Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 September 2024Main stream

Izraeli: Lufta jonë është me Hezbollahun, jo me popullin libanez

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 15:50

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Daniel Hagari ka mbajtur një fjalim televiziv pas konfirmimit të vdekjes të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Ai tha se Nasrallah u vra në një sulm “të saktë” të kryer të premten në Bejrut, duke e përshkruar atë si “ndër armiqtë më të mëdhenj të Izraelit”.

“Nasrallah ishte një nga armiqtë më të mëdhenj të Izraelit, të të gjitha kohërave. Ai përbënte një kërcënim për qytetarët izraelitë për dekada dhe eliminimi i tij e bën botën një vend më të sigurt”, u shpreh zëdhënësi.

“Nuk ka mbaruar, Hezbollahu ka më shumë aftësi,” tha Hagari, duke vënë në dukje se avionët luftarakë aktualisht po godasin grupin terrorist në të gjithë Libanin.

“Lufta jonë nuk është me popullin libanez, lufta jonë është me Hezbollahun”, shtoi ai./abcnews.al

Festivali i serenatave/ Korçë, ditët e këngëve të zemrës dhe dashurisë

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 15:45

Tingujt e serenatave, e këtij thesari kulturor, që përbëjnë shpirtin dhe identitetin e Korçës, janë rikthyer në qytet.

Festivali që nisi të premten mbrëma mori vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë.

Këngëtarët e njohur korçarë risollën serenatat e vjetra, ato që u krijuan ndër vite në rrugicat e qytetit. I sollën në formë autentike dhe të papërpunuara.

Pjesë e festivalit u bënë edhe krijimet e reja.

Bashkia synon ta kthejë Festivalin e Serenatës në një event tē pērvitshëm, që do të pasurojē ofertën turistike kulturore të Korçës.

Në ditët e ardhshme Festivali i Serenatës do të sjellë repertorin e pasur të Korit Lira por edhe këngëtarëve të njohur korçarë./abcnews.al

Punësimi në bujqësi/ Dibër, 35 vjeçari ka mbjellë dhjetëra dynym me pemë frutore: Nuk përdorim kimikate, shqetësim mungesa e tregut

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 15:39

Dita e Miklovanit nga fshati Kukaj i Dibrës nis me lindjen e diellit.

Që herët në mëngjes 35 vjeçari shkon në tokat e tij duke u kujdesuar për dhjetëra dynym të mbjella me pemë të ndryshme frutore.

Këtë muaj puna është përqendruar te plantacionet me mollë.
Është koha e vjeljes.

Miklovani tregon se përpiqet që prodhimi të jetë cilësor duke mos përdorur kimikate përveç atyre që mbrojnë frutat nga kalbja dhe insektet.

Prodhimi ndër vite ka qenë i mbarë por shqetësim për fermerin nga Dibra është mungesa e tregut dhe çmimi i lirë në shitje i frutave.
Një kilogram mollë thotë se e shet me 30 ose 40 lekë.

Ky është shqetësim edhe për banorë të tjerë të fshatit një pjesë e të cilëve kanë zgjedhur që t`i lënë tokat djerrë.

Fshatrat e Dibrës janë të njohur për prodhimin e mollëve dhe qershive cilësore, prodhim që shitet kryesisht në tregun vendas./abcnews.al

Sa qëndrojnë turistët/ Eurostat: Janar-Korrik, mbi 3 milionë netë qëndrime

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 15:32

Turistët e huaj kanë qëndruar më shumë ditë në Shqipëri për të pushuar. Kjo konfirmohet nga shifrat e publikuara nga Eurostat për periudhën janar-korrik 2024. Rezulton se në total turistët e huaj kanë qëndruar në vendin tonë përgjatë kësaj periudhe 3.8 milionë netë qëndrimi.

