Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Main stream

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

7 September 2024 at 23:20

Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërkesën që Manuel Sarrazin i’a bëri për përfaqësimin e saj në CEFTA, vlerësojnë ekonomistët. Një mundësi të tillë e përmendi edhe vet emisari gjerman, i cili po kërkon heqjen e ndalesës së importit të mallrave serbe, si masë e sigurisë. Ekonomistët thonë që Kosova mund të mbetet e izoluar nga refuzimi për heqjen e kësaj mase.

Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën.

Herën e dytë foli në publik për vendimmarrjen në CEFTA, që është bllokuar për shkak të mospajtimeve të Kosovës në lidhje me përfaqësimin e saj në këtë mekanizëm.

Ani pse duket që Kosova arriti një marrëveshje me Sarrazin në lidhje me këtë aspekt, kushti i Serbisë ndaj Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të mallrave serbe, bllokoi prapë këtë marrëveshje.

Kështu, kishte thënë ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde që me anë të një postimi në platformën X tha se ka tërhequr vërejtjen se nëse është e nevojshme do të vazhdohet pa Kosovën në këtë proces.

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në samitin që do të mbahet me 14 tetor, është e rëndësishme të ketë rezultate konkrete drejt synimeve të Procesit të Berlinit.

Duke folur për kritikat e emisarit special gjerman ndaj Kosovës në lidhje me CEFTA-n, Zulfaj thotë se Kosova është treguar konstruktive në këtë proces duke kontribuar për një zgjidhje kompromisi.

“Procesi i Berlinit nuk ka një listë të gjërave që janë vetëm në proces, por merr nga iniciativat e ndryshme, duke përfshirë edhe ato që janë në kuadër të tregut të përbashkët rajonal, por ndonjëherë kontribuon edhe në zgjidhjet e çështjeve bilaterale…Besoj se në këtë drejtim është deklarata e Sarrazin që lidhet me vendimet që udhët t’i marrin në CEFTA, ku shumica e tregut të përbashkët rajonal varet nga mënyra sesi funksionon CEFTA….Ka të bëjë me vendime që janë në CEFTA dhe janë një listë që po presin vendimmarrje”, tha ai.

Kurse ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se nëse Kosova nuk e zgjidhë këtë çështje me përfaqësuesin gjerman atëherë ka vetëm tri alternativa.

“E para është izolimi, alternativa e dytë është ecja përpara e Ballkanit Perëndimor dhe CEFTA-së me formulën e re 6 minus 1, dhe e treta definitivisht fuqizimi i Ballkanit të Hapur i cili zanafillën e ka në Beograd”, tha ai.

Gërxhalliu thotë se Kosova mund të mbetët jashtë, nëse nuk reflekton.

“Procesi të vazhdohet pa Kosovën, të kemi një formulë të re të funksionimit të Ballkanit Perëndimor, me 6 minus 1 dhe ai minusi të jetë Kosova, dhe nëse vazhdohet në këtë mënyrë do të fuqizohet Ballkani i Hapur”, shtoi ai.

Për të koordinuar agjendën e samitit në tetor, emisari gjerman Sarrazin ka qëndruar javën e kaluar dhe këtë javë në vendet e rajonit dhe në Kosovë.

The post Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 7 September 2024Main stream

“Lojë lufte” në kufijtë e Kosovës/ Kajtazi: Politika e Kurtit, e kundërt me atë të Rugovës

7 September 2024 at 16:23

Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në “ABC News”, foli për mbylljen e pikave kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se veprimet e kryeministrit Albin Kurti për mbylljen e pikave kufitare në Merdare e Bernjak tregon një sjellje primitive.

“Për atë që po ndodh në anën tonë mund të themi që është primitivizëm. Në raport me serbët nuk kemi çfarë të diskutojmë por i gjithë problemi është tek kryesia e Kosovës, që ka rënë në grackën e tyre. Pas gjithë atyre që kemi kaluar, nuk mund ta shpjegojmë se si ka shkuar situata deri në këtë pikë”, tha ai.

Gjithashtu shtoi si kryeministri Kurti po ashtu edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç po mbajnë peng të dy shtetet.

Më tej nënvizoi që politika e konfrontimit me ndërkombëtarët është e turpshme dhe se sipas tij, Kurtit ka ndjekur një politikë të kundërt me atë të Ibrahim Rugovës.

“Qëllimi i Serbisë ka qenë futja e Kosovës e shqiptarëve, në konflikt me bashkësinë ndërkombëtare. Ndërsa politika e Kosovës i ka krijuar këtë favor Serbisë. Marrëdhëniet me ndërkombëtarët kanë ardhur në një pikë shumë shqetësuese”, u shpreh më tej ai.

/abcnews.al/

“Përdor bandat kriminale që të krijojë tensione”, ja akuzat e Osmanit për Serbinë

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 17:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë të shtunën se po përpiqet të krijojë tensione dhe përshkallëzim në Kosovë dhe në rajon “përmes bandave kriminale të lidhura me shtetin”, pas bllokadave të vendosura në pjesën serbe të pikëkalimeve kufitare mes dy vendeve.

Autoritetet kosovare i mbyllën mbrëmjen e kaluar dy prej pikave kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Merdare, pasi qytetarë serbë vendosën bllokada në pjesën serbe të këtyre dy pikave dhe atë të Jarinjës, duke protestuar kundër vendimeve të kohëve të fundit të autoriteteve kosovare në veriun e banuar me shumicë serbe.

