Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 September 2024Main stream

Deponia e Strugës përbën minierë ari për thithjen e parave të komunës.

23 September 2024 at 19:53

OBRM-PDUKM-ja akuzon pushtetin lokal se ka shpenzuar shuma të mëdha nga buxheti komunal në emër të mirëmbajtjes dhe ndërtimit të deponive.

Pavarësisht premtimit të kreut të Komunës Merko se do ta zhvendoste deponinë, ajo prej vitesh nuk është pastruar dhe vazhdon ti helmojë struganët.

“Këtu lind problemi financiar dhe derdhja e parave të qytetarëve ku në gjashtë vitet e fundit shkon diku rreth 1 milion e 16 mijë euro. As deponia nuk është dislokuar e as efekti i ekzistencës së saj nuk është zvogëluar dhe shuma të mëdha parash janë dhënë në emër të mirëmbajtjes dhe ndërtimit të deponisë. Këto janë para me të cilat çdo komunë normale do të bënte diçka përgjithësisht të dobishme. Do të kishim kopsht fëmijësh, parking, do të kishim rrugë të rregulluara dhe ndriçim të rregulluar. Kështu përfundojnë paratë sikur janë derdhur në pus”, tha Nikolla Kukunesh, këshilltar nga OBRM-PDUKM-ja.

Nga OBRM-PDUKM-ja dyshojnë se këto para shpenzohen në të vërtetë, sepse thonë se e njëjta kompani me vite e mirëmban deponinë dhe mjetet për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e deponisë kalojnë në llogarinë e saj.

Komuna e Strugës nuk iu përgjigj akuzave të OBRM-PDUKM-së.

Ndërkaq, rasti gjyqësor për deponinë ka një vit që është në fazën e ankimimit në Gjykatën e Apelit në Manastir.

“Fatkeqësisht, po humbasim kohë të vlefshme për ta zgjidhur këtë problem. Në dy raste, si palë në procedurë, kemi reaguar me urgjencë në gjykatën e shkallës së dytë, ku kemi kërkuar qasje më serioze, përkatësisht prioritet për zgjidhjen e kësaj çështjeje, pasi bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit publik në Strugë”, u shpreh Gligorie Kjatoski-avokat.

Në vitin 2021, Shoqata e Juristëve të Rinj ngriti padi kundër Komunës së Strugës, Ndërmarrjes Komunale nga Struga dhe Ministrisë së Mjedisit, sepse nuk kanë bërë asgjë për pastrimin dhe dislokimin e deponisë dhe qytetarët janë ekspozuar ndaj ndotjes ajrit që kërcënon shëndetin e tyre.

Ata kërkojnë që gjykata të ndalojë hedhjen e mbeturinave në afërsi të Strugës dhe të pastrohet dhe rivitalizohet zona./Alsat/

The post Deponia e Strugës përbën minierë ari për thithjen e parave të komunës. appeared first on Telegrafi.

Siljanovska Davkova: Aktgjykimet e gjykatës në Hagë duhet të jenë të detyrueshme

23 September 2024 at 19:20

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me apel që aktgjykimet e gjykatës në Hagë të jenë të detyrueshme.

Ajo foli në sesionet e përkushtuara për të ashtuquajturin Pakti për ardhmërinë, për të cilin u debatua në KB. Me të parashihet bashkëpunim ndërkombëtare për ruajtjen e paqes në botë. Në këtë drejtim Presidentja me apel për rol më të fuqishëm të Gjykatës ndërkombëtare në Hagë.

Shefi i diplomacisë Timço Mucunski në sesionet e përkushtuara për Paktin për ardhmëri, theksoi se në periudhë të tensioneve globale, siç është pushtimi rus ndaj Ukrainës dhe ndodhitë në Gazë dhe Lindjen e afërt, vendet duhet ta kthejnë besimin mes tyre.

Ai tha se Maqedonia është e gatshme që në mënyrë aktive të marrë pjesë në këtë sferë.

Vendet anëtare të KB-së e miratuan Paktin për ardhmëri që duhet krijuar “ardhmëri më të mirë” për njerëzimin që ka ngecur në luftëra, mjerim dhe ngrohje klimatike, edhe krahas kundërshtimit të disa vendeve duke përfshirë Rusinë. Pakti parasheh përkushtim ndaj multilaterizmit, respektimit të Deklaratës së KB-së dhe ruajtjes së paqes, ndërsa bën thirrje për reforma brenda institucioneve ndërkombëtare financiare dhe Këshillit për siguri pranë KB-së.

