Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Berisha mesazh lamtumire për Gerti Bogdanin: Përfaqësues brilant i brezit të ri, patriot i vërtetë

By: redi
18 September 2024 at 21:41

Sali Berisha i ka dedikuar një fjalim prekës ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë tragjike pas një arresti kardiak. Berisha e cilëson si një prej politikanëve të rinj që i kushtoi vitet më të mira të jetës demokratëve, qytetarëve dhe Shqipërisë. Fjalimi i plotë: Sonte ne mblidhemi këtu në zi dhe dhimbje të thellë. Të shokuar sepse sot ne të gjithë kemi…

Source

Berisha kërcënon gazetarët për raportimet mbi aktakuzën e SPAK ndaj tij

18 September 2024 at 17:56

Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi gazetarë të pacilësuar me emër, duke deklaruar se “do t’i konsiderojë si pjesë të një strukture kriminale” pas publikimeve të detajeve nga dosja e akuzës së prokurorëve specialë kundër tij, akuzë që zbardh marrëdhënie kontroverse të bizneseve të ndryshme me atë vetë dhe të afërm të tij. Asociacioni i Gazetarëve të […]

The post Berisha kërcënon gazetarët për raportimet mbi aktakuzën e SPAK ndaj tij appeared first on Reporter.al.

Berisha kërkon heqjen e masës “Detyrim paraqitje”, vendimi i fundit i Kushtetueses

By: fra nc
18 September 2024 at 15:12

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për seancë plenare ankimin mbi masën e parë “Detyrim paraqitje” të vendosur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në tetor të vitit 2023.

Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë ankimin mbi bazë dokumentesh ku palë do të jetë dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Berisha pretendon se SPAK ka shkelur ligjin pasi edhe për masën “Detyrim paraqitje” që nuk e zbatoi, pasi duhej t’i drejtohej kuvendit për miratim, pasi hyn tek masat kufizuese të lirisë.

Më herët kushtetuesja për këtë çështje ka rrëzuar padinë e 30 deputetëve të opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha kërkon heqjen e masës “Detyrim paraqitje”, vendimi i fundit i Kushtetueses appeared first on Euronews Albania.

“Partizani”/ Berisha: SPAK fsheh të vërtetën se procesi i privatizimit u iniciua nga qeveria e Nanos

18 September 2024 at 15:29

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë sërish ditën e sotme në një konferencë për mediat për të folur rreth dosjes politike, sipas tij, të SPAK, për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv Partizani. Berisha e ka konsideruar si shpifje se ka qenë ai që e ka privatizuar këtë klub për të përfituar dhëndri i […]

The post “Partizani”/ Berisha: SPAK fsheh të vërtetën se procesi i privatizimit u iniciua nga qeveria e Nanos appeared first on BoldNews.al.

Dhimbje për humbjen e Gert Bogdanit/ Autoritetet shtetërore dhe liderë politikë shprehin ngushëllime

By: xhir jeta
18 September 2024 at 15:23

Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha e ka cilësuar ndarjen nga jeta të  ish-deputetit Gerti bogdani një humbjae të madhe për shoqërinë dhe demokratët.Sipas Berishës Bogdani do të mbetet një personalitet në politikën shqiptare

“Ky lajm një lajm shokues. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara.”

Edhe kreu i partisë së Lirisë  Ilir Meta ka shprehur ngushëllime familjes  për humbjen e ish-deputeti demokrat. Në një postim në facebook ai shkruan se i  gjithë angazhimi i tij politik, krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes .

Po ashtu edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali I ka shprehur ngushëllimet familjes .Në postim  Spiropali thekson se ikja e ish-deputeti ishte e papritur.

Hidhërim për humbjen e ish-deputetit demokrat shprehu edhe presidenti Bajram Begaj. Kreu i shtetit thekson se Gerti Bogdani promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit dhe  kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE.

