Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 September 2024Main stream

Elhaida Dani, në pritje të ëmbël? Fotoja që ngriti dyshimet

By: gaze tare
26 September 2024 at 19:42

Elhaida Dani dhe partneri i saj, balerini i njohur Ledion Agalliaj, kanë postuar së fundmi një foto në llogaritë e tyre sociale. Mirëpo një lum me komente dhe dyshime janë ngritur ndaj çiftit të cilët pretendojnë se Elhaida është në pritje të ëmbël. Apo e ka fajin fustani?

Pyetja që i kanë bërë të gjithë fansat këngëtares dhe balerinit, në fakt nuk merr përgjigje.

Megjithatë, në një intervistë të pak muajve më parë për “Pushime on Top”, Elhaida është shprehur se kur të vinte ky moment, do të ishte i mirëpritur.

The post Elhaida Dani, në pritje të ëmbël? Fotoja që ngriti dyshimet appeared first on iconstyle.al.

Fero rrëzon deklaratën e avokates, publikon prova për kujdestarinë e vajzës

By: gaze tare
26 September 2024 at 17:47

Avokatja e Arbenitës, ish-partneres së artistit Fero Fera, deklaroi se nuk është e vërtetë që klientes së saj i është marrë kujdestaria e vajzës. Blinera Osmani tha se është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente nga ana e Feronit Shabanit dhe ende s’ka vendim të prerë.

Mirëpo pak momente më herët, Fero ka publikuar provat duke e rrëzuar poshtë deklaratën e avokates. Ai ka publikuar një pjesë të vendimit të Gjykatës, ku thuhet:

“Udhëzim juridik: kundër këtij aktvendimi, pala e pakënaqur mund të ushtrojë kundërshtim në këtë gjykatë, përkatësisht në Gjyaktën Themelore Gjilan. Kundershtimi nuk e ndalon ekzekutimin e këtij aktvendimi.”

Me pak fjalë, për 12 muajt e ardhshëm, Fero e ka fituar kujdestarinë e së bijës.

The post Fero rrëzon deklaratën e avokates, publikon prova për kujdestarinë e vajzës appeared first on iconstyle.al.

“Ndarja” e Kutcher dhe Kunis mes arrestimit të Diddy/ Si qëndron e vërteta?

By: gaze tare
26 September 2024 at 15:39

Thashethemet online thonë se Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë në prag të ndarjes.  Kutcher, 46 vjeç dhe Kunis, 41 vjeç, nuk po i lënë thashethemet të ndikojnë në martesën e tyre nëntëvjeçare, me një burim të brendshëm që i thotë People se bisedat e ndarjes janë “absolutisht qesharake dhe të rreme”.

Këto spekulime vijnë pas arrestimit të fundit të Sean ‘Diddy’ Combs, i cili ishte mik me Kutcher.

“Kjo është absolutisht qesharake dhe e rreme,” i tha një burim i brendshëm People, ndërsa u shfaqën klipet e Ashton në festat famëkeqe të Diddy-t. “Ashton nuk ka asnjë përfshirje në asnjë nga këto. Ashton e ka takuar Diddy-n vetëm në një sërë ngjarjesh sociale dhe biznesi, të cilat të gjitha janë dokumentuar nga media.”

The post “Ndarja” e Kutcher dhe Kunis mes arrestimit të Diddy/ Si qëndron e vërteta? appeared first on iconstyle.al.

Martin Scorsese humbet në dy projektet e tij të mëdha të 2025

By: gaze tare
26 September 2024 at 15:01

Në industrinë e filmit të Hollivudit mund të mburret si një filmografi e madhe dhe e suksesshme si Martin Scorsese. Në atë që dukej të ishte një vit i ngarkuar për regjisorin,viti 2025 i tij tani është zbrazur papritur, siç shpjegon Variety. Me sa duket, të dyja biografitë e Jezu Krishtit dhe Sinatra për të cilat ai po punonte janë shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Fillimisht u njoftua se qëllimet e Scorsese ishin të xhironin të dy filmat njëra pas tjetrës, kështu që të dy projektet do të dilnin brenda një periudhe të shkurtër kohore. Tani, megjithatë, regjisori 81-vjeçar është i detyruar të ndryshojë orarin e tij dhe të kërkojë sfida të reja.

