Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 September 2024Main stream

Blinken: Çështja e Izraelit me Hezbollah duhet të zgjidhet me diplomaci dhe jo me luftë

25 September 2024 at 16:51

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar për konfliktin në Lindjen e Mesme. Ai është shprehur se çështja duhet të zgjidhet përmes diplomacisë dhe jo nëpërmjet luftës.

Në një deklaratë për mediat e huaja, Blinken theksoi se SHBA po punon me partnerët ndërkombëtarë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për një plan për të de-përshkallëzuar situatën.

“Mënyra më e mirë për ta arritur këtë nuk është përmes luftës, as përmes përshkallëzimit. Do të ishte përmes një marrëveshjeje diplomatike. Ndërsa ka një çështje shumë legjitime këtu, ne nuk besojmë se lufta është zgjidhja”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

Përfitoi 20 mijë euro me mashtrim/ Arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, si zhvati administratorin e një subjekti privat

25 September 2024 at 16:20

Policia e Tiranës ka goditur një skemë mashtrimi në Tiranë. Në pranga ka rënë 26-vjeçari Shkëlqim Saraçi. 26-vjeçari u arrestua në flagrancë në momentin që po i merrte para administratori të një subjekti privat. Bëhet fjalë për 20 mijë euro, pas mashtrimit në aplikacione të ndryshme. 26-vjeçari prezantohej si funksionar i lartë shtetëror.

Ndërkohë policia ka sekuestruar 20 000 euro, 3 telefona dhe një automjet. Autoritetet kanë shpallur në kërkim organizatorin e dyshuar të këtij rasti, një 24-vjeçar.

Nga hetimet është zbuluar se Gjatë këta shtetas, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.

/abcnews.al/

Berisha – Meta, ende s’ka përgjigje/ Gazetari: Kreu i PL-së i humbur, figurë e djegur! Avokati: Familja Berisha, kundër SPAK!

24 September 2024 at 23:50

Gazetari Fatos Mahmutaj komentoi takimin e kreut të PL Ilir Meta, me Flamur Nokën ku diskutuan dhe për aleancat për garën e 2025.

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News gazetari Mahmutaj tha se kreu i PL është i humbur

“Ai dihet që është i humbur dhe figura e tij është totalisht e djegur. Sidoqoftë të shkojë punë është i humbur dhe e ka të kotë. Është i kotë shënimi i emrit të tij në listën e kandidatëve. Qoftë edhe me PD. Meta thënë ndryshe “një hajdut i ngjitet një hajduti tjetër” për t’u bërë bashkë. Partia e Lirisë është tashmë e përçarë dhe është katandisur siç e thotë populli, “është katandisur si kokoshi në një thelë”.

Gjithashtu ai theksoi se familja Berisha vetëm po sulmon SPAK në një formë shumë të ulët. “Përpiqen të sulmojnë personalisht prokurorët e SPAK”, u shpreh gazetari.

Ndërsa avokati Romeo Kara ka reaguar gjithashtu me kritika ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Besoj se do të jenë në rritje personat bashkëpunëtorë të tij dhe besoj se ka frikë. Nuk mund të rrijë një vit e gjysmë një tutkun duk sulmuar organin e akuzës dhe e ka bërë para një Shqipëri të tërë të gjithë zullumin. Edhe një çështje që kemi fakte edhe prova dhe nuk mund të mbyllim sytë. Kam investiguar dhe kallëzuar, por as kam sajuar prova dhe as kam intriguar. Thjesht kam pasur një vokacion drejtësie dhe keqardhje për  vendin tim dhe veten time. Deri tani kam kallëzuar mbi 25 persona të pushtetit lart, shqiptarë dhe çek. Berisha të paktën nuk ka thënë ndonjëherë është i çmendur. Nuk habitem që ka çuar “mulin” sepse i ka dhënë nivelin e tij për të biseduar”, tha ndër të tjera ai.

