Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

VIDEO/ Dy viktima nga zjarret në Greqi, evakuohen disa fshatra

30 September 2024 at 13:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 2 persona humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit shpërtheu në një pyll në jug të Greqisë.

Flakët u përhapën me shpejtësi të dielën pranë Ksilokastro, në rajonin e Peloponezit.

Shumë fshatra u urdhëruan të evakuohen si një masë paraprake. Shërbimi zjarrfikës njoftoi se rreth 350 zjarrfikës, të ndihmuar nga 18 avionë që hedhin ujë, arritën të vënë nën kontroll flakët në masë të madhe, që rezultuan fatale për 2 banorët lokalë.

Viktimat janë të moshave 35 dhe 40 vjeç, të cilët humbën jetën po tentonin të ndihmonin një mikun e tyre për të shuar zjarrin. Njëri prej tyre ishte baba i tre fëmijëve ndërsa i dyti ishte në pritje të fëmijë së tretë.

Sipas mediave greke, 35-vjeçari dhe 40-vjeçari kanë marrë motorët mbrëmjen e së dielës dhe janë nisur drejt të njohurit të tyre për ta ndihmuar. Ndonëse gjatë rrugës ata u përballën me zjarrfikësit të cilët u kërkuan që të kthehen pas rrezikut të lartë, ata nuk i dëgjuan.

Greqia, si vendet e tjera të Evropës Jugore, rrënohet nga zjarret çdo verë që janë përkeqësuar nga ngrohja globale.

/abcnews.al/

Vjosa në UNESCO, gati dosja e aplikimit, Kumbaro: Një kontribut i gjithë shoqërisë shqiptare

30 September 2024 at 13:28

Ka përfunduar përgatitja e dosjes për përfshirjen e Parkut Kombëtar “Lumi Vjosa” në UNESCO, programi “Njeriu dhe Biosfera”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro nënshkroi dosjen që do të dërgohet pranë UNESCO, një punë voluminoze e udhëhequr nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me ekspertët e Unionit Ndërkombëtar të Konservimit të Natyrës dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Vjosa do të kategorizohet në kategorinë e re «Njeriu dhe Biosfera», një ndër kategoritë më interesante që ka UNESCO kur bëhet fjalë për zona të mbrojtura natyrore, ku njeriu bashkëjeton me natyrën. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të IUCN dhe UNESCO, dosjen e kanë bërë gati. Tani fillon një proces bashkëpunimi me ekspertët e UNESCO në Paris dhe me besimin e plotë se në mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Trashëgimisë Natyrore, Vjosa do të marrë edhe këtë patentë të re për të rritur emrin e vet, për të përfshirë komunitetet, por edhe për të ardhur me produkte të reja për secilën nga zonat që shtrihen në Pellgun e Vjosës. Jemi shumë krenarë për punën që kemi bërë gjithë këto vite për Vjosën ku secili nga aktorët e shoqërisë shqiptare ka luajtur një kontribut shumë të rëndësishëm, nga shoqëria civile deri tek ata që janë njerëzit e Vjosës dhe e kanë ruajtur e mbrojtur në shekuj”, u shpreh ministrja Kumbaro përmes një videomesazhi.

Muaji shtator shënoi edhe një tjetër ngjarje të rëndësishme për Parkun Kombëtar Lumi Vjosa, siç është miratimi i Planit të Integruar të Menaxhimit, rezultat final i një pune mjaft intensive ndërmjet ekspertëve shqiptarë dhe të huaj, konsultimesh publike të njëpasnjëshme në të gjithë territorin, diskutimesh, trajnimesh dhe ekspertizash. Ndërkohë, paralelisht ka vijuar puna edhe për përgatitjen e projektit të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar Vjosa, puna për të cilin nis brenda vitit.

Forcat izraelite kryejnë operacione hetimore brenda Libanit

30 September 2024 at 13:26

Forcat speciale izraelite po kryejnë operacione hetimore brenda Libanit. Një zyrtar i izraelit tha për “sky news” se operacionet e forcave të vogla ishin nisur në Libanin jugor.

Sipas “sky news” këto operacione janë krijuar për të mbledhur më shumë detaje dhe për të hetuar pozicionet e Hezbollahut.