Filmi biografik i Sinatra ishte planifikuar të fillonte prodhimin nëntorin e ardhshëm. Megjithatë, të gjithë punëtorët që ishin planifikuar fillimisht të merrnin pjesë në xhirimet kanë marrë një njoftim se projekti është anuluar, të paktën për momentin, dhe se nuk ka datë kthimi, nëse ndodh ndonjëherë.

Thashethemet bëjnë me dije se familjes së këngëtarit, veçanërisht vajzës së tij, Tina Sinatra, nuk i pëlqen drejtimi që do të merrte filmi biografik, duke u fokusuar tek lidhja e artistit me Ava Gardner, e cila çoi në ndarjen e prindërve të tij. Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence u tha se ishin dy më të pozicionuarit për të luajtur në film.

The post Martin Scorsese humbet në dy projektet e tij të mëdha të 2025 appeared first on iconstyle.al.

Shenjat e horoskopit që bëjnë reagime të sikletshme kur ka drama rreth tyre

By: gaze tare
26 September 2024 at 14:21

Dashi
Një shenjë që nuk di si të reagojë kur i vjen me zemër të thyer, apo një dhimbje që të shpon… Nuk është se nuk i përjeton mirë emocionet, por Dashi është i pushtuar nga një konfuzion i tmerrshëm, për atë që duhet të bëjë. Ai mundohet të të thotë se gjithçka do të jetë mirë, thjesht qetësohu, por nëse vazhdoni, me sinqeritet të plotë, po ju them, ai nuk di si t’ju trajtojë.

Shigjetari
Ai me të vërtetë dëshiron t’ju ndihmojë, t’ju shohë përsëri të lumtur, por ai ka prirjen t’ju mbajë leksione kur keni dhimbje. Kjo e bën atë të duket paksa i shkëputur nga drama juaj, por nuk ka për qëllim t’ju bëjë të ndiheni të pakëndshëm. Ai ndoshta nuk ka mënyrën e ëmbël dhe të butë që ju nevojitet për t’u hapur dhe shkarkuar dhimbjen tuaj. Por ai nuk do t’ju mohojë kurrë ndihmën e tij dhe mbi të gjitha do të bëjë gjithçka që ju kërkoni për t’ju bërë të ndiheni më mirë.

Ujori
Ai i ngjan shumë Shigjetarit, por edhe Dashit: ai nuk dëshiron t’ju largojë kur t’ia çoni dhimbjen në pragun e shtëpisë së tij, por gjithashtu nuk di çfarë të thotë apo të bëjë për t’ju qetësuar. Ai përfundon duke ju dhënë këshilla se çfarë NUK duhet të bëni (të cilat nuk keni nevojë të dëgjoni në atë moment), ai do t’ju tregojë për herët kur e ka pasur më keq (gjithashtu informacione të padobishme), ose do të përpiqet të ju ngacmojë të dilni dhe bëni diçka së bashku. Qëllimi i mirë, zemër e pastër, por reagime të sikletshme!

The post Shenjat e horoskopit që bëjnë reagime të sikletshme kur ka drama rreth tyre appeared first on iconstyle.al.

Shihet me varësen ku shkruhet “Ben”, J.Lo bën lëmsh fansat

By: gaze tare
26 September 2024 at 13:56

Një foto e Jennifer Lopez-it duke mbajtur në qafë varësen e saj ‘Ben’, i ka bërë fansat të mendojnë se ajo mund të jetë duke e rimenduar ndarjen. Mirëpo,  nuk është kështu. Fotoja e J.Lo u ngarkua nga marka e bukurisë së këngëtares dhe aktores, por është shkrepur muaj më parë.

Këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc më 20 gusht, vetëm dy vjet pasi dyshja u martuan në Las Vegas. Dokumentet zbuluan gjithashtu se ata ishin ndarë që nga fundi i prillit.

E në fakt, procedurat e divorcit vazhdojnë, pavarësisht fotos së fundit.

 

The post Shihet me varësen ku shkruhet “Ben”, J.Lo bën lëmsh fansat appeared first on iconstyle.al.

