Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Revista e njohur Forbes artikull për Tiranën: Kryeqyteti ka përjetuar një transformim të thellë

18 September 2024 at 15:47

Revista e njohur Forbes i ka kushtuar një artikull të veçantë Tiranës dhe transformimit të saj në 10 vitet e fundit. Duke nisur që nga zhvillimi urbanistik e deri tek ai kulturor, Forbes shkruan se nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban pionier.

Ndërkohë, në vitin 2025, Tirana do të jetë një nga dy kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut, së bashku me Aleksandrinë në Egjipt.

“Nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban”, shkruhet në artikullin e Forbes, ku nënvizohet se drejtimi i Veliajt në Tiranë karakterizohet nga një vizion i guximshëm dhe inovativ, që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, promovimin e zhvillimit ekonomik dhe shndërrimin e Tiranës në një qendër kulturore dhe turistike të klasit të parë.

Artikulli i plotë i përkthyer në shqip:

Evolucioni i vazhdueshëm i tabelës gjeopolitike dhe rrjedhimisht ekonomike në Evropë, na tregon se si përtej Adriatikut, interesi për kapitalin e huaj, kryesisht nga Italia fqinje, është baza e një veprimi për t’u hapur ndaj zhvillimit, i cili tashmë ka nisur për disa vite. Mikpritja, luksi, zgjerimi urban dhe vëmendja ndaj kulturës, rezultojnë të jenë katër gurët e themelit të një ndryshimi që synon riformësimin e skenarit të të gjithë hapësirës ballkanike, ku Shqipëria po luan rolin e protagonistes.

Ndër qytetet kryesore është sigurisht kryeqyteti, Tirana, dëshmitar i një hapjeje të shpejtë financiar ndaj kapitalit ndërkombëtar, Italia është objektivi kryesor i saj. Një transformim i shpejtë ‘estetik’, i mbështetur nga një bum i paprecedentë ndërtimi, me ngritjen e ndërtesave dhe zonave financiare që ndryshuan pamjen e horizontit të saj, të vendosur në një përzierje të arkitekturës osmane, austro-hungareze dhe italiane.

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut
Në vitin 2025, Tirana do të jetë një nga dy kryeqytetet mesdhetare të kulturës dhe dialogut, së bashku me Aleksandrinë në Egjipt. Një mirënjohje e rëndësishme e dhënë nga 43 vendet anëtare të Unionit për Mesdheun (UfM), e cila vjen pas një vlerësimi të kujdesshëm në fronte si promovimi i dialogut ndërkulturor dhe vlerat e tolerancës dhe respektit.

“Në një kohë ndarjesh politike dhe konfliktesh serioze, projekti është dëshmi e fuqisë së kulturës në ndërtimin e urave dhe promovimin e dialogut, gjë që është kaq e nevojshme,” komentoi Nasser Kamel, sekretari i përgjithshëm i UfM.

Gjatë gjithë vitit, Tirana dhe Aleksandria do të presin një sërë ngjarjesh kulturore dhe arsimore, duke forcuar bashkëpunimin mes vendeve mesdhetare dhe duke festuar identitetin e tyre të përbashkët. Një qendër e gjallë kulturore, sot Tirana u ofron partnerëve të saj ndërkombëtarë formula të ndryshme investimi dhe luks mikpritjeje që zë vendin e parë në bregdetin ballkanik.

Tirana e kryebashkiakut Erion Veliaj: Qëndrueshmëri, turizëm dhe kulturë
Një udhëkryq jo vetëm i historisë, kulturës dhe modernitetit, por edhe i rinisjes dhe zhvillimit për milionerët e rinj ndërkombëtarë. Nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban pionier, me rëndësi në rritje si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Lidershipi i Veliajt, i cili filloi në vitin 2015, karakterizohet nga një vizion i guximshëm dhe inovativ, që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shndërrimin e Tiranës në një qendër kulturore dhe turistike të klasit të parë, falë edhe angazhimit të tij në vijën e parë me disa organizata humanitare në Kosovë, Amerikën Latine dhe Afrikë. Një përvojë që e rriti më tej ndërgjegjësimin e tij për çështjet sociale dhe politike.

