Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 September 2024Main stream

Mandati i Berishës kthehet pas në Gjykatën Kushtetuese

By: user 2
24 September 2024 at 19:46

Gjykata Kushtetuese e cila ka zgjedhur si linjë shërbimi ndaj qeverisë heqjen dorë nga dhënia e verdiktit për çështje të nxehta, megjithëse ka bërë ç’është e mundur për ta shmangur dosjen Berisha, do të përballet me të pas rreth dy muajsh. Saktësisht, në 19 nëntor asaj do ti duhet të shprehet nëse izolimi i liderit të opozitës ka qenë i drejtë ose jo. Kush e kujton historinë e vjeshtës së një viti më parë, mban mend se midis SPAK dhe GJKKO nga njëra anë dhe ish kryeministrit të akuzuar për dosjen e privatizimit të klubit Partizani, u zhvillua një betejë ligjore dhe teorike.

Skanimi/ Argumentat pro dhe kundër Berishës në dosjen Partizani

Të parët pretendonin se Berisha duhej t’i nënshtrohej detyrimit për tu paraqitur dhe dorëzimit të pashaportës, i dyti nuk bindej ta bënte këtë sepse këmbëngulte se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë ndaj një deputeti, pa u votuar më parë nga kuvendi. Ky sherr, që përfundoi me arrestin shtëpiak për liderin demokrat kaloi për interpretim edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Ky institucion i dalë nga Reforma në Drejtësi, e cila shkallmoi pasardhësen e saj që kishte dhënë vendime të forta kundër të gjitha qeverive, e tërhoqi menderen duke i’u shmangur vendimarrjes.

Kushtetuesja heshti/ Berisha në dorë të SPAK

Si ndodhi ngjarja? Më 15 dhjetor 2023 mbi 30 deputetë opozitarë iu drejtuan kushtetueses për një çështje që i përkiste ekskluzivisht kësaj gjykate: të shprehej nëse heqja (ose kufizimi) i lirisë së një deputeti, në këtë rast Sali Berishës, bëhej dot pa marrë më parë lejen e cënimit të imunitetit nga parlamenti. Grupi prej jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit kërkuan në Gjykatën Kushtetuese interpretimin përfundimtar të nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, duke  parashtruar se ndaj Berishës janë vendosur masat shtrënguese “Detyrimi për paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, pa u kërkuar më parë autorizimi i Kuvendit. Sipas grupit të deputetëve lindte nevoja e interpretimit të nenit 73, pika 2, të Kushtetutës.

Andi Bushati: Lëreni Olta Xhaçkën, por merruni me gjykatësit sharlatanë

Por ndonëse bëhej fjalë për fatin e liderit të partisë më të madhe opozitare, ndonëse çështja e shtruar i përkiste një interprtetimi për konfikt mes dy pushteteve, Kushtetuesja vendosi të marrë vendim për të mos marrë vendim, duke i hapur në mënyrë të ndërgjegjshme rrugë arrestit shtëpiak për Berishën. E thënë thjeshtë, gjykata vendosi se e drejta për tu ankuar i takonte vetëm Berishës, pasi ky i fundit të përfundonte të gjitha shkallët e gjykimit por jo grupit të 1/5 të deputetëve. “Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjesë e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton që është subjekti kushtetues për të cilin bën fjalë neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund të veprojë në emër dhe me tagrat e Kuvendit,” thuhej në arsyetimin e gjykatësve të shumicës që vendosën të mos e kalojnë çështjen për shqyrtim në seancën plenare.

Edhe si rezultat i kësaj zbythjeje Shqipëria është i vetmi vend në Evropë me liderin e opozitës të arrestuar prej dhjetë muajsh. Tani që i ka kaluar të gjitha shkallët e gjykimit për arrestin e tij shtëpiak, Berisha i është drejtuar vetë Kushtetueses, por shancet që ai të marrë një vendim pozitiv për veten janë të vogla, duke parë se si veproi kjo gjykatë një vit më parë.

©Lapsi.al

 

The post Mandati i Berishës kthehet pas në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Lapsi.al.

❌
❌