OBSH: 15% e antibiotikëve blihen në farmaci pa recetën e mjekut

By: gaze tare
26 September 2024 at 13:26

Një studim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësie që mbuloi edhe Shqipërinë konsideroi përdorimin pa kriter të antibiotikëve, që krijojnë Rezistencën antimikrobike (AMR) si një nga 10 kërcënimet kryesore për shëndetin e njeriut.

Një anketë me 525 persona në Shqipëri referoi se 51 për qind e tyre kishin përdorur antibiotik vitin e fundit para anketës, një përqindje mbi mesataren e grupit të vendeve jo anëtare te BE të përfshira në studim. Nga personat që kishin përdorur antibiotik 15 për qind i kishin blerë në farmaci pa recetën e mjekut, ndërsa 1 për qind kanë marrë antibiotike referuar recetave të mëparshme.

Nga të gjithë të anketuarit në 14 vende mbi 60% e pjesëmarrësve ishin më pak se 40 vjeç. Dyzet për qind e pjesëmarrësve pohuan se u përballën me vështirësi në pagesën e faturën për blerjen e antibiotikëve dhe 20% të tjerë hasnin vështirësi në pagesën e faturave shumicën e kohës.

Arsyet më të shpeshta të raportuara të përdorimit të antibiotikëve ishin simptomat e ftohjes, dhimbjet e fytit, kolla dhe simptoma të ngjashme me gripin. Infeksionet e traktit urinar dhe pneumonia ishte raste më të rralla.

OBSH vlerësoi se përdorimi pa kriter i antibiotikëve është ndër kërcënimet kryesore globale për njerëzimin sot.

Rezistenca ndaj përdorimit të antibiotikëve në Rajonin Europian të OBSH-së u shoqërua me mbi gjysmë milioni vdekje në 2019, ekuivalente për barrën shëndetësore të gripit, tuberkulozit dhe HIV/AIDS-it.

Kostoja vjetore e vlerësuar që i atribuohet përdorimit pa kriter të antibiotikëve që krijojnë rezistencë në luftën ndaj viruseve në Bashkimin Evropian (BE) është 1.5 miliardë euro në kosto të kujdesit shëndetësor dhe humbje të produktivitetit, përllogarit OBSH.

Rezistenca antimikrobike (AMR) është një fenomen natyror, megjithatë, zhvillimi dhe përhapja e tij përshpejtohet nga sjellja njerëzore, duke përfshirë përdorimin e papërshtatshëm të antimikrobikëve nëpër sektorë dhe mjedise të ndryshme. Edhe pse shtamet multirezistentë të patogjenëve janë në rritje në mjediset spitalore duhet një reduktim i përgjithshëm i përdorimit të antibiotikëve në komunitet, këshillon OBSH.

Antimikrobikët, duke përfshirë antibiotikët, antiviralët, antimykotikët dhe antiparazitikët janë ilaçe që përdoren për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet infektive te njerëzit, kafshët dhe bimët.

Rezistenca antimikrobike (AMR) ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët nuk reagojnë më ndaj ilaçeve antimikrobiale. Si rezultat i rezistencës ndaj ilaçeve, antibiotikët dhe ilaçet e tjera antimikrobiale bëhen joefektive dhe infeksionet bëhen të vështira ose të pamundura për t’u trajtuar, duke rritur rrezikun e përhapjes e sëmundjeve të rënda, paaftësi dhe vdekje./MONITOR

The post OBSH: 15% e antibiotikëve blihen në farmaci pa recetën e mjekut appeared first on iconstyle.al.

S’ka kthim pas! Xhensila dhe Besi e nisin ditën në Gjykatë

By: gaze tare
26 September 2024 at 13:09

Një prej dyshes më të preferuara të publikut, Xhensila Myretzaj dhe Bes Kallaku duket se i kanë dhënë plotësisht fund marrëdhënies së tyre. Ndërkohë që shumë prej dashamirësve të tyre presin për një rikthim, për fat të keq nuk ka kthim pas!