Ndër projektet më ambicioze që vlen të përmenden janë padyshim Pylli Orbital dhe Piramida e re me pamje nga kryeqyteti. E para është një nismë që përfshin mbjelljen e dy milionë pemëve rreth qytetit deri në vitin 2030, një brez i gjelbër i krijuar për të përmirësuar cilësinë e ajrit, për të ofruar hapësira të reja rekreative dhe për të kontribuar biodiversitetin urban. Por, edhe rinovimi i sheshit Skënderbej, i shndërruar në një pedonale të rrethuar nga hapësira të harlisura dhe shatërvane, sot një pikë referimi dhe vend tubimi shoqëror për komunitetin, si dhe pikëmbështetje e ngjarjeve kulturore e demonstratave publike.

2025? Një mundësi e madhe për Shqipërinë
Sfida e 2025-ës është një mundësi e shkëlqyer për Tiranën, e bazuar në themele të forta të rilindjes dhe dëshirës për t’u pozicionuar në një udhëkryq jashtëzakonisht strategjik mes Ankarasë dhe kontinentit të vjetër.
Mund të kuptohet më mirë nëse krahasohet me zhvillimin urban të kryeqyteteve të tjera fqinje, të cilat kanë ndërmarrë gjithashtu projekte rizhvillimi dhe përmirësimi të infrastrukturës, por gjithmonë duke vënë në vend të parë angazhimin për qëndrueshmërinë mjedisore, promovimin e politikave gjithëpërfshirëse, si dhe qartësisht zhvillimin ekonomik.

Before yesterdayMain stream

Konkursi ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën/ Veliaj: Çdo investim i ri rrit vlerën e pronës dhe prodhon ekonomi

17 September 2024 at 10:26

Në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u zhvillua sot në kryeqytet një Konkurs Ndërkombëtar, ku 10 studio prestigjioze paraqitën përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se këto konkurse janë tashmë një traditë që në kohën kur Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe që e ka kthyer Tiranën në laboratorin më të madh të arkitekturës, të estetikës, të së bukurës dhe shijes që prodhon ekonomi.

“Tirana është sot hapësira ku jeton 40% e popullsisë së Shqipërisë, një hapësirë që prodhon 50% të ekonomisë së vendit. Kjo do të thotë se çdo investim në Tiranë, tamam si ata rrathët koncentrikë, ka fuqinë që të shumoher në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, tha Veliaj.

Ai renditi disa nga projektet që Bashkia e Tiranës ka bërë me urbanistikën dhe që kanë prodhuar ekonomi për vendin.

“Sot kemi stadiumin kombëtar, Pazarin e Ri, territore që kanë qenë territore të shkreta, por që kanë prodhuar ekonomi, përtej vetëm funksionit bazë të atij projekti. Ndërkohë, një fushatë e mbjelljes së pemëve dhe kujdesit ndaj mjedisit, që ka filluar që në vitet 2000 dhe ajo skuadër që drejtonte Bashkinë e Tiranës u shpërblye para pak javësh, kur Agjencia Evropiane e Mjedisit e cilësoi Tiranën një nga 10 kryeqytetet më të gjelbra. Kjo do të thotë se çdo investim tjetër duam ta shohim në këtë prizëm, se si është i gatshëm për të përballuar ndryshimet klimaterike të së ardhmes, se si e ul kontributin jo vetëm në energji, por edhe gjurmën e karbonit në qytetin tonë”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se çdo projekt i ri i rrit vlerën pronës dhe rrit cilësinë e gjithë zonës ku investohet, duke sjellë një realitet të ri për kryeqytetin.

“Qoftë edhe një shkollë e bërë për së mbari, një ndërtesë që ka firmën e një kompanie prestigjioze, ndikon në të gjithë ekosistemin e pronave dhe të imobiliareve. Ndaj, duam që të shohim se si në këto 4 vatra investimi do të prodhojë më shumë mirëqenie, edhe një rritje të vlerës imobiliare në të gjithë atë zonë. Jam i sigurt që në finale si çdo debat tjetër, si çdo diskutim që kemi pasur, gjithmonë pyetja është që këto ndërtesa tashmë ekzistojnë, pse po bëjmë disa gjëra të reja? Është një dilemë që ne e kishim në një ndërtesë shumë të bukur në Bilevardin “Zogu i I” nga arkitekti Maks Velo, e cila u dëmtua prej tërmetit. Mund të kemi shumë nostalgji për ndërtesa të vjetra edhe mund të kenë lidhur shumë fate njerëzish ato histori dhe ato ndërtesa dhe ato hapësira, megjithatë koha, ndonjëherë fatkeqësia si tërmeti, kërkon që të reflektosh mbi to dhe të sjellësh një realitet të ri. Pra këtu nuk bëhet fjalë për të harruar historinë ose për të mohuar kontributet, këtu bëhet fjalë për të prodhuar një realitet të ri në Tiranën tonë”, përfundoi kreu i Bashkisë.

