Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Vangjel Tavo betohet si kryetar i Bashkisë Himarë

By: V K
23 September 2024 at 12:04

Ditën e sotme, Vangjel Tavo, betohet si kryetar i Bashkisë Himarë, duke marrë kështu edhe detyrën.

Tavo fitoi zgjedhjet si kryebashkiak më 4 Gusht, përballë kandidatit tjetër Petro Gjikuria.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës.

Vendimi verdhi pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.

Tavo u zgjodh kryetari i ri i Bashkisë Himarë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u mbajnë në këtë bashki pas dënimit me burg të Fredi Belerit.

The post Vangjel Tavo betohet si kryetar i Bashkisë Himarë appeared first on Albeu.com.

Vangjel Tavo do të betohet si kreu i Bashkisë Himarë

By: nilda
23 September 2024 at 12:38

Vangjel Tavo do të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës dhe pritet që sot të marrë zyrtarisht detyrën. Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjesshme vendore, që u zhvilluan më 4 gusht, përballë rivalit Petro Gjikuria. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos…

Source

Before yesterdayMain stream

Zgjedhjet në Himarë/ Gjykata e Vlorës i jep mandatin Vangjel Tavos si kryetar i Bashkisë

By: xhir jeta
19 September 2024 at 11:39

VLORE – Gjykata e Vlorës i ka dhënë mandatin Vangjel Tavos si kryetar i bashkisë Himarë pas certifikimit edhe nga KQZ.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Artan Çirraga, i cili pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës.

Tavo tashmë pritet të betohet në Këshillin Bashkiak për të marrë detyrën, pasi mandati u konfirmua edhe nga KQZ më 12 shtator./abcnews.al

Vangjel Tavo është edhe de jure kryetar i Himarës, Komisioni Rregullator certifikon rezultatin

By: redi
18 September 2024 at 19:11

45 ditë pritje dhe Vangjel Tavo është konfirmuar fitues i Bashkisë së Himarës. Këtë të mërkurë Komisioni Rregullator miratojë rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve të pjesshme duke mbyllur edhe ciklin e organeve zgjedhore që duhet të certifikonin rezultatin. Tani Tavos i lind e drejta që të betohet pranë Këshillit Bashkiak të Himarës dhe të vesh zyrtarisht kostumin e qytetarit të parë të bashkisë…

Source

Opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë, KAS hap kutitë e votimit

22 August 2024 at 15:09

Hapja e kutive të votimit do të bëhet për të verifikuar kopjen e të gjithë regjistrave të posaçëm, procesverbalëve dhe dokumenteve të tjera brenda kutive të votimit, pasi opozita pretendon për parregullsi në zgjedhje. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve, KAS, u vu në lëvizje pas kërkesës së Partisë Demokratike dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që pretendojnë […]

The post Opozita kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë, KAS hap kutitë e votimit appeared first on Reporter.al.

Në Himarë, të drejtat e pronësisë më të rëndësishme se mosmarrëveshjet diplomatike greke

6 August 2024 at 09:20

Votuesit në bashkinë e Himarës të Shqipërisë jugore zgjodhën të dielën kandidatin e Partisë Socialiste në pushtet Vangjel Tavo si kryebashkiak të ri pas një mosmarrëveshjeje politike që ka zgjatur për më shumë se një vit. Mosmarrëveshja filloi në maj të vitit 2023 kur kandidati për kryebashkiak Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve […]

The post Në Himarë, të drejtat e pronësisë më të rëndësishme se mosmarrëveshjet diplomatike greke appeared first on Reporter.al.

Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe humbasin Himarën

5 August 2024 at 07:29

Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohën e Fatos Nanos, ish-deputet i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe së fundmi, kandidat i Partisë Socialiste të Edi Ramës për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë, do të jetë kryetari i Bashkisë Himarë për tre vitet e ardhshme por i duhet të qeverisë mes të tjerash […]

The post Socialistët fitojnë zgjedhjet dhe humbasin Himarën appeared first on Reporter.al.

Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Himarë

5 August 2024 at 07:21

Pak minuta përpara orës 7 të mëngjesit në KZAZ 88 në Himarë u mbyll numërimi i votave për zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak dhe zhurma e fishekzjarrëve mbushi qytetin bregdetar. Vangjel Tavo mori 5022 vota ose 58.62 % të totalit dhe Petro Gjikuria 3545 vota – duke siguruar një fitore të qartë. Zgjedhjet e të […]

The post Vangjel Tavo fiton zgjedhjet në Himarë appeared first on Reporter.al.

