Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Të paktën 2 të vdekur nga zjarret që goditën Portugalinë

16 September 2024 at 20:34

Të paktën dy persona humbën jetën në zjarret që përfshiu pjesët veriore dhe qendrore të Portugalisë.

Disa shtëpi u përfshinë nga flakët, raporton portali Portugalresident. Sipas raportimeve, 20 shtëpi ishin goditur në Albergaria-a-Velho dhe tre të tjera ishin djegur në Gondomar.

Disa persona kanë mbetur të pastrehë nga zjarri, por numri i saktë nuk dihet për momentin.

Katër persona u plagosën dhe ndodhen në spital në Aveiro dhe Coimbra. Të paktën një zjarrfikës u plagos gjithashtu.

Një burim nga Shërbimi Kombëtar i Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile (ANEPV) tha se disa fëmijë u trajtuan sot në spitale për probleme të frymëmarrjes të shkaktuara nga akumulimi i hirit dhe tymit në shumë zona.

Pasi kryeministri portugez Luis Montenegro anuloi detyrat e tij, anëtarët e tjerë të qeverisë anuluan gjithashtu detyrat e tyre pasi fokusi i vendit është tani në parandalimin e ngjarjeve më tragjike.

Aktualisht janë pesë zjarre të mëdha që digjen vetëm në rrethin Aveiro, të cilat po shuhen nga 1200 zjarrfikës, rreth 390 automjete dhe 12 helikopterë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të paktën 2 të vdekur nga zjarret që goditën Portugalinë appeared first on Euronews Albania.

Një tërmet i fortë godet Rumaninë, sa ishte magnituda

16 September 2024 at 20:19

Rumania u godit nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter sot rreth orës 17:40, raporton portali i monitorimit të tërmeteve EMSC.

Sipas raportimeve, epiqendra ishte 57 kilometra nga qyteti i Brasovit, në një thellësi prej 137 kilometrash.

Ende nuk ka informacione për dëme apo viktima të mundshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Një tërmet i fortë godet Rumaninë, sa ishte magnituda appeared first on Euronews Albania.

“Llogaria juaj mund të mbyllet”, ja skema e mesazheve të maskuara si kompania Meta

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 20:07

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë  ka konstatuar raste kur në telefonat e qytetarëve kanë mbërritur  mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms.

Këto sms drejt numrave të tyre të telefonit, kërkonin konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook.

Në këto mesazhe pretendohet verifikimi i llogarive në Facebook ose në të kundërt, llogaria do të mbyllet.

Mesazhet mashtruese kanë si synim orientimin e poseduesve të llogarive drejt linqeve mashtruese me qëllim marrjen në posedim të llogarive të personave të mashtruar në menyrë të padrejtë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Llogaria juaj mund të mbyllet”, ja skema e mesazheve të maskuara si kompania Meta appeared first on Euronews Albania.

Diplomat false, Guarda di Finanza zbulon skemën e universitetit privat në Shqipëri

16 September 2024 at 19:47

9 persona janë arrestuar nga policia italiane pas një hetimi disa mujor të një rrjeti të fabrikimit të diplomave false që lëshoheshin nga një universitet privat në Shqipëri.

Hetimi i Guarda di Finanza ka zbuluar se nga Tirana me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë.

Sipas mediave italiane, por dhe dosjes hetimore, pjesë e skemës është edhe një zyrtar i qeverisë shqiptare i cili ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën nëpërmjet Kolegjit Universitar Wisdom.

Dokumenti italian flet se zyrtari i akreditimit të diplomave në Shqipëri është korruptuar në një rast me një çantë të shtrenjtë të markës Luis Viton në vlerën e 2 mijë eurove.

Mes të ndaluarve në Itali është edhe Savino Cianci i cili në Shqipëri rezulton administrator i kolegjit universitar Wisdom.

Gjatë aksioni janë sekuestruar edhe 10 milionë euro pasuri.

Edhe pse në Itali diplomat apo kualifikimet nuk do të kishin vlerë juridike, ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat e falsifikimit, mashtrimit dhe pastrimit të parave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Diplomat false, Guarda di Finanza zbulon skemën e universitetit privat në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Ndryshon ligji për mjekësinë, ulet nga 5 në 3 vite puna e detyruar e mjekëve të rinj

16 September 2024 at 19:40

Studentët e mjekësisë nuk do të detyrohen të punojnë 5 vite pas diplomimit në Shqipëri, por 3.

Projektligji që sanksionon se ata nuk mund të diplomohen pa ofruar më parë shërbim shëndetësor në vendin e tyre, është rikthyer sërish për diskutim në komision, por këtë herë i ndryshuar në bazë të kërkesës që bëri Gjykata Kushtetuese.

Tashmë, drafti i ri ka reduktuar nga 5 vite punë që ishte për studentët e vitit të parë në 3 vite dhe nga 1 deri në 2 vite për studentët e viteve të tjera.

Projektligji po diskutohet në Komisionin e Arsimit dhe të Shëndetësisë për të marrë më pas miratimin në seancën e radhës në parlament.