Blendi Fevziu: Opozita, pak shanse të vijë në pushtet. Ja pse Rama gati e “hoqi” fare Veliajn!

By: admin
16 September 2024 at 21:36

Gazetari Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Fevziu tha se opozita ka pak shanse t’i fitojë zgjedhjet, për shkak të disa gabimeve thelbësore që ka bërë, siç ishte lënia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale në vitin 2019.

Fevziu u ndal edhe tek të deleguarit politikë të partive të mëdha, duke deklaruar se Rama shtoi Spiropalin dhe Manastirliun në Tiranë krah Veliajt, për shkak se nuk do që Veliaj të jetë imazhi i fushatës së Tiranës, pasi mund të ketë surpriza nga SPAK!

“Shanset që opozita të vijë në pushtet nuk më duken të mëdha. Nuk duhet ti gjejmë arsyet vetëm në vitin e fundit. Duhet të ndajmë faktin se sa normale bëhen zgjdhjet, përdorimi i parave, bizneseve, fuqia mediatike që ka qeveria. Më parë ka patur një balancë. Mazhoranca ka një peshë dhe fuqi që nuk e ka opozita.

Opozita ka bërë gabime fatale, që do të kenë kosto mbi dhjetë vjeçare, dalja nga parlamenti, lejimi i mazhorancës për të bërë ligjin zgjedhor si do, bojkoti i zgjedhjeve lokale. PD la bastionet dhe më pas i humbi edhe në 2023. E treta, kaosi i krijuar në opozitë pas përjashtimit të Berishës nga Basha, krijoi edhe një problem që nuk rikuperohet brenda ditës. Të jemi koshientë edhe me këtë.

Problemi kryesor, Rama nuk ka përkrahjen e më shumë se gjysmës së shqiptarëve. Numri i të pakënaqurve është më i madh por nuk votojnë për opozitën.

Nuk mendoj se ka supriza te të deleguarit. PS ka përfshirë tre kryetarë bashkie, Becin, Ervin Demon dhe Emirjana Sakon. Te Mazhoranca janë ministrat, njerëzit politikë.

Te PD janë njerëz që kanë qenë edhe më parë.

Ke Ramën dhe Berishën që përballen për herë të tretë me njëri tjetrin, të dy me ekipe të ngjashme. I vetmi ndryshim ishte përforcim i Tiranës, nuk ka dashur të nxjerrë Veliajn tërësisht jashtë dhe e ka markuar me Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliut. Rama nuk ka dashur që Veliaj të jetë imazh i Tiranës, për arsye të zhvillimeve që mund të ketë SPAK”, tha Fevziu.

The post Blendi Fevziu: Opozita, pak shanse të vijë në pushtet. Ja pse Rama gati e “hoqi” fare Veliajn! appeared first on Albeu.com.

“Lali Fiku”, Erion Veliaj poston videon e veçantë nga Peza

By: redi
16 September 2024 at 19:57

Në 82-vjetorin e Konferencës së Pezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë gjatë paradites në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, për të kujtuar këtë ngjarje historike për popullin shqiptar dhe risjellë në vëmendje simbolikën e kësaj dite të shënuar. Ai ishte i pranishëm edhe në ceremoninë zyrtare, në të cilën theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë mund të bëjnë gjëra të…

Source

Veliaj homazhe për 82-vjetorin e Konferencës së Pezës: Le të bashkohemi për Shqipërinë Europiane

16 September 2024 at 14:32

Në 82-vjetorin e Konferencës së Pezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, për të kujtuar këtë ngjarje historike për popullin shqiptar dhe risjellë në vëmendje simbolikën e kësaj dite të shënuar. Ai ishte i pranishëm edhe në ceremoninë zyrtare, në të cilën theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme.

