme, Buxhelaj është i pari që dorëzohet dhe kërkon zëvendësim.

34’ Harkim nga e majta e sulmit të Tiranës, Sembene largon para gjuajtjes së Zharmuni.

30’ Shumë ndërhyrje por edhe gabime nga të dy skuadrat, me lojën që nuk arrin të ngjitet në nivele të pranueshme për shkak të faulleve të shumtë.

24’ Jonuzi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt një kundërsulm të Zekës.

23’ Mundësi e artë e Tiranës me Zharmuni, i cili gjuan pak hapa larg portës, por gjen përgjigjen spektakolare të Qirkos. (VIDEO)

21’ Haxhiu niset në sulm pas një topi të gjatë në të djathtën, Buxhelaj mbyll hapësirat dhe fiton fundoren.

17’ Në goditjen e dënimit nga e majta e sulmit, Qirko grushton duke larguar rrezikun.

15’ Karton i verdhë për Hadrojn, pas një ndërhyrje në krahun e majtë të sulmit të Tiranës. (VIDEO)

13’ Haxhiu nga e djathta gjen hapësirë dhe gjuan, Qirko grushton dhe pastaj aksioni bëhet i pavlefshëm pas një pozicioni jashtë loje të Zharmuni. (VIDEO)

10’ Hadroj nga e djathta tenton të gjejë një shok skuadre në shtyllën e parë, Dembele largon rrezikun.

9’ Rrapaj tenton portën nga e majta në zonë, sfera bllokohet nga një mbrojtës.

7’ Sfida është e balancuar në minutat e parë, me të dy skuadrat që nuk gjejnë të çara për të rrezikuar portat kundërshtare.

3’ Top në thellësi për Bintsuka, i cili fiton duelin me Dembele, por nuk kontrollon sferën pa kaluar vijën fundore.

1’ Nis dueli në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Hadroj, Buxhelaj, Mehmeti, Taipi, Rrapaj, Zeka. Cara, Bintsuka.
Trajner: A. Veselinoviç.

TIRANA: Selmani, Mici, Kola, Dembele, Ismajli, Soler, Meta, Jonuzi, Haxhiu, Abah, Zharmuni.
Trajner: B. Shkëmbi

PANORAMASPORT.AL

The post VIDEO/ Derbi dhuron spektakël vetëm në tribuna, barazim pa ngjyrë mes dy skuadrave të kryeqytetit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Yesterday — 21 September 2024Main stream

E konfirmon edhe klubi, mesfushori i Kombëtares shqiptare pëson tërheqje muskulore para ndeshjes së Serisë A

By: P. Gj.
21 September 2024 at 21:55

Medon Berisha i pafat! Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili është pjesë e Leçes në Serinë A, ka pësuar një dëmtim muskulor vetëm pa orë para ndeshjes kundër Parmës, e vlefshme për kampionat.  

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për një zgjatim të rectus femoris në kofshën e tij të djathtë.  Ky dëmtim është konfirmuar edhe nga Leçe, nëpërmjet një komunikate zyrtare.  

PANORAMASPORT.AL

The post E konfirmon edhe klubi, mesfushori i Kombëtares shqiptare pëson tërheqje muskulore para ndeshjes së Serisë A appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vodhën gjobat duke shkaktuar 2 milionë lekë dëm ekonomik, Gjykata cakton masat e sigurisë për 22 punonjësit e Policisë

By: P. Gj.
21 September 2024 at 21:32

Pas 9 orëve seancë gjyqësore në Gjykatën e Kukësit, 22 punonjësit e policisë të cilët përvetësuan 2 milionë lekë nga vjelja e gjobave për makinat me targa të huaja, janë njohur me masat e sigurisë.

Gjykata ka rikonfimuar masat e kërkuara nga Prokuroria, e cila përmes një njoftimi tha se “gjobat e vendosura për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke hedhur dyshime të arsyeshme të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba.”