Socialistët drejt fitores masive në Bashkinë Himarë, por jo në vetë Himarën

5 August 2024 at 06:51

Vangjel Tavo ka gjasa do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Himarës, por në qytezën e vogël bregdetare ku pritet të ketë zyrat për tre vitet e ardhshme, dukshëm ai ka humbur thellë. Ndërsa numërimi i votave për zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie po i afrohet fundit në orët e para të […]

The post Socialistët drejt fitores masive në Bashkinë Himarë, por jo në vetë Himarën appeared first on Reporter.al.

Mbyllen kutitë e votimit në Himarë: Qindra qytetarë privohen nga e drejta e votës

4 August 2024 at 19:10

Mesditën e të dielës, një 86-vjeçar ishte ulur në shkallët e kishës së Shën Mërisë në qendër të fshatit Vuno, në një aneks të së cilës ishte ngritur edhe qendra e votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryebashkiak në bashkinë Himarë. Edhe pse pak metra larg kutisë së votimit, i moshuari i cili tha se […]

The post Mbyllen kutitë e votimit në Himarë: Qindra qytetarë privohen nga e drejta e votës appeared first on Reporter.al.

Zgjedhje Himarë 2024: Live Blog

By: BIRN
4 August 2024 at 07:08

Ora: 07:34 – E hënë, 5 gusht 2024. Vangjel Tavo i  Partisë Socialiste fitoi zgjedhjet e së dielës me rezultat të thellë. Ai gjithsesi humbi në vetë njësinë administrative Himarë. Për më shumë lexoni këtu:   Ky blog nuk përditësohet më.   7:00 – Hapen kutitët e votimit në bashkinë Himarë për zgjedhjet e pjesshme […]

The post Zgjedhje Himarë 2024: Live Blog appeared first on Reporter.al.

Hapen kutitë e votimit në zgjedhjet pjesshme për kryebashkiak në Himarë

4 August 2024 at 07:03

Rreth 23 mijë votues gëzojnë të drejtën e votës në bashkinë Himarë, por një pjesë e madhe e tyre janë emigrantë dhe në zgjedhjet vendore të vitit 2023, gati një në tre votues e hodhën morën pjesë në votime. Në njësinë administrative Himarë ndodhen 18 qendra votimi dhe 12,152 zgjedhës në listë, në njësinë administrative […]

The post Hapen kutitë e votimit në zgjedhjet pjesshme për kryebashkiak në Himarë appeared first on Reporter.al.

Referendum për Edi Ramën apo zgjidhje për Himarën

3 August 2024 at 09:00

Në të djathtë të rrugës kryesore, sapo kalon fshatin Nivicë në Njësinë Administrative Lukovë të  Bashkisë së Himarës, një tabelë të sinjalizon ekzistencën e një gjiri dhe plazhi në një segment bregdeti, që përndryshe është shumë i thepisur dhe i papërshtatshëm për plazh. Vizitori gjithsesi do të zhgënjehet, siç është zhgënjyer përgjatë njëzet viteve të […]

The post Referendum për Edi Ramën apo zgjidhje për Himarën appeared first on Reporter.al.

Edi Rama kundërshton akuzat e PD për përfitim të paligjshëm të një prone në bregdet

2 August 2024 at 15:55

Partia Demokratike akuzoi të premten Kryeministrin Edi Rama se ka përdorur detyrën e tij për të miratuar akte ligjore nga të cilat pjesëtarë të trungut të tij familjar kanë përfituar një pronë, 22.4 hektarë tokë në Vuno, një fshat në bregdetin e Vlorës, nga ku ka origjinën nëna e tij. Sipas akuzave nga selia e […]

The post Edi Rama kundërshton akuzat e PD për përfitim të paligjshëm të një prone në bregdet appeared first on Reporter.al.

Pas një gjyqi dhe mosmarrëveshjeje diplomatike, Himara zgjedh sërish një kryetar bashkie

2 August 2024 at 10:09

Në kohë normale, zgjedhjet në një bashki të vogël shqiptare nuk do të tërhiqnin aq vëmendje, por në Himarë drama rreth kryebashkiakut të zgjedhur të mëparshëm, Fredi Beleri, e cila u përshkallëzua në nivel diplomatik, i ka bërë të veçanta zgjedhjet e 4 gushtit për kryebashkiakun. Burgimi vitin e kaluar i Belerit, i cili vjen […]

The post Pas një gjyqi dhe mosmarrëveshjeje diplomatike, Himara zgjedh sërish një kryetar bashkie appeared first on Reporter.al.

❌
❌