 

The post Siljanovska Davkova: Aktgjykimet e gjykatës në Hagë duhet të jenë të detyrueshme appeared first on Telegrafi.

Kontrolle në Strugë, Ohër dhe Kërçovë, asgjësohen 8,7 tonë ushqime të pasuigurta

23 September 2024 at 18:54

Në kontrolle të jashtëzakonshme në Kërçovë, dhe në dy qytetet turistike Strugë dhe Ohër janë asgjësuar 8,7 tonë ushqime të pasigurta. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën të ditur se një market në Strugë është gjobitur me 1.400 euro për vendosjen e produkteve të pasigurta në treg. Ushqimi në masën 15 kilogramë është asgjësuar, ndërsa për mospërputhjet e konstatuara është shqiptuar gjobë (mungesë e deklaratave, deklarime të palexueshme të produkteve, shënjimi i papërshtatshëm i produkteve, shitja e ushqimeve të skaduara etj.). Në këtë qytet është gjobitur edhe një mishtore me 500 euro për vendosje të produkteve të pasigurta në treg. Janë asgjësuar 50 kilogramë ushqime me origjinë shtazore. Në Ohër, një gjellëtore është gjobitur me 500 euro, ku shërbimet inspektuese të AUV-së kanë konstatuar mospërputhje dhe kanë asgjësuar 15 kilogramë ushqime të pasigurta gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm.

Drejtori i ri i AUV-së, Oliver Milanov, thotë se bëhet fjalë për rreth 120 inspektime të jashtëzakonshme.

“Në Strugë dhe Ohër në një operacion treditor zbuluam 8.7 tonë ushqime të pasigurta. Ishte një veprim i drejtuar nga unë personalisht. Bëhet fjalë për ushqime të padeklaruara që janë asgjësuar pa dëm. Nuk kishte dokumente sanitare, deklarata importi, dhe operatorët nuk ishin as të regjistruar”, tha Oliver Miladinov Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në disa prej operatorëve janë konstatuar kushte jo të kënaqshme higjienike, kryerja e një aktiviteti të pa miratuar nga AUV, mungesë e librezave sanitare për punonjësit e të tjera. Përveç kontrolleve të jashtëzakonshme të shtuara, duke vepruar sipas ankesave dhe propozimeve të paraqitura, shërbimet inspektuese të AUV-së kryejnë kontrolle të rregullta në përputhje me Planin Vjetor për kryerjen e kontrolleve inspektuese, sipas AUV-së.

Nga aty shtojnë se në gjashtëmujorin e parë të vitit janë kryer 24.335 kontrolle inspektuese, gjatë të cilave janë vendosur 2.433 masa inspektuese, janë shkatërruan 37.6 tonë dhe 13.654 litra ushqime të pasigurta./Shenja/

The post Kontrolle në Strugë, Ohër dhe Kërçovë, asgjësohen 8,7 tonë ushqime të pasuigurta appeared first on Telegrafi.

Filipçe-Spiropali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet së bashku të vazhdojnë rrugën evropiane

23 September 2024 at 18:31

Kryetari i LSDM-së dhe deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, së bashku me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së Oliver Spasovski dhe deputetin Fatmir Bytyqi, zhvilluan takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

Në takim, siç informojnë nga LSDM-ja, është biseduar për marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe për politikat e ardhshme në drejtim të përshpejtimit të procesit eurointegrues të dy vendeve.

Filipçe dhe Spiropali, ranë dakord se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria patjetër të vazhdojnë së bashku rrugën evropiane, me fokus në përmbushjen e detyrimeve dhe shkëmbimin e përvojave në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian i cili është i rëndësishëm për të ardhmen e qytetarëve të të dy vendeve.

Në këtë kontekst, Filipçe potencoi se është i shqetësuar për politikën e qeverisë aktuale në lidhje me procesin e integrimeve evropiane të vendit.

“Qeveria aktuale nuk ndërmerr hapa konkretë rreth përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të vendit pavarësisht se premtuan përmirësimin e pozicionit negociator. Për momentin kemi një situatë ku rruga drejt BE-së është vënë në një situatë të rrezikshme, ndërsa bashkë me atë edhe e ardhmja e vendit”, tha Filipçe.