Studentët e mjekësisë e kanë refuzuar këtë projektligj më herët, me anë të protestave dhe bojkotit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndryshon ligji për mjekësinë, ulet nga 5 në 3 vite puna e detyruar e mjekëve të rinj appeared first on Euronews Albania.

Zyrtarja e DASH takon Dumanin, Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:39

Drejtuesja e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në DASH, Colleen Hyland, gjatë vizitës së saj në Tiranë është takuar edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për punën dhe misionin e Prokurorisë së Posaçme.

Në deklaratë, theksi i vihej rolit kyç të reformës në drejtësi si një rrugëtim i vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në deklaratë shkruhej:

“Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtarja e DASH takon Dumanin, Ambasada e SHBA: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë appeared first on Euronews Albania.

Trump akuzon Biden dhe Harris se kanë nxitur sulme ndaj tij me retorikën e tyre

16 September 2024 at 19:28

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump, tha se “retorika” e Presidentit Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris është ajo që shkakton sulme ndaj tij, në një deklaratë për Fox News, pas atentatit të dytë në klubin e golfit në Florida të dielën, duke shtuar se i dyshuari po reagonte ndaj “gjuhës shumë nxitëse” të përdorur nga demokratët.

I dyshuari për sulmin Ryan Wesley Rout kishte një pushkë të stilit kallashnikov të drejtuar përmes një gardh në lëndinën e fushës së golfit, një kamerë Go-Pro dhe dy çanta shpine. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u ndalua dhe u arrestua në I-95.

Autoritetet po e trajtojnë këtë incident si një “tentativë të dukshme për vrasje” ndaj Trump.

“Ai i besoi retorikës së Biden dhe Harris dhe ai veproi sipas saj”, tha Trump, duke iu referuar sulmuesit dhe vazhdoi:

“Retorika e tyre bën që të qëllojnë mbi mua dhe unë jam ai që do ta shpëtoj vendin, ndërsa ata janë ata që po e shkatërrojnë vendin brenda dhe jashtë”.

Trump më pas vuri në dukje komentet e mëparshme nga Biden dhe Harris në të cilat ai u paraqit si një “kërcënim për demokracinë” dhe ata si udhëheqës të “unitetit”.

“Ata janë e kundërta e kësaj. Këta janë njerëz që duan të shkatërrojnë vendin tonë. Nga brenda quhet armik. Ata janë një kërcënim real”, tha Trump.

Republikani akuzoi demokratët se e sulmuan atë me një kombinim të retorikës së lartpërmendur dhe padive që synonin “implikimin” e tij.

“Këto janë gjëra që budallenjtë e rrezikshëm, si sulmuesit, i dëgjojnë”, tha Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump akuzon Biden dhe Harris se kanë nxitur sulme ndaj tij me retorikën e tyre appeared first on Euronews Albania.

41,226 viktima në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Shumë njerëz janë nën rrënoja

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:27

Të paktën 20 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 41,226, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Një deklaratë e ministrisë shtoi se rreth 95,413 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve.

“Forcat izraelite vranë 20 persona dhe plagosën 76 të tjerë në tre “masakra” të familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” thuhet më tej.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetorin e kaluar, pavarësisht thirrjes së një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 41,226 viktima në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Shumë njerëz janë nën rrënoja appeared first on Euronews Albania.

Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiçit: Tradhti, mashtrim, besim

16 September 2024 at 19:20

Dragan Nikolliç nga Leposaviqi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë e Kosovës, të cilën, siç thotë ai, e la “nën presion” në nëntor të vitit 2022 pas dy dekadash punë në këtë institucion.

“Lajmi që duhet të largoheshim nga institucionet atëherë më goditi shumë, ende sot nuk mund të pajtohem me këtë”, thotë Nikoliç për Radion Evropa e Lirë (REL).

Tani, pas kërkesës së presidentit të Serbisë, Aleksandwr Vuçiç, që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, Dragani thotë se ndihet “i tradhtuar dhe i përdorur”.

Dorëheqja e qindra serbëve nga institucionet në veri të Kosovës u iniciua nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit – për shkak të përpjekjes së Qeverisë së Kosovës për të hequr nga përdorimi targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia me emrat e qyteteve të Kosovës.

Kjo dorëheqje kolektivisht nga institucionet e Kosovës, përfshirë Policinë dhe organet gjyqësore, u mbështet nga Beogradi zyrtar, duke siguruar kompensime mujore për të gjithë ata që “mbetën pa punë”. Pasuan kriza të shumta në veri, ndërsa situata kulmoi më 24 shtator 2023 kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë në Banjskë pranë Zveçanit, duke vrarë një polic. Që atëherë, autoritetet e Kosovës kanë mbyllur disa institucione serbe që funksiononin në veri të vendit sipas sistemit të Serbisë.

Vuçiç më 13 shtator kërkoi kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe organet gjyqësore, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri, në mënyrë që në krye të tyre të vijnë serbë.

