Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 September 2024Main stream

Shtet i ri Bektashi në Shqipëri? Mërtiri: Qesharake dhe aspak serioze

By: M C
23 September 2024 at 23:12

Analisti Ergys Mërtiri e quan idenë e krijimit të një shteti Bektashi brenda Shqipërisë qeshrake dhe aspak serioze si vizion dhe si ide. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Mërtiri shprehet se nëse kjo ide bëhet realitet, atëherë duhen ndryshuar parimet themelore të kushtetutës.

Ergys Mërtiri: Problemi im është a ta marr me të qeshur apo jo. Nisma është qesharake, nuk është asapk serioze si ide, si vizion. Argumentat janë akoma më banale se sa vetë nisma. Është pa sens. Ideja që edhe vetë Kryegjyshata e mbron, prapë pa sens sepse nuk mund të thonë se ne jemi feja e vërtetë. Kjo është një nga ato nisma që prodhon të kundërtën e asaj që pretendon se do të prodhojë. Kjo është e shëmtuar mënyra se si i qasen.

Është problem kushtetute, nisesh të bësh diçka kundër kushtetutës, parimeve themelore të kushtetutës, nuk bëhet fjalë për një ligj periferik. Të sjellësh një kushtetutë të re vetëm se kërkon një kapriço. Nuk besoj se kërkohet nga jashtë. New York Times-in e ka thirrur Rama. Rama thotë se nuk e ka konsultuar me partnerët tanë. Unë nuk shoh interes që mund të kenë për shembull amerikanët apo ndonjë shtet tjetër. Nuk gjej dot. Unë besoj që kjo ka të bëjë me mendjen totalitare që ka Rama. Të gjitha gjërat i thotë jashtë, nuk na i thotë ne.

The post Shtet i ri Bektashi në Shqipëri? Mërtiri: Qesharake dhe aspak serioze appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Korrupsioni me kontratat e mbetjeve po saboton turizmin në Vlorë

19 September 2024 at 18:16

Për vite me radhë gjatë sezonit turistik, Vlora gdhihet e mbuluar nga tymi i plehrave që digjen në fushën e grumbullimit në periferi të qytetit.  Skenat apokaliptike të tymit që mbulojnë Vlorën, si ajo e 25 korrikut, i lënë gojëhapur turistët që vizitojnë qytetin dhe rrethinat e tij për të shijuar detin dhe i ka […]

The post Korrupsioni me kontratat e mbetjeve po saboton turizmin në Vlorë appeared first on Reporter.al.

‘Toyota Yaris’: Arrestimi i Zarkës ngre hije dyshimi mbi zyrtarë të tjerë të drejtësisë

30 July 2024 at 19:15

Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet për vepra penale të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te funksionarë të tjerë të drejtësisë në të paktën tetë çështje penale, përfshirë edhe çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, bëri të ditur përmes një njoftimi për shtyp të martën Prokuroria e Posaçme, SPAK – duke […]

The post ‘Toyota Yaris’: Arrestimi i Zarkës ngre hije dyshimi mbi zyrtarë të tjerë të drejtësisë appeared first on Reporter.al.

❌
❌