Për ndarjen e parakohshme nga jeta, ngushellime shprehu edhe kryeministri Edi Rama./abcnews.al

 

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani/ Berisha në konferencë mban një minutë heshtje: Humbje e madhe për PD

By: user7
18 September 2024 at 14:02

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputeti demokrat Gerti Bogdani. Berisha u shpreh se ky është një lajm shokues dhe se Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien e tij njëri nga personalitetet e reja të PD-së.

Më tej Berisha tha se kjo është një humbje e madhe, për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë Shqiptare. Bogadani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillim me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time njëri nga personalitetet e reja të PD-së, më të njohura, më të shquara, ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim, me përgatitjen, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë.

Kjo është një humbje e madhe, për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë Shqiptare. Bogadani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillim me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrat, por dhe çdo qytetar që e ka njohur, më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur.

Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive, mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë i cili te cdo qytetar e mik e shok, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim. Ky është Geri Bogdani. Ju ftoj të ngrohemi dhe nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar të PD-së”, tha Berisha.

The post Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani/ Berisha në konferencë mban një minutë heshtje: Humbje e madhe për PD appeared first on Lapsi.al.

“Lajm shokues”- Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Gert Bogdanit

By: fra nc
18 September 2024 at 13:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u njoh me lajmin e vdekjes së ish-deputetit të PD, Gert Bogdani gjatë një konference që po mbante për media. Në fjalën e tij Berisha, e cilësoi lajmin për ndarjen nga jeta të ish-bashkëpunëtorit të tij si një lajm të zi dhe shokues.

Ai tha se vdekja e parakoshme në moshën 45-vjeçare e Gert Bogdanit, është një humbje e madhe jo vetëm për PD-në, por për gjithë shoqërinë shqiptare, për vlerat që ai mbartte si politikan dhe si qytetar.

“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara, ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim, me përgatitjen, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë.

Kjo është një humbje e madhe, për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Bogadani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillim me PD-në, i shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA.

Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrat, por dhe çdo qytetar që e ka njohur, më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur.

Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive, mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë i cili te cdo qytetar e mik e shok, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim. Ky është Geri Bogdani. Ju ftoj të ngrohemi dhe nderojmë me një minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar të PD-së”.

Gert Bogdani ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të mërkure si pasojë e një arresti kardiak, teksa ishte duke konsumuar kafe në një hotel në kryeqytet.

The post “Lajm shokues”- Berisha reagon për ndarjen nga jeta të Gert Bogdanit appeared first on Euronews Albania.

E mësoi në konferencë LIVE lajmin e vdekjes së Gerti Bogdanit/ Berisha në konferencë për mediat mban një minutë heshtje

By: D Marku
18 September 2024 at 13:46

Sali Berisha ka mësuar live lajmin e vdekjes së Gerti Bogdanit, teksa ishte në konferencë për gazetarët.
Për këtë arsye ai ka mbajtur një minut heshtje pas shprehjes së ngushëllimeve dhe ka mbyllur konferencën.
“Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Është nja lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD, më të njohura më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat me civilitet, me formim, me pregatitje, me ndershmëri, me urtësi në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Geri Bogdani ishte nga ata të rinj pasardhës i një familje të shkëlqyer. Të rejshtuar që në fillimet me PD. I shkolluar me rezultatet më të larta, në shkollat më të mira të SHBA. Ai midis një të ardhmje në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore dhe kontributit për vendin e tij, për PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrati, por dhe çdo qytetari që e ka njohur Gerti Bogadnin më erdhi në këtë moment si rrufe në qiell të hapur. Dy netë më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njëri i cili te çdo mik, shok i njohur ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim ky është Gerti Bogadni, ndaj ju ftoj të ngrihemi ta kujtojm në një minut heshtje. I paharruar kujtimi i tij”, ishte reagimi i Sali Berishës.

The post E mësoi në konferencë LIVE lajmin e vdekjes së Gerti Bogdanit/ Berisha në konferencë për mediat mban një minutë heshtje appeared first on Albeu.com.

Berisha akuzon Ramën: Po si mund të të mbrojë ty kush o hajdut kur ke ndërtuar vilën me 57 metra themele të gjata?

