Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 September 2024Main stream

Golat e shpejtë të Bajramit/ Mesfushori kuqezi përsërit atë që bëri në Europian, gol që në minutën e parë te Rangers

By: xhir jeta
28 September 2024 at 13:44

Kuptueshëm ishte i lumtur në fund të ndeshjes. Nedim Bajrami po nis një aventurë të re, në një ekip të madh ndonëse jo në epokën e tij të lavdisë, por kur arrin të shënosh në Europë është gjithmonë bukur.

Mesfushori I kombëtares shqiptare jo vetëm ia doli, dhe I dha vetes më shumë besim për sukses te Gllazgou Rejnxhërsi, por edhe pati një gol të veçantë.

Ai shënoi pas vetëm 56 sekondave, rrjeta më e shpejtë në Ligën e Europës këtë sezon, ndërsa gjigandëst skocezë triumfuan 2-0 në Suedi ndaj Malmos vendase.

Ky është një rekord I pjesshëm, ndonëse I rëndësishëm, por më I madh është rekordi që Bajrami ka me kombëtaren shqiptare.

Mesfushori realizoi që në sekondën e 23-të në ndeshjen Itali-Shqipëri në fazën e grupeve në Euro 2024, në stadiumin e Dortmundit, duke vendosur rekordin absolut të kampionateve europiane.

Natyrisht, ambiciet e Bajramit janë më shumë se kaq.

Së pari, ai dëshiron të jetë titullar fiks tek Rejnxhërsi, dhe të fitojë tituj në Skoci dhe Europë.

Ndoshta puna dhe vazhdimësia më e madhe, dhe fati, do ta ndihmojnë, ndërsa 25-vjeçari e ka treguar me çdo fanelë se di të shënojë gola të mrekullueshëm.

E ka bërë në Serinë A disa herë, e ka bërë edhe me fanelën kuqezi, në eliminatoret e Europianit, siç ndodhi në Pragë ndaj Çekisë./abcnews.al

Golat e shpejtë të Nedim Bajramit/ Mesfushori kuqezi shënon gol që në minutën e parë te Rangers

By: V K
28 September 2024 at 14:40

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, po nis një aventurë të re, në një ekip të madh ndonëse jo në epokën e tij të lavdisë, por kur arrin të shënosh në Europë është gjithmonë bukur. Bajrami jo vetëm ia doli, dhe i dha vetes më shumë besim për sukses te Gllazgou Rejnxhërsi, por edhe pati një gol të veçantë.

Ai shënoi pas vetëm 56 sekondave, rrjeta më e shpejtë në Ligën e Europës këtë sezon, ndërsa gjigandëst skocezë triumfuan 2-0 në Suedi ndaj Malmos vendase.

Ky është një rekord i pjesshëm, ndonëse i rëndësishëm, por më i madh është rekordi që Bajrami ka me kombëtaren shqiptare.

Mesfushori realizoi që në sekondën e 23-të në ndeshjen Itali-Shqipëri në fazën e grupeve në Euro 2024, në stadiumin e Dortmundit, duke vendosur rekordin absolut të kampionateve europiane.

Natyrisht, ambiciet e Bajramit janë më shumë se kaq. Së pari, ai dëshiron të jetë titullar fiks tek Rejnxhërsi, dhe të fitojë tituj në Skoci dhe Europë.

Ndoshta puna dhe vazhdimësia më e madhe, dhe fati, do ta ndihmojnë, ndërsa 25-vjeçari e ka treguar me çdo fanelë se di të shënojë gola të mrekullueshëm.

E ka bërë në Serinë A disa herë, e ka bërë edhe me fanelën kuqezi, në eliminatoret e Europianit, siç ndodhi në Pragë ndaj Çekisë.

The post Golat e shpejtë të Nedim Bajramit/ Mesfushori kuqezi shënon gol që në minutën e parë te Rangers appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 27 September 2024Main stream

Shkëlqeu me Rangers në Europa League, Bajrami zgjidhet në formacionin e javës

By: admin
27 September 2024 at 13:47

Mesfushori i kombëtares shqiptare Nedim Bajrami ka debutuar në mënyrën më të mirë në Europa League me skuadrën e Rangers.

25-vjeçari, që u transferua këtë verë te gjigantët skocez, ka gjetur rrugën e rrjetës që në sekondën e 55-të në transfertën përballë Malmo, ndeshje që u fitua nga Rangers me rezultatin 2-0.

Përveç golit, Bajrami ka bërë edhe një paraqitje shumë të mirë në fushë dhe për rrjedhojë është përzgjedhur në formacionin e javës nga faqja e specializuar Sofascore.

The post Shkëlqeu me Rangers në Europa League, Bajrami zgjidhet në formacionin e javës appeared first on Albeu.com.

Video/ Gol për 55″ me Rangers: Bajrami barazon rekordin 26 vjeçar të Gattuso

By: user 2
27 September 2024 at 14:46

Rangers kanë krijuar historinë e klubit në Europë duke mposhtur një klub suedez për herë të parë. Gjigantët skocezë luftuan për një fitore 2-0 në transferë me Malmo në stadiumin Eleda, në debutimin e tyre në Europa League të enjten. Në gjashtë ndeshjet e mëparshme të skuadrës së Ibrox kundër një rivali nga Suedia, ata nuk kishin arritur të fitonin: humbën në katër raste dhe barazuan dy herë.