Gjithashtu avokati sa i përket dosjes së SPAK për çështjen Berisha tha se retorika e familjes Berisha kundër SPAK është e pritshme. “Berisha vetëm me këtë dosje, vetëm pastrimi parash, korrupsion del minimumi 20 vjet e pak vetëm me këtë dosje”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Sondazhet: Harris, në epërsi! Reuters: 7 pikë para. Trump kryeson në çështjet ekonomike

24 September 2024 at 23:23

Gara për presidencë midis kandidaten demokrate Kamala Harris dhe kandidatin republikan Donald Trump po ndiqet me interes nga mediat ndërkombëtare, ndërsa kanë mbetur vetëm pak javë nga dita e madhe e zgjedhjeve që do të zhvillohen me 5 nëntor.

Një sondazh i fundit i Reuters/Ipsos, tregon se Harris ka epërsi prej 7 pikësh ndaj Trump. Konkretisht demokratja duket se gëzon një mbështetje prej 47% ndaj 40% të Trumpit, duke krijuar në këtë mënyrë  një dinamikë interesante në këtë garë.

Kjo tregon një rritje të vazhdueshme për Harris, e cila ka përmirësuar epërsinë e saj nga pesë në gjashtë pikë përqindjeje që nga sondazhet e fundit.

Megjithatë Trumpi vazhdon të dominojë në çështjet e ekonomisë, papunësisë dhe vendeve të punës. 43% të votuesve e mbështesin atë në lidhje me këto çështje, ndërsa  41% të tjerë mbështesin Harris. Janë pikërisht këto të dhëna që ngjallin dyshime se kush do të mbizotërojë në garën për shtëpinë e bardhë.

Megjithatë një tjetër sondazh, i realizuar nga CNN tregon një rezultat edhe me të ngushtë: 48% të votuesve mbështesin Harris dhe 47% Trump. Një diferencë e vogël, që tregon se nuk ka lider të qartë në këtë garë!

Edhe në këtë rast votuesit preferojnë Trump në çështjet e ekonomisë. Ai gëzon 50% të mbështetjes ndërsa Harris në 39%.

Një tjetër pikë e rëndësishme është mbështetja nga votuesit e rinj dhe ata me ngjyrë. Harris është dominuese me 55% mes të rinjve nën 30 vjeç dhe 79% mes votuesve të ngjyrë.

Duhet theksuar se sondazhet kombëtare ofrojnë një pamje të rëndësishme, por në fund, fituesi do të përcaktohet nga rezultatet shtet për shtet, me shtatë vende kyçe që pritet të kenë ndikim të madh.

Lajçak diskutime me O’Brien dhe Kasanof për dialogun Kosovë-Serbi

24 September 2024 at 23:17

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nëpërmjet një reagimi në platformën X ka thënë se ka zhvilluar një takim me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, dhe me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexender Kasanof.

Në fokus të këtij takimi siç sqaron ai ishte diskutimi për dialogun.

“Gjithmonë është e dobishme të kemi diskutim strategjik për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikat rajonale me ndihmës sekretarin Kasanof dhe emisarin Kasanof. Mirëpres vazhdimin e bisedës sonë javën e ardhshme në Bruksel”, shkroi Lajçak në X.

Berisha: Do të përçajë myslimanët. Kreu i PD nga dritarja: “Shteti Bektashi”, thikë pas shpine”

24 September 2024 at 23:09

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi reagoi të dielën shkurt për idenë e Urdhrit Sovran Bektashi, duke u shprehur se është vetëm për interesin e Kryeministrit Rama, foli me gjatë këtë mbrëmje të martë, nga ballkoni i katit të tij.

“ Tre ditë më parë, në mënyrën më miqësore, e njoftova të respektuarin Baba Mondi, kujdes e ka për veten e tij”, ka thënë Berisha.

Berisha pas tre ditësh, del me një qëndrim kundër, të qartë për Shteti Bektashi, duke theksuar dy argumente kryesore.

“Ky skenar ka vetëm një qëllim, thikë pas shpine, përçarje fetare. Ky skenar është një sulm jo vetëm ndaj besimeve fetare, ndaj myslimaneve shqiptare, që njëlloj si besimtarët e tjerë i luten një Zoti.”

Gjithashtu sipas Berishës: “Ky akt i cili ka synimet më të liga, me antishqiptare, shkelmon parimin e sekualarizimit, e unitarizimit të shtetit shqiptar”.