“Viktima të presioneve dhe politikës”

Dragan Nikolliç ishte një nga katër serbët nga Kosova që autoritetet serbe i arrestuan në prill të vitit 2023, duke i akuzuar se ishin pjesë e një “grupi të organizuar kriminal që synonte ndryshimin e dhunshëm të pushtetit, përkatësisht rrëzimin e rendit kushtetues të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës”.

Ai u lirua për shkak të mungesës së provave dhe ndërkohë filloi të punojë si shofer në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Megjithatë, shpreson ende se do të mund të jetë përsëri polic.

Ai shton se rikthimin në Policinë e Kosovës e dëshirojnë edhe kolegë të tij, dhe konsideron se serbët në Kosovë janë “viktima të presioneve dhe të politikës së dikujt”.

Çfarë tjetër ka paralajmëruar apo kërkuar Vuçiçi?

Autoritetet e Kosovës që nga fillimi i vitit 2024 kanë mbyllur disa institucione të Serbisë, me arsyetimin se funksionimi i tyre cenon kushtetutshmërinë e Kosovës. Disa prej tyre janë: Organet e Përkohshme Komunale, Fondi për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, Banka e Kursimeve Postare dhe zyrat e Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndër të tjera, më 13 shtator tha se rreth 5.800 punëtorë të institucioneve serbe të mbyllura në Kosovë do të vazhdojnë të marrin rregullisht pagat e tyre dhe paralajmëroi një rritje të mundshme.

Ai deklaroi se institucionet serbe në Kosovë “nuk do të shuhen, as nuk do të mbyllen”, por që “me qëllim të zbutjes së veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara të regjimit kosovar”, në vendet Rudnicë dhe Ribariç në Serbi, afër kufirit me Kosovën, do të hapet një zyrë ku serbët do të kenë qasje në shërbime të mbrojtjes sociale dhe do të ofrohen shërbime shtetërore dhe administrative që, sipas tij, janë esenciale për qytetarët.

Gjithashtu, një nga masat është që territori i Kosovës do të shpallet “zonë e veçantë për mbrojtje sociale”, me çka do të sigurohet ndihmë financiare për serbët e papunë. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008.

Presidenti i Serbisë më 13 shtator, gjithashtu, paralajmëroi investime të reja nga Beogradi në Kosovë, me vlerë dhjetëra milionë euro. Serbia nga buxheti i saj për vitin 2024 ka ndarë rreth 140 milionë euro për Kosovën, që është rreth 11 milionë euro më shumë se në vitin 2023.

“Me para nuk mund të na kompensohet dëmi”

Zdravko nga Leposaviqi thotë se masat dhe kërkesat e paraqitura nga presidenti i Serbisë janë joreale dhe se me para nuk mund të kompensohet “dëmi” shkaktuar anëtarëve të komunitetit serb.

Me “dëm” ai nënkupton mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe ardhjen në pushtet të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri, pasi serbët bojkotuan zgjedhjet, sërish me thirrjen e Listës Serbe.

“Kjo është si kur e gjuan topin në mur dhe ai të kthehet”, shprehet Zdravko për REL.

Për Goran Milenkoviçin, aktivist politik nga Leposaviqi, këto masa dhe kërkesa janë “keqpërdorim i popullit dhe mashtrim i opinionit publik.”

“I gjithë ky është mashtrim, në të cilin askush nuk beson më”, shton ai, duke shprehur bindjen se të gjitha ngjarjet e fundit janë “pjesë e një marrëveshjeje” ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që veriu të integrohet plotësisht në sistemin e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiçit: Tradhti, mashtrim, besim appeared first on Euronews Albania.

Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:11

Inter ka njoftuar këtë të hënë vazhdimin e kontratës së Kristjan Asllanin me zikaltërit deri më 30 qershor 2028.

Sipas raporteve të fundit, marrëveshja gjithashtu vjen me një opsion për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2029.

Asllani është aktualisht një nga lojtarët që paguhet më pak në listën e skuadrës së Interit, duke marrë në shtëpi një pagë vjetore prej vetëm 1 milion euro në sezon, sipas përditësimeve nga Calciomercato.com.

Kristjan Asllani tani është në sezonin e tij të tretë të plotë në San Siro, pasi u bashkua me një marrëveshje prej 15 milionë eurosh nga Empoli , fillimisht duke nënshkruar në formë huazimi me një opsion blerjeje.

Ai pritet të jetë pjesë e skuadrës udhëtuese për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bashkë deri në 2028-ën, Inter rinovon kontratën me Kristjan Asllanin appeared first on Euronews Albania.

Balaj mbetet lider i Superiores, 4 gola në 5 ndeshje

By: I K
16 September 2024 at 20:51

Vitet kalojnë, por Bekim Balaj mbetet i njëjti. Sulmuesi dhe kapiteni i Vllaznisë vazhdon të bëjë liderin dhe ta udhëheqë skuadrën drejt kreut me golat e tij.

balaj

Golashënuesi më i mirë i sezonit të shkuar vazhdon me “vesin” e golit edhe këtë sezon. Në 5 ndeshje të luajtura deri tani, ai ka shënuar 4 gola, që i kanë dhuruar pikë skuadrës. Balaj shënoi dy herë në barazimin 2-2 me Vllazninë në “Loro Boriçi”.

