Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Besnik Loxha emërohet ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së

27 September 2024 at 13:18

Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues është vendosur që Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të jetë Besnik Loxha.

Kështu bëri të ditur udhëheqësi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.

“Sot, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues u vendos Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm, Besnik Loxha.

Besniku, erdhi pas propozimit të dy Rektorëve dhe erdhi si rezultat i shumë ndryshimeve që janë bërë brenda UP-së. Instalimi i meritokracisë dhe i kritereve tjera të vendosura në Statutin e ri, ngadalë po e vënë në pah ndryshimin që po ndodhë dhe hapja që ka ndodhur”, thekson Sahiti në një postim në Facebook.

Ndryshe, një ditë parë nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të UP-së u shkarkua Besfort Krasniqi. /Telegrafi/

The post Besnik Loxha emërohet ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm të UP-së appeared first on Telegrafi.

Shkarkohet sekretari i UP-së, Besfort Krasniqi

26 September 2024 at 13:51

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës e ka shkarkuar sot nga detyra sekretarin e përgjithshëm, Besfort Krasniqi.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, udhëheqësi Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.

“Po, sot është shkarkuar sekretari i përgjithshëm i UP-së”, tha shkurt Sahiti.

Ndryshe, Besfort Krasniqi ishte emëruar sekretari i përgjithshëm i UP-së në mars të 2023-së. Ai një kohë para marsit 2023 ishte edhe ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm. /Telegrafi/

 

The post Shkarkohet sekretari i UP-së, Besfort Krasniqi appeared first on Telegrafi.

❌
❌