“Serbia edhe njëherë tregon se nuk i intereson lëvizja e lirë, nuk i intereson fqinjësia e mirë. Këto bllokada, të cilat janë krijuar kohëve të fundit, në mënyrë të veçantë kanë për qëllim të terrorizojnë qytetarët shqiptarë donin t’i shfrytëzonin këto pika kufitare”, tha Osmani të shtunën në Podujevë, ku mori pjesë në një ngjarje.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të premten se këto dy pikëkalime janë mbyllur për pasi persona të maskuar në pjesën serbe të kufirit po i “ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste” qytetarët që duan të kalojnë transit përmes Serbisë.

Sveçla tha se e gjithë kjo ka ndodhur “para syve të policisë serbe”.

Ekipi i REL-it ka parë persona të maskuar afër bllokadës të vendosur në pjesën serbe të kufirit në Bërnjak natën e së premtes.

“Bllokadat kanë vetëm një qëllim, të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin tonë. Por, në të njëjtën kohë e tregojnë lidhshmërinë e drejtpërdrejt ndërmjet shtetit serb dhe bandave kriminale që i kanë organizuar këto bllokada, sepse siç e dini policia serbe ka qenë atje dhe këto kanë ndodhur para syve të tyre”, tha Osmani.

Derisa pikat kufitare në Bërnjak dhe Merdare vazhdojnë të jenë të mbyllura, ajo në Jarinjë është e hapur për qarkullim pa pengesa, tha Policia e Kosovës të shtunën më herët.

Osmani kërkoi nga aleatët e Kosovës “të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë dhe kanë tendencë ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin tonë”.

Shoqatat serbe i vendosën këto bllokada në anën serbe të kufirit me Kosovën si shenjë proteste ndaj mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare më 30 gusht.

Mbylljes së këtyre institucioneve paralele i parapriu ndalimi i dinarit serbë dhe mbyllja e disa degëve të Postës së Serbisë në veri më herët këtë vit.

Vendimet e Qeverisë së Kurtit janë kritikuar ashpër si të “njëanshme dhe të pakoordinuara” nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ato rrezikojnë rritjen e tensioneve.

Organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbë në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Përdor bandat kriminale që të krijojë tensione”, ja akuzat e Osmanit për Serbinë appeared first on Euronews Albania.

Largohen bllokadat serbe në kufi me Kosovën, hapet qarkullimi në Merdarë dhe Bërnjak

By: armand
7 September 2024 at 17:56

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka lajmëruar pak më herët se janë informuar se janë larguar bllokadat në pikat kufitare në territorin e Serbisë. Lidhur me këtë, Sveçla tha se kanë marrë vendim për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdarë dhe Bërnjak, të cilët u mbyllën dje. “Pas pranimit të njoftimeve se tashmë […]

The post Largohen bllokadat serbe në kufi me Kosovën, hapet qarkullimi në Merdarë dhe Bërnjak appeared first on BoldNews.al.

Pësoi arrest kardiak, humb jetën i moshuari kosovar në Velipojë

By: Ardit
7 September 2024 at 17:53

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ku një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në Velipojë, bën me dije policia. Njoftimi i Policisë: Velipojë/Informacion paraprak Rreth orës 16:00, shtetasi kosovar I. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest […]

The post Pësoi arrest kardiak, humb jetën i moshuari kosovar në Velipojë appeared first on BoldNews.al.

Sveçla: Janë larguar bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë

7 September 2024 at 17:33

Të gjitha pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë janë hapur për qarkullim të plotë dhe papengesë, pas bllokadave në pjesën serbe të kufirit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se edhe pikat kufitare në Merdar dhe Bërnjak  janë liruar për qarkullim pas largimit të bllokadave nga personat e armatosur.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nuk ekziston më asnjë pengesë për qarkullim në këto pika kufitare.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdar dhe Bërnjak”, ka deklaruar Sveçla.

Ndryshe, serbët i bllokuan të premten rrugët dhe i kthyen mbrapsht vetëm udhëtarët me dokumente të Kosovës në pjesën serbe pranë tri pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në shenjë proteste kundër veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës.

Organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbe në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe.

Të shtunën në mëngjes, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se në Jarinjë nuk më pengesa në qarkullimin e të gjitha automjeteve në të dyja anët e kufirit, derisa ende kishte dyshime për Merdarin dhe Bërnjakun.

“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinjë, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë të shtunën se po përpiqet të krijojë tensione dhe përshkallëzim në Kosovë dhe në rajon “përmes bandave kriminale të lidhura me shtetin”, pas bllokadave të vendosura në pjesën serbe të pikëkalimeve kufitare mes dy vendeve.

Osmani kërkoi nga aleatët e Kosovës “të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë dhe kanë tendencë ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin tonë”./Telegrafi/

The post Sveçla: Janë larguar bllokadat, hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë appeared first on Telegrafi.

Pamje nga pikëkalimi kufitar në Merdar, i cili vazhdon të jetë i mbyllur

7 September 2024 at 17:12

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pikat kufitare në Merdar dhe në Bërnjak janë ende të mbyllura.