Masat e sigurisë:

“Arrest në shtëpi” dhe ‘Pezullimi i ushtrimit të detyrës’ ndaj Inspektor A. B. me detyrë turp shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot – Morinë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor B. S., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor B.C., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor F.A., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor G. Gj. me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor G. K., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Gj. L. me detyrë trup shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot – Morinë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Gj.T., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor K.G., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurine Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor Z.A. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Oficer i Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Kom. Policisë Kukës, në DVP Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Arrest në burg” ndaj Inspektor A.H. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Oficer i Patrullës së Përgjithshme, trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Kom. Pol. Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor M. B. ish trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht trupë shërbimi trafiku urban dhe interurban në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Lezhë;

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për t’u larguar jashtë vendit” ndaj N/Komisar A.P. me detyrë Specialist Shërbimi, OPGJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht Specialist Shërbimi Përgjegjës Turni në Seksionin e Parandalimit dhe Sigurisë në Trafikun Urban në Kom. Pol. Rrugore Tiranë;

“Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj N/Komisar K.M. me detyrë ish-Specialist Shërbimi, OPGJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot- Morinë. Aktualisht Specialist Urban dhe Interurban në DVP. Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 135 dhe 248 të Kodit Penal;

“Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor N. P me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualish me detyrë Trupë Shërbimi për Trafikun Urban dhe Interurban në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP. Lezhë, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Inspektor I. P. me detyrë ish-trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë. Aktualisht kryen detyrën Trupë Shërbimi Operacional (F. P) shqiponja/motorrist: Seksioni i Patrullës së Përgjithshme dhe F.P. Shqiponja në DVP. Kukës, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për tu larguar jashtë vendit”, ndaj N/komisar Sh.Gj. ish-Specialist Shërbimi O. P.GJ, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave. Aktualisht Specialist Urban dhe Interurban në DVP Kukës, i dyshuar për veprën penale te parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal;

“Arrest në burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” ndaj Inspektor A.S. me detyrë ish-trupë shërbimi dhe Informacioni, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave. Aktualisht kryen detyrën Trupë Shërbimi tek Grupi i Paisjeve Speciale në Seksionin Operacional për Sigurinë Rrugore, i dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”’;

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj F.Xh. aktualisht i liruar nga strukturat e policisë së shtetit, në vitin 2021 ka ushtruar detyrën e trupës së sherbimit në njësinë e sigurisë së autostradave Milot-Morinë, për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”;

“Detyrimi per tu paraqitur ne policine gjyqesore” dhe “ndalimi per tu larguar jashte vendit”, ndaj G.D., punonjës policie, me detyrë aktual Shef i Seksionit të trafikut urban dhe interurban pranë Sektorit të Policisë Rrugore në D.V.P Elbasan, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “ndalimi për t’u larguar jashtë vendit”, ndaj A.N, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

“Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj A. T., dyshuar per veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

The post Vodhën gjobat duke shkaktuar 2 milionë lekë dëm ekonomik, Gjykata cakton masat e sigurisë për 22 punonjësit e Policisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Rusia mohon mbështetjen ndaj demokrates Kamala Harris, Ministri i Jashtëm: Putin po bënte shaka

By: P. Gj.
21 September 2024 at 20:57

Vladimir Putin po bënte shaka kur tha se Moska po mbështeste Kamala Harris në zgjedhje, tha ministri i jashtëm rus.

Presidenti rus tha në fillim të këtij muaji se vendi i tij donte që kandidatja demokrate të fitonte në një koment ngacmues që përmendi të qeshurën e saj “ngjitëse” si një arsye për ta zgjedhur atë në vend të Donald Trump.

Komenti shkaktoi një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë, e cila tha se Putin duhet të ndalojë së foluri për zgjedhjet në SHBA.

“Ishte një shaka”, tha Sergei Lavrov për Sky Neës Arabia më herët sot.

“Presidenti Putin ka një sens të mirë humori. Ai shpesh bën shaka gjatë deklaratave dhe intervistave të tij,” shtoi ai.

The post Rusia mohon mbështetjen ndaj demokrates Kamala Harris, Ministri i Jashtëm: Putin po bënte shaka appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Aksident në Maliq, makina përplas një 8-vjeçar

By: P. Gj.
21 September 2024 at 20:53

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatit Vreshtas, Maliq. Një makinë ka përplasur një 8-vjeçar.