Ishin ndeshjet më të shumta që ata kishin përballur nga një komb specifik pa dalë fitues. Katër nga ato ndeshje erdhën kundër Malmo, që kishte marrë dy fitore dhe po aq barazime në takimet evropiane mes tyre. Por miqtë e nisën në mënyrë spektakolar pasi kaluan në avantazh me sulmuesin e gjithanshëm Nedim Bajrami.

💪 pic.twitter.com/psXfQ8Jgzh

— Rangers Football Club (@RangersFC) September 26, 2024

BARAZOHET REKORDI

25-vjeçari zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 55 sekondash, kur ai dërgoi topin në rrjetë me portën bosh, pasi Cyriel Dessers goditi shtyllën. Dessers kaloi edhe portierin e Malmo Johan Dahlin, por nuk mundi të drejtonte tentativën e tij në rrjetë. E Bajrami nuk gaboi në mundësinë e paraqitur.

Me golin e tij është hera e parë që një lojtar i Rangers shënon brenda një minute gjatë një ndeshjeje evropiane që nga tetori 1998. Mesfushori italian Gennaro Gattuso e gjeti rrjetën në fillim të Kupës së vjetër UEFA në një fitore 4–2 kundër Beitar Jerusalem. E pabesueshme, të dy golat e fundit të shënuar nga Bajrami për klubin dhe kombëtaren kanë ardhur brenda 60 sekondave.

Lexo më tejVideo/ Shqipëria shënon golin më të shpejtë në Europian: Bajrami tund rrjetën e Italisë për 23”

Lojtari i kombëtares shqiptare shënoi pas vetëm 23 sekondash kundër Italisë në Euro 2024 në verë. Ishte goli më i shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian, megjithëse fatkeqësisht për Bajramin, goli i tij nuk pati rëndësi pasi Italia u rikthye për të fituar 2-1. Edhe pse fatmirësisht këtë herë, Bajrami, me golin e tij, ndihmoi Rangers të nisnin në mënyrë të përsosur në kompeticionin e nivelit të dytë të Evropës.

The post Video/ Gol për 55″ me Rangers: Bajrami barazon rekordin 26 vjeçar të Gattuso appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Europa League/ Bajrami shënon në fitoren e Rangers, Fenerbahce mund në Stamboll belgët e Royal Union

26 September 2024 at 20:36

Është padyshim një nisje fantastike e aventurës së parë në UEFA Europa League.

“Fantazisti” i Kombëtares, Nedim Bajrami ishte fantastik mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa arriti të gjente golin e parë me fanellën e Rangers, në sfidën e parë të këtij sezoni në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në “kontinentin e vjetër”.

“Ylli” 25-vjeçar shënoi vetëm pas 55 sekondash lojë, teksa u gjet në vendin e duhur, në momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetën e boshatisur, ndërsa për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm 2-0, në fitoren ndaj Malmo mendoi anësori Ross Mçausland.

Në krahun tjetër, “Fenerët e Verdhë” të Fenerbahce mundën në një përballje shumë të nxehtë belgët e Royal Union SG, me djemtë e Jose Mourinho që siguruan një fitore të ngushtë, me shifrat 2-1.

Sipari i golave nisi me qendërmbrojtësin Caglar Soyuncu, i cili qëndroi që në minutën e 26’-të, ndërsa për të dyfishuar rezultatin mendoi Burgess, me autogolin e shkaktuar në minutën e 82’-të.

Ndërkaq, goli i “nderit” erdhi në minutën e 93’-të, nga Sykes, rrjetë e cila erdhi vetëm pak sekonda pas penalltisë së humbur të Ivanovic. /i.m /abcnews.al

Nedim Bajrami “Lojtar i Ndeshjes”, shikoni notat dhe statistikat në Europa League

By: armand
26 September 2024 at 21:40

Nedim Bajrami është “Lojtari i Ndeshjes”, Malmo–Rangers, që u fitua nga këto të fundit me rezultatin 0-2. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e parë të takimit në favor të skocezëve, teksa mori dhe notën më të lartë të takimit. Pikërisht 8.8 është vlerësimi që “Sofascore” i jep Bajramit pas paraqitjes mbresëlënëse. Bajrami luajti 84 […]

The post Nedim Bajrami “Lojtar i Ndeshjes”, shikoni notat dhe statistikat në Europa League appeared first on BoldNews.al.

Nedim Bajrami shënon golin e parë te Rangers dhe atë në Ligën e Evropës

26 September 2024 at 18:59

Nedim Bajrami e ka kaluar Rangers në epërsi në përballjen me Malmon në kuadër të Ligës së Evropës.

Lojtari shqiptar e kompletoi këtë verë kalimin te skuadra skoceze nga Sassuolo.

Kur kaluan vetëm dy minuta lojë, Bajrami e kaloi në epërsi skuadrën e tij për rezultatin 1-0.

Ky është goli i parë i Bajramit në fanellën e Rangers. /Telegrafi/

The post Nedim Bajrami shënon golin e parë te Rangers dhe atë në Ligën e Evropës appeared first on Telegrafi.

❌
❌