Ekonomia shqiptare ka përfituar 1.9 miliardë euro në 6 muajt e parë nga turizmi. Të ardhurat dhe shpenzimet nga shërbimet e udhëtimit u rritën respektivisht me rreth 25% dhe 27%, në terma vjetorë, ku rritja e numrit të udhëtarëve ka qenë faktori përcaktues, por në të njëjtën kohë shpenzimi ditor është vlerësuar në rritje

Ndërkohë që vetëm të huaj në  janar-korrik janë regjistruar 6.3 milionë turistë të huaj në vendin tonë.

Shqipëria rezulton se ka lënë pas Malin e Zi e cila regjistron rreth 2.9 milionë netëqëndrime nga turistët e huaj dhe Maqedoninë e Veriut ku turistët kanë qëndruar vetëm 1.2 milionë netë për periudhën janar-korrik 2024.

Niveli më i lartë i kohës së qëndrimit është regjistruar në Qipro dhe më të ulëta në Poloni. Në tremujorin e dytë të vitit 2024, pati 780.1 milionë netë qëndrimi në akomodime turistike në të gjithë BE-në, një rritje e lehtë prej 0.2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023./abcnews.al

Veliaj takon në SHBA ish-ambasadorin Arvizu: Mik i vyer dhe avokat i përjetshëm i Shqipërisë

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 15:16

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka mbyllur vizitën në SHBA me një takim me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Veliaj dhe Arvizu duken të qeshur në foton e publikuar nga vetë kryebashkiaku i Tiranës krahas të cilës shkruan se ish-ambasadori mbetet një mik i vyer dhe avokat i përhershëm i Shqipërisë.

“Nuk mund të largohesha nga SHBA pa u takuar edhe me një mik të vyer dhe të mirë si Ambasadori Alex Arvizu, avokati i përhershëm dhe i zëshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Veliaj.

Tirana ishte pjesw e panelit tw OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Qyteteve në Nju Jork.

Paneli koordinohet nga kryebashkiakët e Parisit dhe Rio de Janeiro dhe ka për qëllim zhvillimin e mekanizmave inovativë dhe reformave politike për të siguruar akses më të madh të qyteteve në financimin e qëndrueshëm./abcnews.al

Doktori shpall luftë/ Salianji në qeli, Berisha “qëllon” nga shtëpia

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 15:15

Partia Demokratike reagon me organizimin e një proteste Kombëtare, pas dënimit me 1 vit burgim për Ervin Salianjin. Sali Berisha thotë se kësaj lufte, kampi blu do t’i përgjigjet me mosbindje civile.

“Unë jam sot këtu para jush për të deklaruar se PD, do ti përgjigjet këtij akti lufte me qëndresën më të fuqishme qytetare, me mosbindjen më të fuqishme civile, se kjo parti as nuk kalon në klandestinitet as nuk shmang proceset zgjedhore.”, tha Berisha.

Ndonëse ky grupim ka paralajmëruar më herët protesta Kombëtare kundër qeverisë, tanimë kanë caktuar një datë zyrtare për tubimin e tyre, nxitur nga arrestimi i deputetit demokrat Ervin Salianji.

“Do të rikthej Shqipërinë në procesin e zhvillimit dhe integrimit të saj. O sot, o kurrë, demokrate e demokratë jeni të ftuar ti përkushtoheni me çdo gjë kësaj beteje vendimtare për fatin e PD-së.”, shtoi Berisha.

Përçarja e opozitës dhe skenarët e mëparshëm me kaos dhe munegesa në seancat parlamentare apo tubime me dhjetëra persona nuk kanë krijuar përplasje me qeverinë por vetëm mes demokratëve./abcnews.al

Integrimi, vjen ftesa e dytë/ Konferenca ndërministrore në Tetor. Hapen 5 kapitujt e rinj? Drafti do diskutohet edhe në Komisionin e Integrimit në Kuvend

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 15:08

Shqipëria pritet të hapë grupin e parë të kapitujve për anëtarësimin në Bashkimin Europian në 15 Tetor. Hungaria, e cila mban presidencën e Bashkimit Europian, u ka dërguar një letër vendeve anëtare të bllokut, ku theksohet se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e këtij kapitulli, i cili ka të bëjë me të drejtat themelore.