I mituri është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisarit.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 20:20, në fshatit Vreshtas, Maliq, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin J. G., 22 vjeç, ka përplasur një të mitur, 8 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë  për veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

The post Aksident në Maliq, makina përplas një 8-vjeçar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

VIDEO/ Tifoz besnik i bardhebluve, Tirana nderon me homazhe para derbit ish-deputetin e ndjerë Gerti Bogdani

By: P. Gj.
21 September 2024 at 20:25

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, ka nisur me një nderim special, për ish-deputetin e ndjerë, Gerti Bogdani, i cili humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak. 

klubi tirana homazhe per gerti bogdanin

44-vjeçari ishte një tifoz besnik i bardhebluve, ndaj edhe klubi i Tiranës, vendosi që para sfidës ndaj Partizanit, të nderonte deputetin e ndjerë, ku vendosur lule pranë fotos së Bogdanit të vendosur në një pjesë të stadiumit. 

gerti

The post VIDEO/ Tifoz besnik i bardhebluve, Tirana nderon me homazhe para derbit ish-deputetin e ndjerë Gerti Bogdani appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Shkurt dhe qartë, ja sa xheloze është çdo shenjë horoskopi!

By: P. Gj.
21 September 2024 at 20:13

Cila shenjë horoskopi ka më shumë xhelozi se tjetra? Zbuloni shkurt dhe qartë, sa përqind xheloze është çdo shenjë e zodiakut.

Dashi: 85%

Demi: 40%

Binjakët: 45%

Gaforrja: 80%

Luani: 90%

Virgjëresha: 10%

Peshorja: 20%

Akrepi: 100%

Shigjetari: 70%

Bricjapi: 99%

Ujori: 20%

Peshqit: 30%.

The post Shkurt dhe qartë, ja sa xheloze është çdo shenjë horoskopi! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Kamala Harris pranon ftesën e CNN për debat, i kërkon Trumpit të bëjë të njëjtën gjë

By: P. Gj.
21 September 2024 at 19:59

Kamala Harris ka pranuar një ftesë nga CNN për të marrë pjesë në një debat të dytë presidencial, ka thënë ekipi i fushatës së saj.

Kandidati demokrat për president pranoi të merrte pjesë në debatin e gazetës më 23 tetor dhe i kërkoi Donald Trump të bënte të njëjtën gjë.

“Populli amerikan meriton një mundësi tjetër për të parë nënpresidenten Kamala Harris dhe Donald Trump të debatojnë përpara se të hedhin votën e tyre.

“Do të ishte e paprecedentë në historinë moderne që të kishte vetëm një debat të përgjithshëm zgjedhor. Donald Trump nuk duhet ta ketë problem të pajtohet me këtë debat”, tha ekipi i fushatës së saj në një deklaratë.

Ekipi tha se debati do të zhvillohej në “të njëjtin format dhe organizim si debati i CNN që ai mori pjesë dhe tha se fitoi në qershor”.

Kjo ishte kur Trump shkoi kokë më kokë me Joe Biden, përpara se presidenti amerikan të dilte nga gara dhe të zëvendësohej nga Harris.

Harris gjithashtu postoi në X në lidhje me debatin.

 

Trump nuk komentoi menjëherë publikisht për pjesëmarrjen dhe më parë ka thënë se nuk do të merrte pjesë në një debat tjetër.

Në fillim të këtij muaji, ai tha në një tubim se nuk kishte nevojë të debatonte përsëri, sepse ai fitoi “qartësisht“.

The post Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Kamala Harris pranon ftesën e CNN për debat, i kërkon Trumpit të bëjë të njëjtën gjë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Ishim duke ngrënë drekë kur…”- Zjarri shkrumboi totalisht banesën në Pukë, familja në qiell të hapur

By: P. Gj.
21 September 2024 at 19:39

Një zjarr ra në banesën e Ardian Kecit në fshatin Mesul të Pukës, duke bërë që gjithçka të shkrumbohej në pak minuta.

Kryefamiljari ndodhej në spital i shtruar në QSUT në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa familja e tij kishin qenë duke ngrënë drekë kur kanë parë flakët në tavanin e banesës.

“Ishim duke ngrënë bukë dhe kemi parë zjarrin në tavan që kishte rënë, nuk e dimë nga erdhi. I kam marrë mamin, nënë dajën dhe i kam nxjerrë jashtë. Na janë djegur televizori, dushi, raftet, kolltuqet, frigoriferi, lavatriçja”, tha për News24, Geraldo Keci, djali i familjes.

Mungesa e rrugës automobilistike ka bërë të pamundur mbërritjen e zjarrfikëses, e për pasojë shtëpia u dogj e gjitha.

Pas ngjarjes, përfaqësues të Bashkisë së Pukës shkuan te shtëpia e djegur dhe ndër të tjera apeluan për ndihmë ndaj familjes.

