Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Shkon në 23 numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore

By: lia rda
18 September 2024 at 17:24

Numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga cikloni Boris, që goditi Evropën Qendrore dhe Lindore, ka shkuar në 23, pasi autoritetet çeke njoftuan vdekjen e një personi të katërt në atë vend.

Mediat çeke raportuan se viktima e fundit ishte një 70-vjeçare nga një fshat afër Jeseník, e cila u gjet 20 metra larg shtëpisë së saj, dhe në atë vend nivelet e ujit janë përgjithësisht në rënie, megjithëse lumenjtë ende regjistrojnë nivele të larta të ujit në disa pjesë të Bohemisë Jugore.

Sipas të dhënave të Reuters, shtatë persona vdiqën në Rumani, shtatë në Poloni dhe pesë në Austri.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë tha se më shumë se 14,000 trupa u vendosën në zonat e goditura nga përmbytjet, duke përfshirë Wronclaw, dhe forcat e armatosura po përdorin helikopterë për të evakuuar njerëzit dhe për të forcuar mbrojtjen nga përmbytjet.

Në Budapest, nivelet e ujit të Danubit pritet të arrijnë kulmin të premten ose të shtunën dhe kryeministri Viktor Orbán vizitoi fshatin Kismaros, në veri të Budapestit në bregun e Danubit, ku mbikëqyri përgatitjet për përmbytjet./abcnews.al

Shkon në 23 numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore

By: D Marku
18 September 2024 at 17:11

Numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga cikloni Boris, që goditi Evropën Qendrore dhe Lindore, ka shkuar në 23, pasi autoritetet çeke njoftuan vdekjen e një personi të katërt në atë vend.

Mediat çeke raportuan se viktima e fundit ishte një 70-vjeçare nga një fshat afër Jeseník, e cila u gjet 20 metra larg shtëpisë së saj, dhe në atë vend nivelet e ujit janë përgjithësisht në rënie, megjithëse lumenjtë ende regjistrojnë nivele të larta të ujit në disa pjesë të Bohemisë Jugore.

Sipas të dhënave të Reuters, shtatë persona vdiqën në Rumani, shtatë në Poloni dhe pesë në Austri.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë tha se më shumë se 14,000 trupa u vendosën në zonat e goditura nga përmbytjet, duke përfshirë Wronclaw, dhe forcat e armatosura po përdorin helikopterë për të evakuuar njerëzit dhe për të forcuar mbrojtjen nga përmbytjet.

Në Budapest, nivelet e ujit të Danubit pritet të arrijnë kulmin të premten ose të shtunën dhe kryeministri Viktor Orbán vizitoi fshatin Kismaros, në veri të Budapestit në bregun e Danubit, ku mbikëqyri përgatitjet për përmbytjet.

The post Shkon në 23 numri i viktimave nga përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore appeared first on Albeu.com.

Shkon në 20 numri i viktimave nga përmbytjet në Europë

By: user 8
18 September 2024 at 12:33

Ka shkuar në 20 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe stuhitë në vendet evropiane si: Rumani, Austri, Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki.

Reshjet e dendura dhe stuhitë që goditën Evropën kanë shkaktuar përmbytje në përmasa të gjera në të gjithë kontinentin, ndërsa sa vjen e rritet numri i personave që kanë humbur jetën.

Në Rumani ka shkuar në 7 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet. Ndërsa në Austri ka shkuar në 5, në Çeki në 3 dhe në Poloni është rritur në 5 numri i personave që kanë humbur jetën.

Situata është më e keqe sesa pritej.

Në Hungari dhe Poloni janë mobilizuat ushtarët për të përforcuar argjinaturat e lumenjve me thasë rëre. Shumë ndërtesa historike në të dy vendet janë mbyllur përkohësisht.

Qeveria në Poloni shpalli gjendje të “fatkeqësisë natyrore” në rajonet jugore më të goditura nga përmbytjet.

Gjithashtu edhe qytetarët në Hungari, Poloni dhe Çeki morën pjesë vullnetarisht në përpjekjet për luftimin me përmbytjet, ndërsa mijëra njerëz janë evakuuar.

Ndërkohë nga vendet evropiane të prekura nga përmbytjet kanë ardhur deklarata se situata ishte më e keqe se sa pritej. Në fotot në media shihet se qytetarët janë evakuuar me ndihmën e varkave dhe se shumë qytete janë përmbytur.