Ditën e sotme ish-partnerët e kanë nisur në Gjykatë ku kanë zhvilluar seancën e radhës. Bëhet me dije se lidhet me çështjen e përpjestimit të pasurisë. Si një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar, këngëtarja dhe aktori i humorit, prindër të dy fëmijëve Ajka e Amen, i dhanë fund martesës së tyre disa-vjeçare pak pas ardhjes në jetë të djalit, duke bërë kërkesë për divorc.

The post S’ka kthim pas! Xhensila dhe Besi e nisin ditën në Gjykatë appeared first on iconstyle.al.

Përse Can Yaman u largua papritur nga mediat sociale?

By: gaze tare
26 September 2024 at 12:46

Can Yaman u bë një sukses brenda natës pas punës së tij në serialin “Daydreamer”. Krahas Demet Özdemir, Yaman luajti rolin e Can Divit, duke kapërcyer Turqinë e tij të lindjes dhe duke arritur sukses ndërkombëtar. Menjëherë pas kësaj, çdo aspekt i jetës së tij u bë burim intrigash, përfshirë zhvendosjen e tij në Itali, përfundimin e fejesës me gazetaren Diletta, e të tjera, duke përfunduar me fshirjen e të gjitha profileve të tij në rrjetet sociale, ku kishte mbi 10. milion ndjekës. Vendimi i Yaman për t’u larguar nga qendra e vëmendjes daton pesë vjet më parë kur ai vendosi të hapte një fondacion të quajtur “Can Yaman for Children”. Organizata punon për t’u dhënë fëmijëve dhe të rinjve mundësinë për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme për veten e tyre.

Ndërsa nuk dihet pse Yaman vendosi të eliminojë papritur mediat e tij sociale, shumë spekulojnë se mund të ketë qenë për shkak të presionit të jashtëzakonshëm që ai ndjeu nga fansat dhe ndjekësit, të cilët shpesh e ngacmojnë atë në mënyrë dixhitale.

Në ditët e sotme, Yaman është duke xhiruar një serial në Itali të quajtur ” Sandokan “,e bazuar në piratin historik imagjinar të shkruar nga Emilio Salgari dhe po zhvillohet nga kompania evropiane e prodhimit Lux Vide.

The post Përse Can Yaman u largua papritur nga mediat sociale? appeared first on iconstyle.al.

Jenny Mollen kujton refuzimin e ftesës së Diddy: ‘Shumë e lumtur që nuk shkova’

By: gaze tare
26 September 2024 at 12:14

Jenny Mollen po ndan përvojën e saj me Sean “Diddy” Combs pasi ai akuzohet për krime të rënda seksuale.

Combs, 54 vjeç, u arrestua në një hotel në Manhattan të hënën, më 16 shtator, dhe u akuzua për trafik seksual, konspiracion të shantazhit dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion, sipas një aktakuze federale .

Në një video të sinqertëtë shpërndarë në Instagram të martën, më 24 shtator, Mollen, 45 vjeç, kujtoi një herë kur ishte ftuar të rrinte me Combs kur ishte 19 vjeç.

Mollen shtoi se më pas ajo u prezantua me Combs dhe ai e ftoi atë dhe miqtë e saj në një festë në dhomën e tij.

“Djema, a do të kisha qenë e çmendur?” pyeti ajo. “A do të isha kapur në dhomën e tij me këmishën time të frikshme ngjyrë gështenjë? A do të kishte filmime deri më sot tek unë në një lloj fantazie të çmendur shfrytëzuese?”

Në fund të fundit, Mollen tha se ishte “shumë e lumtur që nuk shkova” përpara se të zotohej t’u tregonte fëmijëve të saj historinë në mëngjes. Ajo ka dy djem me aktorin Jason Biggs.

The post Jenny Mollen kujton refuzimin e ftesës së Diddy: ‘Shumë e lumtur që nuk shkova’ appeared first on iconstyle.al.

Zëvendëson Alfred Pezën, Aurora Polo emërohet drejtore e komanduar e RTSH-së

By: gaze tare
26 September 2024 at 12:07

Aurora Polo është emëruar si drejtore e komanduar e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Polo ka qenë më parë drejtuese e Albafilm, si dhe zëvendësdrejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.

