Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Debutim me fitore i Bajramit, “fantazisti” i Kombëtares paraqitje pozitive te Rangers

15 September 2024 at 16:16

Debutimi i ëndrrave do të ishte nëse do të gjente rrugën e rrjetës, ama edhe paraqitja pozitive mjafton, sidomos në këtë rast ku është një ambjent totalisht i ri.

“Fantazisti” i Kombëtares, Nedim Bajrami filloi zyrtarisht këtë të dielë “aventurën” me skocezët e Rangers, ku edhe pse e nisi nga stoli arriti të aktivizohej për plot 45 minuta, duke i dhënë goxha sinjale pozitive teknikut Philippe Clement.

Sa i përket ndeshjes, skuadra e re e Bajramit arriti të sigurojë tre pikët, në një fushë shumë të vështirë si ajo e Dundee United, me golin e vetëm të sfidës që erdhi në minutën e 7’-të të saj, nga sulmuesi uellsian, Tom Lawrence. /i.m /abcnews.al

ZYRTARE/ Nedim Bajrami në Glasgow Rangers

By: admin
30 August 2024 at 22:04

Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka njoftuar më herët se Nedim Bajrami është pranë transferimit tek Glasgow Rangers për katër milionë euro, ndërkohë që tani vjen edhe njoftimi zyrtar se Bajrami tashmë është futbollist i Glasgow Rangers.

Përfaqësuesi shqiptar është transferuar në Skoci nga Sassuolo.

Ish-mesfushori i Empolit iu bashkua Sassuolos në janar të vitit 2022. Kete sezon, 25-vjeçari ka bërë tri paraqitje me Sassuolon në të gjitha garat, ndërsa numëron dhjetë gola dhe 11 asistime në 100 ndeshje të luajtura në Serie A me Sassuolon dhe Empolin.

Kontrata e Bajramit me klubin italian skadon në qershor të vitit 2027, por duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta ndërprerë bashkëpunimin më herët. /albeu.com/

The post ZYRTARE/ Nedim Bajrami në Glasgow Rangers appeared first on Albeu.com.

Nedim Bajrami drejt gjigantit skocez, Glasgow Rangers

By: admin
28 August 2024 at 19:18

Lajme interesante vijnë nga Maqedonia e Veriut për të ardhmen e mesfushorit të kombëtares Nedim Bajrami, aktualisht pjesë e Sasuolos në Serinë B italiane.

Portali “Sportmania” ka mësuar ekskluzivisht se Nedim Bajrami transferohet te gjigandi skocez, Glasgow Rangers.

Burimet e portalit kanë mësuar edhe detajet e këtij transferimi.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë do të kaloj te gjiganti skocez në formë huazimi, me të drejtë blerje.

The post Nedim Bajrami drejt gjigantit skocez, Glasgow Rangers appeared first on Albeu.com.

❌
❌