Izraeli ka lëvizur mijëra trupa drejt kufirit. Të shtunë ushtria izraelite tha se po mobilizonte ushtarë shtesë, mes përshkallëzimit të tensioneve me Libanin.

/abcnews.al/

Rusi i arrestuar në Shqipëri, Gjykata e Lartë pro ekstradimit, pritet Ministria e Drejtësisë

30 September 2024 at 13:12

Igor Kukunov 60-vjeçari është arrestuar rreth një vit më parë në pikën doganore të Muriqanit.

Ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti lëshuar nga Rusia. Avokatët e tij mbrojtës kanë kundërshtuar ekstradimin e tij.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se gjykata e shkallës së parë në Shkodër, por edhe gjykata e Apelit të Përgjithshëm në kryeqytet por edhe Gjykata e Lartë vendosi ekstradimin.

Ndërkohë pritet vendimi i ministrit të Drejtësisë.

/abcnews.al/

Begaj takohet me senatorin Luciano D’Alfonso: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkan

30 September 2024 at 13:04

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Senatorin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga një grup sipërmarrësish italianë.

Në takim u theksuan marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, përfshirë dhe atë ekonomike, të favorizuara edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve.

Presidenti Begaj theksoi se Italia është porta hyrëse e Shqipërisë për në BE, ndërsa Shqipëria një portë e mirëhyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor.

Intensifikimi i këtyre marrëdhënieve ka sjellë jo vetëm shtimin e investitorëve italianë në Shqipëri, por dhe faktorizimin e biznesit shqiptar në Itali.

/abcnews.al

Kryeministri libanez bën thirrje për një armëpushim me Izraelin

30 September 2024 at 12:44

Kryeministri libanez Najib Mikati ka bërë thirrje për një armëpushim me Izraelin, pas bisedimeve të zhvilluara me ministrin e Jashtëm francez Jean-Noel Barot.

“Çelësi i zgjidhjes qëndron në përfundimin e sulmit izraelit në Liban dhe arritjen e një armëpushimi,” tha Mikati, duke shtuar: “Prioriteti është zbatimi i Rezolutës 1701” të OKB-së, e cila i dha fund luftës së vitit 2006 midis Izraelit dhe lëvizjes libaneze Hezbollah.

Ministri i Jashtëm francez, Baro mbërriti të dielën në mbrëmje në Bejrut.

Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet shqetësuese, mes thirrjeve për një armëpushim dhe frikës së përshkallëzimit të luftës.

/abcnews.al/

 

Bojkoti i opozitës pas vendimit për Salianjin? Peleshi: Drejtësia e pavarur, PS nuk ndërhyn

30 September 2024 at 11:49

Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar ka zhvilluar një komunikim për mediat. Ai u pyet lidhur me bojkotin e opozitës pas vendimit për deputetin Ervin Salianji, duke theksuar se Partia Socialiste nuk ndërhyn në punët e drejtësisë.

“Nuk mund të jem as unë dhe as grupi parlament të PS dhe as qeveria mbi drejtësinë. Politika shqiptarë në këto vite ka bërë reformën në drejtësi, në mënyrë që të ndajmë punën dhe drejtësia të ketë punën e saj të pavarur. Nuk kemi kundërshtuar zbatimin e një gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

Gjithashtu Peleshi nënvizoi se skenarët me bojkot nuk kanë sjellë asnjë të mirë, megjithatë theksoi se mazhoranca do të vazhdojë punën e saj pavarësisht qëndrimit të opozitës.

“Nuk është korrekte të flasim me nëse, po ju ripërsëris, do kemi një linjë të zbatojmë detyrimet kushtetuese, të marrim pjesë në të gjitha komisionet, të ndjekim jetën parlamentare, duke qenë aktiv. Shpresoj mos shkojmë në skenarë që janë provuar të jenë të pasuksesshëm për asnjë forcë politike shpresoj të mos ndodhë kjo. Ne do vijojmë punën tonë”, tha ai.

