Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbi 800 mijë euro për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ministrja Haxhiu nënshkruan kontratën

25 September 2024 at 14:23

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, me një vlerë prej 814,229.72 euro.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se kjo do të mundësojë transformimin e plotë të hapësirës së brendshme, duke përfshirë renovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës.

“Sot nënshkrova kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, me një vlerë prej 814,229.72 euro. Ky investim po bëhet për herë të parë dhe do të mundësojë transformimin e plotë të hapësirës së brendshme, duke përfshirë renovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës.

Përmes këtij projekti, po ndërtojmë një institut që jo vetëm që përmbush standardet më të larta teknike   dhe funksionale, por edhe rrit sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët. Ky është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës mjeko-ligjore, duke garantuar shërbime moderne dhe cilësore në të gjitha rastet”, thekson tutje Haxhiu. /Telegrafi/

The post Mbi 800 mijë euro për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ministrja Haxhiu nënshkruan kontratën appeared first on Telegrafi.

❌
❌