Draft dokumenti i grupit negociator, do të shqyrtohet nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Europiane. Me këtë dokument, Shqipëria do të prezantohet në konferencën e dytë ndërqeveritare, e cila me shumë gjasë do të duhet të mbahet në 15 tetor.

“Në përputhje me procedurat dhe afatet e Bashkimit Evropian, dokumenti (mbas shqyrtimit nga Komisioni dhe miratimi nga Këshilli i Ministrave) pritet të dërgohet pranë Bashkimit Evropian brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i hapur rrugë procedurës (me vendet anëtare) për çeljen negociatave për Grupin e o të kapitujve “Themeloret” dhe organizimit se Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, në mundësinë më të parë (indikohet paraprakishi rreth mesit të tetorit 2024)”, thuhet në letër.

Shqipëria përmbushi me sukses procesin “screening” për gjashtë grup kapitujt në Bruksel, duke plotësuar detyrimet për çeljen e kapitujve të pare, përfshirë zbatimin e Reformës në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit, dënimin e ish zyrtarëve dhe politikanëve të përfshirë në blerjen e votave apo progresin në reformën administrative.

Sipas raportit të Komisionit Europian, Shqipëria ka bërë progress në ristrukturimin e sistemit të drejtësisë, përfshirë vettingun e gjyqytarëve dhe prokurorëve. Po ashtu në raport citohet edhe puna në luftën kundër korrupsionit.

“Shqipëria ka zbatuar një reformë thelbësore në drejtësi që nga viti 2016. Po përgatitet një strategji e re kundër korrupsionit për 6 vite (2024-2030) Është rritur nuumri i personave të cilët janë hetuar apo dhe dënuar për korrupsion. Kuadri ligjor po jep rezultat në process”, raporti i Komisionit Evropian.

Bashkimi Europian ka vendosur që pas çeljes së negociatave në 2022, me një rrugëtim të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin i ndarë nga Maqedonia e Veriut./abcnews.al

 

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Nepal, 38 viktima dhe disa të zhdukur

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 14:49

Të paktën 38 njerëz janë vrarë në Nepal që nga mëngjesi i së premtes pasi reshjet e vazhdueshme shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, duke bllokuar rrugët kryesore dhe ndërprerë udhëtimin ajror të brendshëm.

Zyrtarët paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi 29 persona të tjerë raportohen të zhdukur.

Shumica e vdekjeve ndodhën në luginën e Katmandu, e cila është shtëpia e katër milionë njerëzve dhe kryeqyteti i vendit, ku përmbytjet sollën ndalimin e trafikut dhe aktivitetit normal.

Ekipet e shpëtimit përdorën helikopterë dhe varka gome për të ndihmuar njerëzit e bllokuar në çati ose tokë të ngritur pasi disa pjesë të Katmandu raportuan deri në 322.2 mm (12.68 inç) shi gjatë ditës së fundit.

Shumica e lumenjve në kombin Himalayan janë fryrë, duke dalë mbi rrugë dhe ura, pas gati një jave vonesë në tërheqjen e shirave vjetorë të musonit të Azisë Jugore që sollën rrebeshe në të gjithë rajonin./abcnews.al

 

“Tempulli”/ Shpërndanin kanabis dhe heroinë, dy të arrestuar në Lushnje

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 14:19

Dy persona, 27 dhe 46 vjeç, janë arrestuar nga policia e Lushnjes në kuadër të operacionit anti drogë “Tempulli”, pasi shpërndanin kanabis dhe heroinë.

Sipas policisë, gjatë një kontrolli fizik në banesë, u gjetën doza të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe heroinë.

