Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

“Do sulmojmë nga toka, deti, ajri” – Paralajmërimi i ministrit izraelit të Mbrojtjes

30 September 2024 at 13:40

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka takuar trupat pranë kufirit libanez, duke u thënë atyre se do të kthejnë banorët e zhvendosur të Izraelit verior me “të gjitha mjetet që kemi në dispozicion”.

Yoav Gallant u thotë trupave se “eliminimi i liderit të Hezbollahut Nasrallah është një hap shumë i rëndësishëm, por nuk është gjithçka”, shkruan BBC.

Në një video të shkurtër, ai shihet duke u thënë trupave se “ne do të përdorim të gjitha aftësitë që kemi dhe nëse dikush nga ana tjetër nuk e kupton se çfarë do të thotë të gjitha aftësitë – janë të gjitha aftësitë.

“Dhe ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje, ne ju besojmë se mund të arrini gjithçka”.

Gallant vazhdon duke thënë se “çdo gjë që duhet bërë – do të bëhet” dhe se “ne do të përdorim të gjitha forcat nga ajri, deti dhe toka”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do sulmojmë nga toka, deti, ajri” – Paralajmërimi i ministrit izraelit të Mbrojtjes appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet në Mal të Zi, partia e ish-presidentit Gjukanoviç fiton më shumë vota

30 September 2024 at 13:22

Sipas rezultateve paraprake jozyrtare të Qendrës për Tranzicionin Demokratik, numrin më të madh të votave në Podgoricë e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve e ish- presidentit Milo Gjukanoviç, ku mori rreth 30 për qind të votave duke fituar 19 këshilltarë në Kuvendin e Podgoricës që ka 58 vende.

Rezultatet paraprake tregojnë se Lëvizja Evropa Tani e kryeministrit Milojko Spajiç dhe Demokratëve fituan 14 vende, ndërsa lista e Presidentit të Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe Lëvizja Ura fituan 6 vende, shkruan VOA.

Partitë e ish-Frontit Demokratik pro-rus dhe Partisë Popullore Socialiste pro-serbe do të kenë 13 këshilltarë në Kuvendin e Podgoricës.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian mori 3 vende, Partia e Progresit Evropian 2 vende dhe Lëvizja “Revolucioni” 2 vende.

Për të formuar pushtetin vendor në Podgoricë nevojitet një shumicë prej të paktën 29 këshilltarësh.

Edhe pse Partia Demokratike Socialiste, e cila ishte në pushtetin e Malit të Zi për tre dekada, fitoi shumicën e mandateve, është tejet e vështirë që ata të formojnë qeverinë vendore, duke qenë se partitë që sundojnë në nivel shtetëror vazhdimisht kanë theksuar se nuk do të hyjnë në koalicion me këtë parti.

Në Podgoricë kanë votuar 56,3 për qind e votuesve të regjistruar që ësht pjesëmarrja më e ulëtë në dhjetë vitet e fundit.

Rënia e pushtetit në Podgoricë ishte pasojë e mosmarrëveshjes dhe ndarjes së partisë që mban pushtetin në Malin e Zi, Lëvizjes Evropa Tani. Partia u nda mes presidentit aktual, Jakov Milatoviç, i cili ishte një nga themeluesit e saj dhe kryeministrin dhe kryetarin të kësaj lëvizjeje, Milojko Spajiç.

Analistët i konsiderojnë të rëndësishme zgjedhjet e Podgoricës dhe i shohin si një provë për zgjedhjet e mundshme të jashtëzakonshme parlamentare në Mal të Zi, të cilat sipas disa vlerësimeve mund të ndodhin për shkak të paqëndrueshmërisë ende të theksuara politike në vend.

Zgjedhjet e mëparshme për Kuvendin e kryeqytetit u mbajtën në tetor të vitit 2022, kur pas gati tre dekadash Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviç humbi pushtetin, në nivel shtetëror dhe pastaj në kryeqytetin malazez në një valë ndryshimesh të përgjithshme politike në shtet.

Mali i Zi ka rreth 633,000 banorë, dhe rreth 180,000 prej tyre jetojnë në Podgoricë, sipas regjistrimit të vitit 2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet në Mal të Zi, partia e ish-presidentit Gjukanoviç fiton më shumë vota appeared first on Euronews Albania.

Irani kërcënon Izraelin: Aktet kriminale nuk do të mbeten pa përgjigje

30 September 2024 at 13:06

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani thotë se Irani nuk do të lërë pa përgjigje asnjë “akt kriminal” izraelit.

Duke folur gjatë një konference javore për shtyp – e para e tij që kur një gjeneral i lartë në Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit u vra nga një sulm izraelit të premten – Kanaani thotë se Irani nuk kërkon luftë, por nuk ka frikë prej saj, raporton Reuters.

Komentet e tij i bëjnë jehonë atyre të liderit suprem të Iranit Ali Khamenei, i cili tha gjatë fundjavës se veprimet e Izraelit nuk do të shkojnë “të pa hakmarrë”.