“Dëmet janë të konsiderueshme. E gjithë banesa është jashtë funksionit pasi është e dëmtuar totalisht nga zjarri me të gjitha orenditë dhe pajisjet brenda. Fatmirësisht nuk kemi dëme në njerëz dhe kjo është fat, për pjesën tjetër na duhet i gjithë angazhimi i strukturave vendore, i shtetit, drejtorive përkatëse për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje. Po ashtu i apeloj biznesit pukjan dhe kush ka mundësi ta ndihmojë në mënyrë që kjo familje ta kalojë sa më shpejt këtë situatë“, u shpreh Ferit Ringaj, nënkryetar i Bashkisë së Pukës.

The post “Ishim duke ngrënë drekë kur…”- Zjarri shkrumboi totalisht banesën në Pukë, familja në qiell të hapur appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Derbi i parë i sezonit me ndryshime te të dy skuadrat, publikohen formacionet zyrtare të Partizanit dhe Tiranës

By: P. Gj.
21 September 2024 at 19:11

Partizani dhe Tirana përballen sot në derbin e parë të sezonit mes tyre në Superiore, në një sfidë që ka rëndësi shumë të madhe për të dy ekipet. Të kuqtë duan të rigjejnë fitoret pas ndalesave radhazi në kampionat, ndërsa per bardheblutë kjo sfidë vjen pas 5 barazimesh radhazi.

Trajneri Veselinoviç ka bërë ndryshime në rreshtim, duke kthyer në formacion emra si Preka, Buxhelaj, Taipi e Bintsuka nga minuta e parë. Ndërsa Shkëmbi i beson përsëri fazën ofensive Abah dhe Zharmunit.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Hadroj, Buxhelaj, Mehmeti, Taipi, Rrapaj, Zeka. Cara, Bintsuka.
Trajner: A. Veselinoviç.

TIRANA: Selmani, Mici, Kola, Dembele, Ismajli, Soler, Meta, Jonuzi, Haxhiu, Abah, Zharmuni.
Trajner: B. Shkëmbi

PANORAMASPORT.AL

The post Derbi i parë i sezonit me ndryshime te të dy skuadrat, publikohen formacionet zyrtare të Partizanit dhe Tiranës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Tre produktet e qumështit më të dëmshme për shëndetin! Shkatërrojnë florën e zorrëve dhe ju bëjnë me shtresa dhjami pa e kuptuar

By: P. Gj.
21 September 2024 at 19:02

Produktet e qumështit shpesh konsiderohen si një zgjedhje e shëndetshme, por disa prej tyre mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin tonë, veçanërisht në florën e zorrëve dhe peshën trupore.

Këtu janë tre produkte të qumështit që duhen shmangur ose konsumuar me moderim.

Qumësht i plotë

Qumështi i plotë mund të jetë i pasur me lëndë ushqyese, por edhe me yndyra të ngopura. Konsumimi i tepërt mund të kontribuojë në zhvillimin e obezitetit dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Përveç kësaj, disa njerëz mund të përjetojnë shqetësime në florën e zorrëve, të cilat mund të çojnë në probleme të tretjes.

Kos me aditivë

Shumë kos në treg përmbajnë sheqerna të shtuar dhe shije artificiale, të cilat mund t’i bëjnë të duken si një opsion i shëndetshëm, por në fakt mund të kenë një efekt negativ në shëndetin tuaj. Këto suplemente mund të shkaktojnë një çekuilibër në florën e zorrëve dhe të rrisin peshën trupore. Rekomandohet të zgjidhni kos me përmbajtje të ulët sheqeri dhe pa aditivë.

Kosi dhe djathërat kremoz

Kosi dhe djathërat krem ​​janë shpesh të pasura me yndyra të ngopura dhe kalori. Konsumimi i rregullt i tyre mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe përmbajtja e lartë e yndyrës mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës.

Gjithashtu, këto ushqime mund të shkaktojnë procese inflamatore në trup, të cilat mund të dëmtojnë më tej florën e zorrëve.

Edhe pse produktet e qumështit mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për ato që mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj.

Qumështi i plotë, jogurtet me aditivë dhe djathërat krem ​​mund të kontribuojnë në problemet me florën e zorrëve dhe të rrisin në mënyrë të padukshme peshën e trupit.

Është gjithmonë më mirë të zgjidhni opsione natyrale, të papërpunuara dhe të konsumoni produktet e qumështit me moderim.