By: M C
17 September 2024 at 21:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te asambleja e fundit e PS-së, ku Edi Rama sipas Berishës i ka kërkuar socialistëve ta mbrojnë nga akuzat e opozitës për vjedhje, korrupsion dhe bashkëpunim me krimin e organizuar.

‘Po si mund të mbrojë ty kush o hajdut, kur ke ndërtuar vilën me 57 m themele të gjata?’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve të pamposhtur, mbrojtës të kauzës së lirisë, dinjitetit dhe shpresës së fitores së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë oratorët që çdo natë këtu në parlamentin e fjalës së lirë, me të vërtetat që kanë paraqitur para Shqipërisë dhe shqiptarëve, i kanë kallur datën, i kanë nxirë fytyrën hajdutëve më të këqinj që Shqipëria ka njohur në të gjithë historinë e saj.

Të dashur miq, në mbledhjen e fundit të asamblesë së krimit, Edi Rama i lemeritur nga kjo, u thotë asambleistëve se ju jeni humbameno, se ju nuk jeni kërrkushi, se ju nuk më mbroni.
Se ju akuzojnë për hajdutë dhe më akuzojnë për hajdut.

Se ju nuk reagoni.
Të gjitha këto bëmë që njerëzit të ulin kokën.
Bënë që njerëzit që dëgjonin të qeshnin me vete dhe të thoshin, Edi Rama me skuadrën tënde kriminale qeveri, jeni të pambrojtshëm.

Po si mund të të mbrojë ty kush o hajdut kur ke ndërtuar vilën 57 metra themele të gjata?
Kur ke ndërtuar vilën me 5 mijë metra katrorë oborr park dhe ke pasur të deklaruara në ILDKP o hajdut gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë?

Po ku mund të mbrohesh ti o vjedhës ordiner që vjedh në çdo gjë?
Si mund të pretendosh të mbrohesh kur ty përfaqësia e OSBE në Tiranë në një raport sekret që rrodhi në media, të deklaroi pronar të 200 milionë eurove të vjedhura, të depozituara në bankat offshore?

Po si mund të mbrohesh ti, kur ditën e martesës të del pallati në pajë 5-katësh pa asnjë faturë ndërtimore, doganore, bankare, tatimore?
Ta solli zonja në pajë pallatin 5-katësh në sheshet e pallateve.

Dhe kur u pyet ku janë, nga se u ndërtua ky, para gjaku. Ajo e di se çfarë do të thotë kjo fjalë.
Kurse për vilën, paratë e ‘Kurbanit’.

O hajdut, po çfarë i kujton ti shqiptarët, budallenj?

Kush mund të të mbrojë ty që turfullon në asamble, kur je akuzuar me zë dhe figurë nga biznesmenë tëndershëm se u ke kërkuar 600 mijë, u ke kërkuar 1 milion?

Po cili është ai që mund të bëjë avokatinë tënde o i pangopur, o hajdut i shpërfytyruar, kur i dhuron vëllait 37 mijë metër katrorë tokë dhe ua merr pronarëve të Tiranës?
Përdor vulën, firmën e kryeministrit!

Po kush mund të mbrojë ty o hajdut që nuk ke shok në botë?
Çfarë mbrojtje kërkon ti nga gjykimi i popullit shqiptar kur firmos bonusin 8 përqind në kundërshtim me ligjet?
Kur shpall emergjencën në kundërshtim me ligjet.

Kur përdor metodat e fshehta të palejuara për prokurime dhe sot, djegësi i Tiranës, pasi keni rrëmbyer 130 milionë euro, nuk ekziston nam dhe as nishan.

Po kush të mbron ty me sojin tënd si vetja jote, kur baxhanaku yt, kunati i bashkëshortes tënde, është bërë de facto me agjencinë e shoqërisë së informacionit, pronar i saj dhe vjedh aty me qindra milionë euro në tendera sekrete, në tendera direkte, ky shkon dhe ndërhyn me regjistrime edhe zonja jote.

O hajdut, nuk e ke marrë vesh ti që edhe muret kanë veshë dhe sy?
Po kush mund të të mbrojë ty në Durrës mo, që po përvetëson 3.8 miliardë euro tokë publike për të ndërtuar Dubain tënd, parajsën tënde?