Hezbollahu – të cilin Izraeli po e synon në Liban – është një nga një numër i milicive në rajon të mbështetur dhe financuar nga Irani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani kërcënon Izraelin: Aktet kriminale nuk do të mbeten pa përgjigje appeared first on Euronews Albania.

E përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet pasuria e punonjëses së shtetit

30 September 2024 at 12:50

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 6 prona dhe automjetet e një shtetaseje pasi ka dyshime se janë të të vëllait të dënuar në Angli.

Në kuadër të hetimeve, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” mbi dyshimet për shtetasen Irma Hasani, prokuroria arriti në konkluzion se pasuritë e kësaj shtetase dhe familjarëve të saj janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

“Shtetasja në fjalë, brenda një periudhë një mujore ka përfituar në llogarinë e saj vlerën 180.000 euro cash ose nëpërmjet transfertave bankare, nga ish kunati, tezja apo njerëz të tjerë të afërt. Nga fondet e kredituara ne llogari, vlera 160,000 Euro është tranferuar nga shtetesja I.H. në llogarinë e noterit me qëllim blerjen e një pasurie të llojit apartament. Ndërsa ka në pronësi edhe pesë prona të tjera të paluajtshme dhe 6 automjete. Prokuroria provoi se shtetasja Irma Hasani, e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë, nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme”, bëri me dije Prokuroria.

Ndërkohë, Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, informoi se: Departamenti për marrëdhëniet Ndërkombëtare ka njoftuar se Interpol Manchester kërkon informacion për verifikimin e shtetasit shqiptar Oltion Hasain pasi është arrestuar në Angli për veprën penale shkelje ligjit për narkotikët. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas është vëllai i shtetases Irma Hasani.

Organi i akuzës dyshon se pasuritë e krijuara nga shtetasja Irma Hasani dhe familjarët e saj janë të krijuara nga burime të paligjshme dhe nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të regjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme.

Për këtë arsye kërkohet caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestron Preventive” për: pasuritë e paluajtshme, në emrin e shtetases I. H. dhe familjarëve të saj;

Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;

Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;

Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;

Nr. 110/76, ZK3215, Vol 15, Faqe 106;

Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69; dhe

Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161

Sekuestrimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë për automtetet:

Volkswagen golf 5;

Renault Clio;

Audi Q3;

Volvo CX60;

Mercedes Benz ML350 BLUETEC; dhe

Audi SQ7.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post E përfituar nga veprimtari kriminale, sekuestrohet pasuria e punonjëses së shtetit appeared first on Euronews Albania.

Opozita bojkoton komisionet, Peleshi: Zgjedhje e tyre, shpresoj të mos…

30 September 2024 at 11:56

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Niko Peleshi tha në një deklaratë për mediat se grupi i PS do vijojë të ndjekë jetën parlamentare, komisionet dhe parlamentin.

I pyetur lidhur me vendimin për dënimin me burg të deputetit Ervin Salianji, Peleshi refuzoi të komentonte një vendim të formës së prerë, ndërsa theksoi se ndarja e politikës nga drejtësia është ajo që kërkojnë qytetarët.

“Sot është zhvilluar një seancë e komisionit të integrimit ku ka kaluar një raport, kanë marrë pjesë pak deputetë të opozitës. Është zgjedhja e opozitës nëse do të marrë pjesë apo jo në komisione. Nuk komentojmë vendimet e organeve të drejtësisë, nuk e kemi bërë as me kolegët tanë. Është vendim i formës së prerë, nuk jemi mbi organet e drejtësisë, këtë kanë kërkuar edhe shqiptarë, që të ndahen pushtetit. Shpresoj që opozita të mos shkojë në skenarë që i kemi parë edhe më herët, që nuk kanë qenë të suksesshëm  si bojkoti apo dhuna”, tha Peleshi.

 

 

The post Opozita bojkoton komisionet, Peleshi: Zgjedhje e tyre, shpresoj të mos… appeared first on Euronews Albania.

“Tërmet në Lindjen e Mesme”, eksperti: Pritet të zhduken entitete shtetërore

30 September 2024 at 11:24

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani komentoi në një intervistë për Euronews Albania zhvillimet e fundit në lindjen e mesme me shtrirjen e bombardimeve izraelite në Liban dhe Jemen.

Sipas tij, nisja e konfliktit me Hamas në Gaza ishte vetëm një pretekst që do të hapte një lojë të madhe nga e cila do të ketë një transformim rrënjësor të Lindjes së Mesme, ku siç tha pritet të zhduken entitete shtetërore.