Polo zëvendëson ish drejtorin Alfred Peza. Peza, në fillim të këtij muaji dha dorëheqjen posti i drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar. Ai dorëzoi dorëheqjen te Këshilli drejtues i RTSH-së, teksa drejtimi i tij u shoqërua me skandale dhe me denoncime të shumta.

Gjatë drejtimit të tij, u shkarkuan nga puna dhjetëra gazetarë, kameramanë dhe moderatorë emisionesh, të cilët u zëvendësuan me njerëz të afërt e të besuar të Pezës. Një prej tyre dhe ajo që bëri më shumë bujë ishte shkarkimi nga puna një punonjëse, e cila është nënë e një fëmije autik.

The post Zëvendëson Alfred Pezën, Aurora Polo emërohet drejtore e komanduar e RTSH-së appeared first on iconstyle.al.

Cekja i Beratit në hall: Faturohem për ujin sikur të kisha lavazh!

By: gaze tare
26 September 2024 at 11:33

Të gjithë e njohim humoristin Cekja. Së fundmi ai ka përfunduar në “Fiks Fare” dhe kësaj radhe jo si artist por si një hallexhi. Ai shprehet se ka problem me shtëpinë e tij të pushimit që ka në Sarandë, pasi edhe pse nuk jeton njeri ai paguan faturat e ujit mbi 6000 lekë në muaj.

Shtëpinë në Sarandë Cekja e ka prej 22 vitesh, por problemin me mbifaturim e ka kohët e fundit. Ai tregon për “Fiksin” se në dy muaj korrik e gusht faturat e ujit kapin vlerën prej 11.500 lekë pa qenë kush në shtëpi. “Unë duhet të pyes komshinjtë mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh”, shprehet ai me humor.

Më pas tregon se ka bërë kërkesë pranë UKS për ndërrim të matësit dhe ka shlyer gjithë pagesat me vlera të konsiderueshme duke i zeruar ato në korrik të 2024. Por çudia ndodh se edhe pse kishte zeruar gjithçka në UKS ai del sërish debitor. Faturat e korrikut dhe gushtit janë në vlerën 11500 lekë. Ankohet sërish dhe merr si përgjigje që nuk është faji lexuesit, pra nuk ka mbifaturim, por fajin e ka sahati.

Programi të cilit Cekja iu drejtua bashkë me artistin i drejtohen shërbimit të klientit të UKS-së dhe ai shprehet se është në dijeni të problemit, por që matësi i ujit aq ka regjistruar. Ndërkohë që Cekja shpjegon se matësi është ndërruar punonjësi i shpjegon se matja e sahatit të ri pasqyrohet në muajin shtator.

The post Cekja i Beratit në hall: Faturohem për ujin sikur të kisha lavazh! appeared first on iconstyle.al.

Ia doli! Nëna e Çiljetës fiton betejën me kancerin

By: gaze tare
26 September 2024 at 10:46

Gjatë qëndrimit në Ferma VIP, Çiljeta Xhilaga rrëfeu se nëna e saj vuante nga kanceri dhe ky ishte meraku i saj më i madh gjatë qëndrimit në reality show.

Epo një lajm shumë i mirë vjen nga nëna e Çiljeta Xhilagës. Majlinda Xhilaga ka treguar në profilin e saj në Instagram se ka fituar betejën me kancerin.

E fitova betejën për jetën. Faleminderit Allahut”, ka shkruar ajo krah disa fotove të saj.

The post Ia doli! Nëna e Çiljetës fiton betejën me kancerin appeared first on iconstyle.al.

Mes skandalit të Diddy, shfaqet Justin në publik/ Fansat të shqetësuar

By: gaze tare
26 September 2024 at 10:17

Justin Bieber ngjalli shqetësim për shëndetin e tij të hënën teksa doli për herë të parë që kur Diddy u padit për trafikim seksual javën e kaluar.

Lidhja e ngushtë e dikurshëm e Bieber me Diddy-n ka rënë nën spekulime intensive që nga aktakuza – me video shqetësuese të çiftit duke u festuar dhe një Bieber atëherë 15-vjeçar duke kaluar ’48 orë me Diddy’.