The post Tre produktet e qumështit më të dëmshme për shëndetin! Shkatërrojnë florën e zorrëve dhe ju bëjnë me shtresa dhjami pa e kuptuar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Skandali me mbetjet/ “Të rrezikshme nuk do të thotë toksike”, Kumbaro: Ende nuk e dimë se çfarë ka në ato kontejnerë, presim Prokurorinë të dalë me konkluzione

By: P. Gj.
21 September 2024 at 18:51

Ministrja e Turizimit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka folur në lidhje me rastin e transportit të mbetjeve toksike, gjatë një interviste në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24.  

Kumbaro shpjegoi se të gjitha subjektet  prodhojnë mbetje dhe janë të pajisura me leje mjedisore ku kanë të përcaktuara sesi duhet të menaxhohen ato mbetje.

“Unë nuk shoh me shqetësim masiviteten e lajmit, unë ndjek me shqetësim punën tonë në të përditshme në sektorin e ndotjeve dhe mos ndotjeve në mjedis. Fakti që e bëjmë këtë punë përditë nuk përmban lajm. Të gjithë sektorët e bizneseve, është normale që të krijojnë mbetje. Por këto mbetje menaxhohen nga subjekti brenda rregullave të caktuara dhe pajisen me një dokument në momentin që hapin biznesin e tyre. Në lejen mjedisore janë të përcaktuara kushtet dhe modeli është europian.

Të rrezikshme nuk do të thotë automatikisht toksike. Mbetjet e rrezikshme mund të jenë si p.sh. ato të çelikut, magazinohen, grumbullohen, rikuperohen, përpunohen, asgjësohen dhe mund të eksportohen. E rëndësishme është të bëhen sipas lejes mjedisore”, tha Kumbaro.

Për rastin e kompanisë Sokolaj, ministrja tha se ka marrë licencën në vitin 2022 sipas ligjit, por nuk ka bërë kërkesë për një kod unik që e bën të gjurmueshëm.

“Fakti që merrni një licencë nuk ju bën automatikisht të ligjshëm, sepse duhet pajisur me një kod unik për tu bërë u gjurmueshëm.Subjekti në fjalë nuk e ka bërë dhe kjo nuk mjafton për të eksportuar mbetje. Eksporti është aktivitet i ligjshëm, por duhet kodi unik dhe një dosje komplekse me të dhëna përfshirë dhe analizën e mallit”, tha ajo.

Më tej shtoi se në kontejnerë nuk dihet ende çfarë mbetjesh ka. “Duhet të presim me durim rezultatin e organeve inspektuese dhe hetimore, për të mbërritur në një konkluzion përfundimtar çfarë ka në kontejnerë dhe çfarë hapash duhet të ndiqen”, tha Kumbaro.

“Kompania Sokolaj e ka marrë licencën në 2022 sipas ligjit. Fakti që merrni një licencë nuk ju bën automatikisht të ligjshëm, sepse duhet pajisur me një kod unik për tu bërë u gjurmueshëm. Subjekti në fjalë nuk e ka bërë dhe kjo nuk mjafton për të eksportuar mbetje. Eksporti është aktivitet i ligjshëm, por duhet kodi unik dhe një dosje komplekse me të dhëna përfshirë dhe analizën e mallit. Autorizime të tilla japim disa herë në vit, sepse tregu i shit-blerjes së mbetje është si një bursë ndërkombëtare.

Të gjitha janë të mundura nëse respektohet ligji dhe rregulli. Kompania në fjalë nuk është e pajisur me një autorizim eksporti, nuk ka bërë kërkesë për të eksportuar mbetje, nuk ka bërë deklarim të eksportit. Malli dhe mbetjet kanë mënyra të ndryshme sesi  trajtohen. Që në momentin e parë që kemi indicie, kemi ngritur një grup pune dhe jemi në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit duke i vënë në dispozicion të gjitha informacionet. Në fund të procesit, organi i drejtësisë do të vendosë. Flitet për mbetje por nuk e dimë se çfarë kanë kontejnerët. Duhet të presim me durim rezultatin e organeve inspektuese dhe hetimore, për të mbërritur në një konkluzion përfundimtar çfarë ka në kontejnerë dhe çfarë hapash duhet të ndiqen”, tha Kumbaro.