Çfarë mbrojtje kërkon ti, hajduti më i madh i kombit në historinë tonë dhe një nga hajdutët më të mëdhenj të Europës aktualisht.

O hajdut, po si ke fytyrë, më thuaj mua pak, si ke fytyrë t’u kërkosh atyre të të mbrojnë ty?
Po çfarë janë ata, bar hanë ata?

Po nuk shohin ata mo që shkon dhe ndërton tunelin e Llogarasë që një vend në botë kurrë nuk do ndërtonte një tunel me kosto 65 mijë euro për banor.
Por e ndërton vetëm për të vjedhur, për të vjedhur.

O hajdut, ke firmosur, keni vendosur bashkë me atë Lubinë e çmendur nga vjedhjet, të merrni 50 milionë euro vetëm me dallimin mes ofertave.

Me se të të mbrojnë?
Si mund të mbrohesh ti na thuaj pak që shkon vendos instilacionin si asnjë kryeministër në botë?
As sheiku i Arabisë Sauditë që ka me triliona, asnjë sheik dhe askush tjetër nuk vendos një instilacion 4 mln euro në oborrin e zyrës dhe fëmijët vdesin për ilaçe.

A je shqiptar? Ti nuk je shqiptar, ti nuk je njeri.
Hajnia të ka zhveshur ty nga çdo lloj virtyti.

Hajnia të ka shkretuar, nuk të ka mbetur asnjë grimcë njerëzore askund.
O hajdut, të mbron Dumani, të mbron banda kriminale e Skapit ty, por nuk ka forcë në botë që të mbrojë nga ndëshkimi i shqiptarëve.

Po ti nuk ndalesh kurrë, ti nuk di kurrë të ngopesh.
Ti paske qenë njeriu më i pangopur në Europë dhe në historinë e këtij kombi.

Po e morët vesh se çfarë vendosi sot? Të përdorë trojet publike për të ndërtuar me privat kullat e tij.
Dhe aty do strehojë edhe disa agjenci shtetërore.

O miq, po në qoftë se ka një gjë me tepri, në qoftë se ka një gjë që për hir të së vërtetës krahasohesh me shumë e shumë vende të tjera, shumë më të zhvilluara se Shqipëria, është kompleksi qeveritar i trashëguar.

Po çfarë do të thuash mor? Se u trashëguan nga koha e komunizmit, po ato janë kryevepra të arkitektëve italianë më të mirë të kohës.
Po ku ke hall agjencish ti mor, ti ke hall të vjedhësh katet e ndërtimit mbi tokë publike.
Zoti të vraftë, i pangopur.

Me troje publike në mes të Tiranës dhe ndërton kulla për vete dhe do strehojë aty agjencinë e Gonxhes, hajdutit më të madh.
Po si mund të të mbrojnë ty, kur nga mëngjesi gjer në darkë nuk mendon asgjë tjetër, vetëm se si të vjedhë, si të pasurohet duke vjedhur?

Edi Rama, ndërtove stadiumin dhe sipas shumë e shumë të tjerëve, kullën e xhelatit Kristaq Rama hotel.
Po ndërton stadiumin tjetër, do bësh kullë tjetër, i pangopur je, ti je monstër njerëzore.
Pastaj u thua pse nuk më mbroni.

Po kush të mbron ty, ti je i pambrojtshëm.
Kush të mbron ty që ndërton rrugë me çmime dhjetë herë më të larta me Lubi Ballukun.
Kush të mbron ty që tallesh në mënyrën më cinike me pensionistët.

A e morët vesh sa ishte rritja e pensioneve pas 11 viteve? Tmerr, rritja e pensioneve ishte gjithsej 700 lekë.
O i pashpirt, po ti sikur këto troje që po i merr për veten tënde me oligarkët tu, t’i shisje dhe t’ua jepje pensionistëve, ua rrisje me të paktën me 30 përqind pensionet.
Po ku ngopesh ti mo? Ti nuk ngopesh kurrë.