Po në këtë stadium shënoi ndaj Egnatias, ndërsa dje realizoi golin e fitores në Durrës, në minutën e 5-të shtesë.

“Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, por në pjesën e parë duhet të kishim shënuar edhe golin e dytë. Pas barazimit sikur na doli loja nga kontrolli, por e morëm veten dhe e merituam fitoren”, ka thënë Bala pas ndeshjes në Durrës.

PANORAMASPORT.AL

The post Balaj mbetet lider i Superiores, 4 gola në 5 ndeshje appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Analiza e REL: A do t’i kthejnë institucionet e Kosovës serbët që dhanë dorëheqje?

By: I K
16 September 2024 at 20:40

Thirrjet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për riintegrimin e serbëve në veri të Kosovës, u mirëpritën nga Bashkimi Evropian si një lëvizje pozitive, por nuk u komentuan fare nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

KS

Përkundër pyetjeve të përsëritura të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët e Qeverisë së tij nuk treguan nëse do të pranojnë kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga partia e Kurtit, tha para gazetarëve se një veprim i tillë do të ishte antikushtetues.

Anëtarja e kabinetit të Kurtit, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Vuçiç, me kërkesat e tij, synon të vazhdojë “instrumentalizimin e serbëve” të Kosovës.

Për ekspertë të çështjeve ligjore, kthimi i serbëve në gjykata dhe prokurori mund të bëhet, por jo edhe i atyre në polici.

Pse serbët i braktisën institucionet dhe çka kërkoi Vuçiç?

Qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022.

Kjo pasoi indinjatën e tyre me një vendim të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Nga ajo kohë, kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u zëvendësuan me udhëheqës shqiptarë, pasi komuniteti shumicë serb në zonë i bojkotoi zgjedhjet.

Në gjykata, prokurori dhe polici, punonjësit serbë nuk u kthyen.

Në një adresim më 13 shtator në Beograd, presidenti i Serbisë, Vuçiq, parashtroi disa kërkesa për Kosovën – mes tjerash: kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre, si dhe shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale, të lira dhe demokratike” në veri.

“Nuk i komentojmë deklaratat politike”

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës se a mund të rekrutohen policët serbë që dhanë dorëheqje dhe si, por ajo kërkoi që pyetjet t’i dërgohen Policisë së Kosovës.

Kjo e fundit tha shkurtimisht në përgjigjen me shkrim se “nuk i komenton deklaratat e asnjë personi/subjekti politik”.

Ndërsa, sa i përket rekrutimit të kadetëve policorë, tha se konkursi bëhet publik, bashkë me kriteret e kërkuara.

A do ta konsiderojnë kthimin e serbëve Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor i Kosovës?

Nëse ka kërkesa për kthim, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) tha se do t’i shqyrtojë ato.

Por, thuhet në përgjigjen dërguar REL-it, KPK-ja, deri më tash, “nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga prokurorët serbë për kthimin e tyre në sistemin prokurorial”.

Pa specifikuar shumë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se çështja e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe të administratës së komunitetit serb, “do të shqyrtohet në momentin që KGJK-ja e vlerëson se është koha e duhur” dhe “sipas procedurës së përcaktuar për situata të tilla”.

Çfarë thonë ekspertët?

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë për Radion Evropa e Lirë se riintegrimi i serbëve në institucionet e Kosovës do të ishte i mundur, por jo me automatizëm.

Sipas tij, zgjedhjet lokale në komunat veriore mund të shpallen sivjet, por vetëm nëse ka një vendim politik nga Qeveria, i cili do t’i dërgohej presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

“Më pas, varet prej diskrecionit të presidentes. Nëse ajo e sheh të arsyeshme politikisht dhe në aspektin e sigurisë, mund t’i shpallë zgjedhjet [lokale në komunat e veriut]”, thotë Kryeziu.

Për kthimin e mundshëm të policëve serbë në funksionet e tyre, ai thotë se nuk mund të bëhet me automatizëm, pasi dorëheqjet e tyre janë miratuar nga institucioni përkatës.

“Ata që japin dorëheqje nga policia, nuk mund të kthehen. Vetëm në rastet kur dikush është i sëmurë, apo ka probleme të natyrës familjare… përndryshe nuk mund të kthehet më”, sqaron Kryeziu.

Por, situata qëndron ndryshe me gjyqtarët dhe prokurorët, sipas tij, pasi dorëheqjet e tyre nuk janë formalizuar dhe institucionet përkatëse mund ta konsiderojnë kthimin e tyre.

Astrit Kolaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë po ashtu se prokurorët dhe gjyqtarët serbë do të mund të ktheheshin në pozitat e tyre përmes një kërkese që do ta bënin në Këshillin Prokurorial dhe atë Gjyqësor të Kosovës.