Në përditësimin e orës 16:00 të QKMK-së, thuhet se këto dy pika janë të bllokuara si për automjete të udhëtarëve ashtu edhe për kamionë.

Derisa qarkullimi i të gjitha automjeteve nga të dyja anët e Jarinës mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar pa ndonjë problem.

E sipas QKMK-së, pritje për të dalë nga Kosova në pikat tjera kufitare, janë maksimumi pesë minuta.

Serbët i bllokuan të premten rrugët dhe i kthyen mbrapsht vetëm udhëtarët me dokumente të Kosovës në pjesën serbe pranë këtyre tri pikave kufitare me Kosovën, në shenjë proteste kundër veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës.

Të shtunën në mëngjes, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se në Jarinë nuk më pengesa në qarkullimin e të gjitha automjeteve në të dyja anët e kufirit.

“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinë, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani./Telegrafi/

The post Pamje nga pikëkalimi kufitar në Merdar, i cili vazhdon të jetë i mbyllur appeared first on Telegrafi.

Kosovë| Hapet pikalimi i automjeteve në Jarinjë, Bërnjak e Merdare ende të mbyllura

7 September 2024 at 15:27

Qarkullimi i automjeteve nga të dyja anët e kufirit verior në pikëkalimin Jarinjë mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar pa ndonjë problem të shtunën.

Dy pikëkalime të tjera, Bërnjak dhe Merdare, vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Kryetar i Shoqatës Koreni në Serbi, është shprehur se bllokadat në pikat kufitare do të vazhdojnë deri në një njoftim të radhës dhe se protestuesit do të qëndrojnë atje me ndërrime çdo gjashtë orë.

Ai e ka quajtur bllokimin një përgjigje të ndërsjellë ndaj masave të vendosura nga autoritetet e Prishtinës për serbët e Kosovës.

Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të shtunën në mëngjes se në Jarinjë nuk ka më bllokim të kufirit.

“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinjë, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani.

Megjithatë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Kosovës qarkullimi në Jarinjë thuhet se është i bllokuar për automjetet dhe kamionët me dokumente kosovare.

Qytetarët Serb bllokuan pjesërisht të premten në mbrëmje rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Kosovën. Ata vendosën makina në mes të rrugës afër vendkalimit në Merdarë, duke i kthyer prapa udhëtarët me dokumente të Kosovës.

Protestuesit kërkojnë tërheqjen e forcave të policisë së Kosovës nga veriu dhe kthimin e institucioneve serbe të mbyllura nga autoritetet e Prishtinës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosovë| Hapet pikalimi i automjeteve në Jarinjë, Bërnjak e Merdare ende të mbyllura appeared first on Euronews Albania.

Mbahet në Gjilan trajnimi i katërt në fushën e gazetarisë “Mobile Journalism”

7 September 2024 at 15:58

Në komunën e Gjilanit është mbajtur trajnimi i katërt për ‘Mobile Journalism’.

Në këtë trajnim të pranishëm ishin studentë, gazetarë nga mediat lokale nga rajoni i Gjilanit dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Trajnimi është fokusuar për aspektet e raportimit medial dhe video gazetari mobile.

Pas hyrjes përshëndetëse nga Rina Gurgule, koordinatore e Projektit dhe Gentian Lluka, CEO Telegrafi, për përmbajtjen, burimet dhe verifikimin e informatave ka folur Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafi.

Për “Teknikat e Gazetarisë mobile: Xhirimi dhe montimi me telefon”, ka folur Gëzim Avdiu nga Pixels Productions.

Participantët janë trajnuar edhe për “Inteligjenca artificiale dhe gazetaria” nga Shqip.AI, nga Liridon Drenica.

Ndërsa, për “Monetizimin e përmbajtjes” ka folur Valdrin Rexhepi, CSO –Telegrafi.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe xhirojnë storien e tyre të lajmeve nën mentorim, ndërkaq shkrimet finale do të publikohen në Telegrafi.com

Përveç njohurive, pjesëmarrësit do të marrin kompensim për punën e tyre.

Tri lajmet/artikujt me video dhe përmbajtjen më të mirë do të zgjidhen nga juria profesionale dhe do të shpërblehen me çmime prej 400, 200 dhe 100 euro, respektivisht.

Në ndërkohë trajnimet e radhës do të mbahen në Ferizaj, Mitrovicë e Prishtinë.

(Ky projekt mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane). /Telegrafi/

The post Mbahet në Gjilan trajnimi i katërt në fushën e gazetarisë “Mobile Journalism” appeared first on Telegrafi.

Osmani: Bllokadat në kufi tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale

7 September 2024 at 15:19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se vendosja e bllokadave nëpër pikë-kalimet kufitare nga ana e Serbisë është bërë me qëllim që të krijohet tension dhe të destabilizohet paqja dhe siguria në Kosovë e rajon.

Ajo tha se në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet e Brukselit, Serbia po vazhdon të shfrytëzojë banda kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ndaj lëvizjes së lirë.

Osmani u bëri thirrje aleatëve që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë siç thotë ajo, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve.

“Në kundërshtim me të gjitha marrëveshjes e Brukselit të cilat janë arritur në këto 12 vite, Serbia edhe njëherë tregon se nuk i intereson lëvizja e lirë, fqinjësia e mirë, përkundrazi ajo po vazhdon të shfrytëzojë banda kriminale për të kryer sulme të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ndaj lëvizjes së lirë.