Bektashianet, thotë Berisha, kanë kontribute në identitetin kombëtar dhe në vlerën e tolerancës fetare dhe një ide e tillë, e një Vatikani bektashi në Tiranë, do të ishte thikë pas shpinë dhe këtij komuniteti.

/abcnews.al/

VIDEO/ Aksident në Korçë, makina përplaset me motorin, një i plagosur

24 September 2024 at 22:42

Një aksident ka ndodhur në lagjen nr.16 në Korçë. Mësohet se një mjet është përplasur me një motor.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i motori. I plagosuri është transportuar në spital për të marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/

Yesterday — 24 September 2024Main stream

Tensionet Izrael-Hezbollah, presidenti izraelit: Kthimi i pengjeve duhet të jetë prioritet në OKB!

24 September 2024 at 21:51

“Një marrëveshje që do të kthente pengjet e mbetura duhet të jetë prioriteti i të gjithë liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.

Në një intervistë për CNN, Herzog tha se Izraeli nuk dëshiron apo kërkon një luftë me Libanin, por shtoi se gjithçka ka një kufi, se deri kur një komb mund të durojë.

“Kjo luftë u zhvillua kundër nesh përmes një sulmi terrorist të llojit më të keq më 7 tetor dhe një ditë më vonë Hezbollahu filloi të na sulmonte ditë pas dite. I kujtoj të gjithëve se kemi kaluar nëpër ferr vitin e fundit. Duam të ndryshojmë ekuacionin dhe duam të shohim një horizont të ri – të cilin meqë ra fjala, e meritojnë edhe palestinezët dhe arabët, por ata janë rrëmbyer nga një perandori e tmerrshme e së keqes,” tha më tej Herzog.

/abcnews.al/

“Berisha-Meta, luftë kundër SPAK”/ Meçe: Kreu i PL-së nuk ka parti, nuk fiton asnjë deputet nëse del i vetëm në zgjedhje

24 September 2024 at 18:38

Analisti Arben Meçe në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, foli për zgjedhjet dhe marrëdhëniet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PL Ilir Meta.

Ai u shpreh se Meta nuk është një person që nuk ka treguar stabilitet, dhe kjo sipas tij mund të jetë një dilemë për ish-kryeministrin Berisha.

“Meta nuk ka parti, nuk fiton asnjë deputet nëse del i vetëm në zgjedhje. Ai është bërë një nga shërbëtorët më të zellshëm të Berishës. Lidhjet e tij me Berishën janë shumë të thella. Ilir Meta-Berisha është lidhje e ngushtë dhe e shohin veten në llogore për të mbijetuar së bashku. Logjika është që këto do të jenë në një llogore bashkë. Çështja është që Meta nuk është mirëpritur nga elektorati i Berishës. Gjithë kjo lojë nuk bëhet është sepse ky do të jetë në listën e Berishës. Interesi i të gjithë këtyre është që të futen nën ombrellën e Berishës. Them që në takimin që ka bërë sot Meta nuk ka marrë garanci”, tha Meçe.

Më tej ai nënvizoi se ish-kryeministri Sali Berisha në 30 vite në politikë, “ka zhdukur” të gjithë ata që i kanë dalë kundër.

“Berisha mund të them që listën e ka të konsoliduar dhe luftën e tij politike ta bëjë me ata aleatë që i duhen për numra, strukturë politike”, tha ai.

/abcnews.al/

Një vit nga sulmi në Banjskë, Ministria e Jashtme: E papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten të lirë

24 September 2024 at 18:08

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, përmes një statusi në platformën X ka reaguar lidhur me sulmin terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ministria e Jashtme nënvizon se është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë.

“Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Duke kujtuar me nderim,sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.

Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime. Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

/abcnews.al/

OKB: Mijëra njerëz u larguan nga Libani për t’i shpëtuar sulmeve

24 September 2024 at 18:02

Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga Libani këtë javë për t’i shpëtuar dhunës, ka njoftuar OKB.

Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se Izraeli do të vazhdojë sulmet kundër Hezbollahut.