“Të dy këshillat duhet të mblidhen dhe t’i marrin vendimet për kthimin e tyre”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Ky do të ishte një lloj gjesti i mirë, një lloj vullneti, i cili do të dëshmonte se Republika e Kosovës është e drejtë dhe e barabartë për të gjithë qytetarët e saj”, shton Kolaj.

Për policët, edhe ai thotë se nuk mund të kthehen me automatizëm, por se “kanë të drejtë të konkurrojnë për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës, në rast të hapjes së konkursit nga ky institucion”.

Integrimi i serbëve

Popullata serbe në veri të Kosovës – e dirigjuar nga Serbia dhe strukturat e saj paralele në vend – vështirë u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës.

Për pasojë, zona shndërrohet shpesh në vatër tensionesh.

Integrimi i pjesëtarëve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës ka qenë pjesë e disa marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia kanë arritur në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Duke komentuar kërkesat e Vuçiqit, Konjufca tha se ai po tenton të ruajë në Kosovë “atë që nuk e ka më”.

“Ai, faktikisht, po e kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës së tij për shtyp, mirëpo ky është një kërcenim, i cili, ta them të drejtën, nuk na bën shumë përshtypje. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi, sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë… Është shans i humbur i qytetarëve që kanë mendime të tjera për të marrë pjesë në procesin politik edhe për të qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik. Pas kësaj që ka ndodhur, vendi e ka marrë një drejtim të ri”, tha Konjufca.

Këtë vit, Qeveria e Kosovës ndërmori disa hapa – si heqja e dinarit serb nga përdorimi dhe mbyllja e strukturave paralele serbe – në përpjekje për të shtrirë sa më shumë autoritetin e saj në veri.

Vendimet hasën në kritikat e aleatëve perëndimorë, të cilët i cilësuan si hapa të pakoordinuar dhe me rrezik për rritjen e tensioneve.

Kërkesat e fundit të Vuçiqit, BE-ja tha se janë pozitive dhe i bëri thirrje edhe Prishtinës, edhe Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiq për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për REL-in.

Derisa kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, e konfirmuan shkuarjen në Bruksel më 17 shtator, për një takim të mundshëm të përbashkët, një rund i ri i bisedimeve mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk duket në horizont.

Për herë të fundit ata u takuan më 14 shtator, 2023./rel

The post Analiza e REL: A do t’i kthejnë institucionet e Kosovës serbët që dhanë dorëheqje? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kimish i beton besnikëri Bajernit: Do të vazhdoj në Mynih

By: I K
16 September 2024 at 20:33

Joshua Kimish bëri edhe një herë një paraqitje të fortë në mesfushën qendrore në fitoren e Bajernit kundër Holstein Kil. Klubi ka vendosur besimin e tij të plotë te 29-vjeçari dhe Kimish e vlerëson këtë.

kimish

Mbrojtësi i gjithanshëm ka hapur gjithashtu derën për një zgjatje të kontratës. Vetë Kimish ka sinjalizuar qartë gatishmërinë e tij për një zgjatje në Mynih: “Po, unë jam gjithmonë në dispozicion”, theksoi Joshua kur u pyet për deklaratat e Eberl nga prezantuesi i “Sky”, Sebastian Helmann.

Me fjalë të thjeshta, Kimish pret një ofertë konkrete nga Bajerni. Kapiteni i Gjermanisë gjithashtu e bëri të qartë se aktualisht ndihet shumë rehat në “Allianz Arena”: “Në përgjithësi, është gjithmonë bukur të dëgjosh kur klubi është i bindur për ty dhe mbështetja është. atje. Unë po e shijoj këtë për momentin”.

Sezonin e kaluar pati kritika të përsëritura për gjigantët nga Mynihu. Ish-trajneri i Bajernit, Tomas Tuhel, gjithashtu i kishte mohuar Kimishit cilësinë e numrit 6 klasik dhe e kishte “degraduar” në mbrojtës të djathtë në gjysmën e dytë të sezonit. Tani Joshua duket se po rifiton forcën e tij të vjetër, pas një fillimi të fortë të sezonit. Pavarësisht mbështetjes dhe vullnetit të madh të Kimish, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Kontrata i skadon në verën e vitit 2025. Edhe pse të dyja palët janë të gatshme të zgjasin bashkëpunimin, paga e lartë e gjermanit mund të bëhet pengesë. Diskutimet për vazhdimin e kontratës priten të zhvillohen në javët dhe muajt në vijim.

PANORAMASPORT.AL

The post Kimish i beton besnikëri Bajernit: Do të vazhdoj në Mynih appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTOLAJM/ Ndjekësit e krahasuan me Loredanën, e dashura e re e Mozzik i përgjigjet komentuesve: Të vetmit njerëz që u përngjaj janë…

By: I K
16 September 2024 at 20:14

 

Që prej zyrtarizmit të lidhjes së saj me Mozzik, Lotina Hazirit është komentuar shumë në rrjet si dhe e kanë krahasuar me Loredanën, ish-partneren e reperit.

Mozzik, Lotina Haziri

Pas komenteve të shumta, Lotina ka reguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se më kë person ngjason ajo.