Shirat e dendur në Evropë pritet të përfshijnë edhe Italinë. Ka shqetësime se reshjet brenda një jave mund të shkaktojnë përmbytje në vendet e Ballkanit Perëndimor si në Serbi, Kroaci dhe Slloveni.

The post Shkon në 20 numri i viktimave nga përmbytjet në Europë appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Zjarret vdekjeprurëse në Portugali, katër të vdekur dhe më shumë se 40 të plagosur

By: So Nila
17 September 2024 at 14:15

Katër persona humbën jetën nga zjarret që përfshinë pjesën qendrore dhe veriore të Portugalisë, ndërsa më shumë se 40 persona mbetën të plagosur.

Më shumë se 1000 zjarrfikës janë në luftë më flakët për të vënë në kontroll katër zjarre në lagjen veriperëndimore të Aveiro.

Situata ka të ngjarë të përkeqësohet për shkak të thatësirës dhe erërave me shpejtësi deri në 69 kilometra në orë, tha komandanti i Emergjencave Kombëtare dhe Mbrojtjes Civile Andre Fernandez.

Në të gjithë vendin, temperaturat arritën në 30 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe priten të rriten edhe më shumë të martën.

/abcnews.al

41,226 viktima në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Shumë njerëz janë nën rrënoja

By: Fia Nelaj
16 September 2024 at 19:27

Të paktën 20 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 41,226, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Një deklaratë e ministrisë shtoi se rreth 95,413 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve.

“Forcat izraelite vranë 20 persona dhe plagosën 76 të tjerë në tre “masakra” të familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” thuhet më tej.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetorin e kaluar, pavarësisht thirrjes së një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post 41,226 viktima në Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Shumë njerëz janë nën rrënoja appeared first on Euronews Albania.

Rëndohet bilanci, 16 viktima në Europë për shkak të motit të keq

By: D Marku
16 September 2024 at 20:20

Prej më shumë se 48 orësh Europa qendrore dhe ajo jugore janë përfshirë nga moti i keq, ku disa shtete kanë shpallur emergjencën civile.

Për shkak të përmbytjeve dhe stuhive të fortës raportohne 16 persona të vdekur dhe disa të zhdukur. Viktima për shkak të motit ka patur në Poloni, Austri, Republikën Çeke dhe në Rumani.

Në Austri, media lokale raportoi se dy burra të moshës 70 dhe 80 vjeç u mbytën pasi u bllokuan nga përmbytja e ujit në shtëpitë e tyre në qytetet Böheimkirchen dhe Sierndorf, të dy në shtetin verilindor të Austrisë së Poshtme të goditur rëndë.

Shefi i policisë çeke, Martin Vondrášek, i tha radios lokale se një grua ishte mbytur në një përrua që vërshoi brigjet e tij pranë Bruntalit, një qytet me rreth 15,000 banorë në veri-lindje të vendit, ndërsa shtatë persona të tjerë ishin ende të pagjetur.

Dhjetëra mijëra njerëz u evakuuan nga shtëpitë e tyre në një zonë të Austrisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë pasi stuhia Boris shkaktoi përmbytjet më të këqija të regjistruara në rajon për më shumë se dy dekada. Ajo u përshkrua nga një kryebashkiak rumun si një “katastrofë me përmasa epike” .

The post Rëndohet bilanci, 16 viktima në Europë për shkak të motit të keq appeared first on Albeu.com.

Situatë alarmante në Europën Qendrore, shirat dhe përmbytjet shkaktojnë viktima dhe evakuime masive

By: user7
16 September 2024 at 08:03

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Evropën Qendrore u rrit në tetë të dielën dhe mijëra vetë u evakuuan në Republikën Çeke pasi shirat e rrëmbyer vazhduan të dielën, duke shkaktuar përmbytje në disa pjesë të rajonit. Një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore, një zjarrfikës humbi jetën në Austri dhe dy persona të tjerë humbën jetën në Rumani, ku përmbytjet morën jetën e katër personave të shtunën.