Nga ana tjetër Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre për përshkallëzimin e sulmeve midis Izraelit dhe Hezbollahut.

“Dhjetëra mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre dhe numri i tyre vazhdon të rritet,” tha zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR), Matthew Saltmars në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Këto zhvendosje të reja vijnë si shtesë e 112,000 të zhvendosurve që nga tetori” 2023, vuri në dukje Zëvendës Përfaqësuesja e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) në Liban, Ettie Higgins, nga Bejruti.

/abcnews.al/

Stërvitja e përbashkët mes FA e trupave britanike, Lord Stuart Peach: Në fokus bashkëveprimi rajonal

24 September 2024 at 17:21

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach ishte i pranishëm në Ditën e Vizitorëve të Shquar, në Stërvitjen e Përbashkët ushtarake mes trupave shqiptare dhe britanike “Austere Wolf – 24”, pjesë e “Corridor VIII Response”.

Gjatë fjalës së tij në ceremoni, Lordi Stuart Peach tha se si partnerë të NATO-s, fokusi nuk është vetëm në zhvillimet në Ukrainë, por dhe në bashkëveprimin rajonal dhe mbi mënyrën sesi ka evoluar lufta moderne: “Si partnerë të NATO-s, fokusi ynë nuk është vetëm në zhvillimet në Ukrainë, dhe në bashkëveprimin rajonal, por gjithashtu edhe mbi mënyrën sesi ka evoluar lufta moderne. Me ndihmën e kolegëve të Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, xhenierët mbretërorë britanikë kanë dërguar ekipe specialistësh gjatë muajve të fundit, për të studiuar kompleksin nëntokësor të Kukësit, për të testuar aftësitë e tyre gjeodezike dhe ky dislokim theksoi potencialin e sistemit jo vetëm në përdorimin e teknologjisë dhe aparaturave, por edhe mundësinë e zhvillimit të industrisë së turizmit në veri të Shqipërisë. Rëndësia e tuneleve nëntokësore në luftën moderne u evidentua, kur një pjesë e ekspertëve britanikë u thirrën më herët për të raportuar mbi rrjetin e tuneleve të Hamasit në Gaza, i cili përmendej në lajme gjatë asaj jave. Kjo nxjerr në pah faktin se bashkëpunimi ynë është i larmishëm, ambicioz dhe novator, i cili shkon përtej atyre që mësojmë përgjatë kurseve të karrierës dhe ushtrimeve konvencionale”.

“Lufta e Putinit ka dështuar”/ Presidenti amerikan: Nuk heqim dorë, mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë

24 September 2024 at 17:14

Presidenti amerikan Joe Biden u zotua të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.

Biden theksoi se që nga fillimi i luftës aleatët dhe partnerët tanë të NATO-s dhe 50 më shumë vende dolën kundër Rusisë.

“Më e rëndësishmja, populli ukrainas u ngrit në këmbë, “tha Biden.

Gjithashtu ai u shpreh: “Lajmi i mirë është se lufta e Putinit ka dështuar, si dhe qëllimi i tij kryesor. Ai u nis për të shkatërruar Ukrainën, por Ukraina është ende e lirë. Ai u nis për të dobësuar NATO-n, por NATO është më e madhe, më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë, me dy anëtarë të rinj, Finlandën dhe Suedinë”.

/abcnews.al/

Asambleja e Përgjithshme e OKB, Biden bën thirrje për armëpushim: Civilët në Izrael dhe Gaza po vuajnë pasojat

24 September 2024 at 17:09

Presidenti amerikan Joe Biden nga Asambleja e Përgjithshme e OKB bëri thirrje për armëpushim. Biden theksoi se numri i civilëve të pafajshëm që kanë humbur jetën në Izrael dhe Gaza duhet të ndalet.

Ai shtoi se civilët e pafajshëm po përjetojnë ferrin nga lufta dhe kjo duhet të marrë fund.

“Civilët e pafajshëm në Gaza po përjetojnë gjithashtu një ferr. Mijëra e mijëra të vrarë, përfshirë punëtorët e ndihmës. Shumë familje të zhvendosura, të vendosura në tenda, duke u përballur me një situatë të rëndë humanitare, kjo duhet të marrë fund”, tha ai.