Po ku ngopesh ti mor, ti nuk ngopesh kurrë?
I thotë Erion Veliajt në këtë mbledhje, ti je i vetëm në botë Erion që një bashki me 12 mijë vetë, me 350 milionë euro buxhet, ia dorëzove 5D-ve, ia dorëzove hajdutëve.

Po çfarë i thua dot ti atij mo, po ai thotë që i dorëzove 48 miliardë euro shpërdorimit, vjedhjes, abuzimit.
Po ata 5 hajdutët e vjedhjes 100 përqind të Erion Veliajt janë xhuxhë në krahasim me Lubinë, me Agaçin, me Edi Ramën, me Gonxhen, Maznikun.

Dhe i thotë, se Erioni kapardiset aty e i thotë, zoti Rama apo shoku, nuk e di se si i tha, të them se aeroplani im do punojë me dy motorë, njëri i Erion Veliajt dhe tjetri i Edi Ramës.

Absolutisht këto fjalë, ky është kodi i hajdutëve, kodi i mafiozëve.

Pra miq, mbledhjet ishin, më mbroni nga hajnia.
Mbledhjet ishin mbroni Olsin nga hajnia.
Mbledhjet ishin Lubinë nga vjedhjet.

Asambleistët përcollën me përçmim përveç Petro Koçit, që u ngrit, doli në rrugë, të tjerët nënqeshën, kurse ministrat, Zeusin e tyre e adhuronin vetëm e vetëm se i lë të vjedhin si atë.

E bëra këtë ekspoze para jush miq, për t’u thënë shqiptarëve se ju nuk u mungon guximi, për t’u thënë të gjithë shqiptarëve se këta që keni përpara si pushtet, këta janë një kalbësirë që shemben me sulmin e parë, me guximin e parë, me protestën e parë.
Të gjithë në këmbë, të gjithë në betejë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore!

The post Berisha akuzon Ramën: Po si mund të të mbrojë ty kush o hajdut kur ke ndërtuar vilën me 57 metra themele të gjata? appeared first on Albeu.com.

Berisha ka një mesazh për shqiptarët: Këta në pushtet janë një kalbësirë që shemben me sulmin e parë

By: redi
17 September 2024 at 21:22

Sali Berisha ka një mesazh tepër të rëndësishëm për shqiptarët. Nga dritarja e banesës, Berisha tha se ata që janë sot në pushtet në Shqipëri vetëm vjedhin. Ai shtoi se pushtetarët e sotëm të vendit janë “një kalbësirë, që shemben me sulmin e parë”. Berisha ftoi të gjithë shqiptarët, që të hidhen në betejë. “Shqiptarëve nuk u mungon guximi, për t’u thënë të gjithë shqiptarëve se këta që keni…

Source

Before yesterdayMain stream

Kullat për administratën/ Berisha-Ramës: Ti ke hall të vjedhësh katet e ndërtimit mbi tokë publike

By: Oldi
17 September 2024 at 21:22

Kreu i PD ka demaskuar projektin e Ramës për kullat për administratën, që sipas Berishës bëhen me qëllim vjedhjen e kateve të ndërtimit mbi tokë publike. Para mbështetësve në rrugën e Shpresës, Berisha tha se ndërtesat publike që kërkon të prishë Rama për llogari të privatit, janë të trashëguara nga koha e komunizmit, si kryeveprat […]

The post Kullat për administratën/ Berisha-Ramës: Ti ke hall të vjedhësh katet e ndërtimit mbi tokë publike appeared first on BoldNews.al.

Fushatë në PE për Berishën/ Gjekmarkaj: Trukim elektoral nga drejtësia! Nuk e duan opozitën

By: Oldi
17 September 2024 at 21:07

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj u shpreh se Bashkimi Evropian është keqinformuar në lidhje me çështjen e arrestit të lideri të opoztiës, Sali Berisha. Gjatë një interviste për MCN, Gjekmarkaj theksoi se Grupi Parlamentar i PD do të ndërmarrë një fushatë lobimi në Parlamentin Evropian, pasi duhet të informohen se çfarë ndodh me lidershipin […]

The post Fushatë në PE për Berishën/ Gjekmarkaj: Trukim elektoral nga drejtësia! Nuk e duan opozitën appeared first on BoldNews.al.