The post Skandali me mbetjet/ “Të rrezikshme nuk do të thotë toksike”, Kumbaro: Ende nuk e dimë se çfarë ka në ato kontejnerë, presim Prokurorinë të dalë me konkluzione appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Shpërthimi i pagerëve në Liban, Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit

By: P. Gj.
21 September 2024 at 18:41

Sulmet ndaj Libanit këtë javë treguan se qeveria izraelite e kishte në plan ta përhapte luftën në rajon, tha të shtunën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke u bërë thirrje vendeve perëndimore të marrin “masa parandaluese” kundër veprimeve të Izraelit.

Erdogan deklaroi në një konferencë për shtyp se lufta e Izraelit në Gaza do të jetë tema kryesore e fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 24 shtator.

“Që rajoni ynë të mos tërhiqet në një katastrofë të madhe, presioni mbi Izraelin duhet të rritet edhe më shumë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në Stamboll.

Ai komentoi mbi sulmet në Liban këtë javë, përfshirë shpërthimin e pagerëve dhe radio-lidhjeve të anëtarëve të Hezbollahut që shkaktuan vdekjen e 39 personave.

Sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit besohet gjerësisht se janë kryer nga Izraeli, që nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

“Është koha që të gjitha vendet me misionin e mbrojtjes së paqes botërore të gjejnë zgjidhje që do ta ndalë Izraelin”, tha Erdogan.

Për ta ndalur këtë shtypje që po vazhdon prej gati një viti, për ta vendosur një armëpushim të përhershëm dhe për të siguruar rrjedhën e pakufizuar të ndihmave humanitare, të gjithë ne, bota e tërë dhe veçanërisht OKB-ja, kemi detyra të rëndësishme,” shtoi ai.

Turqia ka dënuar veprimet e Izraelit në Gaza, të cilat erdhën si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – më 7 tetor.

Izraeli thotë se rreth 1.200 njerëz u vranë dhe mbi 250 persona u morën peng në sulmin e Hamasit. Ofensiva e mëvonshme ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës ka vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë së enklavës.

Ankaraja ka pezulluar tregtinë me Izraelin dhe ka paraqitur një kërkesë për t’u bashkuar në rastin e Afrikës së Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke akuzuar Izraelin për gjenocid. Izraeli i ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat për gjenocid si të pabaza./rel

The post Shpërthimi i pagerëve në Liban, Turqia i kërkon Perëndimit të ndërmarrë masa ndaj Izraelit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“500 milionë euro më shumë hynë në ekonomi, krahasuar me vjet”- Kumbaro flet për turizmin: Kemi rreth 20% më shumë vizitorë të huaj, sistemi TIMS na ndihmon që të…

By: P. Gj.
21 September 2024 at 18:05

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro është shprehur se ky sezon veror ka qenë i suksesshëm ndërsa bëri me dije se gushti u mbyll me 8.5 milionë vizitorë.

Kumbaro shtoi se numërimi i turistëve jo rezidentë që vijnë në vendin tonë, bëhet nëpërmjet sistemit TIMS.

“Ky sistem na ndihmon të caktojmë prejardhjen, moshën edhe nëse ka ardhur disa herë apo vjen për herë të parë”, tha ministrja.

“Deri në fund të gushtit mund ta konsiderojmë një sezon veror të suksesshëm. Nëse gushti u mbyll me 8.5 milionë vizitorë që e shprehur në përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të viti të kaluar, kemi rreth 20 përqind më shumë vizitorë të huaj. Pra e theksojmë vizitorë të huaj sepse është e vështirë për momentin të llogarisim turizmin vendas, por që është një tjetër fluks, jo vetëm i banorëve që jetojnë dhe janë rezidentë në Shqipëri, por edhe i shqiptarëve që kanë vendqëndrim dhe punë në shtete të tjera, kur futën në territorin tonë, futen me pasaportë shqiptare. Ata nuk i llogarisim dot në këtë shifër. Kriteri që kemi zgjedhur është që vizitorët që hyjnë në sistemin TIMS në të gjitha pikate kufirit me pasaportë të huaj, i llogarisim si turistë të huaj.

Sistemi TIMS është mënyra më e pagabueshme e përllogaritjes, sepse çdo gjë është elektronike dhe përcaktohet kollaj. Po ky sistem na ndihmon të caktojmë prejardhjen, moshën edhe nëse ka ardhur disa herë apo vjen për herë të parë.

Krahë saj është gjithë sistemi i statistikave të INSTAT të cilat vetëm nëse i nxjerrim numrin e vizitorëve të huaj ditët e para të muajit pasardhës, INSTAT ka një tjetër metodologji, llogarit netë-qëndrimet, preferencat për turizëm në mal apo fushë, sepse funksionojnë me kampione sondazhesh”, deklaroi Kumbaro në emisionin ‘Kjo Javë’ në Neës 24.

