Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

By: V K
20 September 2024 at 13:59

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që ka realizuar me gazetaren Mira Kazhani, ka treguar eksperiencën e saj të mëmësisë dhe se si ajo e ka bërë që të jetë një person me këmbë në tokë, pavarësisht të gjitha sakrificave që i është dashur të bëjë.

Olta shprehet se periudha që ka lënë gjithçka në Shqipëri për të shkuar dhe për të jetuar në Spanjë, pranë partnerit të saj, ku më pas solli në jetë dhe djalin e madh Amarin, ka qenë mjaft e vështirë.

Sipas saj, për të ka qenë jo e thjeshtë që të ishte një mami me kohë të plotë, me një bebe që qante përgjatë gjithë ditës.

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj.

Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë.

Kam gjithë jetën që dua ta them, por unë mendoj se një Olta Gixhari ka”, shprehet Olta në promon e intervistës.

The post Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Beyonce në rrëfim të rrallë: Nuk doja që vajza ime të ngjitej në skenë

By: D Marku
11 September 2024 at 14:31

Beyonce rrallë herë bën intervista, megjithatë kur e bën ka patjetër diçka të rëndësishme për të treguar

Super-ylli i popit është subjekti i kopertinës GQ, për numrin e tetorit, në një histori të titulluar, “Biznesi i të qenit Beyoncé Knowles-Carter”, ku ka reflektuar jetën dhe karrierën e saj.

Prej vitesh në fokusin e paparacëve dhe dritave të skenës këngëtarja amerikane tregoi se ka qenë kundër vendimit që e bija, Blue Ivy tashmë 12 vjece, të ecë në hapat e saj.

“Blu është një artiste. Ajo ka shije të madhe në muzikë dhe modë. Ajo është një redaktore, piktore dhe aktore fantastike. Ajo ka krijuar personazhe që në moshën tre vjeçare, është e natyrshme, por unë nuk e doja Blue në skenë”. Megjithatë Blu e donte për vete. Ajo e mori seriozisht dhe e fitoi.

Dhe më e rëndësishmja, ajo u argëtua! Ne të gjithë e shikonim atë të rritej gjithnjë e më shumë çdo natë para syve tanë”, u shpreh artistja si një nënë krenare.

Me një karrierë tashmë prej tre dekadash, Beyoncé e di se sa e vështirë mund të jetë industria e muzikës, veçanërisht për gratë e reja.

“Ishte një kohë kur e shtyja veten për të përmbushur afate joreale, ndërkohë që nuk merrja kohë për të shijuar përfitimet përse po punoja kaq shumë. Nuk ka shumë prej nesh nga fundi i viteve ’90 që u mësuam të fokusoheshim në shëndetin mendor”, reflektoi ajo.

“Atëherë, kisha pak kufij dhe i thashë po çdo gjëje. Por unë i kam paguar detyrimet e mia njëqindfish.”

Ndërsa suksesin ndër vite, Beyonce ia atribuon instinkteve të saj krijuese.

“Muzika e mirë dhe mesazhet e forta nuk do të dalin kurrë nga moda”, theksoi ajo.

The post Beyonce në rrëfim të rrallë: Nuk doja që vajza ime të ngjitej në skenë appeared first on Albeu.com.

❌
❌