Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Korrupsioni me kontratat e mbetjeve po saboton turizmin në Vlorë

19 September 2024 at 18:16

Për vite me radhë gjatë sezonit turistik, Vlora gdhihet e mbuluar nga tymi i plehrave që digjen në fushën e grumbullimit në periferi të qytetit.  Skenat apokaliptike të tymit që mbulojnë Vlorën, si ajo e 25 korrikut, i lënë gojëhapur turistët që vizitojnë qytetin dhe rrethinat e tij për të shijuar detin dhe i ka […]

The post Korrupsioni me kontratat e mbetjeve po saboton turizmin në Vlorë appeared first on Reporter.al.

Rikthimi i ‘xhiros’ nuk e rigjallëron Rrugën Tregtare në Durrës

12 September 2024 at 10:36

Bulevardi “Epidamn” në Durrës, i njohur më së shumti si Rruga Tregtare është mbyllur dy muaj më parë me urdhër të Bashkisë, dhe po shfrytëzohet si pedonale për kalimtarët vendas dhe të huaj, po ashtu dhe për qytetarët durrsakë. Por ajo ka mbetur e shurdhër, në mungesë të mbështetjes së bizneseve që kërkojnë të gjallërojnë […]

The post Rikthimi i ‘xhiros’ nuk e rigjallëron Rrugën Tregtare në Durrës appeared first on Reporter.al.

KPK u nda në vlerësimin e gjyqtarit Julian Haxhiu

9 September 2024 at 14:38

Gjyqtari i Tiranës, Julian Haxhiu u konfirmua në detyrë më shumicë votash të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, më 7 qershor. Trupa u nda në vlerësimin përfundimtar për mënyrën e përfitimit të një kredie me kushte lehtësuese, ku kryesuesja Alma Faskaj dhe relatorja Pamela Qirko i gjetën bindëse shpjegimet e subjektit, ndërsa […]

The post KPK u nda në vlerësimin e gjyqtarit Julian Haxhiu appeared first on Reporter.al.

Gazetaria ‘copy-paste’ cenon të drejtat e autorit dhe rrit rrezikun për dizinformim

6 September 2024 at 18:02

Saktësia dhe paanshmëria janë dy parimet bazë të Kodit të Etikës së Gazetarit, që i detyron këta të fundit që të verifikojnë informacionin përpara botimit si dhe të bëjnë çmos që t’i ofrojnë publikut raportim të paanshëm dhe të balancuar. Por në epokën e mediave dixhitale, Kodi i Etikës po zëvendësohet përditë e më shumë […]

The post Gazetaria ‘copy-paste’ cenon të drejtat e autorit dhe rrit rrezikun për dizinformim appeared first on Reporter.al.

Pas vendimit të Kolegjit, Besnik Maho heq dorë nga procesi i vetingut

6 September 2024 at 16:32

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 nëntor 2023 me shumicë votash përfundimin pa vendim përfundimtar të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit të Pogradecit Besnik Maho, për t’iu nënshtruar vetingut. Sipas shumicës së KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet punë si gjyqtar, që u konsiderua si afat i nevojshëm […]

The post Pas vendimit të Kolegjit, Besnik Maho heq dorë nga procesi i vetingut appeared first on Reporter.al.

“Raport të dobët në respektimin e ligjit”, zbulohen provat që lanë në qeli ish-ministrin Ilir Beqaj

4 September 2024 at 16:40

Përgjimet e kryera nga SPAK në muajt mars dhe prill të vitit 2023 në kuadër të hetimit të kontratës koncesionare të check up-it, e ashtuquajtur “kontroll shëndetësor falas”, zbuluan skemën e dyshuar të korrupsionit dhe pastrimit të parave duke keqpërdorur fondet e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian, në krye të së cilës duket se […]

The post “Raport të dobët në respektimin e ligjit”, zbulohen provat që lanë në qeli ish-ministrin Ilir Beqaj appeared first on Reporter.al.

Përfshirja e AMA-s në moderimin e TikTok ngre shqetësime për ‘censurë digjitale’

3 September 2024 at 11:51

Pak ditë pasi njoftoi nisjen e një bashkëpunimi me rrjetin social TikTok për të denoncuar dhe fshirë “video të dëmshme”, Autoriteti i Mediave Audiovizive raportoi për dhjetëra denoncime që sollën fshirjen nga platforma të 112 videove me përmbajtje piraterie. Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi shkroi në rrjetin social në Facebook se ata nuk e kishin […]

The post Përfshirja e AMA-s në moderimin e TikTok ngre shqetësime për ‘censurë digjitale’ appeared first on Reporter.al.

KPA: Periand Teta dëshmoi qartë vullnetin e tij për t’iu nënshtruar vetingut

2 September 2024 at 14:29

Periand Teta ka ushtruar funksionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, prej shkurtit 2014 deri në korrik të 2017-ës, kur është liruar nga detyra me urdhër të ish-kryetarit të atëhershëm. Urdhri lirimit ka ardhur pasi Teta ka kërkuar të dijë për vijueshmërinë e punës së tij, në kushtet që gjyqtares pranë të cilës punonte […]

The post KPA: Periand Teta dëshmoi qartë vullnetin e tij për t’iu nënshtruar vetingut appeared first on Reporter.al.