Ministrja gjithashtu u shpreh se të ardhurat e hyra në ekonominë shqiptare si pasojë e shtimit të numrit të turistëve, ka pasur një trend pozitiv rritjeje, duke bërë të ditur se në 6 muajt e parë të 2024 kemi një rritje nga 1.5 deri në 2 miliardë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Kemi më shumë të ardhura. Për të njëjtën periudhë, po rri tek 6 mujori i parë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, tregon se janar-qershor 2023 të hyrat nga turizmi në ekonominë shqiptare ishin 1.5 mld euro. Ndërsa për të njëjtën periudhë në 2024, ishin 2 mln euro. 2022 u mbyll me 2.2 mld euro të hyra në ekonomi nga turizmi. 2023 me 4.2 mld euro të hyra. Në 6 muajt e parë të 2024 jemi në rritje nga 1.5 deri në 2 mld euro. Presim mbylljen e bilanceve, por deri tani janë të gjitha në trend rritës.

Në 6 muaj 200 mijë vizitorë vetëm në kalanë e Gjirokastrës, jo në qytet“, u shpreh Kumbaro.

The post “500 milionë euro më shumë hynë në ekonomi, krahasuar me vjet”- Kumbaro flet për turizmin: Kemi rreth 20% më shumë vizitorë të huaj, sistemi TIMS na ndihmon që të… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Aksident në Korçë-Pogradec, mjeti merr përpara këmbësoren

By: P. Gj.
21 September 2024 at 17:37

Aksident me një të plagosur ka ndodhur këtë padite në afërsi të fshatit Lumalas në aksin Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve nga policia një mjet tip Benz ka përplasur një këmbësore e cila aktualisht është transportuar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe sipas birimeve spitalore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në Korçë-Pogradec, mjeti merr përpara këmbësoren appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Legjendat e Gjermanisë, apel Goreckës: Qëndro te Bajerni

By: P. Gj.
21 September 2024 at 17:17

Leon Gorecka përballet me një të ardhme të pasigurt në Bajern. Ndërsa 29-vjeçari e përjashtoi kategorikisht mundësinë e largimit nga Mynihu gjatë verës, mesfushori tani thuhet se ka mendime të dyta.gorecka

Sipas ish-mesfushorit të bavarezëve, Bastian Shvainshtaiger, Leon duhet të luftojë për vendin e tij në ekip. Ndërsa drejtuesit e Bajernit nuk duket se po planifikojnë më për Goreckan, Shvainshtaiger është i bindur se mesfushori nuk duhet të largohet nga Mynihu në dimër:

“Vazhdo të punosh shumë. Sezoni është i gjatë dhe keni nevojë për shumë lojtarë në një nivel të mirë. Leon Gorecka është ende një futbollist që Bajernit i duhet patjetër”, shpjegoi Bastian në periferi të “Laver Cup” në Berlin. Mikael Balak, ish-kapiteni i Gjermanisë dhe eksperti i “DAZN”, shprehu gjithashtu mbështetjen e tij dhe këshilloi Goreckan të “vazhdojë të shtyjë”.

Balak theksoi se mesfushori i bavarezëve, pavarësisht situatës së pasigurt dhe duhet të vazhdojë të luftojë me të gjitha forcat: “Unë mendoj se ai është 100 për qind i sigurt në performancën e tij, përndryshe nuk do ta kishte marrë këtë vendim”, tha Balak.

Leo Gorecka u përdor për herë të fundit në Champions kundër Dinamo Zagrebit në fazat mbyllëse të lojës dhe madje shënoi një gol. Megjithatë, në hierarkinë e mesfushës së Bajernit, 29-vjeçari është vetëm në vendin e katërt pas Joshua Kimish, Aleksandar Pavloviç dhe nënshkrimit të ri Zhoao Palhinja. Sipas raporteve të vazhdueshme të mediave, futbollisti me numër “8” dëshiron të rishqyrtojë situatën e tij në dimër. Nëse ai vazhdon të “lëngojë” mes tribunës dhe stolit zëvendësues, ai nuk mund të përjashtojë më një largim të hershëm nga Mynihu.

The post Legjendat e Gjermanisë, apel Goreckës: Qëndro te Bajerni appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌
❌