Mozzik, Lotina Haziri (4)

Ditën e djeshme teksa ka ndarë disa foto nga një ceremoni martese ku ishte e ftuar, Lotina ka zgjedhur të përgjigjet me finesë ndaj komenteve në rrjet në një foto ku shfaqet krah prindërve të saj!

“Dy njerëzit e vetëm në botë me të cilët mund të përngjaj unë”, ka shkruar ajo.

Mozzik, Lotina Haziri (3)Mozzik, Lotina Haziri (1)Mozzik, Lotina Haziri (2)Mozzik, Lotina Haziri (1)

 

The post FOTOLAJM/ Ndjekësit e krahasuan me Loredanën, e dashura e re e Mozzik i përgjigjet komentuesve: Të vetmit njerëz që u përngjaj janë… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Cilat janë yndyrnat e dëmshme dhe të mira që i nevojiten organizmit? Ja çfarë thonë ekspertët

By: I K
16 September 2024 at 19:53

Për momentin, tregjet janë plot me ushqime pa yndyrë. Gjatë të gjithë kohës jemi të bombarduar me mesazhet se yndyra na bën keq.

Por, çfarë është yndyra? Përse kemi nevojë për të? A mund të jetojmë pa të? A duhet ta shmangim me çdo mënyrë? Për këto pyetje e shumë të tjera keni përgjigje më poshtë:

Yndyrnat e dëmshme

Duke lënë mënjanë faktet interesante, mungesa e yndyrnave, ose më saktë acideve yndyrore mund të çojë në dëme të pariparueshme për organizmin tonë, duke shkaktuar shqetësime të mëdha në metabolizëm.

Ne përballemi me yndyrnat e këqija dhe ato të mira. Disa prej yndyrnave të këqija dhe veçanërisht yndyrnat trans, ose ato të ngopura ndikojnë negativisht në organizmin tonë.

Yndyrnat e ngopura gjenden kryesisht tek produktet blegtorale, mishi dhe nënproduktet e qumështit.

Mishi i viçit, i derrit, i qengjit, mishi i pulës dhe lëkura e shpendëve, qumështi me yndyrë të plotë, djathi, akullorja, vajrat tropikale dhe dhjami i derrit janë burime të këtyre yndyrnave.

Yndyrnat e ngopura janë shkaktare të rritjes së nivelit të kolesterolit në gjak, që rrit gjasat e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Ushqimet që përmbajnë pjesërisht vajra vegjetalë të hidrogjenizuar kanë nivel shumë të lartë të yndyrnave trans.

Këto janë yndyrnat më të këqija për organizmin. Yndyrnat trans gjenden në ushqimet e skuqura, margarina, ëmbëlsirat, ushqimet e përpunuara, siç janë kokoshkat e paketuara që përgatiten në mikrovalë etj.

Ashtu si në rastin e yndyrnave të ngopura, yndyrnat trans mund të rrisin kolesterolin dhe të mbajnë nën fre nivelet e kolesterolit të mirë.

Yndyrnat trans trefishojnë shanset që ju të prekeni nga sëmundjet e zemrës në krahasim me yndyrnat e ngopura.

Yndyrnat e mira

Tani i vjen rradha yndyrnave të mira. Njihen ndryshe si yndyrnat e pangopura, që janë të dobishme për ta mbajtur organizmin të shëndetshëm dhe plot energji.

Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyrna të mira ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak, nivelet e insulinës dhe ekuilibron nivelet e sheqerit.

Këto yndyrna janë të dobishme për organizmin, por ky i fundit nuk i prodhon ato. Megjithatë, nuk është e nevojshme që të shkoni në farmacinë më të afërt për të marrë pilulat që mendoni se ju nevojiten.

Keni shumë ushqime që mund t’ju japin sasinë e nevojshme të këtyre yndyrnave, mjafton që t’i bëni pjesë të dietës suaj.

Yndyrnat mono-të-pangopura ose Omega 9 mund t’i gjeni tek avokadot, ullinjtë, arrorët dhe gjalpi natyral i kikirikut. Këto yndyrna i japin trupit dhe sistemit imunitar një ndihmë të madhe.

Yndyrnat polio-të-ngopura njihen ndryshe si Omega 3 dhe acidet yndyrore Omega 6

Acidet yndyrore Omega 6 gjenden tek vajrat vegjetalë që ne i konsumojmë me bollëk.

Këshillohet që ushqimi juaj të jetë më e pasur me acidet Omega 3 që gjendet tek produkte si peshku, sardelet, gocat e detit, toni, trofta e liqenit, vaji i peshkut, farat e linit, arrat, algat e detit dhe suplementet e saj, lakrat e vogla, kale, spinaqi dhe majdanozi.

Acidet yndyrore Omega 3 luftojnë inflamacionin, mbajnë nën kontroll mpiksjen e gjakut, ulin tensionin e gjakut dhe trigliceridet. Konsiderohen si një kampion i vërtetë mes acideve yndyrore.

Siç mund ta shikoni, kur vjen puna tek yndyrat, gjithçka vërtitet rreth konsumimit të ushqimit të duhur.