Berisha: “Der Spiegel”, revista më e madhe në Europë damkos përfundimisht Edi Ramën

By: redi
17 September 2024 at 19:59

Sali Berisha ka publikuar një video për një shkrim nga revista gjermane, “DerSpiegel” e cila skanon qeverinë shqiptare, dhe ku thuhet se ka korrupsion në të gjitha nivelet dhe lidhje me krimin e organizuar. “Der Spiegel revista më e madhe në Europë damkos përfundimisht Edi Ramën”,-shkruan Berisha.

Source

Berisha: Rama, hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë

By: Oldi
17 September 2024 at 20:53

Lideri demokrat Sali Berisha nga Rruga e Shpresës në ditën e 260 të tubimit qytetar, e cilësoi Ramën, hajdutin më të madh të historisë së kombit shqiptar dhe të Evropës. Sipas Berishës, ishte Rama, ai që i dha vëllait të tij 37 mijë metër katrorë tokë, që ua mori pronarëve të Tiranës. Gjatë fjalës së […]

The post Berisha: Rama, hajduti më i madh i historisë, i dha vëllait të tij 37 mijë m2 tokë appeared first on BoldNews.al.

“Kryeministri, makineri të suksesshme elektorale”- Aleksandër Çipa: Po i përgjigjet votës së diasporës me një strategji! Berisha po shkon në zgjedhje me mitin e tij si politikan

17 September 2024 at 18:04
Analisti Aleksandër Çipa thotë se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar një makineri të suksesshme elektorale. I ftuar në News24, ai shtoi se Sali Berisha nga ana tjetër po shkon drejt zgjedhjeve thjesht me mitin e tij si politikan. Ai thekson se Kryeministri kërkon që përmes ndikimit të drejtpërdrejtë që kanë kryetarët e bashkive dhe krerët

AKIP kundërshton nismën e qeverisë për importin e mbetjeve

17 September 2024 at 14:50

Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve, AKIP, organizoi të hënën një takim me aktivistë dhe qytetarë për të kundërshtuar projekligjin e ri të qeverisë “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ku parashikohet lejimi i importit të lëndëve djegëse alternative në favor të industrisë së prodhimit të çimentos dhe importimin e mbetjeve për industritë prodhuese dhe ricikluese. […]

The post AKIP kundërshton nismën e qeverisë për importin e mbetjeve appeared first on Reporter.al.

Paloka: Qëllimi i Ramës të mbajë Berishën jashtë fushate, detyrë e jona ta zëvendësojmë

17 September 2024 at 14:08

Deputeti demokrat Edi Plaoka në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar çështjen e Berishës i marrë si i pandehur për të cilën u shpreh se u gjet momenti i ndezjes së motorëve për fushatë për të formuluar një aktakuzë pa fakte. Ai tha se qëllimi i Ramës është që të mbajë Berishën jashtë […]

The post Paloka: Qëllimi i Ramës të mbajë Berishën jashtë fushate, detyrë e jona ta zëvendësojmë appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”/ Malltezi: SPAK mashtron kur thotë se kryetar i KRRT-së ishte Berisha

17 September 2024 at 12:17

Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të PD-së, Sali Berishës, ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale për të “zbërthyer” dosjen e SPAK për çështjen “Partizani”, që sipas tij është e mbushur me falsifikime, manipulime dhe mashtrime. Krahas videos së publikuar, Malltezi shkruan se çdo ditë do të nxjerrë nga një mashtrim për të treguar […]

The post Dosja “Partizani”/ Malltezi: SPAK mashtron kur thotë se kryetar i KRRT-së ishte Berisha appeared first on BoldNews.al.

“Berisha, i çonte klientë Argitës”, dosja e SPAK: Studio e vajzës konsulencë ligjore për investitorët që afronte ish-kryeministri

17 September 2024 at 12:14

TIRANË– Në dosjen e SPAK për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” dalin të tjera të dhëna se si ish-kryeministri Sali Berisha i çonte klientë studios ligjore të vajzës se tij.