Këto bllokada të cilat janë krijuar kohëve të fundit, të cilat në mënyrë të veçantë kanë për qëllim të terrorizojnë qytetarët shqiptarë donin t’i shfrytëzonin këto pika kufitare kanë vetëm një qëllim, të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin tonë. Por, në të njëjtën kohë e tregojnë lidhmërinë e drejtpërdrejt ndërmjet shtetit serb dhe bandave kriminale që i kanë organizuar këto bllokada.…

I bëj thirrje aleatëve tanë që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë dhe kanë tendencë ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin tonë”, tha Osmani, raporton kp.

Ndër të tjera, e para e vendit, Vjosa Osmani tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që mos të lejohet krijimi i tensioneve brenda territori të Republikës së Kosovës.

“Reagimi institucional i Kosovës siç e dini veçse po ndodhë. Ka një kohë të gjatë që ne kemi mbledhur prova lidhur me këtë. Është bërë thirrje publike qe qytetaret mos të shfrytëzojnë ato pika kufitare. Janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë që mos të lejohet që ky destabilizim të krijojë tensione brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me aleatët tanë”, potencoi Osmani.

Pika kufitare në Merdarë dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë e mbyllura, ndërkaq në Jarinje është raportuar se ka qarkullim të veturave.

Pas mbylljes së pesë zyrave të strukturave paralele në veri nga Policia e Kosovës me dyshimet për falsifikim me dokumente, Këshilli organizativ për bllokada i Serbisë paralajmëroi bllokim të pikë-kalimeve kufitare.

The post Osmani: Bllokadat në kufi tregojnë lidhjen e Serbisë me bandat kriminale appeared first on Telegrafi.

Haradinaj: Luftë e pakompromis e Osmanit, Kurtit e Gërvallës për elektoratin rugovist

7 September 2024 at 15:11

Sot në Podujevë është bërë përurimi i shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova, ndërkaq në ceremoni të pranishëm ishin edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

E një prani e tillë në ceremoninë e përurimit të shtatores së Rugovës ka ngjallur reagimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj.

“Luftë e pakompromis e Vjosës, Albinit dhe Donikës për elektoratin rugovist në Podujevë. Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Presidentit Rugova. Përderisa Albini dhe Donika, për të gjallë të tij, nuk e kanë fshehur urrejtjen dhe mosrespektin ndaj tij, Vjosa, si më e reja, përveç retorikës së pasur pro-rugoviane, asgjë rugoviste nuk ka”, shkruan Haradinaj.

Lexoni të plotë postimin:

Luftë e pakompromis e Vjosës, Albinit dhe Donikës për elektoratin rugovist në Podujevë. Secili, në formën e vet të mashtrimit, pretendon se çmon vlerat e Presidentit Rugova. Përderisa Albini dhe Donika, për të gjallë të tij, nuk e kanë fshehur urrejtjen dhe mosrespektin ndaj tij, Vjosa, si më e reja, përveç retorikës së pasur pro-rugoviane, asgjë rugoviste nuk ka.

Lirisht, njeriu mund të konkludojë se qasja e të treve ndaj politikëbërjes dhe vlerave për të cilat ka qëndruar Prof. Dr. Ibrahim Rugova, ka qenë aq e ultë sa që sa herë e përmendin Rugovën, atij i rrotullohen eshtrat në varr.

Llapi e ka merituar një përmendore të Dr. Rugovës sepse besnikëria dhe besimi i llapjanëve ndaj Rugovës ka qenë unik. Nuk është keq të përmendim fjalorin e Rugovës që sot, po të ishte gjallë, do të thoshte: “Falënderoj Presidentin Biden, Kryeministrin Staimer, Kryeministrin Scholz, Presidentin Macron, Papën dhe miqtë e Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e Kosovës”.

Albini dhe Donika këtë nuk e thonë as nuk e mendojnë kurrë, përderisa Vjosa, edhe kur e thotë, çdo ditë e më pak njerëz e besojnë dhe kanë të drejtë që nuk e besojnë. /Telegrafi/

The post Haradinaj: Luftë e pakompromis e Osmanit, Kurtit e Gërvallës për elektoratin rugovist appeared first on Telegrafi.

Siguria në rrezik? SHBA po trajnon ushtarë për t’i nisur drejt Kosovës

By: Oldi
7 September 2024 at 15:13

Mediat në Kosovë njoftojnë se faqja e internetit e përfaqësisë së ushtrisë amerikane në NATO ka publikuar një njoftim për qytetarë amerikanë të cilët do të marrin rrugën për të shërbyer në Kosovë. Anëtarë të Gardës Kombëtare të Idahos do t’i bashkohen misionit të KFOR-it në Kosovë dhe para se t’i bashkohen misionit të NATO-s […]

The post Siguria në rrezik? SHBA po trajnon ushtarë për t’i nisur drejt Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Krerët opozitarë kujtojnë Kushtetutën e Kaçanikut: Ndër ngjarjet më madhore dhe moment historik i përpjekjeve për liri e pavarësi

7 September 2024 at 13:46

Kryetarët e partive opozitare në vend kanë kujtuar sot 7 shtatorin e vitit 1990, të Miratimit të Kushtetutës së Kosovës, që shënoi një moment historik të drejtimit të ri të përpjekjeve për liri.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi theksoi se ky ishte një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav.

“Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator 1990 në Kaçanik, shënoi një moment historik, duke i dhënë një drejtim të ri përpjekjeve të popullit për liri dhe pavarësi.

Ky ishte një akt guximtar, që i dha zemër rezistencës qytetare kundër pushtimit serbo-jugosllav. Rrugëtimi i nisur më herët, falë angazhimeve të shumë gjeneratave, që kulmuan me luftën çlirimtare, u përmbyll me krijimin e shtetit tonë të pavarur e demokratik”, shkruan ai.

Ndërkaq, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës thekson e edhe pse në rrethana të vështira të okupimit nga Serbia, elita politike dhe intelektuale e asaj kohe e grumbulluar rreth lëvizjes më demokratike, Lidhjes Demokratike të Kosovës, organizuan dhe themeluan institucionet e para demokratike të një shteti që po formohej.

“Datat si kjo, e 7 shtatorit të vitit 1990, na kujtojnë me krenari vendosmërinë dhe guximin e deputetëve të asaj kohe për aktin historik dhe gurthemelin në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovë- shpalljen e Kushtetuës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Edhe pse në rrethana të vështira të okupimit nga Serbia, elita politike dhe intelektuale e asaj kohe e grumbulluar rreth lëvizjes më demokratike, Lidhjes Demokratike të Kosovës, organizuan dhe themeluan institucionet e para demokratike të një shteti që po formohej.

Kushtetuta e Kaçanikut, nuk ishte thjesht një dokument juridik; ishte një akt i fuqishëm rezistence ndaj pushtimit dhe padrejtësive që përjetonte populli i Kosovës. Ajo përfaqësonte vullnetin e palëkundur të një kombi të tërë, për të jetuar në liri dhe për të ndërtuar një shtet të drejtë, të pavarur dhe demokratik”, shkruan ai.

Abdixhiku tutje thekson se sot rikujtojnë edhe deklaratën e Presidentit Ibrahim Rugova se “dita e 7 shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 korrikut të të njëjtit vit”.

“Në këtë përvjetor, çmojmë dhe vlerësojmë lart kontributin e deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, që në një kohë shumë të rëndë e në rrethana të jashtëzakonshme miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, më 7 shtator 1990. Po ashtu përulemi para grave e burrave, që punuan ditë e natë për jetësimin e ëndrrës shekullore për liri e pavarësi”.

Për 7 shtatorin e vitit 1990 ka reaguar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai thekson se Kushtetuta e Kaçanikut është një nga ngjarjet më madhore të shprehjes së vullnetit të popullit tonë për të jetuar të lirë e të pavarur.

“Ishin delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me guxim qytetar e kombëtar e rreshtuan vendin në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë, e cila me luftën çlirimtare, si vazhdimësi e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare, u bë realitet”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

The post Krerët opozitarë kujtojnë Kushtetutën e Kaçanikut: Ndër ngjarjet më madhore dhe moment historik i përpjekjeve për liri e pavarësi appeared first on Telegrafi.

Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

7 September 2024 at 13:33

Ilaz Ramajli, që ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e vitit 1990, sot në 34 vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, ka folur në ‘RADIO 1’, gjersa ka kujtuar ngjarjet e asaj kohe dhe përpjekjet për liri e pavarësi.  

Në bisedë me kryeredaktorin e ‘RADIO 1’, Fitim Behlulin, Iljaz Ramajl ka thënë se ngjarjet e mëvonshme që do të ndodhnin në Kosovë dhe ish-Jugosllavi do të dëshmonin se delegatët e 2 korrikut dhe 7 shtatorit kishin plotësisht të drejtë.

Ai shton se sublimimi i përpjekjeve të 7 shtatorit ishte lufta e lavdishme e UÇK-së.

“Ngjarjet e mëvonshme që ndodhën, dëshmuan që në kohën kur u morën vendimet e 2 korrikut dhe 7 shtatorit ishin akte mbrojtëse dhe pozicionuese në kuptimin politik dhe kushtetues, lidhur me rrjedhën e ngjarjeve në ish-Jugosllavi, ku qartë shihej se Serbia dëshironte ta vendoste supermacinë e saj.

Ngjarjet që ndodhën më vonë, sidomos lufta e përgjakshme në ish-Jugosllavi dhe lufta e lavdishme e UÇK-së, dëshmojnë më së miri se ne kishim të drejtë që në atë kohë i bëmë të ditur Serbisë dhe faktorit ndërkombëtarë aspiratën dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha Ramajli në ‘RADIO 1’.

Ramajli duke bërë një krahasim në mes të kushtetutës së Kaçanikut dhe kësaj aktuales, ndër të tjera u shprehë se: “Kushtetuta e Kaçanikut është punuar nga Komisioni Kushtetues me numër të madh profesorësh të nderuar që nuk duhet t’i harrojmë. Kushtetua që sot e kemi deri në 40% është e ndikuar drejtpërdrejt nga Pako e Ahtisaarit. Pra, ky është dallimi. Megjithatë unë them që kur të vie koha kësaj të sotmes do t’i bëjmë disa përmirësime”, tha ai.

Ramajli, duke analizuar rrjedhën e ngjarjeve të kohës, shprehet se delegatët e ish-Kuvendit Krahinor të Kosovës, 23 marsit të vitit 1989, (10 që votuan kundër) ishin në pozitë më të rëndë se sa ata të 2 korrikut dhe 7 shtatorit 1990.