Për fat të mirë, ushqimi shqiptar me bazë vaj ulliri organik, arra, peshk dhe perime të gjelbra është perfekt për të mbajtur një ekuilibër të acideve yndyrore në trup.

Tani që e dini që nuk keni përse të keni frikë nga yndyra mos hezitoni të përfitoni gjithçka që mundeni nga ato më të shëndetshmet./AgroWeb.org

The post Cilat janë yndyrnat e dëmshme dhe të mira që i nevojiten organizmit? Ja çfarë thonë ekspertët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Eurostat: 6.8% e popullsisë së BE-së u përball me privime të rënda materiale dhe sociale në vitin 2023! Ja cili është vendi që kryeson

By: I K
16 September 2024 at 19:26

Në vitin 2023, 6.8% e popullsisë së BE-së u përball me privime të rënda materiale dhe sociale, sipas shifrave të Eurostat  të publikuara sot.

Midis vendeve të BE-së, normat e privimit të rëndë material dhe social ndryshojnë shumë. Rumania është shteti që shënoi normën më të lartë në BE, me 19.8%, e ndjekur nga Bullgaria (18.0%), Greqia (13.5%), Hungaria ( 10.4%) dhe Spanja (9.0%).
Nga naa tjetër Sllovenia (2%), Qiproja (2.4%), Suedia, Luksemburgu dhe Estonia (të gjitha 2.5%) raportuan normat më të ulëta.

Përqindja e privimit të rëndë material dhe social (SMSD) përkufizohet si përqindja e popullsisë që nuk mund të përballojë një të mirë, shërbim ose aktivitet shoqëror të caktuar dhe përjeton mungesë të detyruar të paktën 7 nga 13 llojet e privimit (6 të lidhura me personat dhe 7 me familjen).

Në nivel familjar konsiderohen mundësi të tilla si përballja me shpenzime të papritura, pagesa për një javë pushim vjetor jashtë shtëpisë, trajtimi me vonesa të pagesave (hipotekë ose qira, faturat e shërbimeve, këstet e kredisë), sigurimi i ushqimit të mishit, pulës, peshkut ose çdo gjë tjetër, ngrohje shtëpiake, akses në makinë/fugon për përdorim personal dhe zëvendësim i mobiljeve të vjetra etj.

Në nivel individual, merren parasysh aftësia për t’u lidhur me internetin, aftësia për të zëvendësuar rrobat dhe këpucët e konsumuara, aktivitetet e kohës së lirë, takimi me miqtë/familjen për një pije/ vakt të paktën një herë në muaj.

The post Eurostat: 6.8% e popullsisë së BE-së u përball me privime të rënda materiale dhe sociale në vitin 2023! Ja cili është vendi që kryeson appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Zhytja e nëndetëses “Titan” që përfundoi në tragjedi, zbulohen mesazhet e fundit të dërguara nga ekuipazhi

By: I K
16 September 2024 at 19:08

Është zbuluar një nga mesazhet e fundit nga ekuipazhi i nëndetëses Titan, e cila shpërtheu në thellësitë e Atlantikut me 5 persona në bord, teksa eksploronte Titanikun rreth një vit më parë.

titan_____

Sipas Sky News, mesazhi i fundit i ekuipazhit para se ajo të shpërthente, ishte se “gjithçka është mirë këtu”.

Miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni Suleman Dawood dhe djali Shahzada vdiqën së bashku me CEO-n e OceanGate Expeditions, Stockton Rush dhe francezin Paul-Henri Nargeolet.

Të pestë komunikuan me stafin mbështetës përmes mesazheve me tekst, sipas një video animacioni të paraqitur nga Roja Bregdetare e SHBA, i cili u shfaq gjatë ditës së parë të një seance dëgjimore që shqyrtonte shkaqet e tragjedisë.

Ekuipazhi filloi të humbiste kontaktet me ata që ishin në bordin e Princit Polar, të cilët pyesnin vazhdimisht për thellësinë dhe peshën e nëndetëses ndërsa ajo zbriste drejt mbytjes së Titanikut. Princi Polar dërgoi mesazhe duke pyetur nëse Titani mund ta shihte ende Titanikun në ekranin e anijes.

Nëndetësja bëri zhytjen e saj përfundimtare më 18 qershor 2023, duke humbur kontaktin me anijen e saj mbështetëse rreth dy orë më vonë.

Kërkimi për Titanin tërhoqi vëmendjen mbarëbotërore dhe rrënojat u gjetën përfundimisht në fundin e oqeanit rreth 300 metra nga rrënojat e Titanikut, thanë zyrtarët.

Seanca dëgjimore në qarkun Charleston, Karolina e Jugut pritet të zgjasë dy javë. Qëllimi i tij është të zbulojë faktet rreth incidentit dhe të zhvillojë rekomandime për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen.