“Nisja e konfliktit me Hamas në Gaza ishte vetëm një pretekst që do të hapte një lojë të madhe dhe do të bëhet shkak për nisjen e atij tërmeti me magnitudë të paparashikueshme. Jemi përballë një situate të frikshme, të re, të jashtëzakonshme që njofton qartësisht transformim radikal të gjithë Lindjes së Mesme, të ekuilibrave gjeopolitikë. Ekzekutimi i shefit të Hezbollahut në Liban është pikënisja apo faza e dytë e tërmetit të madh që do të transformojë Lindjen e Mesme dhe jemi përballë zhvillimeve ku Izraeli, Irani, Turqia, SHBA, NATO janë pozicionuar se cila do të jetë lëvizja në shahun e gjeopolitikës në Lindjen e Mesme. Ky ‘tërmet’ që ra në Lindjen e Mesme do të transformojë tërësisht Lindjen e Mesme pas të cilit mund të zhduken entitete shtetërore që vetëm sa njoftohen me vrasjen e kreut të Hezbollahut”, tha eksperti.

The post “Tërmet në Lindjen e Mesme”, eksperti: Pritet të zhduken entitete shtetërore appeared first on Euronews Albania.

Fitorja e ekstremit të djathtë në Austri, eksperti: Mbështeten nga Rusia dhe Serbia

30 September 2024 at 10:53

Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), ka fituar të dielën zgjedhjet e përgjithshme në Austri për herë të parë, tregojnë rezultatet fillestare.

Rezultatet fillestare i kanë dhënë partisë së udhëhequr nga Herbert Kickl 29.1 për qind të votave, gati tri pikë më shumë se partisë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake qe mori marrë 26.2 për qind të votave.

Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë.

Gunther Fehlinger, politikan austriak tha në një intervistë për Euronews Albania se një nga arsyet e fitores së ekstreit të djathtë në Austri është mbështetja e fortë nga Rusia dhe Serbia.

“Një nga arsyet është se për atë ka mbështetje të fortë nga Rusa dhe Serbia dhe kjo i shkon për shtat narrativës Serbi-Rusi, sidomos në Vjenë. Austria është nga vendet e pakta neutrale dhe ne kemi një influencë të fortë nga media ruse dhe ajo serbe që ndikojnë te elektorati. Një komunitet i madh nga serbët dhe boshnjaket që jetojnë në Austri votuan për këtë parti dhe kjo ishte një pjesë e rëndësishme e ndryshimit politik”, tha Fehlinger.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fitorja e ekstremit të djathtë në Austri, eksperti: Mbështeten nga Rusia dhe Serbia appeared first on Euronews Albania.

Putin: E vërteta është në anën tonë, të gjitha qëllimet do të arrihen 

30 September 2024 at 10:49

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar sot qytetarët e Rusisë për Ditën e bashkimit të Republikave Popullore të Donetskut dhe Luganskut, rajoneve Kherson dhe Zaporozhye me Rusinë.

“Ne kemi punuar për këtë për vite me radhë, përmes sprovave të vështira, e dinim në çfarë kushtesh të padurueshme të bombardimeve dhe bllokadës së vazhdueshme Donbasi jetoi për tetë vite të gjata, çfarë shtypjeje u ekspozuan banorët e Novorusisë. Ne u hakmorëm kundër diktaturës neo-naziste, që donin t’i largonin nga atdheu i tyre historik, nga Rusia”, tha Putin, siç raporton RIA Novosti.

Ai theksoi se Rusia u përpoq të arrinte një zgjidhje paqësore të konfliktit, por se negociatat përfunduan me mashtrimin e elitave perëndimore, të cilat gjatë asaj kohe, siç tha ai, e kthyen Ukrainën në koloninë e tyre dhe një trampolinë ushtarake që synonte Rusinë.

Sipas Putin, zhvillimet e mëtejshme konfirmuan plotësisht nevojën për një operacion special ushtarak.

Ai falënderoi qytetarët për bashkimin dhe shpirtin patriotik.

“E vërteta është në anën tonë. Të gjitha qëllimet e vendosura do të arrihen”, tha Putin.

Në fund të shtatorit 2022, referendumet u mbajtën në republikat e vetëshpallura Popullore Donetsk dhe Lugansk, rajonet Kherson dhe Zaporozhye në Ukrainë, në të cilat shumica dërrmuese e votuesve deklaruan për bashkim me Rusinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Putin: E vërteta është në anën tonë, të gjitha qëllimet do të arrihen  appeared first on Euronews Albania.

Komisioni për integrimin me dyer të mbyllura, Peleshi-Tabakut: Jepni mbështetje

30 September 2024 at 09:53

Partia Socialiste ka kërkuar zhvillimin me dyer të mbyllura të mbledhjes në komisionin e integrimit ku do të raportojë Majlinda Dhuka, kryenegociatorja per arsye kofidenciale. Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Pas një deklarate të kryetares së Komisionit, Jorida Tabaku, e cila u konsiderua si qëndrim politik nga mazhoranca, kreu i Grupit Parlamentar socialist, Niko Peleshi, tha se askush nuk mund të nëpërkëmbë procedurat.