Referuar dosjes hetimore, gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se kjo studio ofronte konsulencë juridike për kompani dhe investitorë që merrnin firmën e qeverisë për të kryer më pas pune në Shqipëri.

Dosja hetimore e SPAK tregon dhe elementë të fshehjes së pasurisë së familjes Berisha.

Sipas SPAK, në vitet 2006-2007, Shkëlzen Berisha punonte në studion e së motrës me pagë mujore 2 mijë euro, por në të njëjtën periudhë Argita Malltezi deklaronte zyrtarisht zero fitime.

Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë zyrtarisht i pandehur për veprën penale “korrupsion pasiv” të kryer në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Dosja në ngarkim të tij përbëhet prej 500 faqesh, ndërsa në përmbajtjen e saj, prokurorët Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja kanë listuar të gjitha veprimet që sipas tyre e bëjnë përgjegjës ish-kryeministrin.

/ abcnews.al

 

“Hetimi i SPAK për Berishën”, Anila Hoxha: Në dosje janë të përfshirë Genc Ruli dhe Erzen Breçani, por nuk janë të akuzuar

By: Java News
16 September 2024 at 22:57

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka dhënë fakte tronditëse nga dosja me 499 faqe e SPAK për hetimet mbi ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Hoxha, e ftuar në “Top Story”, e quajti këtë dosje si “vetting financiar” ndaj Berishës dhe familjes së tij. Ndër të tjera ajo e vuri theksin te disa persona të përfshirë në dosje, të cilat përmenden se kanë kryer diçka në kundërshtim me ligjin, por nuk janë të akuzuar për atë çështje.

Midis tyre, gazetarja përmend emrin e Erzen Breçanit, Gent Ruli apo Justina Boriçi, apo Ylli Pango.

Anila Hoxha: Më tepër se një hetim penal, SPAK ka kryer një hetim financiar apo një vetting ekonomik ndaj Berishës dhe familjes së tij.

Përmend çdo deklarim pasuror si ai i Argitës, Berishës dhe anëtarëve të bashkëlidhur me të, mes tyre edhe faturat e udhëtimeve. Ajo që kam kuptuar është se shumë persona kanë kërcënuar shumë ministra që bënë këtë dhe atë, por ndaj atyre nuk ka akuza.

Breçani kishte ndikuar që të uleshin dhe minimizoheshin mjaft konflikte. E thënë në një dosje hetimore, lihet të kuptohet se përmes uniformës së policisë së shtetit, zyrtari ka shërbyer në interesave të tjera. Kjo qëndron në nivelin e një opinioni, të pabazuar në prova.

Ngre pikëpyetje, më le shije jo të mirë se përse duhet të krijohet një boshllëk mes shkallëve.

Faqa nr 8, thuhet se ish ministri i mbrojtjes ushtroi presion te gjeneralët, ushtarakët që të kryej detyra sa më shpejt dhe të ndodhte ‘kjo gjë’ me pronën. Kjo mund të konsiderohet si shpërdorim detyre.

Në kundërshtim me ligjin, thotë SPAK, Genc Ruli miratoi dhe bëri këtë atë, apo Justina Boriçi… hidhen dyshime që ka ndikues dhe ka sjellë përfitime, këtu ka vepër penale.

Kjo dosje më ka kujtuar gjetjet e vettingut, ku deklarohen me detaje shumat financiare. Në aspektin e individëve që përmenden, SPAK e ndërpret zinxhirin. Asnjë nga këta nuk e pranon që unë e dhashë pagesën.

SPAK lë të kuptohet që të gjitha financimet, janë këqyrur të gjitha detajet, janë përmendur personazhet më të rëndësishme.

Kjo dosje është shembulli i parë nëse do të ketë çështje të caktuara nëse hetohen nga SPAK. Në një moment thoshte se si Argita i kishte paguar pushimet prindërve të saj. SPAK sapo ka nisur vettingun financiar.

❌
❌