Gjithashtu në telefonin e 46 vjeçarit u gjetën foto të biletave të basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari dhe 4 aparatë celular./abcnews.al

 

Sekuestrohen 2 ton kokainë me vlerë 100 milionë euro në Hamburg, 12 të arrestuar. Mes tyre edhe shqiptarë

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 14:04

Policia në qytetin port të Hamburgut ka bërë disa arrestime pasi kapi më shumë se dy ton kokainë. Autoritetet vlerësojnë se droga ka një vlerë prej rreth 100 milionë euro (112 milionë dollarë), sipas DW.

“Ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe një nga konfiskimet më të mëdha në një operacion në vazhdim,” tha ministri i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote.

Policia tha se e gjeti kokainën kur kontrolluan një kontejner transporti në rrethin e Rothenburgsort, pranë portit të Hamburgut. Brenda dyshohet se gjetën kokainën e fshehur në kuti bananesh.

Sipas policisë, kontejneri i transportit duhej të drejtohej me kamion nga terminali i kontejnerëve Altenëerder në një objekt me rreze X për kontroll doganor, por shoferi devijoi nga rruga.

Policia tha se kamioni në vend të kësaj u ndal në një magazinë prapa një kompanie transporti, ku të dyshuarit dyshohet se donin të shkëmbenin drogën me banane.
Task Forca e Posaçme e Policisë ka ndërhyrë në momentin e shkarkimit të ngarkesës dhe ka arrestuar 12 persona.

Mediat gjermane raportojnë se të arrestuarit janë të moshës nga 21 deri në 43 vjeç dhe vinin nga Gjermania, Turqia, Afganistani, Iraku, Siria, Shqipëria dhe India. Disa prej tyre thuhet se ishin të njohur për policinë për vepra të lidhura me drogën./abcnews.al

Hezbollahu konfirmon vrasjen e liderit Hassan Nasrallah

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 13:48

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.

Në një deklaratë zyrtare, grupi u zotua të vazhdojë betejën kundër Izraelit “në mbështetje të Gazës dhe Palestinës dhe në mbrojtje të Libanit dhe popullit të tij të palëkundur dhe të nderuar”.

Izraeli tha më herët të shtunën se kishte vrarë Nasrallah në një sulm ajror në periferitë jugore të Bejrutit një ditë më parë.

Televizioni Al-Manar i Hezbollahut filloi transmetimin e vargjeve të Kuranit pas njoftimit për vdekjen e Nasrallah./abcnews.al

Falsifikoi dokumentet dhe trafikoi një automjet nga Greqia, shpallet në kërkim 36 vjeçari në Gjirokastër

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 13:05

Një 36 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas policisë, dyshohet se ka trafikuar një automjet nga Greqia në Shqipëri dhe ka falsifikuar dokumentacionet e automjetit.

Automjeti dhe dokumentacioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8-të më 20 tetor: Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues nga Shqipëria dhe bota

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 12:58

Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, rikthehet për të tetin vit me radhë më 20 tetor. Ky event tashmë i konsoliduar si traditë, pritet të mirëpresë mbi 4,000 garues nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, të cilët do të përshkojnë itineraret më tërheqëse të Tiranës.

Maratona do të zhvillohet në katër kategori kryesore: “Marathon”, “Half Marathon”, “Tirana 10K” dhe “We Too”. Për secilën kategori janë parashikuar çmime të ndryshme për fituesit, duke e kthyer këtë garë në një motivim të madh për sportistët. Përtej aspektit garues, Maratona e Tiranës do të jetë një festë e madhe për qytetin, me aktivitete të shumta artistike dhe kulturore përgjatë gjithë ditës.

Në edicionin e kaluar, pjesëmarrja ishte rekord, me garues të të gjitha moshave nga vende të ndryshme. Maratona është certifikuar edhe nga Federata Botërore e Atletikës, duke i dhënë statusin e një eventi ndërkombëtar.