“Falenderime për të gjithë ata që u mblodhën bashkë para 82 vitesh me vizionin se kur shqiptarët bëhen bashkë, bëjnë gjëra të mrekullueshme. Ashtu siç thoshte Konferenca e Pezës, përtej çdo dallimi, përtej çdo krahine, përtej çdo feje, përtej çdo ideje, jemi shqiptarë, jemi bashkë dhe kur bashkëpunojmë ne bëjmë gjëra të mrekullueshme. Jam shumë krenar që, jemi këtu sot së bashku me qytetarët, familjet e dëshmorëve, familjet e veteranëve dhe të gjitha familjet e të rënëve”, tha Veliaj.

Ai shtoi se historia na ka mësuar se e rëndësishme është të bëjmë gjërat e duhura, të drejta dhe të nevojshme, ndërsa u ndal edhe në disa nga investimet thelbësore të Bashkisë Tiranë për zhvillimin e kryeqytetit. “Uinston Çërçill thoshte se është shumë e nevojshme që të bëjmë gjënë e drejtë, gjënë e duhur, por ndonjëherë është akoma më e rëndësishme që të bëjmë atë që është absolutisht e nevojshme. Sot, që të respektojmë të moshuarit, është gjëja e duhur, por që qeveria të fillojë këtë reformë të jashtëzakonshme për të rritur pensionet, është gjëja e nevojshme. Sot t’u gëzohemi fëmijëve të vegjël është gjëja e duhur, por që të ndërtojmë 44 shkolla, nga të cilat 4 vetëm këtu në Pezë, është absolutisht gjëja e nevojshme”, deklaroi kryebashkiaku.

Veliaj tha se pas ceremonisë zyrtare në Varrezat e Dëshmorëve, dita në Pezë do të vijojë me aktivitete për fëmijë e të rritur. Në mesazhin e tij, Veliaj bëri një apel për bashkim, duke lënë pas ndasitë politike kur bëhet fjalë për punë që çojnë përpara zhvillimin e vendit. “Teksa ju ftoj të gjithëve në homazhe, fillimisht aty ku prehet Babë Myslymi, pastaj te varrezat e Pezës, dua t’ju njoftoj se do të kemi një ditë plot aktivitete, për t’ua kushtuar këto gëzime dhe këto ditë bashkimi atyre që luftuan, punuan dhe bashkuan shqiptarët për lirinë! Sot, më shumë se kurrë lipset që të bashkohemi prapë, si para 82 vitesh. Jemi të shpërndarë në disa parti, jemi të shpërndarë në disa bindje, në disa fe, por u takon gjithmonë atyre që qeverisin, atyre janë grupi më i madh, që ta hapin tryezën për të gjithë, që t’i shtrijnë dorën të gjithëve, që të përulen me respekt tek të gjithë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se amaneti i Babë Myslymit për ta bërë Shqipërinë “nuse të Europës” është shumë pranë realizimit. “Për sa i përket shumicës e mazhorancës sonë, ne i kemi zemrën, mendjen dhe krahët të hapur për këdo që do të punojë për Shqipërinë evropiane, për vizionin 2030, për Tiranën tonë të mrekullueshme, që ishte para dy vitesh Kryeqyteti Evropian i Rinisë, pastaj Kryeqyteti i Sportit dhe vitin tjetër do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Shpresoj shumë që amanetin e Babë Myslymit, për ta pasur këtë vend një nuse të vërtetë në Evropë, e kem

Përfundon Asambleja e PS-së për Tiranën, zbardhen diskutimet

14 September 2024 at 20:33

Socialistët vijojnë me mbledhje për përgatitjet dhe planin për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, teksa mbrëmjen e sotme është mbledhur Asambleja e PS-së për Tiranën. Mbledhja e mbajtur me dyer të mbyllura ka zgjatur për rreth 1 orë e 40 minuta, ku kryeministri Edi Rama ka ndarë detyra […]

The post Përfundon Asambleja e PS-së për Tiranën, zbardhen diskutimet appeared first on BoldNews.al.

Veliaj pret delegacionin suedez: Partneriteti me “Olof Palme”, një mundësi; synojmë politika sociale që ndihmojnë shtresat në nevojë

By: E.K
14 September 2024 at 12:49

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të autoriteteve vendore dhe të partisë Social-Demokrate suedeze, të cilët vizituan kryeqytetin shqiptar dhe Bashkinë e Tiranës. Takimi u organizua edhe falë mbështetjes së Fondacionit “Olof Palme”, një fondacion me shtrirje ndërkombëtare, i cili prej vitesh në Shqipëri mbështetet lëvizjet solidare dhe politikat […]

The post Veliaj pret delegacionin suedez: Partneriteti me “Olof Palme”, një mundësi; synojmë politika sociale që ndihmojnë shtresat në nevojë appeared first on FaxWeb.

