Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 September 2024Main stream

Tufegxhiq: Babai i Vanjës është viktimë në procedurë

20 September 2024 at 15:48

Në fjalën hyrëse të Prokurorisë, nuk dëgjuam se çfarë bazohet në akuzën ndaj Aleksandrit dhe në çfarë provash e mbështet akuzën për krimin e kryer, ai vetëm shprehet prerazi se ka ndihmuar. Nuk kemi veprime të përmbarimit, as prova në atë kuptim, tha avokati i Aleksandër Gjorçevskit menjëherë pas përfundimit të seancës së parë të gjykimit në Gjykatën Themelore Penale për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Avokati Vladimir Tufegxhiq thotë se babai i të miturës Vanja është viktimë në të gjithë procedurën gjyqësore dhe tha se “çdo prindi që do t’i ndodhte diçka e tillë do të bënte të njëjtën gjë që bëri, pra do të shkonte në drejtimin e kryerjes së hetimit të tij të pavarur”.

Tufegxhiq ka theksuar se akuza bazohet në provat e siguruara nga Gjorçevski me pëlqimin e policëve, për të cilat ka kërkuar që të hetohen./Telegrafi/

The post Tufegxhiq: Babai i Vanjës është viktimë në procedurë appeared first on Telegrafi.

Të akuzuarit për vrasjen e Vanjës dhe Pançes nuk ndihen fajtorë, publiku nuk përjashtohet nga seanca

20 September 2024 at 13:38

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup është duke vazhduar gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi.

Të akuzuarit Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, janë të pranishëm në Gjykatën Penale, pas vendimit të Këshillit Gjyqësor për bashkimin e lëndëve ndaj të pandehurve, pasi Prokuroria fillimisht ka ngritur kallëzim kundër katër personave, e më pas ndaj të dyshuarit të parë, Ljupço Palevskit, për të cilin pritej ekstradimi nga Turqia.

Të pandehurit para gjykatës deklaruan se nuk ndihen fajtorë, për çka mbrojtja e tyre do të dorëzojë prova në Gjykatë.

Prokurorja Zhaklina Krstevska, në fjalën hyrëse me kërkesë të të dëmtuarës Zhaklina Gjorçevska dhe vajzës së saj, kërkoi nga Gjykata që të përjashtojë publikun nga e gjithë seanca, për shkak të, siç tha ajo, raportimit intensiv mediatik të ngjarjes, që ka kontribuar në thellimin e dhimbjes, pas së cilës Gjykata nuk e pranoi këtë propozim të Prokurorisë.

“Avokatja dhe e dëmtuara Zorica Mirçevska dhe motra e Vanja Gjorçevskës i kanë dorëzuar prokurorisë propozim për përjashtimin e publikut nga e gjithë seanca, për shkak të pasqyrimit intensiv mediatik të ngjarjes, e cila pasqyrim mediatik ka kontribuar në thellimin e dhimbjes. Çrregullimi i rëndë post-traumatik, për të cilin po e bashkangjit raportin nga psikiatri specialist dhe rekomandimin e psikoterapistit”, tha Krstevska.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit planifikuan së bashku të rrëmbenin vajzën 14-vjeçare për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë që të siguronte para për shpërblim.

Më 22.11.2023, i akuzuari së bashku me tre të akuzuar të tjerë paraprakisht, së bashku kanë kryer rrëmbimin e të dëmtuarit Pançe Zhezovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta përdorur për rrëmbimin e të miturës në Shkup.

Vanja, e mitura dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast dyshohet se ka asistuar pas kryerjes së veprës edhe një person tjetër, ndaj të cilit procedura do të zhvillohet veçmas./Telegrafi/

The post Të akuzuarit për vrasjen e Vanjës dhe Pançes nuk ndihen fajtorë, publiku nuk përjashtohet nga seanca appeared first on Telegrafi.

❌
❌