Një sistem i presionit të ulët i quajtur Boris ka shkaktuar rrebeshe për ditë të tëra dhe lumenjtë kanë dalë nga shtratet nga Polonia në Rumani, ku numri i të vdekurve u rrit në pesë të dielën. Të paktën deri të hënën parashikohen reshje të tjera shiu dhe erëra të forta. Disa pjesë të Republikës Çeke dhe Polonisë u përballën me përmbytjet më të mëdha në pothuajse tre dekada dhe disa qytete evakuuan mijëra banorë. Një çerek milioni familje çeke ishin pa energji elektrike.

Zjarrfikësi austriak humbi jetën ndërsa punonte me ekipet e ndërhyrjes së shpejtë, tha zëvendëskancelari Werner Kogler, ndërsa autoritetet e shpallën zonën që rrethon kryeqytetin Vjenën, një zonë fatkeqësie natyrore. Një urë u shemb në qytetin historik polak Glucholazy pranë kufirit çek. Mediat lokale thanë se një shtëpi u rrënua dhe një urë u shemb në qytetin malor Stronie Slaskie, ku shpërtheu një digë, sipas institutit polak të motit.

Mbi 10,000 vetë ishin evakuuar në Çeki, tha kreu i shërbimit zjarrfikës për televizionin çek. Përtej kufirit në Poloni, një person vdiq në qarkun Klodzko, për të cilin kryeministri Donald Tusk tha se ishte zona më e goditur e vendit pas takimit me zyrtarë në qytetin kryesor. Qyteti Klodzko ishte pjesërisht nën ujë nga vërshimi i lumit.

Zyrtarët në Glucholazy aty pranë urdhëruan evakuime herët të dielën, megjithëse përpjekjet për të mbrojtur infrastrukturën e qytetit nuk arritën të ndalonin shembjen e urës. Në kryeqytetin hungarez, Budapest, zyrtarët parashikojnë që niveli i lumit Danub të ngrihet në gjysmën e dytë të kësaj jave në më shumë se 8.5 metra duke iu afruar një rekordi prej 8.91 metrash të vitit 2013.

“Sipas parashikimeve, një nga përmbytjet më të mëdha të viteve të fundit po i afrohet Budapestit, por ne jemi të përgatitur ta përballojmë atë,” tha kryebashkiaku Gergely Karacsony./ VOA

The post Situatë alarmante në Europën Qendrore, shirat dhe përmbytjet shkaktojnë viktima dhe evakuime masive appeared first on Lapsi.al.

Ndërrojnë jetë 8 emigrantë në Kanalin anglez

By: gaze tare
15 September 2024 at 14:03

Të paktën tetë emigrantë kanë vdekur ndërsa përpiqeshin të kalonin kanalin nga Franca në Britani të Madhe, njoftuan autoritetet franceze të dielën.

Fatkeqësia ndodhi të shtunën pak para mesnatës, kur autoritetet zbuluan një varkë në rrezik pranë një plazhi në qytetin verior të Ambleteuse, me dhjetëra njerëz.

Një anije franceze e shpëtimit u dërgua në vendngjarje dhe shërbimet e shpëtimit ofruan ndihmë mjekësore për 53 emigrantë në plazh, sipas një deklarate nga autoritetet detare franceze përgjegjëse për Kanalin dhe Detin e Veriut.

“Pavarësisht kujdesit urgjent të ofruar, tetë persona kanë vdekur”, thuhet në deklaratë.

The post Ndërrojnë jetë 8 emigrantë në Kanalin anglez appeared first on iconstyle.al.

Izraeli godet Gazën, 14 viktima

By: user 11
14 September 2024 at 18:36

Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite që goditën pjesën qendrore dhe jugore të Gazës, u vrarë të paktën 14 persona. Njëmbëdhjetë prej viktimave ndodheshin në një shtëpi, mes tyre tre gra dhe katër fëmijë.

Një nga sulmet goditi një tendë në qytetin Khan Younis ku strehohen palestinezë të zhvendosur nga lufta bëri të ditur të shtunën Mbrojtja Civile e Gazës.

Sulmet e së shtunën pasojnë ato të kryera në fillim të kësaj jave, që goditën një kamp me tenda të martën dhe një shkollë të Kombeve të Bashkuara të mërkurën.

Ndërkohë në Turqi, u zhvillua ceremonia e varrimit të aktivistes 26 vjeçare turko-amerikane Aysenur Ezgi Eygi, e cila u varros në qytetin e saj të lindjes në Didim.