Në takim u konfirmua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe rëndësia e forcimit dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal si në planin ekonomik ashtu edhe në atë dypalësh.

Ndërkohë, në takim, Filipçe theksoi bashkëpunimin me Partinë simotër socialiste të Shqipërisë, në nivel bilateral dhe në kuadër të Partisë së socialistëve evropianë.

The post Filipçe-Spiropali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet së bashku të vazhdojnë rrugën evropiane appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Është hequr plotësisht ndalimi i lëvizjes në pyjet e Maqedonisë

20 September 2024 at 17:54

Ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore është hequr për shkak të vlerësimit të rrezikut të reduktuar nga zjarret në pyje, njofton Ndërmarrja Publike “Pyjet Kombëtare”.

“Në përputhje me kërkesën nga NP “Pyjet Kombëtare” nr. 11-341/5 të dhënë më 15.07.2024, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave të Republikës së Maqedonisë ka lëshuar pëlqimin për heqjen e plotë të ndalimit të lëvizjes në pyje dhe tokë pyjore për shkak të vlerësimit të rrezikut të reduktuar nga zjarret në pyje në sipërfaqet nën pyll dhe toka pyjore me të cilat menaxhohet nga NP ‘Pyjet Kombëtare’”, njoftojnë nga ndërmarrja publike.

Nga atje shtojnë se për zbatimin e marrëveshjes së lartpërmendur për heqjen e plotë të ndalimit të lëvizjes në pyll, me shkresë janë njoftuar të gjitha institucionet e përfshira: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtja, Policia Pyjore, Qendra për Menaxhimin e Krizave, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti, mjetet e informimit publik, si dhe filialet në kuadër të ndërmarrjes publike./Telegrafi/

The post Është hequr plotësisht ndalimi i lëvizjes në pyjet e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Mickoski mbron Nikolloskin, Gllavçev: Gjuhën që përdorin nuk do t’u ndihmojë për anëtarësim në BE

20 September 2024 at 17:27

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk do ta shkarkojë zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloskin. Kjo ishte kërkesa e politikanëve bullgar si shenjë e kërkim faljes pas deklaratave të Nikolloskit, i cili ashpër i kritikoi politikanët në Sofje, posaçërisht presidentin Rumen Radev.

“Më vjen keq që në mungesë të vizionit serioz, projekteve, strategjisë dhe politikës, dëshirojnë që tema kryesore në Bullgari të jetë Maqedonia dhe çështja maqedonase, por kjo është zgjedhja e tyre, jo e jona. U dëshiroj fushatë të suksesshme dhe më në fund për herë të shtatë të zgjedhin Qeveri politike të qëndrueshme me të cilën ne si Qeveri maqedonase do të mund të ndërtojmë me të vërtetë marrëdhënie të mira fqinjësore”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Dorëheqje nga Nikollovski kërkoi ish kryeministri bullgar Bojko Borisov, sipas së cilit, nëse kjo nuk ndodh, Sofja duhet të ndalojë së biseduari me Shkupin. Nga partia e Borisovit, GERB, në mënyrë shtesë theksuan se do të kërkojnë edhe shkyçjen e OBRM-PDUKM-së nga Partia popullore europiane.

“Ah, po mirë tani…nuk është prill. Kjo do të ishte një shaka e mirë për 1 Prillin”, shtoi Mickoski.

Qëndrimet e Nikollovskit i komentoi edhe kryeministri teknik bullgar Dimitar Gllavçev.

“Konkretisht për RMV-në nuk vlerësoj se gjuha e urrejtjes që kohët e fundit po e përdorin do u ndihmojë që të bëhen vend anëtarë i BE-së. Nuk bëhet fjalë për asnjëfarë negociatash të reja, mendoj se kemi bërë mjaft kompromise me identitetin nacional dhe thjesht ata duhet të respektojnë kërkesat e BE-së për t’u bërë vend anëtar”, potencoi Dimitar Gllavçev – kryeministër i Bullgarisë.

Paraprakisht zv. kryeministri, Aleksandar Nikolloski, politikanët bullgar që kërkuan që ai të shkarkohet, i vlerësoi si të padenjë dhe të korruptuar, ndërsa për presidentin Rumen Radev, tha se është i paqytetëruar dhe i pa edukatë për shkak të mungesës së flamurit shtetëror në takimin me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova./Tv21/

 

The post Mickoski mbron Nikolloskin, Gllavçev: Gjuhën që përdorin nuk do t’u ndihmojë për anëtarësim në BE appeared first on Telegrafi.