“Nuk mund të ketë mbajtje peng të mikrofonit. Procedura që ju zgjodhët të hapnit mbledhjen e Komisionit është totalisht e nëpërkëmbur. Më vjen keq ta them por kjo nuk është qytetare”, tha Peleshi, i cili kërkoi nga opozita që të mbështesë procesin e integrimit, veçanërisht në një moment historik si ai i hapjes së kapitullit të parë të negociatave me BE.

 

 

The post Komisioni për integrimin me dyer të mbyllura, Peleshi-Tabakut: Jepni mbështetje appeared first on Euronews Albania.

Izraeli sulmon Bejrutin qendror

30 September 2024 at 09:48

Sulmi i parë ajror në Bejrutin qendror në pothuajse një vit konflikt ka rrafshuar një ndërtesë banimi mëngjesin e 30 shtatorit.

Ky sulm erdhi pasi Izraeli sulmoi caqe në mbarë Libanin, duke vrarë dhjetëra persona, teksa Hezbollahu – grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – ka marrë goditje të mëdha në strukturën e tij komanduese, përfshirë vrasjen e liderit të grupit, Hassan Nasrallah.

Sulmi ajror goditi një ndërtesë shumëkatëshe banimi, sipas Associated Press. Videot e publikuara shfaqën autoambulanca dhe turma të mbledhura pranë ndërtesës, që gjendet në një qark të banuar me shumicë sunite në një prej rrugëve të frekuentuara.

Një fraksion i majtë palestinez në Liban tha se tre anëtarë të tij janë vrarë gjatë sulmit. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës tha përmes një deklarate se komandantët e tij ushtarakë dhe të sigurisë në Liban dhe një anëtar tjetër u vranë gjatë sulmit.

Ky grup nuk ka luajtur ndonjë rol të rëndësishëm në konfliktin e vazhdueshëm mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Hezbollahu është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike. Partia politike Hezbollah ka ulëse në Parlamentin libanez.

Një zyrtar i Mbrojtjes Civile të Libanit tha më herët se një anëtar i al-Xhama al-Islamija u vra në sulm dhe 16 persona të tjerë u plagosën, por grupi militant sunit, që lufton përkrah Hezbollahut, nuk ka konfirmuar vdekjen e asnjë anëtari të tij.

Po ashtu, mëngjesin e së hënës në një sulm tjetër ajror u vra një komandant i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i cili ka prani në kampet e refugjatëve palestinezë në Liban. Hamasi tha se Fatah Sharif dhe familja e tij u vranë gjatë sulmit ajror në kampin e refugjatëve Al-Bus në qytetin jugor të Surit.

Javëve të fundit, Izraeli shpesh ka shënjestruar periferitë në jug të Bejrutit, ku Hezbollahu ka prani të madhe, përfshirë edhe një sulm masiv të premten që la të vrarë Nasrallahun. Por, deri më tani Izraeli nuk kishte goditur afër qendrës së qytetit.

Zyrtarët izraelitë ende nuk kanë komentuar për këtë sulm.

Më herët, Hezbollahu konfirmoi se zëvendëskryetari i Këshillit Qendror, Nabil Kaouk, u vra të shtunën. Deri më tani, shtatë udhëheqës të lartë të Hezbollahut janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite të kryera javën e kaluar. Në mesin e tyre ishin edhe themelues të grupit.

Hezbollahu po ashtu ka konfirmuar se Ali Karaki, një tjetër komandant i lartë, u vra gjatë sulmit që la të vrarë Nasrallahun. Izraeli ka thënë se të paktën 20 anëtarë të tjerë të Hezbollahut janë vrarë.

Gjatë sulmeve të së dielës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban janë vrarë të paktën 105 persona. Dy sulme ajrore pranë qytetit jugor të Sidonit – rreth 45 kilometra në jug të Bejrutit – lanë të vrarë të paktën 32 persona, tha Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq, sulmet ajrore izraelite në provincën veriore të Balbek Hermelit janë të vrarë 21 persona dhe plagosën të paktën 47 të tjerë.

Mediat libaneze kanë raportuar për dhjetëra sulme në pjesë të tjera të Libanit, përveç sulmeve në Bejrut.

Izraeli thotë se shënjestruan militantët, por sulmet kanë goditur ndërtesa ku jetojnë civilët dhe numri i viktimave pritet të rritet.

 

The post Izraeli sulmon Bejrutin qendror appeared first on Euronews Albania.

Ngacmoi seksualisht 3 shtetase në gjendje të dehur, arrestohet 49-vjeçari

30 September 2024 at 09:37

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas me akuzën e ngacmimit seksual.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin F. Ç., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ngacmoi seksualisht 3 shtetase në gjendje të dehur, arrestohet 49-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Të enjten kthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për javën

30 September 2024 at 09:17

Fillimi i kësaj jave mbetet me mot të qëndrueshëm me intervale të gjata me diell, ndërsa pasditet herë pas here sjellin kalime të vranësirave.

Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani në tha në Euronews Albania se vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës së mërkurë duke bërë që të kemi resheshe shiu në veriperëndim.