Ushtria izraelite tha se aktivistja, e cila jetonte në Siatëll të SHBA-së, ka të ngjarë të jetë qëlluar “indirekt dhe pa dashje” nga forcat izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, më 6 shtator. Turqia njoftoi se do të kryejë hetimin e saj mbi rastin. Një protestuese izraelite, dëshmitare në vendngjarje tha se aktivistja u vra pas një demonstrate kundër vendbanimeve izraelite./VOA

The post Izraeli godet Gazën, 14 viktima appeared first on Lapsi.al.

Mas*kra me dy viktima në Roskovec, Gjykata e Fierit mbyll në burg autorin dhe bashkëpunëtorët e tij

By: D Marku
13 September 2024 at 17:15

Gjykata Fierit ka lënë në burg autorin e vrasjes dyfishtë në Kurjan të Rroskovecit tre ditë më parë si dhe të 3 bashkëpunëtorët të tij.

Seanca e sotme është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që familjarë të palës akuzuese kanë qëndruar jashtë godinës së gjykatës, në distancë.

Altin Kukaj 49 vjeç, Ervis Kukaj, 21 vjeç dhe Emauris Kukaj 18 vjeç (babai dhe 2 djemtë e tij), të tre banues në Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri automatik, shtetasit Lavdrim Kurtaj, 46 vjeç, dhe Gramoz Kurtaj, 52 vjeç, për motive të dobëta 3 ditë më parë në fshatin Kurjan të Rroskovecit.

The post Mas*kra me dy viktima në Roskovec, Gjykata e Fierit mbyll në burg autorin dhe bashkëpunëtorët e tij appeared first on Albeu.com.

Shkaktoi aksidentin me 10 viktima e dhjetëra të plagosur, dënohet me 32 vite burg shoferi

By: V K
11 September 2024 at 10:01

Shoferi përgjegjës në një nga incidentet më vdekjeprurëse rrugore në Australi, një aksident me autobus që vrau 10 persona, është dënuar me 32 vite burg.

Njëzet e pesë persona u plagosën gjithashtu kur autobusi u përmbys më 11 qershor 2023, ndërsa po kthehej nga një festë në rajonin Hunter Valley në Uellsin e Ri Jugor.

Brett Button, 59-vjeç, ishte i varur nga opioidet me recetë dhe po ngiste shumë shpejt në momentin e përplasjes.

Fillimisht i akuzuar për vrasje nga pakujdesia, ai në vend të kësaj u deklarua fajtor për një sërë shkeljesh të rrezikshme të drejtimit të automjeteve, pasi mori një marrëveshje penale.

Pasagjerët e mbijetuar dhe të dashurit e atyre që vdiqën udhëtuan nga i gjithë vendi për të parë Button të dënuar, duke qarë dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin ndërsa gjykatësi vendosi se ai nuk mund të lirohej me kusht deri në maj të vitit 2048.

Button, kishte marrë një sasi të madhe Tramadol një ilaç i fuqishëm që mund të shkaktojë përgjumje, mjegull të trurit dhe shikim të dobët për të menaxhuar dhimbjen e tij kronike në ditën e përplasjes, por tha se ai nuk e dinte se ishte i dëmtuar.

Megjithatë, pasagjerët i thanë gjykatës se ishin të tmerruar nga drejtimi i tij i çrregullt dhe disa e kishin kërkuar që të ngadalësonte shpejtësinë.

Menjëherë pas kësaj, ai humbi kontrollin e autobusit në një rrethrrotullim, duke bërë që ai të përmbysej anash dhe të rrëshqiste përgjatë një hekurudhe mbrojtëse. Ai mbante 35 pasagjerë dhe të gjithë, përveç Button, u plagosën ose u vranë.

The post Shkaktoi aksidentin me 10 viktima e dhjetëra të plagosur, dënohet me 32 vite burg shoferi appeared first on Albeu.com.

U gjet i vdekur pranë shkollës 9-vjeçare “Andrea Stefani” në Tiranë, identifikohet trupi i pajetë

By: V K
3 September 2024 at 11:00

Mëngjesin e sotëm në Tiranë, është gjetur një trup i pajetë, ku sipas uniformave blu, trupi i tij dyshohet të jetë i shtetasit I. T., 75-vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

“Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75-vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

The post U gjet i vdekur pranë shkollës 9-vjeçare “Andrea Stefani” në Tiranë, identifikohet trupi i pajetë appeared first on Albeu.com.

❌
❌