Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shkarkohet sekretari i UP-së, Besfort Krasniqi

26 September 2024 at 13:51

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës e ka shkarkuar sot nga detyra sekretarin e përgjithshëm, Besfort Krasniqi.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, udhëheqësi Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.

“Po, sot është shkarkuar sekretari i përgjithshëm i UP-së”, tha shkurt Sahiti.

Ndryshe, Besfort Krasniqi ishte emëruar sekretari i përgjithshëm i UP-së në mars të 2023-së. Ai një kohë para marsit 2023 ishte edhe ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm. /Telegrafi/

 

The post Shkarkohet sekretari i UP-së, Besfort Krasniqi appeared first on Telegrafi.

❌
❌