Të enjten në mëngjes gjithë territori do të përfshihet nga shirat, e premtja do të ketë reshje me intensitet mesatar, të shtunën reshjet me intensitet të lartë prekin edhe jugun e vendit.

Do ketë rritje graduake të temperaturave të ajrit deri në enjten ku temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë, e premtja dhe fundjava do të sjellë ulje të temperaturave tipike për tetorin.

Reshjet mund të jenë edhe të larta në veri dhe veriperëndim, ku ekziston edhe rreziku i përmbytjeve, në jug reshjet më të shumta do të jenë në pjesën e parë të ditës.

 

The post Të enjten kthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për javën appeared first on Euronews Albania.

Dhunuan policin e “Shqiponjave” në komisariat, në pranga dy vëllezër në Shkodër

30 September 2024 at 08:38

Policia në Shkodër ka arrestuar 2 vëllezër pasi kundërshtuan me forcë dhe ushtruan dhunë ndaj punonjësve të Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në pranga u vunë shtetasit M. D., 29 vjeç dhe M. M. alias M. D., 38 vjeç (vellezër) si dhe nisi procedimi penal ndaj shtetasit E. L., 19 vjeç.

“Gjatë patrullimit të zakonshëm në sheshin “Prek Cali”, punonjësit  e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë konstatuar një automjet dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte, për të ushtruar kontroll për sende të kundërligjshme. Automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 19 vjeç.  Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit, ky shtetas ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Në momentin e shoqërimit të automjetit, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit M. D., 29 vjeç dhe M. M. alias M. D., 38 vjeç (vellezër), të cilët kanë kryer veprime të dhunshme gjatë shoqërimit të automjetit dhe në ambientet e brendshme të Drejtorisë Vendore”, bëri me dije policia.

 

The post Dhunuan policin e “Shqiponjave” në komisariat, në pranga dy vëllezër në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Izraeli vret një zyrtar tjetër të lartë të Hezbollahut

30 September 2024 at 07:50

Ushtria izraelite njoftoi të dielën se vrau Nabil Kaoukun, një tjetër zyrtar i lartë të grupit militant Hezbollah, një ditë pasi grupi konfirmoi vdekjen e disa komandantëve, përfshirë udhëheqësin Hassan Nasrallah.

Hezbollahu i konfirmoi vrasjet, përfshirë atë të komandantit Ali Karaki, i cili humbi jetën në sulmin e së premtes që vrau dhe Nasrallahun.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se vrasja e udhëheqësit të Hezbollahut, ishte një pikë kthese historike që mund të ndryshojë ekuilibrat e fuqisë në Lindjen e Mesme, megjithëse ai paralajmëroi për ditë sfiduese përpara.

“Ne kemi larë hesapet me dikë që ishte përgjegjës për vrasjet e izraelitëve të panumërt dhe shumë shtetasve të vendeve të tjera, duke përfshirë qindra amerikanë dhe dhjetëra francezë. Nasrallah nuk ishte vetëm një tjetër terrorist, ai ishte boshti i terrorizmit, motori kryesor i boshtit të së keqes së Iranit. Ai dhe njerëzit e tij ishin arkitektët e planit për të shkatërruar Izraelin”, dekalroi ai.

Po ashtu kryeministri izraelit pati dhe një paralajmërim për Iranin.

“Dhe regjimit të ajatollahëve, unë i them: Ata që na godasin, ne do t’i godasim. Nuk ka vend në Iran apo në Lindjen e Mesme që krahu i gjatë i Izraelit nuk mund ta arrijë. Ju tani e dini këtë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Iranit, tha se vrasja e udheheqësit të Hezbollahut si dhe një oficeri të lartë të Gardën Revolucionare të Iranit, i cili u vra në të njëjtin sulm izraelit të premten në Bejrut “nuk do të mbeteshin pa përgjigje”.

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei u zhvendos në një vend të sigurt në Iran pas vrasjes së Nasrallahut, thanë dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters.

Të dielën, ushtria izraelite tha se forcat ajrore kishin goditur dhjetëra objektiva duke përfshirë depo armësh. Dronët mund të dëgjoheshin duke fluturuar mbi të gjitha pjesët e kryeqytetit libanez gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës të dielën.

Një raketë lëshuar nga Libani u rrëzua në Bregun Perëndimor të shtunën, duke shkaktuar zjarre tha ushtria izraelite. Më herët, sirenat për sulme ajrore u dëgjuan në periferi të Jerusalemit dhe Bregut Perëndimor.

Bombardimet në rritje të Izraelit kanë rritur frikën se konflikti mund të dalë jashtë kontrollit, duke tërhequr potencialisht Iranin si dhe Shtetet e Bashkuara, aleatin më të ngushtë të Izraelit.

I pyetur nga gazetarët nëse një inkursion tokësor izraelit në Liban ishte i pashmangshëm, presidenti amerikan Joe Biden tha të shtunën se ishte koha për një armëpushim.

