Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 September 2024Main stream

Botërori i Klubeve, FIFA zbulon 12 stadiumet që do të mirëpresin turneun në vitin 2025

By: user 2
29 September 2024 at 13:33

Stadiumi MetLife në Nju Jork do të presë finalen e madhe të Kupës së Botës të Klubeve të shumëpritur, të planifikuar në Amerikë nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025. Një turne ku do të marrin pjesë 32 klube nga e gjithë bota si protagonistë të arritjeve të një periudhe tre vjeçare. Gjatë natës, direkt nga Central Park, Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, njoftoi edhe 11 stadiumet e tjera në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e planifikuara gjatë Global Citizen Festival: Mercedes-Benz Stadium (Atlanta), Bank of America Stadium (Charlotte), TQL Stadium (Cincinnati), Rose Boël Stadium (Los Angeles), Hard Rock Stadium (Miami), GEODIS Park (Nashville), Camping World Stadium (Orlando), 65.000 posti, Inter&Co Stadium (Orlando), Lincoln Financial Field (Filadelfia), Lumen Field (Seattle), Audi Field (Washington D.C.).

FJALËT E PRESIDENTIT INFANTINO

Numri një i FIFA-s prezantoi Kupën e re historike të Botës për Klube si më poshtë: “Në vitin 2025 FIFA do të inaugurojë një epokë të re në historinë e futbollit të klubeve, falë garës më të madhe, më gjithëpërfshirëse dhe meritokratike të klubeve në shkallë globale, e cila do të organizohet pikërisht këtu në Shtetet e Bashkuara – ishin fjalët e tij -. Kupa e Botës FIFA 2025 do të luhet në 12 stadiume fantastike, kjo është skena në të cilën yjet e 32 klubeve më të mira në botë do të shënojnë fillimin e një epoke të re të historisë së futbollit ndërkombëtar”.

Lexo më tejFutbollistët kërcënojnë FIFA-n: “Stop Botërorit të ri për Klube ose do bëjmë denoncim”

E përsëri: “Ky kompeticion i ri i FIFA-s është i vetmi shembull i vërtetë i solidaritetit dhe përfshirjes së vërtetë në panoramën globale të futbollit të klubeve. Kjo Kupë e re e Botës do t’u lejojë klubeve më të mira nga Afrika, Amerika Qendrore dhe Veriore, Azia dhe Oqeania të sfidojnë fuqitë europiane dhe amerikano-jugore, ndërkohë që kanë një ndikim të madh në rritjen e futbollit të klubeve dhe zhvillimin e talenteve më të mira në nivel global. Në këtë mënyrë mund të ofrojmë mundësi e shpresë për ata që kanë më shumë nevojë, ashtu si prestigj e futboll me kualitet atyre që përfaqësojnë më të mirën që ofron ky sport. I falenderoj vërtetë të gjithë. Kurrë të mos diskriminojmë askënd, të përfshihen të gjithë. Ky është shpirti i vërtetë i FIFA Club World Cup ”, përfundoi Infantino.

The post Botërori i Klubeve, FIFA zbulon 12 stadiumet që do të mirëpresin turneun në vitin 2025 appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Botërori 2030/ Tre vende nga dy kontinente, dorëzohet dosja e kandidaturës në FIFA

26 September 2024 at 20:56

Do të jetë padyshim një event spektakolar.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në ambientet e FIFA-s në Paris u dorëzua zyrtarisht në bordin e organit më lartë administrativ në botën e futbollit,  dosja e aplikimit të Kandidaturës së përbashkët të Marokut, Portugalisë dhe Spanjës për organizimin e Botërorit 2030.

Gianni Infantino, president i FIFA-s, mori dosjen nga drejtuesit e delegacioneve të tri federatave të përfshira Fouzi Lekjaa i Maroku, Fernando Gomes i Portugalisë dhe Alvaro Miguel i Spanjës.

Me ambicien e organizimit të një turneu “për futbollin, për botën, për të ardhmen”, kandidatura drejtohet nga slogani “Yallavamos”, i cili simbolizon një përpjekje proaktive për të promovuar futbollin në mbarë botën dhe që tashmë është e dukshme në disa aksione në rrjetet sociale.

Dosja e kandidaturës detajon në mënyrë shteruese vizionin dhe planifikimin teknik në drejtim të transportit, akomodimit dhe sigurisë, paraqet edhe qytetet pritëse dhe stadiumet e propozuara nga të tri vendet.

Për herë të parë në histori, Kupa e Botës për meshkuj do të luhet në dy kontinente, për të shënuar njëqindvjetorin e ngjarjes dhe pas dorëzimit të dosjes vetë Presidenti Gianni Infantino theksoi vlerën e bashkimit të tri vendeve në dy kontinente.

“Vendet tuaja tashmë i kanë dhënë shumë futbollit. Këto janë vende me një pasion të madh për lojën, aftësi të mëdha organizative dhe një vizion të përbashkët se çfarë duhet të jetë futbolli dhe vlerat e tij! Është fantastike që ata kanë bashkuar dy kontinente për të arritur ëndrrën e tyre për organizimin e Kupës së Botës FIFA. Futbolli bashkon botën dhe kjo kandidaturë e dëshmon këtë”,- u shpreh Infantino.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi vendimi përfundimtar për organizimin e Botërorit 2030 do të merret në Kongresin e FIFA-s, më 11 dhjetor 2024. /i.m /abcnews.al

❌
❌