Balliu: Erion Veliaj ‘than’ Tiranën për ujë! Prej një jave kryeqyteti pa ujë, asnjë reagim. Ku kanë shkuar milionat e vjedhura?

By: D Marku
30 August 2024 at 13:43

Klevis Baliu ka bërë një tjetër denoncim mbi krytearin e  bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Kesaj here bëhet fjalë për ujin e pijshëm.

KLEVIS BALLIU: Nën drejtimin e Erion Veliajt, Bashkia e kryeqytetit është kthyer në Cirkun e Tiranës. Bëhen koncerte dhe organizohen aktivitete, por nuk u jepet zgjidhje problemeve themelore të banorëve. Prej një jave dhe më shumë, një pjesë e mirë e Tiranës, lagje shumë të populluara si Astiri dhe rruga e Elbasanit janë pa ujë. Ndërkohë, që në Instagram dhe në Facebookun e Veliajt dhe Ramës, Tirana promovohet sikur të ishte Stokholmi, në realitet në disa zona të saj i ngjan më shumë Kandaharit.

ot kryeqyteti është vatër e prapambetjes: pa ujë, pa gjelbërim, me mbeturina në çdo cep. Kulmi është kur qytetarëve u rritet tarifa e ujit, por u hiqet uji. Në zona e mbetura pa ujë, në mes të thatësirës së verës, si Astir apo Rruga Elbasanit e te tjera, qytetarët furnizohen me bote. Për t’u larë shkojnë te të afërmit, apo në palestra. Jemi në të njëjtin qytet kryebashkiaku i të cilit ka premtuar ujë 24 orë. Ju ftoj te ndiqni videon. Jemi në të njëjtin qytet ku është rritur çmimi i ujit me arsyetimin se këto para do të shkojnë në investime, që të kemi ujë dhe sipas standardeve.

Ajo që ka ndodhur është: ujë ose nuk ka, ose edhe kur vjen është i papijshëm dhe i kontaminuar, siç u zbulua nga një raport i para pak kohëve. Pra, as ujë dhe as standarde. Media nuk flet, sepse lali paguan. Ku kanë shkuar atëherë milionat e eurove në taksa dhe tendera? Me pushtimin e Bashkisë nga Erion Veliaj dhe klepto-drejtorët e tij, Tirana sot është kthyer në simbolin e abuzimit. Qytet ku paguhen taksa për pastrim po pastrim nuk ka, ku paguhen taksa per ujë po ujë nuk ka, ku paguajmë taksë për gjelbërim, po gjelbërim nuk ka, paguajmë taksë për shkolla po shkolla nuk ka. Sepse të gjitha këto pagesa shkojnë në  xhepin e pronarit faktik të inceneratorëve, bosit të organizatës kriminale 5D. Gjurmët e tyre nuk gjenden, sepse krimi është i nivelit të lartë intelektual.

The post Balliu: Erion Veliaj ‘than’ Tiranën për ujë! Prej një jave kryeqyteti pa ujë, asnjë reagim. Ku kanë shkuar milionat e vjedhura? appeared first on Albeu.com.

Zhurmat në Tiranë tejkalojnë normat ligjore

30 July 2024 at 17:00

Çdokush që jeton në Tiranë e di mjaft mirë se zhurmat janë një nga problemet më të mëdha të këtij qyteti të mbipopulluar. Censi 2023 i INSTAT vërtetoi se 1/3-ta e banorëve të Shqipërisë jetojnë në Tiranë. Ky mbipopullim, i ndërthurur me mungesën e seriozitetit në marrjen e masave për uljen e ndotjes akustike, ka sjellë rezultatin e sotëm ku sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në Tiranë tejkalohet kufiri i zhurmave në të gjithë qytetin, si ditën ashtu edhe natën.

Jona Plumbi

“Cilido qytetar që ndihet i kërcënuar nga kjo lloj dhune, pra zhurmat, do duhet të gjejë shpëtimin tek çdo uniformë” – Erion Veliaj, degjesa per planin per zhurmat, Dhjetor 2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në fund të vitin 2021 mbajti një dëgjesë për një plan për uljen e zhurmave në kryeqytet, ku i ftoi qytetarët që t’i drejtoheshin policisë Bashkiake për ndihmë në rast se ndihen të kërcënuar nga zhurmat, që me të drejtë i quante si dhunë.

