Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Kurti fton mërgatën shqiptare nga New Jersey të investojë në Kosovë: Nga sakrifica për të kontribuar, tash keni mundësinë për të fituar

29 September 2024 at 23:50

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, zëvendësministren Liza Gashi dhe konsullin e Përgjithshëm në New York, Blerim Reka, zhvilluan një takim me diasporën shqiptare në New Jersey.

Takimi u mbajt në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, ku morën pjesë përfaqësues të mërgatës shqiptare në SHBA dhe ambasadori  William Walker.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti shprehu falënderime për kontributin e madh të mërgatës në zhvillimin e Kosovës, veçanërisht për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte angazhimi i qeverisë për përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke përmendur Dritaren për Investime të Diasporës, që synon të mbështesë bizneset me pronarë nga diaspora që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.

Kryeministri i bëri thirrje mërgatës që të shohin mundësitë për investime, duke theksuar se “tani është koha për të investuar për të fituar”.

“Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuar, tash ju themi investoni për të fituar”, ju tha ai të pranishmëve.

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, themeluar më 1977, ka një histori të gjatë dhe të rëndësishme në mbështetjen e çështjeve kombëtare shqiptare dhe në promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare në SHBA./Telegrafi/

The post Kurti fton mërgatën shqiptare nga New Jersey të investojë në Kosovë: Nga sakrifica për të kontribuar, tash keni mundësinë për të fituar appeared first on Telegrafi.

Gërvalla paralajmëron rreziqet e shtrirjes së ndikimit rus në Ballkan

By: D Marku
29 September 2024 at 23:32

Kosova mbështet përpjekjet për të ndaluar liderët jo-demokratikë për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe destabilizuar rajonet e ndryshme të botës.

Kështu ka deklaruar shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla në takimin ministror për situatën urgjente në Venezuelë, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku mori pjesë me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministres së Punëve të Jashtme të Argjentinës Diana Mondino.

Në fjalën e saj, ministrja Gërvalla vuri në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajon, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, për të cilat tha se kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë.

Ministrja Gërvalla ndodhet për vizitë në Nju Jork në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

The post Gërvalla paralajmëron rreziqet e shtrirjes së ndikimit rus në Ballkan appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 29 September 2024Main stream

Gërvalla në OKB: Partneritetet e Venezuelës dhe Rusisë kërcënojnë Ballkanin

29 September 2024 at 22:04

Kosova mbështet përpjekjet për të ndaluar liderët jo-demokratikë për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe destabilizuar rajonet e ndryshme të botës.

Kështu ka deklaruar shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla në takimin ministror për situatën urgjente në Venezuelë, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku mori pjesë me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministres së Punëve të Jashtme të Argjentinës Diana Mondino.

Në fjalën e saj, ministrja Gërvalla kërkoi më shumë vëmendje për aktivitetet e Venezuelës në Ballkan.

“Vura në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajonin tonë, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, të cilat kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë”, ka deklaruar Gërvalla.

Ministrja Gërvalla ndodhet për vizitë në Nju Jork në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./Telegrafi/

The post Gërvalla në OKB: Partneritetet e Venezuelës dhe Rusisë kërcënojnë Ballkanin appeared first on Telegrafi.

❌
❌