“Kujtojmë dhe mos të harrojmë se delegatët e 23 marsit 1989, ishin në pozitë më të vështirë se sa ishim ne. Riza Luka, Melihate Tërmkolli, Shkëlzen Gusinja, Ukë Bytyqi dhe disa të tjerë, 10 gjithsej, për mendimin tim e kishin më vështirë.

Në atë situatë ata duhej të ndahen dhe të votonin kundër suprimimit të Autonomisë. Ai vendim nuk kishte aprovim pro, nuk kanë votuar delegatët shqiptarë, por këta ishin që duke rrezikuar çdo gjë dolën kundër dhe rrezikuan jetët e tyre dhe të familjeve.

Ndërsa ne më 2 Korrik e 7 shtator 1990 e kishim më lehtë, kjo sepse kishim veç përkrahjen e popullit, nuk kishte lëkundje. Ishim në drejtim dhe çështja veç u afirmua nga ata të 89-tës. Ndaj me respekt sot i kujtoj ata delegatë dhe delegatët e asaj përbërje të 1990-tës. Mos të harrojë edhe atëherë kemi pasur në Kaçanik delegat nga komunitet pakicë në Kosovë, biles nga Peja ka qenë njëra e komunitetit boshnjak për të cilën e ndaj respektin më të lartë njerëzor. Ne jemi krenarë që kemi kryer një detyrë”, deklaroi Ramajli.

Ai shtoi se e përbashkëta shtatorëve 1990 dhe 2024 është skamja dhe mungesa e sundimit të ligjit.

“Në këtë atmosferë të zgjedhjeve të shkurtit 2025, kushdo që kërkon votë duhet të ketë parasysh vuajtjet që populli ynë i ka kaluar qysh para viteve 1980, 1990 e edhe më herët”, tha Ramajli.

The post Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë appeared first on Telegrafi.

Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

7 September 2024 at 13:17

Rreth 100 ushtarë nga Garda kombëtare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas.

Në një postim në X nga Misioni i SHBA-së në NATO thuhet se anëtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Idahos po vendosen jashtë shtetit në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

“Këta shtetas-ushtarë do të trajnohen në Teksas, përpara se t’i bashkohen Operacionit Joint Guardian për një vit. Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për Aleancën”, thuhet në postim.

Saying farewell

Members of the Idaho Army National Guard are deploying overseas in support of the NATO peace-keeping mission in Kosovo.

These citizen-soldiers will receive training in Texas, before joining Operation Joint Guardian for a year. The security and stability of… pic.twitter.com/g5okAJqQ2l

— U.S. Mission to NATO (@USNATO) September 6, 2024


Ndërkaq, lidhur me këtë ka reaguar e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani

“Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur! Ne jemi mirënjohës për shërbimin dhe mbështetjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë dhe përkrah nesh”, shkruan presidentja. /Telegrafi/

The people of Kosovo welcome you with open hearts! 🇽🇰❤🇺🇸

We are thankful for the service and support of every American who serves in our country and alongside us. https://t.co/AokqSI9GjR

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 7, 2024

The post Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur appeared first on Telegrafi.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit paralajmëron gjoba për zyrtarët publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë

7 September 2024 at 11:09

Gjatë këtyre ditëve do të fillojë shqiptimi i gjobave për rreth 100 zyrtarë publikë, të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë. Tetë prej tyre janë mjekë e profesorë, e që për herë të parë janë obliguar të bëjnë një gjë të tillë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Drejtori Yll Buleshkaj tregon se janë duke bërë verifikimin e plotë të rregullt të pasurisë, që siç shton ai, janë rreth 70 kandidatë për kallëzime penale.

Në intervistën për KosovaPress, ai përmend sfidat që kanë pasur në pranimin e informatave lidhur me deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë.

“Janë shtuar dy kategori të reja që kanë qenë mjekët dhe profesorët, e nga tetë nuk e kanë deklaruar pasurinë. E pastaj kemi pasur deklarimin e rregullt të pasurisë, ku kanë qenë rreth 10 mijë zyrtarë, të cilët kanë qenë të obliguar ta kryejnë këtë obligim dhe rreth 90 nga ta nuk e kanë kryer obligimin brenda afatit kohor. Ne jemi në fazën përfundimtare të lëshimit të gjobave për ta, sepse secili zyrtar që nuk e ka deklaruar në kohë, do të gjobitet me 30 për qind të pagës së tyre.

Kemi pasur sfida për pranimin e informatave, sepse disa nga ta nuk paguhen përmes thesarit të shtetit, por paguhen përmes burime të tjera, të cilat na është dashur një herë ta konfirmojmë përmes kontaktimit, qoftë institucionet tjera, apo ndërmarrjet publike. Por, tash jemi në finalizim të këtij procesi. Unë tash kam pranuar raportin e plotë dhe po besoj që brenda kësaj jave do të jemi të gatshëm të shqiptojmë këto 98 gjoba për 98 zyrtarë, tetë prej tyre janë profesorë e mjekë”, deklaron Buleshkaj për KosovaPress.

Teksa u bëri thirrje zyrtarëve publik që të paguajnë gjobat, ai tregoi se sa është numri i kallëzimeve penale që kanë bërë vitin e kaluar.

Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit

“Vitin e kaluar kemi pasur rreth 74 kallëzime penale që i kemi përgatitur gjatë vitit të kaluar. Ka pasur një rënie drastike të numrit për shkak se është respektuar më shumë ligji dhe ka pasur numër shumë të vogël ose vetëm rreth 30 që nuk e kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë. E për ta janë shqiptuar gjobat vitin e kaluar dhe brenda afatit shtesë pjesa dërmuese e tyre e kanë kryer këtë obligim.

Edhe këtë vit kemi vazhduar duke i mbledhur këto të hyra nga gjobat që janë shqiptuar vitin e kaluar. Tash i kemi gjobat për këtë vit, procesi na ka zgjatur pak më shumë për arsye të sfidave që kemi pasur, tash jemi në fazën finale dhe brenda këtij viti do t’i mbledhim. Zyrtarëve iu bëjmë thirrje që t’i paguajnë këto gjoba menjëherë, sepse i paguajnë vetëm gjysmën e tyre, ngjashëm si gjobat që pranohen për shkeljet në trafik”, tha drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Po ashtu, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit thekson se janë duke bërë verifikimin e plotë të pasurisë së deklaruar.

“Jemi duke kryer edhe verifikimin e plotë të rregullt të pasurisë. Janë edhe aty rreth 70 kandidatë për kallëzime penale. Jemi duke bërë prapë një verifikim të fundit, në mënyrë që politika e re e Agjencisë është që rastet që kalojnë në prokurori të janë më pak, por të janë raste të cilat nuk ka ndonjë arsye që mos të ngritën aktakuza ndaj tyre. Të ketë një hetim, nëse ka nevojë, pak më të gjatë dhe pak më të thuktë, në mënyrë që t’i mbledhim sa më shumë informatat dhe t’ia lehtësojmë punën prokurorisë dhe gjyqësorit për të marrë vendimet e tyre për këto që kualifikohen si vepra penale”, ka thënë Buleshkaj.

Buleshkaj tregon se për deklarimin e pasurisë gjatë këtij viti janë ngritur rreth 30 aktakuza.

“Vitin e kaluar kanë qenë më pak se 30 (aktakuza), këtë vit janë ngjashëm me vitin e kaluar, nuk është numër shumë i madh. Edhe pse vitin 2022 i kemi dërguar 270 kallëzime penale, ne prapë i kemi pasur 25 aktakuza. Vitin e kaluar i kemi dërguar 70. Po, besoj, që tashmë e kemi përmirësuar kualitetin e punës tonë, e numri i aktakuzave është më i lartë në raport me kallëzimet penale që i dërgojmë”, shprehet ai.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në prill të këtij viti ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë. Afati i fundit për deklarimin e pasurisë ka qenë 31 marsi 2024. /Telegrafi/

The post Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit paralajmëron gjoba për zyrtarët publikë që nuk kanë deklaruar pasurinë appeared first on Telegrafi.

Situata në kufi, Policia e Kosovës: Në Jarinjë ka qarkullim të automjeteve, Bërnjaku dhe Merdare të mbyllura

By: user7
7 September 2024 at 11:51

Qarkullimi i të gjitha automjeteve nga të dyja anët e kufirit verior në pikëkalimin Jarinjë mes Kosovës dhe Serbisë është duke u zhvilluar pa ndonjë problem të shtunën, një ditë pasi u bllokua pjesërisht nga disa shoqata serbe, sipas Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, dy pikëkalime të tjera, Bërnjak dhe Merdare, vazhdojnë të mbesin të mbyllura. Mëngjesin e së shtunës janë parë disa persona duke qëndruar pranë barrikadës në afërsi të pikës kufitare Merdare, raporton shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL). Dragisha Miriç, kryetar i Shoqatës Koreni në Serbi, tha se bllokadat në pikat kufitare do të mbesin deri në një njoftim të radhës dhe se protestuesit do të qëndrojnë atje me ndërrime çdo gjashtë orë.

Përfaqësues nga disa shoqata serbe i bllokuan të premten rrugët dhe i kthyen mbrapsht udhëtarët me dokumente kosovare në pjesën serbe pranë këtyre tri pikave kufitare me Kosovën, në shenjë proteste kundër veprimeve të fundit të autoriteteve kosovare në veriun e banuar me shumicë serbe. Por, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha të shtunën në mëngjes se në Jarinjë nuk ka më bllokim të kufirit.

“Në mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Jarinjë, është duke u zhvilluar pa problem qarkullimi i automjeteve në të dyja anët e kufirit edhe të automjeteve me targa serbe dhe atyre me targa të Kosovës”, tha Elshani.

Megjithatë, në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Kosovës qarkullimi në Jarinjë thuhet se është i bllokuar për automjetet dhe kamionët me dokumente kosovare. Autoritetet kosovare i mbyllën të premten në mbrëmje për qarkullim dy pikëkalime kufitare me Serbinë – Bërnjak dhe Merdare.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të premten se këto dy pikëkalime janë mbyllur për pasi persona të maskuar në pjesën serbe të kufirit po i “ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste” qytetarët që duan të kalojnë transit përmes Serbisë.

