Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

“Motra më shtyu në balet”, rrëfehet Edi Blloshmi: Më dhanë besim profesorët Estref Shaqiri dhe Mukades Erebara, ia dola të bëhem yll botëror

By: lia rda
24 September 2024 at 11:07

Sot është drejtor i baletit në Teatrin e Operas, mirëpo, baleri i njohur, Edi Blloshmi ka kujtuar në emisionin “Pas Mesnate” se ishte pikërisht motra e tij që e shtyu drejt kësaj fushe.

Ai tregoi se ajo vetë u bë një yll cirku, ndërsa vëllain e  ndihmoi që t’ia dilte në balet.

Sakaq, Blloshmi ka zbuluar se ishin profesorët e tij në nderuar që i dhanë besim, në mënyrë që të bëhej dikushi në jetë.

“Futbolli ka qene pasion, por u futa balerin vetëm prej motrës sime. Ajo donte të bëhej balerinë përpara se të bëhej artiste cirku, nuk u fut dot në balet, u fut në cirk. Nuk ia arriti dot vetë, më futi mua.

Fillimet e mia i fillova te Cirku Tiranës, me profesorin Llaqi Nako. Bënim hapjet e cirkut me muzikën, që e mbaj mend dhe sot. Mbaj mend isha një pinxho i vogël. Aty pata fillimet, më pas u trajnova për të hyrë në shkollën e baletit me dy profesorët e mi të dashur, që kam shumë respekt, Estref Shaqiri dhe Mukades Erebara, ishin njerëzit që më dhanë gjithë bazën për të shkuar në shkollë dhe vazhdova dy vjet më vonë. Këta më dhanë fillimet e kërcimit, bazën kryesore, pastaj si u zhvillova, ishte profesori Luan  Shtino që më bëri ky që jam sot. Ai ka qene njeriu që më dha një botë, se nuk punonte vetëm teknikën, por dhe interpretimin, gjë e cila ka humbur sot dhe në baletin internacional. Muskuli ka memorie dhe nëse ti nuk krijon një memorie që fëmijë, është shumë e vështirë ta zhdukësh dhe të kapësh diçka tjetër.

Më them të drejtën kur fillova në fillim, vetëm dy video kishim në shkollën e baletit, nuk kishte dal Youtube. Gjithmonë kërkoja të shkoja lart. Profesorët e mi më kanë thënë Edi ku do që të shkosh ti, do të jesh ylli i kompanive dhe besoj që ajo lloj konfidence që më dhanë që i vogël më bëri që të shkëlqejë dhe në skenat e botës”.

Më tej, Edi foli dhe për rolin e tij të parë në Teatrin e Operas dhe Baletit, për të cilin kishte punuar me të madhin Agron Aliaj.

“Roli i parë në Teatrin e Operas dhe Baletit, ka qene roli i Albertit në Zhizel. Koreograf ka qene Agron Aliaj, koreograf shumë i mirë dhe njeri i jashtëzakonshëm, figura më e rëndësishme e Teatrit të Operas për shumë vite. Kam bërë vetëm një vit me atë dhe nuk kishim kohë që ta njihnim shumë mirë njëri-tjetrin, por më respektoi gjithmonë dhe më dha një lloj shtyse kur mbarova shkollën”./abcnews.al

❌
❌