Çmimet dhe kategoritë

Kategoria Marathon (42.195 km):

• Vendi i parë: 5000 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i dytë: 3000 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i tretë: 2000 Euro (për femra dhe meshkuj)

Kategoria Half Marathon (21.0975 km):

• Vendi i parë: 2000 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i dytë: 1500 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i tretë: 1000 Euro (për femra dhe meshkuj)

Kategoria Tirana 10K (10 km):

• Vendi i parë: 800 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i dytë: 600 Euro (për femra dhe meshkuj)
• Vendi i tretë: 500 Euro (për femra dhe meshkuj)

Kategoria We Too:

• Vendi i parë: 500 Euro
• Vendi i dytë: 400 Euro
• Vendi i tretë: 300 Euro

Gjendet i pajetë 55 vjeçari në Fier, dyshohet se është vetëvarur

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 12:56

Një 55 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në fshatin Peshtan i Madh në Fier.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, ku dyshohet se 55 vjeçari është vetëvarur në tokën e tij.

“Ditën e djeshme, rreth orës 16:30, në fshatin Peshtan i Madh, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në tokën e tij, shtetasi A. M., 55 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton policia./abcnews.al

Vrasja e Nasrallah, Hezbollahu lëshon breshëri raketash drejt Izraelit

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 12:37

Hezbollahu ka lëshuar një breshëri raketash duke synuar disa lokacione në Izrael, pas njoftimit nga ushtria izraelite se kishte vrarë liderin e grupit Hassan Nasrallah në një sulm ajror të premten.

Hezbollahu nuk e ka konfirmuar ende vdekjen e Nasrallah. Grupi i mbështetur nga Irani tha se nisi një breshëri raketash dhe artilerie duke synuar Rosh Pina, Sa’ar dhe Avivin në Izraelin verior.

Sirenat e raketave u aktivizuan në Safed dhe Galilenë e Epërme, sipas Komandës së Frontit të Brendshëm të Izraelit. Më herët, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se një raketë u kap mbi Bregun Perëndimor./abcnews.al

 

 

Zbardhet dëshmia e efektivit të burgut të dhunuar në Yzberisht, tre autorët e sulmuan me shkop bejsbolli. Pistat që po heton policia

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 11:43

Detaje të tjera bëhen të ditura nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e së shtunës në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku u dhunua me sende të forta nga tre persona të paidentifikuar efektivi i burgut 313 Arbër Labi.

Gazetari Ermal Vija raporton se sipas dëshmisë së punonjësit të burgut, tre personat i kanë afruar dhe e kanë goditur me shkop bejsbolli. Ai ka nxjerrë armën e shërbimit, por ia kanë marrë dhe janë larguar me një fuoristradë të bardhë. 36 vjeçari dyshon se ngjarja lidhet me detyrën që ai mban si efektiv në burgun 313.

Nga ana tjetër, hetuesit janë duke verifikuar edhe ndonjë konflikt të mundshëm të 36 vjeçarit. Ky i fundit punonte edhe në lokalet e natës në kryeqytet dhe po verifikohen konfliktet që mund të ketë pasur me persona të tjerë./abcnews.al

Vodhi para në marketin ku punonte, ndalohet 37 vjeçarja në Tiranë

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 11:37

Një 37 vjeçare është ndaluar nga policia e Tiranës për vjedhje.

Sipas policisë, kjo shtetase ka vjedhur shuma parash në një market ku ishte e punësuar si arkëtare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasen J. S., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Kjo shtetase dyshohet se ka vjedhur shuma parash, në një market ku ishte e punësuar si arkëtare.”, njofton policia. /abcnews.al

Lëvizte me një automjet të vjedhur në Zvicër, e pëson i riu në Shkodër

By: Xhen Sila
28 September 2024 at 11:33

Një 23 vjeçar është proceduar penalisht në Shkodër për vjedhjen e një automjeti.

Sipas policisë, dyshohet se automjeti me të cilin udhëtonte është vjedhur në Zvicër.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin 23 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi nga verifikimet e kryera dyshohet se automjeti që ky shtetas drejtonte në sheshin “Demokracia”, është vjedhur në Zvicër. Automjeti tip “Benz” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, njofton policia./abcnews.al

❌
❌