Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 September 2024Main stream

Shihet me varësen ku shkruhet “Ben”, J.Lo bën lëmsh fansat

By: gaze tare
26 September 2024 at 13:56

Një foto e Jennifer Lopez-it duke mbajtur në qafë varësen e saj ‘Ben’, i ka bërë fansat të mendojnë se ajo mund të jetë duke e rimenduar ndarjen. Mirëpo,  nuk është kështu. Fotoja e J.Lo u ngarkua nga marka e bukurisë së këngëtares dhe aktores, por është shkrepur muaj më parë.

Këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc më 20 gusht, vetëm dy vjet pasi dyshja u martuan në Las Vegas. Dokumentet zbuluan gjithashtu se ata ishin ndarë që nga fundi i prillit.

E në fakt, procedurat e divorcit vazhdojnë, pavarësisht fotos së fundit.

 

The post Shihet me varësen ku shkruhet “Ben”, J.Lo bën lëmsh fansat appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Pas ndarjes me JLo, Ben Affleck shihet në një qendër rehabilitimi

By: user 10
24 September 2024 at 15:10
Ben Affleck është fotografuar së fundmi në një qendër rehabilitimi në Westlake Village, Kaliforni.

Dalja e tij vjen pasi Affleck u takua me Jlo për fëmijët e tyre. Një burim për TMZ tha se gjithsesi, ata nuk po rikthehen bashkë dhe sërish, do të divorcohen.

Ky takim i dytë, vjen pas atij në Polo Lounge në hotelin “Beverly Hills”, ku aktorët u panë duke shkëmbyer puthje.

JLo paraqiti kërkesën për divorc nga Affleck , më 20 gusht, pas dy vitesh martesë. Në dosjen e saj, ajo përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes së tyre.

Dyshja u martuan në Las Vegas më 17 korrik 2022, gati dy dekada pasi ishin fejuar më parë në fillim të viteve 2000, përpara se të jepnin dorëheqjen disa ditë para dasmës së tyre. Në gusht 2022, ata organizuan gjithashtu një ceremoni luksoze martese në Savannah, Ga., për të festuar dasmën e tyre në Las Vegas.

 

 

The post Pas ndarjes me JLo, Ben Affleck shihet në një qendër rehabilitimi appeared first on Lapsi.al.

❌
❌