Sa i përket marrëveshjes së armëpushimit, presidenti amerikan shtoi: “Tani është koha që palët të finalizojnë kushtet e saj, të sjellin pengjet në shtëpi dhe të sigurojnë sigurinë për Izraelin dhe Gazën pa pjesë të Hamasit, të lehtësojnë vuajtjet në Gaza dhe t’i japin fund kësaj lufte”.

/abcnews.al/

Dosja “Partizani”, mbyllet hetimi/ Rada: Berisha, figurë problematike për gazetarët! Elezi: Ish-kryeministri ka shkelur Kushtetutën!

23 September 2024 at 23:45

Ish-kryeministri Sali Berisha do të njihet zyrtarisht të mërkurën me përfundimin e hetimeve për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Ish-kryeministrit në 11 shtator iu komunikua edhe akuza e korrupsionit pasiv, ndërsa SPAK ka njoftuar edhe Jamarbër Malltezin për tu njohur të mërkurën me aktet e dosjes dhe mbylljen e hetimeve.

Gazetari Ardit Rada në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për dosjen “Partizani” duke u ndaluar edhe tek qëndrimet e ashpra dhe kërcënimet e Berishës.

Ai u shpreh se kërcënimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj gazetarëve lidhur me dosjen “Partizani”, janë serioze. Ai tha se Berisha e ka mbajtur pushtetin e tij përmes frikës.

“Nuk mendoj se është Berisha ai që lejohet apo jo të publikojë. Sa i përket kërcënimeve nuk ka asgjë për t’u habitur. Bëhet fjalë për standardin që ky njeri vazhdon të mbajë në politikë apo shembulli që vazhdon të përcjellë. Raportet e këtij njeriu me mediat janë të çuditshme, por janë edhe të frikshme”, tha gazetari.

Ndërkohë Ibsen Elezi gjatë fjalës së tij nënvizoi se ish-kryeministri Berisha ka shkelur Kushtetutën dhe se sipas tij, nuk pranon rivalë brenda PD-së.

“Një pjesë e mirë e njerëzve në PD duke mos e njohur rrugën e përballjes mendonin se do ta mundnin zotin Berisha duke marrë vulën, por një gjë e tillë nuk funksionon. Berisha nuk mund të krijonte një kulturë të re brenda partisë”, tha ai.

Më tej Elezi u ndal tek situata në Partinë Demokratike, pasi prezantimi i Agron Gjekmarkajt, si drejtues Politik i Lezhës, u përball me refuzim nga demokratët e degës së Lezhës.

“Ky është mekanizmi. Dhe kur ballafaqimi shkon ballë për ballë edhe reagimi do të jetë i ashpër. Por mos reagimet në kohë për shkeljet që kanë ndodhur, këtu do ta çonin situatën. Nuk shtrohet problemi për konsum, por për diskreditim politik. Një ndër kërkesat e forta që kam pasur ka qenë “prerja e duarve” e të gjithë atyre që kanë vjedhur vota. Këto janë në një “amulli” dhe besoj se këtë herë i gjithë elektorati i djathtë do të marrë një shuplakë të fortë nga demokratët”, tha më tej Elezi.

/abcnews.al/

Ushtria izraelite: Janë goditur 1300 objektiva të Hezbollahut

23 September 2024 at 23:15

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se kanë goditur 1300 objektiva të Hezbollahut në Liban gjatë 24 orëve të fundit.

IDF thekson se janë goditur raketa lundrimi, raketa dhe dronë të cilat ishin sipas tyre Hezbollahu planifikonte t’i lëshonte ato drejt Izraelit.

Izraeli ka zgjeruar sulmet e tij ajrore ndaj Hezbollahut përfshirë ato vende ku thotë se po fsheh disa nga raketat e tij më të fuqishme me rreze të gjatë veprimi.

Në këtë mënyrë ajo po përpiqet të sulmojë Hezbollah, duke i goditur armët e tij më të fuqishme dhe duke e detyruar atë të pranojë një armëpushim, shkruan BBC.

❌
❌