“Është koha për një armëpushim” u tha Biden gazetarëve ndërsa po dilte nga kisha në Rehoboth Beach, Delaëare.

Zoti Biden u pyet gjithashtu nëse Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjeshin sulmeve me raketa ndaj anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq dhe ai tha: “Po, ne po përgjigjemi”.

Një zyrtar amerikan tha se anijet luftarake të marinës amerikane që kalonin në Detin e Kuq goditën disa raketa dhe dronë, që ishin nisur nga grupi Huthi.

Përpjekjet diplomatike kanë treguar pak shenja përparimi. Ministri i Informacionit i Libanit Ziad Makary tha gjatë një takimi të kabinetit se përpjekjet për një armëpushim ishin ende duke u zhvilluar.

“Është e pamundur të mos theksohet rëndësia e vrasjes së Hassan Nasrallah nga Izraeli. Ai ka qenë udhëheqësi ikonë për mbështetësit e Hezbollahut në Liban dhe përtej kufijve të Libanit, në të gjithë rajonin për 32 vite. Ai nuk është vetëm një udhëheqës libanez me ndikim në politikën libaneze, por ai ishte në krye të projektit iranian në rajon, aktori më i fuqishëm joshtetëror në atë bosht iranian, i vendosur në kufirin verior të Izraelit. Pra është një ngjarje shumë e rëndësishme si brenda vendit për Libanin dhe të ardhmen e tij, por edhe më gjerë për rajonin dhe konfrontimin iraniano-izraelit”, thotë Firas Maksad, nga Instituti për Lindjen e Mesme me bazë në Uashington.

Për ekspertin Paul Moorcraft, vrasja e drejtuesit të grupimit milintat Hezbollah është një pikë të mundshme kthese për një konflikt të madh në Lindjen e Mesme.

“Ky mund të jetë shkas për një konflikt të madh në Lindjen e Mesme. Çfarë do të thotë kjo? Kjo mund të jetë një intifadë e tretë në Bregun Perëndimor, mund të ketë më shumë luftime, sauditët të zhyten në atë që quhej ‘Vietnamin’ e tyre kundër Huthëve, ndoshta sirianë që shkojnë në Golan, kjo mund të jetë një luftë e madhe shumë e madhe”, mendon ai.

Shqetësimet janë rritur për mundësinë e një konflikti më të gjerë. Izraeli ka mobilizuar brigada rezervë dhe thotë se është gati për të gjitha opsionet, përfshirë një operacion tokësor.

Hezbollahu ka thënë se do të ndalojë sulmet vetëm kur të përfundojë ofensiva e Izraelit në Gazë. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se më shumë se 1000 libanezë u vranë dhe 6000 u plagosën në dy javët e fundit, pa thënë se sa ishin civilë. Qeveria tha se një milion njerëz – një e pesta e popullsisë – kishin ikur nga shtëpitë e tyre.

 

The post Izraeli vret një zyrtar tjetër të lartë të Hezbollahut appeared first on Euronews Albania.

ADD akuzon Vuçiç për ndërhyrje në zgjedhjet lokale të Malit të Zi

30 September 2024 at 07:46

Akademia Rajonale për Zhvillimin e Demokracisë (ADD) akuzoi sot Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Malin e Zi, Podgoricë e Kotorr, duke thënë se aktivistë të Partisë Progresive Serbe (SNS) u panë atje me xhip, si dhe autobusë me votues me të drejtë votimi të dyfishtë nga Serbia.

“Bëhet fjalë për migrimin e votuesve të rremë me të drejtë votimi të dyfishtë nga Serbia. Përveç votuesve të paligjshëm nga Serbia, aktivistët e SNS-së së Vuçiç u bënë presion votuesve në Podgoricë dhe Kotorr para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve. Ky akt paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në Mal të Zi dhe vazhdim të politikës agresive të Vuçiç ndaj fqinjëve”, thuhet në reagim.

Ata shtuan se të njëjtat “parregullsi dhe metoda kriminale tashmë janë bërë praktikë e zakonshme” në zgjedhjet në Serbi.

ADD ka bërë të ditur se në ditën e sotme të zgjedhjeve, 14 mijë qytetarë më shumë kanë hyrë në Mal të Zi nga Serbia sesa në të njëjtën ditë të vitit të kaluar dhe vlerësoi se kjo ishte paraqet shkelje të sovranitetit të Malit të Zi dhe një rrezik serioz për stabilitetin rajonal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post ADD akuzon Vuçiç për ndërhyrje në zgjedhjet lokale të Malit të Zi appeared first on Euronews Albania.

Tre udhëheqës të Hamasit vriten në sulm ajror brenda kufijve të qytetit të Bejrutit

30 September 2024 at 07:38

Udhëheqësi i Hamasit në Liban është vrarë në një sulm izraelit, ka njoftuar grupi militant palestinez.

Fateh Sherif Abu el-Amin vdiq së bashku me disa nga anëtarët e familjes së tij në një sulm në jug të Libanit, tha grupi militant.