Bieber, i cili kohët e fundit mirëpriti një djalë me gruan Hailey, nuk e ka komentuar publikisht dramën dhe dukej i gëzuar teksa doli për darkë me partneren e tij, 27 vjeç, në LA – por fansat shprehën shpejt frikën për pamjen e tij ‘të hollë’.

Këngëtari për darkë kishte veshur një kapuç gri, xhinse të gjera. Nëna e re Hailey veshi një pallto lëkure dhe pantallona të zeza ndërsa bisedonte me burrin e saj katër javë pasi njoftoi lindjen e fëmijës së tyre të parë Jack Blues.

The post Mes skandalit të Diddy, shfaqet Justin në publik/ Fansat të shqetësuar appeared first on iconstyle.al.

Pas akuzave të Diddy-t, këngët e tij bëhen më të dëgjuara

By: gaze tare
26 September 2024 at 09:52

Është bërë e mundur arrestimi i muzikantit Sean Combs. Kjo pasi akuzohet për shantazh dhe trafik njerëzor. Mirëpo që pas asaj kohe, popullariteti i muzikantit Sean Combs, është rritur shumë.

Kompania e të dhënave të industrisë dhe analitikës Luminate tha se muzika e tij pa një rritje mesatare prej 18.3 përqind në platformat e transmetimeve të muzikës, sipas kërkesës gjatë javës së kaluar, pas arrestimit të 17 shtatorit.

Profesori i menaxhimit të biznesit muzikor të Kolegjit Berklee, George Howard, tha se ai nuk është i befasuar nga kjo rritje, sepse transmetimi është i ngjashëm me kërkimin e Google për artistë si një mënyrë për të kënaqur kuriozitetin.

Muzika thjesht bëhet një pjesë tjetër e informacionit ndërsa njerëzit përpiqen të kuptojnë krimet. Shumë njerëz mendojnë, ‘Si tingëllon muzika e një njeriu që bën diçka të tillë?”, shpjegoi George Howard. “Përveç kësaj, shumë njerëz mendojnë për P Diddy si një biznesmen dhe jo një muzikant, sepse ai ka punuar në projekte të tjera që nuk kanë të bëjnë me muzikën”.

The post Pas akuzave të Diddy-t, këngët e tij bëhen më të dëgjuara appeared first on iconstyle.al.

Ekspertët: Ja pse duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj konsumimit të kafesë

By: gaze tare
26 September 2024 at 08:50

Kur vjen puna tek përfitimet shëndetësore, reputacioni i kafesë vërvitet në ekstreme. Pirja e dy deri në pesë filxhanëve kafe në ditë mund të na mbrojë nga sëmundjet e zemrës, diabetit e disa llojeve të kancerit.

Ama tek disa njerëz, e njëjta sasi ose edhe më shumë mund të shkaktojë ankth, nervozizëm dhe pagjumësi.

Një studim i publikuar në “New England Journal of Medicine”, sugjeron se një qasje e moderuar ndaj kafesë është mënyra më e mirë për të korrur përfitime.

Bazuar në rishikimin e 95 studimeve, autorët e këtij raporti rekomandojnë kufizimin e konsumit të pijeve me përmbajtje kafeine, deri në 400 miligramë në ditë.

Kjo sasi është e barazvlefshme me 4-5 filxhanë kafe në ditë. Ajo i ndihmon njerëzit të marrin përfitimet më të mira të kafesë, por nga ana tjetër kanë më pak efekte anësore prej saj.
Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga stresi, ankthi e pagjumësia, duhet të tregohen shumë të vëmendshëm ndaj konsumit të kafesë.

Ata duhet të jenë të vëmendshëm edhe ndaj mënyrës si ndihen pas pirjes së kafesë dhe ndikimit të saj në cilësinë e gjumit. Ky i fundit është thelbësor për mirëmbajtjen e stresit dhe të ankthit.

Konsumi i tepruar i kafesë mund të kthehet shumë shpejt në një cikël vicioz energji-ankth-pagjumësi – tension i lartë gjaku.
Sipas ekspertëve, një grua që peshon 80 kg nuk duhet të pijë më shumë se 250 mg kafeinë në një periudhë 24 orëshe.