Tufegxhiq: Babai i Vanjës është viktimë në procedurë

20 September 2024 at 15:48

Në fjalën hyrëse të Prokurorisë, nuk dëgjuam se çfarë bazohet në akuzën ndaj Aleksandrit dhe në çfarë provash e mbështet akuzën për krimin e kryer, ai vetëm shprehet prerazi se ka ndihmuar. Nuk kemi veprime të përmbarimit, as prova në atë kuptim, tha avokati i Aleksandër Gjorçevskit menjëherë pas përfundimit të seancës së parë të gjykimit në Gjykatën Themelore Penale për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Avokati Vladimir Tufegxhiq thotë se babai i të miturës Vanja është viktimë në të gjithë procedurën gjyqësore dhe tha se “çdo prindi që do t’i ndodhte diçka e tillë do të bënte të njëjtën gjë që bëri, pra do të shkonte në drejtimin e kryerjes së hetimit të tij të pavarur”.

Tufegxhiq ka theksuar se akuza bazohet në provat e siguruara nga Gjorçevski me pëlqimin e policëve, për të cilat ka kërkuar që të hetohen./Telegrafi/

The post Tufegxhiq: Babai i Vanjës është viktimë në procedurë appeared first on Telegrafi.

ESHS-Maqedoni: Paga mesatare neto në korrik ishte 40.961 denarë

20 September 2024 at 13:58

Paga e paguar mesatare mujore neto për të punësuar, në korrik të këtij viti ka qenë 40.961 denarë dhe është për 2,9 për qind më e lartë se muajin e njëjtë vitin e kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistikë në RMV.

Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e pagës së paguar mesatare mujore neto për të punësuar në sektorët: Arsim (19,1%), Veprimtaritë financiare dhe veprimtaritë e sigurimit (18,6%) dhe Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi i detyrueshëm social (16,7%).

Ulja e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është vënë re në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (9,9%), Shërbime administrative dhe mbështetëse (5,6%) dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (5.4%).

The post ESHS-Maqedoni: Paga mesatare neto në korrik ishte 40.961 denarë appeared first on Telegrafi.

Taravari: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin” është i nxituar

20 September 2024 at 11:30

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin” ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari thotë se është i nxituar, por është vendim i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse siç thotë ai “nuk na duhen situata të tilla të tensionuara”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Taravari thekson se koalicioni qeveritar ka pasur marrëveshje që fillimisht të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve, por jo vetëm për përkatësinë etnike, por edhe për kategoritë tjera.

“Gjykata Kushtetuese, për fat të keq, përbëhet nga gjyqtarë të zgjedhur, edhe pse gjyqtarët duhet të jenë asnjanës. Megjithatë, nuk mendoj se kemi nevojë për situata kaq të tensionuara në këtë moment. Përkundrazi, me OBRM-PDUKM-në, para se të fillonte koalicioni, kishim një marrëveshje që të merremi me Ligjin për Përfaqësim të Drejtë të të gjitha komuniteteve dhe më pas për “balancuesin”.

Megjithatë, ishte disi e nxituar. Dikush mund të ketë dashur të flasë për këtë dhe të defokusohet nga tema të tjera më të rëndësishme”, tha Taravari, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për grantin ndërmjet Ambasadës Japoneze dhe Klinikës për Sëmundjet e Fëmijëve.

Vazhdoj, theksoi Taravari, me qëndrimin se “balancuesi” ishte një mjet i mirë, por së fundmi është keqpërdorur shumë./Telegrafi/

The post Taravari: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për “balancuesin” është i nxituar appeared first on Telegrafi.

Mucunski: Punojmë së pari në mbrojtjen e interesit tonë kombëtar në mënyrë që të kemi një rrugë të parashikueshme drejt anëtarësimit të plotë

19 September 2024 at 21:52

Në takimet e sotme me përfaqësuesit e BE-së, konfirmuam përkushtimin e Qeverisë së re për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Evropian, tha në fund të punës ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski gjatë vizitës së delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski në Bruksel.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë pozitivisht dhe pozitivisht dhe do të vazhdojmë të japim rezultate, sepse ky është mesazhi kryesor që jep BE-ja që presin rezultate nga ne në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, të qeverisjes së mirë dhe të gjitha ato politika ku kemi mangësi serioze në shtet”, theksoi Mucunski.