/abcnews.al/

Përfundon mbledhja e grupit të PS, në fokus mbarëvajtja e seancave plenare, Peleshi: Do ndjekim të gjitha komisionet

30 September 2024 at 11:45

Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi në përfundimit të mbledhjes së grupit ka zhvilluar edhe një komunikim me gazetarët.
Peleshi theksoi se në këtë takim fokusi ishte te mbarëvajtja e seancave plenare. Ai siguroi se Partia Socialiste do të ndjekë të gjitha Komisionet.

“Jemi para një seance parlamentare të ditës së enjte. Kemi diskutuar për rendin e ditës dhe konfirmoj se grupi parlamentar do të ndjekë për përgjegjësi seancat. Seanca e sotme është e rëndësishme. PS të gjithë deputetët e saj kanë qenë në terren gjatë javës së kaluar në të gjithë Shqipërinë. Në kuadër të një aktiviteti politik të shtuar”, tha ai.

Gjithashtu Peleshi u ndal edhe tek Komisioni për Çështjet Europiane duke thënë: “Sot është zhvilluar një seancë e komisionit për Çështjet Europiane, ka edhe komisione të tjera që vijojnë, jeta parlamentare vazhdon. Zgjedhja e tyre nëse vendosin të marrin pjesë ose jo.

Ndërsa u pyet për vendimin e opozitës për ngrirjen e marrëdhënieve me PS, ai u shpreh se shpreson që kjo mos përkthehet në bojkot: “Nuk e kemi kuptuar mirë vendimin e opozitës, shpresojmë të mos përkthehet në bojkot. Ne na qëndron mbi krye ligji e procedura”, u shpreh Peleshi.

/abcnews.al/

Marine Le Pen në gjyq për keqpërdorim të fondeve të BE-së

30 September 2024 at 11:20

Marine Le Pen, udhëheqëse për një kohë të gjatë e Mitingut Kombëtar të ekstremit të djathtë të Francës dhe kandidate presidenciale, del në gjyq në Paris të hënën e akuzuar për keqpërdorim të fondeve të parlamentit evropian.

Më shumë se 20 figura të tjera të larta në parti po përballen gjithashtu me të njëjtat akuza.

BBC shkruan se ata akuzohen se kanë punësuar asistentë që kanë punuar në çështjet e partisë dhe jo për Parlamentin Evropian që i ka paguar.

Nëse Le Pen shpallet fajtore, ajo mund të përballet me gjoba dhe burgim  dhe potencialisht të shpallet e papërshtatshme për të kandiduar për detyrë deri në 10 vjet, duke goditur ambiciet e saj presidenciale, shkruan më tej BBC.

Ndërkohë ajo ka mohuar akuzat dhe zëdhënësi i partisë Laurent Jacobelli tha: “Ne do të provojmë se nuk ka asnjë sistem për përvetësimin e parave nga BE”.

/abcnews.al/

Hasani në takimin e ministrave të Jashtëm të koalicionit global kundër ISIS

30 September 2024 at 10:34

Pas javës intensive të nivelit të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka udhëtuar drejt Washingtonit, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, nën kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në këtë aktivitet, i cili do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken parashikohet të marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të 87 vendeve anëtare të Koalicionit për të trajtuar çështje me rëndësi në kuadër të luftës ndaj ISIS.

Takimi i ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Koalicionit Global të luftës kundër ISIS, është një kontribut tjetër i rëndësishëm në orientimin, forcimin, bashkimin e përpjekjeve globale, dhe një përgjigjeje gjithëpërfshirëse dhe të harmonizuar ndaj këtij shqetësimi, me të cilin përballen shoqëritë e vendet./abcnews.al

Ngacmoi tre shtetase, ndalohet 49-vjeçari në Tiranë

30 September 2024 at 09:39

Një 49-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, këtë të hënë. Sipas policisë, 49-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase në Tiranë.

49-vjeçari theksohet se ka qenë i dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase”, thuhet në njoftimin e policisë.

VIDEO/ Përplasen dy makina në aksin Berat-Lushnje, disa të plagosur

30 September 2024 at 08:50

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Berat- Lushnje, pranë fshatit Fier Shengan.

Një automjet në të cilin udhëtonin pesë persona dhe një mjet tip “Smart” janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në kana.