Hamasi ka bërë një luftë kundër Izraelit në Gaza për gati një vit.

Ngjashëm me grupin militant libanez Hezbollah, ai mbështetet nga Irani.

Deklarata e Hamasit këtë mëngjes erdhi pasi një grup tjetër militant palestinez, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, tha se tre nga udhëheqësit e tij ishin vrarë në një sulm në Bejrut.

Ai pretendoi se ushtria izraelite qëndronte pas sulmit – por kjo nuk është konfirmuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tre udhëheqës të Hamasit vriten në sulm ajror brenda kufijve të qytetit të Bejrutit appeared first on Euronews Albania.

Qyteti i Milanos nuk do që aeroporti i tij të quhet Berlusconi, kërkesa në gjykatë

30 September 2024 at 07:04

Qyteti i Milanos apeloi në një gjykatë në Lombardi kundër vendimit për të riemërtuar aeroportin kryesor të qytetit me emrin e ish-kryeministrit të ndjerë italian Silvio Berlusconi.

Në këtë mënyrë, autoritetet e qytetit po përpiqen të bllokojnë nismën e ministrit italian të Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini, për të emëruar aeroportin e Milanos me emrin Berlusconi, raporton Guardian.

Salvini kërkoi që aeroporti të merrte emrin e Berlusconit pasi ai vdiq në qershor të vitit të kaluar dhe miratoi planin këtë verë pasi autoriteti i aviacionit civil të Italisë – Enac – i dha dritën jeshile.

Zakonisht kalojnë 10 vjet pas vdekjes së një personi të famshëm përpara se një vend publik të mund të emërtohet me emrin e tij.

Kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala pretendon se Salvini e bëri këtë veprim pa përfshirë kompaninë që menaxhon aeroportin – SEA ose këshillat lokale.

Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të ndalojë planin për të riemërtuar aeroportin Malpensa të Milanos dhe ka pasur protesta kundër tij.

The post Qyteti i Milanos nuk do që aeroporti i tij të quhet Berlusconi, kërkesa në gjykatë appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 29 September 2024Main stream

Lindja e Mesme në luftë, SHBA rrit gatishmërinë e trupave ushtarake

29 September 2024 at 22:00

Ushtria amerikane tha të dielën se po rrit aftësitë e saj të mbështetjes së operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme dhe se po vendos trupa shtesë në gjendje gatishmërie për dislokim të mundshëm në rajon, ndërsa paralajmëroi Iranin kundër zgjerimit të konfliktit.

Njoftimi erdhi dy ditë pasi Presidenti Joe Biden udhëzoi Pentagonin të riorganizojë forcat amerikane në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve në rritje se vrasja nga Izraeli e udhëheqësit të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani mund të shkaktojë reagime hakmarrëse nga Teherani.

“Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të frenojnë Iranin dhe grupet e mbështetura nga Teherani nga shfrytëzimi i situatës së tanishme apo përpjekjet për zgjerim të konfliktit”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Patrick Ryder.

Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse Irani apo grupet që mbështeten nga Teherani “përdorin këtë moment për të vënë në shënjestër personelin amerikan ose interesat amerikane në rajon, Shtetet e Bashkuara do të marrin çdo masë të nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë”.

Deklarata e Pentagonit ofroi pak të dhëna mbi nivelin e mbështetjes, që do të ofrojë për mbështetje të operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme, duke thënë vetëm se “ne do të përforcojmë më tej aftësitë tona të mbrojtjes ajrore në ditët në vijim”.

Izraeli goditi më shumë objektiva në Liban të dielën, duke shtuar trysninë mbi Hezbollahun me sulme të reja pas vrasjes së udhëheqësit të grupit, Sayyed Hassan Nasrallah, dhe një numri komandantësh të tjerë të lartë.

Sulmet i kanë dhënë një numër goditjesh të mëdha Hezbollahut pas gati një viti luftimesh ndërkufitare, duke vrarë shumicën e udhëheqjes së tij dhe duke zbuluar dobësi në masat e tyre të sigurisë. Por këto sulme gjithashtu kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me qëllimet e deklaruara publikisht të Uashingtonit për frenimin e konfliktit dhe mbrojtjen e personelit amerikan në të gjithë Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje hapat e Hezbollahut për të plotësuar udhëheqjen e vet, pas eliminimit të Nasrallahut dhe figurave të tjera të larta “dhe po vazhdojnë të diskutojnë me izraelitët mbi hapat e ardhshëm të duhur,”.

Departamenti i Shtetit ende nuk ka lëshuar një urdhër për evakuimin e amerikanëve dhe personelit diplomatikë nga Libani. Por javën e kaluar, zyrtarët amerikanë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Pentagoni po dërgonte disa dhjetëra trupa shtesë në Qipro për të ndihmuar ushtrinë të përgatitej për skenarë të ndryshëm, duke përfshirë evakuimin e amerikanëve nga Libani.

