Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 27 September 2024Main stream

Rriten të ardhurat nga jashtë| 298 mln euro paga dhe 510 mln euro remitanca

By: rom ario
27 September 2024 at 17:08

Të ardhurat e shqiptarëve nga puna jashtë vendit arritën nivelin më të lartë historik këtë vit. Në gjashtëmujorin e parë, ato arritën 298 milionë euro, një rritje prej 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këto të ardhura kanë ndihmuar në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente dhe përmirësimin e prurjeve valutore. Në terma neto, duke zbritur të ardhurat e të huajve nga puna në Shqipëri, shuma arriti në 278 milionë euro, një rritje prej 20%.

Të ardhurat nga puna jashtë përfshijnë pagat dhe përfitime të tjera të individëve që punojnë për një periudhë të shkurtër, si punëtorët sezonalë apo kufitarë. Këto të ardhura shpesh bashkohen me dërgesat e emigrantëve, që për këtë periudhë arritën 510 milionë euro, duke e çuar totalin në 808 milionë euro, një rritje prej 16%.

Të ardhurat nga puna dhe remitancat mbuluan rreth 31% të deficitit tregtar.

Përveç të ardhurave nga jashtë, prurje të rendësishme në ekonomi sjellin ndërmarrjet që operojnë në industrinë e përpunimit të marrlave, ndryshe njohur fason.

Sektori gjeneroi 358 milionë euro më gjashtë mujorin e parë të këtij viti, një ulje prej 9% krahasuar me vitin e kaluar.

Në dy vitet e fundit ndërrmarjet në fasoneri kanë marrë goditje të forta për shkak të forcimit të lekut kundrejt euros, duke rritur barrën e kostove dhe humbjes së vlerës në kontratat porositëse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten të ardhurat nga jashtë| 298 mln euro paga dhe 510 mln euro remitanca appeared first on Euronews Albania.

❌
❌