Ato do të mbesin të mbyllura deri sa gjendja të normalizohet dhe “personat e maskuara të largohen”, tha ai. Ekipi i shërbimit të Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka parë persona të maskuar afër bllokadës të vendosur në pjesën serbe të kufirit në Bërnjak natën e së premtes. Pikëkalimet e tjera kufitare mes dy vendeve, Dhei i Bardhë, Mutidovë dhe Muçibabë, janë të hapura.

Shoqatat serbe i vendosën këto bllokada në anën serbe të kufirit me Kosovën si shenjë proteste ndaj mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare më 30 gusht. Mbylljes së këtyre institucioneve paralele i parapriu ndalimi i dinarit serbë dhe mbyllja e disa degëve të Postës së Serbisë në veri më herët këtë vit.

Organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbë në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe. Por, Qeveria e Kosovës thotë se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe. Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht./ REL

The post Situata në kufi, Policia e Kosovës: Në Jarinjë ka qarkullim të automjeteve, Bërnjaku dhe Merdare të mbyllura appeared first on Lapsi.al.

Gërvalla-ndërkombëtarëve: Ndaloni përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiç, përpara se ai të shkaktojë luftë

By: user7
7 September 2024 at 10:33

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka vijuar me reagimet lidhur me situatën në pikat kufitare me Serbinë. Me anë të një postimi në platformën ‘X’, Gërvalla ka ftuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reagojnë për ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm.

Ajo thotë se policia e presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, po mbështet këtë përshkallëzim racist, duke parë dhe mos vepruar. Gërvalla thotë se Kosova do ta mbajë këtë pikë kufitare të mbyllur derisa të sigurohet lëvizja e lirë dhe shqiptarët të jenë të mbrojtur nga skenat e rënda të kriminelëve serbë të maskuar që ndjekin dhe kërcënojnë.

“Në pikën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak, grupe serbësh të maskuar po ndalojnë makinat me targa gjermane dhe nuk lejojnë kalimin e shqiptarëve. Policia e Vuçiç po mbështet këtë përshkallëzim racist, duke parë dhe mos vepruar.

Vuçiç vazhdon të tradhtojë Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, duke folur për integrimin evropian ndërkohë që përshkallëzon situatën. Shpresojmë që Gjermania do të kërkojë kalim të lirë, pavarësisht çështjes së litiumit.

Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të veprojnë me vendosmëri për të ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiç, përpara se ai të shkaktojë luftë”, shkruan Gërvalla.

The post Gërvalla-ndërkombëtarëve: Ndaloni përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiç, përpara se ai të shkaktojë luftë appeared first on Lapsi.al.

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, njëra e bllokuar për qytetarët me pasaporta të Kosovës

7 September 2024 at 08:22

Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se dy pika kufitare me Serbinë janë të mbyllura, ndërsa një e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Pikat kufitare të mbyllura në hyrje dhe dalje janë pika Bërnjak dhe Merdarë, ndërkaq pika Jarinjë është e bllokuar për poseduesit e dokumenteve të Republikës së Kosovës.

Ekstremistë të maskuar janë grumbulluar brenda territorit të Serbisë, në afërsi të pikave kufitare me Kosovën ku po ndalin udhëtarët me dokumente të Kosovës dhe nuk po i lënë të lëvizin.

E pas këtyre veprimeve, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Pas veprimeve të njëjta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë, mbyllet edhe pika kufitare në Merdar”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se “në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situatës”.

Sveçla më herët tha se pikëkalimi në Bërnjak është mbyllur për qarkullim pasi persona “të maskuar” janë duke i “ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët” në pjesën serbe të kufirit.


Për situatën ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar sërish për ndalimin e familjeve shqiptare brenda territorit të Serbisë.

Në një adresim në platformën X ajo ka ftuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reagojnë për ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiqit.

“Në pikën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak, grupe serbësh të maskuar po ndalojnë makinat me targa gjermane dhe nuk lejojnë kalimin e shqiptarëve. Policia e Vuçiqit po mbështet këtë përshkallëzim racist, duke parë dhe mos vepruar”, ka shkruar Gërvalla.

“Vuçiqi vazhdon të tradhtojë Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, duke folur për integrimin evropian ndërkohë që përshkallëzon situatën. Shpresojmë që Gjermania do të kërkojë kalim të lirë, pavarësisht çështjes së litiumit”, vijon tutje kryediplomatja e Kosovës.

Ajo thotë se Kosova do ta mbajë këtë pikë kufitare të mbyllur derisa të sigurohet lëvizja e lirë dhe shqiptarët të jenë të mbrojtur nga skenat e rënda të kriminelëve serbë të maskuar që ndjekin dhe kërcënojnë.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të veprojnë me vendosmëri për të ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiqit, përpara se ai të shkaktojë luftë”, përfundon reagimin Gërvalla. /Telegrafi/

Across the 🇽🇰 border at Bërnjak, masked Serbs are stopping cars with 🇩🇪 registration and don’t let Albanians through. Vucic’s police is supporting that racist escalation, watching and doing nothing. pic.twitter.com/3I05E43mQo

— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 6, 2024

The post Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, njëra e bllokuar për qytetarët me pasaporta të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Mot me diell dhe vranët, pasdite rrebeshe shiu

7 September 2024 at 07:57

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se për sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s. /Telegrafi/

 

The post Mot me diell dhe vranët, pasdite rrebeshe shiu appeared first on Telegrafi.

❌
❌