Është dashur ndërhyrja e forcave të zjarrfikëse dhe policisë për personat që ndodheshin në automjete. Pasagjerët kanë pasuar lëndime të lehta. Të pesë personat që ndodheshin në automjetin tip “Toyota”, po ktheheshin nga një dasmë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/

Kundërshtuan dhe dhunuan efektivët e “Shqiponjave”, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër

30 September 2024 at 08:32

Dy vëllezër të moshës 29 dhe 38 vjeç janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar dhe ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja”.

Gjithashtu mësohet se një 19-vjeçar është proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

“Gjatë patrullimit të zakonshëm në sheshin “Prek Cali”, punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme. Automjeti drejtohej nga shtetasi , 19 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, ky shtetas ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit  29 vjeç dhe  38 vjeç (vellezër), të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

VIDEO/ Konflikti në Lindjen e Mesme, forcat izraelite sulmojnë qendrën e Bejrutit

30 September 2024 at 07:56

Forcat e armatosura të Izraelit kanë nisur në orët e para të mëngjesit një sulm ajror në qendër të Bejrutit.

Edhe pse ditët e fundit forcat e armatosura izraelite kanë goditur vazhdimisht rrethet dhe periferitë jugore të Bejrutit një bastion i Hezbollahut, është hera e parë që një zonë në zemër të kryeqytetit libanez është vënë në shënjestër që nga 8 tetori.

Shërbimet libaneze të sigurisë raportuan për të paktën katër viktima.

Ushtria izraelite që nga 23 shtatori ka përshkallëzuar bombardimet e saj kundër Hezbollahut,

Ndërsa Organizatat ndërkombëtare janë duke u përgatitur intensivisht për ofrimin e ndihmës humanitare, duke vlerësuar se nevojat bazë ushqimore të rreth 1 milion njerëzve do të duhet të plotësohen përkohësisht.

 

BREAKING – Israeli strike reported on a residential building in Beirut’s Cola neighborhood.

Probably the deepest strike into the city in decades, and is well outside Beirut’s southern suburbs.

(Video shared online) pic.twitter.com/wv6O1EkAuD

— Timour Azhari (@timourazhari) September 29, 2024

Vritet udhëheqësi i Hamasit në Liban

30 September 2024 at 07:44

Udhëheqësi i Hamasit në Liban Fateh Sherif Abu el-Amin është vrarë në një sulm izraelit në jug të Libanit, thotë grupi militant palestinez.

Sipas “sky news”, gjithashtu nga sulmi kanë humbur jetë edhe disa anëtarë të familjes së tij.

Hamasi bëri një deklaratë mëngjesin e kësaj të hënë duke konfirmuar vdekjen e Fateh Sherif Abu el-Amin.

Grupi palestinez pretendon se pas këtij sulmi qëndron ushtria izraelite, megjithatë mediat e huaja shkruajnë se ende nuk është konfirmuar.

/abcnews.al/

Uragani “Helen” shkaktoi dëme të mëdha, të paktën 91 viktima në SHBA

30 September 2024 at 07:24

Numri i të viktimave nga uragani Helen, i cili shkaktoi dëme të mëdha në pjesë të SHBA-së lindore dhe juglindore që nga e enjtja, ka arritur në të paktën 91.

Në Karolinën e Veriut , që është dhe shteti më i goditur, raportohet për 37 viktima.

Të paktën 25 persona të tjerë u zhdukën në Karolinën e Jugut, 17 në Xhorxhia, 11 në Florida dhe 1 në Virxhinia, sipas njoftimeve nga autoritetet lokale.

Uragani Helen zbarkoi në veriperëndim të Floridës të enjten. Më pas u zhvendos drejt veriut, duke u dobësuar gradualisht, por duke lënë pas dëme të mëdha.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve dhe shkatërrimi i shkaktuar nga uragani Helen”, tha presidenti amerikan Joe Biden duke nënvizuar se rruga për rikuperimin e zonave të prekura “do të jetë e gjatë”.

Forcat ruse sulmojnë Kievin me dronë

30 September 2024 at 07:19

Forcat e armatosura të Rusisë kanë sulmuar me dronë Kievin, në orët e para të mëngjesit.

Ushtria ukrainase tha se fillimisht u dëgjuan disa shpërthime që ndodhën nga sulmet kundërajrore

Kievi, rajoni i tij dhe në thelb e gjithë lindja e Ukrainës u shpallën në gatishmëri për sulme ajrore.

