Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

​Serbia glorifikon sulmin në Banjskë si akt heroik, Stojkoviq: Nxitje për konflikte të ardhshme

23 September 2024 at 21:13

Me rastin e 1-vjetorit të agresionit serb në Banjskë të Zveçanit, në Serbi është shfaqur një pankartë me sloganin: “Të kujtojmë! Lavdi heronjve”.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar autoritetet serbe për nxitje të urrejtjes dhe festimin e veprimeve terroriste, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të glorifikuar sulmin terrorist.

Ai gjithashtu ka krahasuar këtë veprim me mënyrën se si disa udhëheqës palestinezë festojnë aktet e grupit Hamas, duke sugjeruar se mesazhi është i qartë: nxitja e urrejtjes dhe përgatitja për konflikte të mëtejshme.

“Në përvjetorin e sulmit terrorist në Kosovë/Banjskë të organizuar nga Aleksandar Vuçiq, në Serbi ai sulm festohet si akt heroik, organizuar nga partia në pushtet: ‘Të kujtojmë! Lavdi heronjve nga Banjska’. Qëllimi është i njëjtë me atë kur udhëheqja palestineze feston terrorizmin e Hamasit: të ruajë urrejtjen për konfliktet e ardhshme,” ka shkruar Stojkoviq në postimin e tij në rrjetin social X.

Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ende nuk është kapur nga autoritetet, pavarësisht se kërkohet nga Interpol.

Ndërkaq, dy javë më parë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave.

Të akuzuarit janë ngarkuar se përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë tentuan të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë me Republikën e Serbisë./Telegrafi/

Na dan godišnjice terorističkog napada na Kosovu/Banjska koju je organizovao Aleksandar Vučić, u Srbiji se taj napad slavi kao herojski čin, u organizaciji vladajuće partije: “Pamtimo! Slava herojima iz Banjske”.

Cilj je isti kao kada palestinsko rukovodstvo slavi terorizam… https://t.co/HWIVsDf7eg pic.twitter.com/ZjZn4JvFqG

— Advokat Čedomir STOJKOVIĆ 🇺🇦🇮🇱 (@FIGHT_4_RIGHT_S) September 23, 2024

The post ​Serbia glorifikon sulmin në Banjskë si akt heroik, Stojkoviq: Nxitje për konflikte të ardhshme appeared first on Telegrafi.

❌
❌