Arsyetimi i KPA që detyron Komisonin për të vetuar ish-gjyqtarin Besnik Maho

29 August 2024 at 18:41

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 nëntor 2023 përfundimin pa vendim përfundimtar të çështjes në lidhje me kërkesën e ish-gjyqtarit të Pogradecit Besnik Maho për t’iu nënshtruar vetingut. Sipas KPK, Maho nuk i kishte kryer tre vjet punë si gjyqtar, që u konsiderua prej shkallës së parë të vetingut të magjistratëve, si […]

The post Arsyetimi i KPA që detyron Komisonin për të vetuar ish-gjyqtarin Besnik Maho appeared first on Reporter.al.

Organizatat e mediave shprehin shqetësim për publikimin e videove të dhunshme

27 August 2024 at 16:06

Një nga lagjet më të populluara të Tiranës u trondit me datë 19 gusht, pasi një oficer i policisë së Kufirit, Fatjon Goxhara plagosi me armë zjarri një shtetas tjetër në mes të rrugës në orët e mesditës. Ngjarja u trajtua gjerësisht nga media për shkaqet që çuan në këtë krim, por ajo që tronditi […]

The post Organizatat e mediave shprehin shqetësim për publikimin e videove të dhunshme appeared first on Reporter.al.

Gjyqtari Lazër Sallaku dështoi të bindë KPA-në për burimet e ligjshme të pasurisë

25 August 2024 at 12:41

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar si të pabazuara thuajse të gjitha shkaqet e ngritura nga gjyqtari i Tiranës, Lazër Sallaku ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e shkarkoi atë nga detyra më 26 maj 2023 për mungesë të burimeve të ligjshme në krijimin e pasurive. Në vendimin […]

The post Gjyqtari Lazër Sallaku dështoi të bindë KPA-në për burimet e ligjshme të pasurisë appeared first on Reporter.al.

Partitë politike vuajnë nga “informaliteti i skajshëm” në Shqipëri

25 August 2024 at 10:20

Më 4 gusht, Bashkia e Himarës në jug të vendit iu drejtua kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas arrestimit të debatueshëm të Fredi Belerit dhe humbjes së mandatit të tij për shkak të dënimit për korrupsion në zgjedhje. Gara u zhvillua mes Vangjel Tavos nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga […]

The post Partitë politike vuajnë nga “informaliteti i skajshëm” në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Sipas KPA, prokurori Urim Buci kreu deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

24 August 2024 at 12:02

Prokurori i Dibrës, Urim Buci u konfirmua me shumicë votash më 27 prill 2023, por vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit mbi bazën e një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Komisionerja Publike, Irena Nino ngriti shkaqe ankimi për pasurinë dhe për gjendjen e dyshuar […]

The post Sipas KPA, prokurori Urim Buci kreu deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë appeared first on Reporter.al.

‘Nismë klienteliste’: Si u lobua projektligji i ri që rikthen importin e mbetjeve

21 August 2024 at 18:53

Në një sallë hoteli në Tiranë më 3 maj, përfaqësues nga industritë prodhuese të çimentos dhe riciklimit të letrës dhe plastikës, u ulën në një tryezë me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe të Kuvendit, zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetarin e Komisionit për Ekonominë, Eduard Shalsi dhe kryetarin e […]

The post ‘Nismë klienteliste’: Si u lobua projektligji i ri që rikthen importin e mbetjeve appeared first on Reporter.al.

KPA u nda në rrëzimin e vendimit për gjyqtarin në pension, Petraq Çurri

20 August 2024 at 16:57

Gjyqtari i Durrësit, Petraq Çurri u shkarkua nga detyra më 12 maj 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludoi se ai kishte kryer deklarim të paplotë dhe të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe se kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia me qëndrimin e tij gjatë hetimit administrativ. Qëndrimi jo bashkëpunues dhe dorëzimi të dhënave […]

The post KPA u nda në rrëzimin e vendimit për gjyqtarin në pension, Petraq Çurri appeared first on Reporter.al.

Vendimi i KPK: Arsyet e shkarkimit të ndihmësin ligjor, Saimir Nazifi

19 August 2024 at 14:55

Ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Saimir Nazifi u shkarkua nga detyra prej Komisionit më 25 qershor për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe për kriterin e profesionalizmit. Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, Nazifi dhe vjehrra e tij kishin çelur një depozitë në shumën 23 mijë […]

The post Vendimi i KPK: Arsyet e shkarkimit të ndihmësin ligjor, Saimir Nazifi appeared first on Reporter.al.

Projektligji i qeverisë për diplomacinë shqiptare pritet me kritika

15 August 2024 at 18:42

Në muaj gusht, kur shumica e zyrtarëve publikë apo përfaqësuesve të trupit diplomatik janë me pushime, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hedhur për konsultim publik një projektligj për “Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, thuajse nëntë vjet pasi ndryshimet e fundit ligjore shkaktuan një debat politik. Përmes draftit të hedhur për […]

The post Projektligji i qeverisë për diplomacinë shqiptare pritet me kritika appeared first on Reporter.al.

Prokurori Petref Asllani u shkarkua për probleme në kriterin e pasurisë

14 August 2024 at 10:38

Prokurori i Elbasanit, Petref Asllani u shkarkua nga Komisioni më 14 maj, pasi u evidentuan një sërë problemesh në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për figurën dhe se kishte arritur nivel kualifikues për profesionalizmin. Asllani rezulton të jetë proceduar penalisht në vitin 2015 për deklarim të rremë e fshehje të pasurisë, bazuar […]

The post Prokurori Petref Asllani u shkarkua për probleme në kriterin e pasurisë appeared first on Reporter.al.

❌
❌