Forcat e armatosura ruse filluan bastisje të përsëritura në shtator kundër Kievit dhe zonave të tjera, duke synuar kryesisht infrastrukturën energjetike, ushtarake dhe të transportit.

 

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

30 September 2024 at 07:06

Sipas MeteoAlb orët e paradites paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin, por pas-mesditës priten shpeshtim i vranësirave; si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën Lindore.

Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta; ku më të theksuara priten në ekstremin Verior dhe Verilindor, por nuk priten reshje. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë në nivele të larta. Temperaturat e ajrit do të sërish rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent verior; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët, por pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat përgjatë kufirit me territorin Shqiptar; megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit do të

pësojnë sërish rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 17°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi verior

Maqedonia e Veriut

Republika e RMV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët, por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë RMV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të RMV por nuk priten reshje; Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë RMV si edhe lagështira në ajër do të jetë e lartë.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 48 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Europa

Zhvillimi i Ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet atmosferike në një pjesë të madhe të kontinentit Europian, duke sjellë në Ishujt Britanikë dhe Qendrën e kontinentit; vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu.

Reshjet herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi.

Po ashtu me vranësira dhe reshje shiu parashikohet të jetë rajoni i baltikut dhe pjesërisht gadishulli Skandinav, ndërsa kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë përkatësisht në; gadishullin Iberik; gadishullin Apenin si edhe gadishullin e Ballkanit.

/abcnews.al/

Horoskopi, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju

30 September 2024 at 07:00

Dashi

Keni qenë tejet impulsiv gjatë kësaj periudhe, por kjo e hënë sjell me vete edhe nevojën për tu qetësuar. Nga kjo ditë e tutje, duhet të organizoheni më mirë dhe do të shihni se planet do të zbatohen qetësisht. Dashuria që keni do shërbejë si burim frymëzimi, pavarësisht vështirësive të kaluara në çift.

Demi

Gjatë kësaj të hëne duhet të bëni kujdes ndaj asaj që thoni. Dikush të cilin e konsideroni të afërt mund t’iu kthehet kundër. Mendojini mirë fjalët para se ti nxirrni nga goja. Shmangni përfshirjen në debate të personave të tretë. Kjo ditë sjell një takim interesant me një person nga e shkuara, gjë që do ju bëjë nostalgjikë. Duhet të ruani qetësinë përballë çdo situate dhe mbani parasysh se si ju dhe partneri/ja keni kaluar jo pak vështirësi dhe se bashkë jeni më të fortë.

Binjakët

Fuqia juaj e brendshme do ju mundësojë që të dominoheni nga mendime pozitive. Do të jeni në gjendje që të shikoni disa anë të problemeve tuaja. Ky është momenti për të shëruar dhe rikuperuar çdo raport që keni. Planetët do ju kthjellojnë më së miri, sa që do kuptoni se është më mirë që ti lini mënjanë mëritë e vjetra dhe të rindërtoni jetën bazuar në situatën aktuale. Problemet do të shfaqen para syve dhe ju do të kuptoni se i keni fryrë më shumë nga ç’duhet.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite mund të diskutoni disa probleme të rëndësishme me të afërmit tuaj. Mundohuni të jeni të dashur dhe të sjellshëm në bisedat që do të bëni. Nëse nuk arrini që të menaxhoni situatën, lëreni pezull për momentin por mos e teproni. Merrni pjesë në takime të cilat do ju përmirësojnë humorin. Do e keni të vështirë që të gjeni kohën e duhur për ti dedikuar partnerit. Angazhimet profesionale mund të marrin pjesën më të madhe të kohës suaj. Sigurohuni që ti shprehni ndjenjat partnerit/es, dhe do të shihni se sa mirë do të ndjeheni të dy.

Luani

Do të jeni të mbushur me energji pozitive gjatë gjithë ditës. Megjithatë, duhet të mbani nën kontroll impulset, në mënyrë që të mos ju dalë nga kontrolli ndonjë situatë. Është mirë, që të jeni më të shoqërueshëm, por me njerëzit që ua do zemra. Do të argëtoheni pafund, në sajë të një takimi romantik. Mendoni mënyrat më të mira për të lumturuar partnerin/en tuaj.