Ekspertët kanë përpiluar një listë praktike me dhuratat bujare të nënës Natyrë, të cilët kanë të njëjtën veçori si kafeja në aspektin e energjisë.

The post Ekspertët: Ja pse duhet të tregohemi të kujdesshëm ndaj konsumimit të kafesë appeared first on iconstyle.al.

Ja si pritet të jenë temperaturat për ditën e sotme

By: gaze tare
26 September 2024 at 07:56

Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës të cilat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoi shpejtësi deri në 12 m/sek.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 27°C
në zonat e ulëta 11 deri 30°C
në zonat bregdetare 14 deri 29°C

The post Ja si pritet të jenë temperaturat për ditën e sotme appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, 26 shtator 2024

By: gaze tare
26 September 2024 at 07:49

Dashi
Gjatë kësaj dite do të kaloni një pjesë të mirë të pasigurive tuaja. Megjithatë në vendin e punës nuk do arrini që të shpëtoni nga varësia e eprorit. Në fushën e ndjenjave, do të ndjeni nevojë për pavarësi dhe liri.

Demi

Do të përballeni me një sërë situatash me një forcë dhe vendosmëri të madhe. Në punë, yjet sugjerojnë që të mos bëni investime të mëdha në këtë periudhë. Sa i takon ndjenjave, do të shfaqni një sjellje e cila do të zhdukë çdo tension nga raporti në çift.

Binjakët
Do të jeni të mbushur me pasion, por duhet të shmangni shfaqjen e sjelljeve shumë brutale. Në fushën ekonomike, nuk duhet të gaboni, ndaj mendohuni mirë para se të merrni vendime. Sa i takon ndjenjave, ka shumë mundësi që të përjetoni një periudhë krize.

Gaforrja
Do të shfaqni një intuitë tejet të madhe. Ndër të tjera kujtesa do ju ndihmojë që të reagoni siç duhet. Në sferën profesionale do të shfaqni një sjellje të pazakontë dhe ekstravagante. Ndërsa lidhur me ndjenjat, do të dini të vlerësoni më mirë, kapacitetet tuaja joshëse.

Luani
Do të jeni indiferent ndaj personave që nuk i kuptojnë nevojat tuaja. Në sferën profesionale, parashikohen zhvillime të rëndësishme që do ju bëjnë euforik. Sa i takon ndjenjave, do të shfaqni një sjellje negative ndaj partnerit/es, ndaj kujdes se mos e lëndoni.

Virgjëresha
Asgjë nuk do arrijë që t’iu kushtëzojë, do të dëgjoni këshillat e të tjerëve por do arrini që të mendoni më të mirën për veten. Në sferën private do të keni një eksperiencë e cila do ju lejojë që të përmirësoni raportet ndërpersonale. Sa i takon ndjenjave, do të pëlqeni aventurën, por kujdes se mos rrezikoni shumë.

Peshorja
Do t’iu duhet të dëgjoni këshillat e një personi shumë të rëndësishëm për ju dhe bëni mirë ti vini vath në vesh. Në punë, do të keni mundësi të mira për të zgjidhur një situatë problematike, shkruan noa.al. Sa i takon ndjenjave, duhet të tregoheni të kujdesshëm me mënyrën tuaj të reagimit.

Akrepi
Do të ndjeni një plogështi për shkak të një miqësi të vjetër dhe nuk do arrini që të kuptoni arsyen. Në sferën profesionale do të keni një sërë avantazhesh, lidhur me një nismë të re. Në fushën e ndjenjave, do të hapen para jush shumë horizonte.

Shigjetari
Gjatë kësaj dite yjet sugjerojnë që të vlerësoni në pavarësi të plotë të gjitha çështjet që ju shqetësojnë. Në punë do kërkoni çdo justifikim për të qëndruar vetëm. Po ashtu nuk do të keni dëshirë që të ekspozoheni shumë.

Bricjapi
Ambicia juaj profesionale do të jetë në maksimum. Në fushën e ndjenjave do të fitoni simpatinë e të njohurve por edhe të personave të tjerë. Një këshillë për ju: Mos e lini pas dore partnerin/en.