Rreth dy vite e gjysmë pas kësaj deklarate dhe këtij plani të kryebashkiakut për t’i dhënë fund ndotjes akustike, Tirana dhe qytetarët e saj vijojnë të dhunohen çdo ditë nga zhurma të formave të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave krijohen pikërisht nga ndërtesat në process ndërtimi.

Kjo pranohet edhe nga vetë Bashkia Tiranë. Në përgjigje të kërkesës për informacion dërguar nga Faktoje, Bashkia na informon se gjatë 5 muajve (Janar – Maj 2024) pranë policisë Bashkiake kanë shkuar rreth 110 ankesa në lidhje me ndotjen akustike, që vijnë kryesisht për shkak të zhurmave nga lokalet apo baret, lavazhet e automjeteve, pompat e ujit në ambiente të pallateve, banorë që kryejnë punime në banesat e tyre, furrat e bukës, kantieret e ndërtimit etj.

Ajo që është shqetësuese në këtë përgjigje është se nw fakt, ankesat e qytetarëve dhe aq më tepër pretendimet e kryebashkiakut për t’iu drejtuar atyre për t’u mbrojtur nga zhurmat janë të pakuptimta, kjo sepse Bashkia ende nuk ka aparatura apo burime njerëzore, që mund ta bëjnë matjen e zhurmave në kryeqytet.

Bashkia e Tiranës nuk mund të përcaktojë nivelin e zhurmave pasi ende nuk disponon aparatura apo burime njerëzore të specializuara apo trajnuara në verifikimin dhe kontrollin mbi nivelin kufi të zhurmës së lejuar […] dhe për rrjedhojë nuk mund të përcaktojë vlerat kufi të zhurmës së lejuar. – shkruan Bashkia e Tiranës.

Në fakt, për vlerat kufi të zhurmës së lejuar mund t’i referohemi udhëzimit të vitit 2023 ku përcaktohen qartësisht  vlerat sipas standardit të vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Këto vlera kufi madje pasqyrohen edhe në planin për zhurmat të miratuar nga vetë Bashkia Tiranë për vitet 2022-2027.

Udhëzimi i Ministrisë së Brendshme, asaj të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Turizmit e Mjedisit thotë se është detyrë e Policisë Bashkiake të kryejë matjen e nivelit të zhurmës së gjeneruar nga veprimtaritë ekonomike apo sociale dhe, të vendosë gjoba në rast se shkelen nivelet kufi të zhurmës.

Njëkohësisht udhëzimi i kërkon Bashkisë Tiranë të masë nivelin e zhurmave bazuar në ankesën e paraqitur nga qytetarët, institucionet publike dhe private apo çdo subjekt tjetër i interesuar.

Faksimile e udhezimit te tre ministrive per zhurmat, viti 2023

Por Bashkia e pranon për Faktoje ajo vijon të mos e përmbushë këtë detyrim ligjor të saj.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit është një tjetër institucion i ngarkuar me detyrën për të matuar zhurmat në stacione të caktuara të vendit çdo vit. Faktoje iu drejtua kësaj agjencie për të kërkuar informacion mbi situatën në të cilën gjendet kryeqytetit lidhur me ndotjen akustike. Sipas AKM-së, matja në 15 vendndodhje të ndryshme të kryeqytetit tregon se në Tiranë ka një tejkalim të normës së zhurmave gjatë ditës dhe gjatë natës, në të gjitha stacionet e monitoruara.

Në vitin 2022, që janë dhe rezultatet e fundit zyrtare të publikuara nga AKM, tejkalimin më të lartë të normës ditën për vitin 2022 e ka pika e monitorimit “21 Dhjetori”me 25.45% dhe “Lapraka” me 25.47%. Tejkalimi më i lartë i normës gjatë natës vërehet tek pika e monitorimit “Ish Banka Amerikane” në Bllok pranë sheshit Willson me 30.51%.

Nisur nga këto të dhëna publike dhe informacione zyrtare të marra nga institucionet shtetërore, premtimin e Bashkisë Tiranë për menaxhimin dhe trajtimin e problematikës së ndotjes akustike nga Policia Bashkiake e konsiderojmë të pambajtur.

The post Zhurmat në Tiranë tejkalojnë normat ligjore appeared first on Faktoje.al.

❌
❌