Virgjëresha

Miqësia do të jetë tema e kësaj të hëne. Do mund të takoheni me miq të vjetër dhe do rigjeni një harmoni që ju ka munguar prej kohësh. Nga ana tjetër, një mik/e, mund të tregohet i ashpër me ju, por e ka veç për të mirën tuaj. Në raportin në çift parashikohet që të ketë keqkuptime. Ndoshta keni vepruar me qëllim të mirë, por nuk keni marrë atë që prisni. Keni nevojë për shumë durim, për ta zgjidhur këtë situatë.

Peshorja

Ka shumë mundësi që të takoni një person të së kaluarës gjatë kësaj dite dhe pikërisht ky person do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në të ardhmen tuaj. Duhet të jeni gati për të pranuar një ndihmë, pa e kërkuar. Nëse ambienti që ju rrethon duket në paqe, nuk ka arsye për të provokuar tensione. Duhet të jeni të aftë që ta kanalizoni energjinë tuaj në drejtimin që duhet. Bëni mirë që të thelloheni në mendime.

Akrepi

Kjo e hënë sjell një sërë mundësish të cilat duhen kapur fluturimthi. Shqyrtojini mirë të gjitha opsionet, pasi ky është momenti në të cilin duhet të hapni shumë dyer. Megjithatë surprizat nuk do jenë gjithmonë të pëlqyeshme. Kjo e hënë është tejet e favorshme, për gjithë ata persona që janë vetëm dhe që me gjasë do të takojnë një person special i cili premton shumë. Ndërsa për gjithë ata që janë në një lidhje prej kohësh, kjo është dita për të kuptuar se sa serioze është ajo.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do të jeni tejet konfuz dhe të përfshirë në kaos. Teksa reja do të ulet, do të zbuloni edhe arsyen. Merrni kohën që ju duhet për të menduar më mirë. Një ndryshim i papritur, do ju orientojë më mirë në jetën tuaj. Ky është një moment tejet i vështirë. Nëse raporti në çift nuk shkon mirë, kjo do të thotë që lidhja nuk premton. Ka ardhur koha që të vazhdoni rrugën tuaj vetëm. Nuk ka asnjë arsye për tu lidhur pas diçkaje që nuk ju bën mirë.

Bricjapi

Kjo e hënë do të nisë tejet pozitive. Yjet ju mbështesin maksimalisht, ndaj mundohuni që të mbyllni planifikimet tuaja brenda mesditës, shkruan noa.al. Është mirë që mbrëmjen ta lini të lirë, në mënyrë që t’ia dedikoni aktiviteteve relaksuese. Mund të përballeni me diçka të papritur. Mund të përballeni me diamantin tuaj, pikërisht kur nuk e prisni. Është mirë që të mos humbni durimin dhe do të shpërbleheni.

Ujori

Parashikohet një ditë mjaft me fat për të lindurit e kësaj shenje. Merrni më shumë kohë për veten në mënyrë që të zgjidhni problemet me të cilat po përballeni. Do të lini mbresa të mira në vendin e punës dhe do të fitoni më shumë besim, Mund të shijoni një ditë të mbushur me argatin. Mos e neglizhoni një lidhje vetëm sepse ndodhet nën presionin e shoqërisë. Mendohuni mirë çfarë ju lumturon vërtetë dhe nëse nuk është ky/kjo personi i duhur, ka ardhur koha që të bëni përpara.

Peshqit

Kjo e hënë do të jetë e shoqëruar me konfuzion. Do të jeni të paduruar përballë një detyre të rëndësishme. Këshillohet që të prisni dhe të mos çoni përpara asnjë negociatë të rëndësishme gjatë kësaj dite. Kjo e hënë do të kalojë pa problem, por duhet të ruani gjithmonë një rezervë nën mëngë, për çdo situatë vështirësie. Disa pavendosmëri tuajat do ju ndihmojnë që të kuptoni më mirë arsyet e partnerit/es gjatë javëve të fundit. Ndërsa personat që janë vetëm, parashikohet që të kenë njohje interesante.

❌
❌