Ai theksoi se në atë drejtim është gjithçka konkrete dhe e prekshme që ka bërë Qeveria në më pak se tre muajt e fundit, me qëllim përmbushjen e standardeve më të larta të BE-së, si dhe çfarë ofron si zgjidhje për sfidën që pengon procesin në ngecjen faktike të negociatave të anëtarësimit të vendit me BE.

“Në këtë kuptim, mendoj se sot ishte shumë e suksesshme. Dialogu me institucionet evropiane dhe me shtetet anëtare do të vazhdojë”, shtoi Mucunski./Telegrafi/

The post Mucunski: Punojmë së pari në mbrojtjen e interesit tonë kombëtar në mënyrë që të kemi një rrugë të parashikueshme drejt anëtarësimit të plotë appeared first on Telegrafi.

Kovaçev: Me sa duket, lidershipi i Maqedonisë së Veriut nuk dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian, ndaj fajëson Bullgarinë

19 September 2024 at 19:47

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk kanë dëshirë për integrime evropiane dhe kërkojnë arsyetim pse nuk mund të ndodhë. Kështu i komentoi eurodeputeti nga EPP/GERB, Andrej Kovaçev, provokimet e RMV-së ndaj Bullgarisë në ditët e fundit theksojnë nga “BNT” e Bullgarisë.

Është e qartë se lidershipi aktual i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane. Ata kërkojnë një justifikim në publikun e tyre pse kjo nuk mund të ndodhë, dhe arsyetimi është sigurisht shpifja ndaj Bullgarisë”, komentoi ai.

Kovaçev është i vendosur se Bullgaria nuk ka shkaktuar provokime të tilla:

“Përkundrazi, ne sillemi në mënyrë shumë të civilizuar, evropiane, e duam fqinjësinë e mirë.

Bullgaria duhet të respektojë frymën evropiane dhe të presë që kandidatët e huaj të përmbushin detyrimet e tyre”, theksoi Kovaçev i pyetur nëse vendi i tij duhet të forcojë politikën e saj në raport me Maqedoninë e Veriut.

“Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të insistojmë në zbatimin e tyre dhe të kërkojmë nga partnerët tanë, por edhe nga SHBA-ja, që këtë ta përsërisin disa herë para Shkupit”, tha eurodeputeti./Telegrafi/

The post Kovaçev: Me sa duket, lidershipi i Maqedonisë së Veriut nuk dëshiron të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian, ndaj fajëson Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

19 September 2024 at 17:34

Zv. kryeministri i parë Izet Mexhiti tha se Balancuesi është mekanizëm i devalvuar dhe se sipas tij, “i ka dalur koha”.

“Për hir të së vërtetës, Balancuesi në vitet e para pas luftës ka dhënë rezultate efektive në përfaqësimin kuanitativ të shqiptarëve, por jo edhe këto 4 apo 8 vitet e fundit, ku shpesh herë në opinion kanë dalë disa raste ku është devalvuar dhe ka kundër efekt”, tha mes tjerash Mexhiti.

Mexhiti në “Daily Click” tha se në marrëveshjen politike mes OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it, ky mekanizëm do të avancohet në ligj.

Mexhiti poashtu njoftoi se së shpejti Qeveria pritet të miratojë projektin për ndërtimin e parkingut nëntokësorë në Çarshinë e Shkupit. Mexhiti tha se projekti kap vlerën e 20 milionë eurove.

“Kemi marrëveshje dhe besoj në mbledhjen e ardhshme, një ndër mbledhjet e ardhshme do të kalojë edhe parkingu për Çarshinë e vjetër, parkingu nëntokësor që është faza e tretë e sheshit, që është projekt diku 20 milionë euro dhe zgjedh problemin jetik dhe kryesor të Çarshisë së vjetër, çështjen e parkingut”, deklaroi Mexhiti në “TV21”.

Mexhiti foli edhe për ndarjen e buxhetit prej 35 milionë euro për Unversitetin “Nënë Tereza”. Mexhiti tha se është koha për të punuar për cilësinë e arsimit të lartë shqip.

Mexhiti shtoi se ky është projekti më i madh dhe një ndër më voluminozët një projekt puro shqip.

 

The post Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër appeared first on Telegrafi.

❌
❌