VIDEO

The post Zhytja e nëndetëses “Titan” që përfundoi në tragjedi, zbulohen mesazhet e fundit të dërguara nga ekuipazhi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Niko Makropoulos publikon këngën e re me videoklip të realizuar në Sarandë gjatë Orange Festival

16 September 2024 at 20:01

Këngëtari i njohur grek Nikos Makropoulos ka publikuar këngën e tij të re, të shoqëruar me një videoklip mbresëlënës, të filmuar 100% në stadiumin e Sarandës gjatë Orange Festival. Ky event muzikor, i cili mbledhi mijëra pjesëmarrës këtë verë, shërbeu si një sfond perfekt për projektin e ri të artistit.   Videoklipi kap atmosferën e […]

The post Niko Makropoulos publikon këngën e re me videoklip të realizuar në Sarandë gjatë Orange Festival appeared first on Saranda Web.

Durrës| Perlat e muzikës turke, artistët sjellin veprat e 2 kompozitorëve të njohur

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 18:54

Perlat e muzikës turke u prezantuan në një koncert në Durrës në Teatrin e “Aleksandër Moisiu”.

Një përzgjedhje e pjesëve më të mira të Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin, dy pionier në fushën e kompozimit të muzikes turke, u interprentuan nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Stambollit, për shijet muzikore të publikut shqiptar.

Pjesët muzikore përfshin melodi popullore nga të gjitha rajonet e Anadollit dhe shpalosin karakterin e muzikës popullore turke në një kuptim universal.

I pranishëm ishte dhe Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay.

“Jam shumë i lumtur që në ditën e dytë të Javës së Kulturës Turke,  jam mes qytetarëve të Durrësit. Artistë nga Teatri i Operës dhe Baletit të Stambollit kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të veçantë. Një nga arsyet kryesore që zgjodhëm Durrësin është historia e tij e lashtë dhe rrënjët e thella kulturore. Siç keni parë në broshurat pranë jush, koncerti titullohet ‘Perlat e muzikës turke’, ku kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me veprat e dy prej kompozitorëve më të njohur turq,”-u shpreh ambasadori turk.

Ndërsa violinisti Murat Anil Erginol u shpreh se kultura turke ka ngjashmëri me popujt e Ballkanit, ndërsa theksoi se në Shqipëri ndihet si në shtëpi.

“I gjithë programi përfshin muzikë të dy kompozitorëve të njohur turq, Ahmet Adnan Saygun dhe Ulvi Cemal Erkin. Për ne është një kënaqësi e veçantë të interpretojmë këtë muzikë në Shqipëri. Tenori i mirënjohur, Zafer Erdas, do të performojë disa këngë, ndërsa unë dhe kolegët e mi do të luajmë disa pjesë nga kuartetet e kompozitorëve. Shpresoj të rikthehem sërish në Shqipëri. Kemi shumë ngjashmëri me popujt e Ballkanit dhe ndihemi si në shtëpinë tonë këtu, ndaj është një kënaqësi e madhe të ndajmë muzikën tonë me ju,” –tha violinisti.

Koncertet erdhën në kuadër të javës kulturore turke.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Durrës| Perlat e muzikës turke, artistët sjellin veprat e 2 kompozitorëve të njohur appeared first on Euronews Albania.

Nëna e priftit Nikolla Xhufka: I them bravo të qoftë, vazhdo përpara…

16 September 2024 at 18:36

Pak ditë më parë janë publikuar disa biseda private të At Nikolla Xhufkës, të cilat kanë ngritur dyshime se prifti mund të jetë në një lidhje dashurie me një burrë tjetër.

Ai ka reaguar ne rrjetet sociale duke thënë se ky është një montazh i një televizioni dhe bisedat nuk janë të vërteta por atë duan qe ta fusin ne kurth.

Më tej Xhufka lë në hije skandalin ku u përfshi duke thënë se në fakt sulmet janë ndaj kishës së Fan Nolit dhe jo ndaj tij.

Në një intervistë për emisionin People në Euronews Albania, At Nikolla Xhufka përgënjeshtroi bisedat e publikuara në emisionin investigativ dhe u shpreh se familja e ka mbështetur duke mos besuar asgjë nga ato që ai i cilëson sajime me inteligjencë artificiale.

Nëna e priftit tha në një prononcim për Euronews Albania se asgjë nga ato që është publikuar nuk është e vërtetë apo e vërtetueshme. Ai theksoi se e mbështet të birin në rrugën e vet dhe i kërko të vazhdojë pa u ndalur në misionin e tij.

“Momenti normal që është shokues, por për sa kohë fëmija im nuk ka kryer marrëdhënie me të mitur, nuk kanë arritur në atë që kanë dashur të nxjerrin që shkon me meshkuj, për mua kjo është një nul, një dështim i atij lloj televizioni. Pikë mbaroi. Për mua kjo nuk ka fare rëndësi dhe as më bën fare përshtypje. Djalit tim i kam thënë vazhdo përpara dhe mos u ndal. Atij bravo i qoftë për këtë që bën, dhe e falenderoj që bën atë që unë e kam edukuar, rrugën e Zotit”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nëna e priftit Nikolla Xhufka: I them bravo të qoftë, vazhdo përpara… appeared first on Euronews Albania.

❌
❌