Ujori
Yjet ju këshillojnë që gjatë kësaj të enjteje të limitoni dëshirën tuaj për pushtet, sidomos në sferën profesionale. Momentalisht është shumë e rëndësishme që t’iu jepni hapësirën e duhur dhe të tjerëve. Sa i takon ndjenjave ka shumë mundësi që partneri/ja t’iu bindë që të bëni diçka që ai/ajo dëshiron me ngulm.

Peshqit
Yjet sugjerojnë që të shmangni çdo sjellje konfliktuale, për shkak se nervozizmi i kësaj dite do të jetë kalimtar. Sa i takon punës, do t’iu duhet të sqaroni pozitën tuaj lidhur me një debat të fundit. Ndërsa sa i takon ndjenjave, nuk do pranoni ndikimin e personave të tjerë në lidhje.

The post Horoskopi ditor, 26 shtator 2024 appeared first on iconstyle.al.

Kombëtarja/ Dalin në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit në “Air Albania”

By: gaze tare
25 September 2024 at 23:22

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit B1 në UEFA Nations League në muajin nëntor, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).

Të dyja ndeshjet do të luhen në stadiumin kuqezi ‘Air Albania’. Me anë të një njoftimi Federata e Futbollit ka lajmëruar se duke filluar nga sot tifozët e Kombëtares dhe të gjithë sportdashësit do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për të dy takimet në ebileta.al.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm online në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë./REFORMA

The post Kombëtarja/ Dalin në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit në “Air Albania” appeared first on iconstyle.al.

Çfarë ndodhi? Mira Murati largohet nga OpenAI

By: gaze tare
25 September 2024 at 22:56

Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka njoftuar se po largohet nga kjo kompani pas gjashtë vjet e gjysmë. Murati kishte shërbyer si shefe ekzekutive e kompanisë vitin e kaluar në kohën kur kishte pasur një puç të dështuar kundër themeluesit të firmës, Sam Altman.
Përmes një njoftimi, që ajo ua ka dërguar punonjësve, të cilën e ka shpërndarë edhe në X, Murati tha se “kam marrë vendimin që të largohem nga OpenAI”.

Largimi i Muratit vjen pasi një sërë zyrtarë të lartë të kompanisë së inteligjencës artificiale, që mbështetet nga Microsoft, janë larguar gjatë këtij viti, përfshirë edhe themeluesit Ilya Sutskever dhe John Schulman.

OpenAI, kompania që ka në pronësi ChatGPT, është një prej kompanive që ka përjetuar më së shumti rritje në botë.

“Asnjëherë nuk është momenti i duhur që të largohesh nga vendi që e vlerëson, por sërish, ndiej se ky është vendimi i duhur”, tha Murati, inxhinierja 35-vjeçare nga Vlora e Shqipërisë.
“Lansimi i modeleve tona për të folurit të Open AI o1, shënojnë fillimin e një epoke të re të ndërveprimit dhe inteligjencës – arritje të mundësuara nga zgjuarsia dhe mjeshtëria juaj”, tha Murati në njoftimin dërguar punonjësve të OpenAI.

Murati tha se po largohet nga kompania sepse dëshiron të krijojë “kohë dhe hapësirë për të eksploruar”. Ajo shtoi se fokusi i saj kryesor do të jetë që në kompani të ketë një “tranzicion” të lehtë pas vendimit për t’u larguar nga kompania.

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, përmes një postimi në X e falënderoi Mira Muratin “për gjithçka”.

Ai tha se Mira Murati ishte një person shumë i rëndësishëm për OpenAI, “për misionin tonë dhe për ne të gjithë personalisht”.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj saj, për ndihmën që nga ka ofruar që të ndërtojmë dhe arrijmë, por mbi të gjitha ndiej mirënjohje personale ndaj saj për mbështetjen dhe dashurinë në kohë të vështira. Mezi pres të shoh se çfarë do të bëjë ajo tani”, tha ai.

Rritja e OpenAi është përshpejtuar që kur më 2022 lansoi aplikacionin ChatGPT. Aktualisht, besohet se vlera e kompanisë është më shumë se 150 miliardë dollarë./ REL

The post Çfarë ndodhi? Mira Murati largohet nga OpenAI appeared first on iconstyle.al.

❌
❌