Pentagoni tha se forcat amerikane po përgatiteshin për dislokim, në rast se kjo do të ishte e nevojshme.

“Sekretari Austin rriti gatishmërinë e forcave amerikane shtesë për dislokim të mundshëm, duke rritur gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur situatave të ndryshme”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Pentagonit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lindja e Mesme në luftë, SHBA rrit gatishmërinë e trupave ushtarake appeared first on Euronews Albania.

Axhendë e fshehtë Iran-SHBA? Ekspertja: Kush i luan “fijet”

29 September 2024 at 21:48

Juxhina Sotiri eksperte sigurie tha në emisionin Review në Euronews Albania se Irani po përpiqet të ballafaqohet në front të drejtpërdrejtë në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës, gjë që gjeografikisht është e pamundur.

Sotiri u shpreh se Izraeli po përpiqet të ndryshojë realitetet territoriale, politike, demografike të territorit që është nën sulmin e tij.

Sipas saj, përtej konfliktit Iran-Izrael ka edhe një axhendë të fshehtë, që është ajo Iran-SHBA që në të gjitha veprimet politike dhe ushtarake “luan fijet”.

“Në Irak kemi edhe misionin e NATO-s por edhe Jordania është një rajon që ka paqëndrueshmëri politiko-sociale të madhe, nëse i kthehemi idesë së Izraelit të madh, vrasja e një numri aq të madh njerëzish është përpjekje për të ndryshuar demokracinë, pasi Palestina është territori me dendësinë më të madhe të popullsisë në vend”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Axhendë e fshehtë Iran-SHBA? Ekspertja: Kush i luan “fijet” appeared first on Euronews Albania.

SHBA, të paktën 64 të vdekur, miliona pa energji elektrike nga uragani Helene

29 September 2024 at 21:17

Shirat masive nga uragani i fuqishëm Helene kanë lënë njerëz të bllokuar, pa strehë dhe në pritje për t’u shpëtuar, pasi kanë filluar pastrimet nga një stuhi që shkaktoi vdekjen e të paktën 64 vetëve, shkaktoi shkatërrim të gjerë në të gjithë Juglindjen e Shteteve të Bashkuara dhe la pa energji elektrike miliona njerëz.

Helene preku tokën në Shtetet e Bashkuara në Florida si një stuhi e kategorisë 4 të enjten vonë me erëra me shpejtësi 225 kilometra në orë. Nga atje, stuhia u zhvendos me shpejtësi përmes Xhorxhias, ku guvernatori Brian Kemp tha të shtunën se dukej “sikur kishte shpërthyer një bombë” pasi pa në një inspektim nga ajri shtëpitë e shkatërruara dhe autostradat e mbuluara me copëra mbetjesh.

Pasi humbi fuqinë e uraganit, Helene shkaktoi shira të rrëmbyer në Karolinën e Veriut dhe të Jugut, si edhe Tenesi, duke përmbytur brigjet dhe sforcuar digat.

Qindra vetë të bllokuar nga përmbytjet janë shpëtuar. Rasti më dramatik ishte ai i një spitali në një pjesë rurale të Tenesisë, ku dhjetëra pacientë dhe personel mjekësor u shpëtuan me helikopter nga çatia e spitalit të premten.

Stuhia, që tani është zbutur duke u shndërruar në një ciklon post-tropikal, pritej të përshkonte Luginën e Tenesisë të shtunën dhe të dielën, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve. Ajo shkaktoi përmbytjet më të rënda prej një shekulli në Karolinën e Veriut. Shira të dendur ranë edhe në Atlanta për 48 orë me radhë.

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se shkatërrimi nga Helene ka qenë “dërrmues” dhe u zotua të dërgojë ndihma. Ai gjithashtu miratoi një deklaratë për fatkeqësi natyrore për Karolinën e Veriut, duke vënë në dispozicion fondet federale për individët e prekur.

Helene shkaktoi vdekjen e të paktën 25 vetëve në Karolinën e Jugut, duke u bërë cikloni tropikal më vdekjeprurës për shtetin që kur uragani Hugo shkaktoi vdekjen e 35 vetëve në vitin 1989.

Viktima janë raportuar gjithashtu në Florida, Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.

Vlerësimi paraprak nga AccuWeather për dëmin total dhe humbjet ekonomike nga Helene në SHBA është midis 95 dhe 110 miliardë dollarë.

Ndryshimet klimatike kanë krijuar kushtet për stuhi të tilla që intensifikohen me shpejtësi në ujërat që ngrohen dhe shndërrohen në ciklone të fuqishëm ndonjëherë brenda disa orësh.

Helene ishte stuhia e tetë e sezonit të uraganeve në Atlantik, e cila filloi më 1 qershor. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka parashikuar një sezon me aktivitet mbi mesataren këtë vit për shkak të temperaturave rekord të ngrohta të oqeanit.

 

The post SHBA, të paktën 64 të vdekur, miliona pa energji elektrike nga uragani Helene appeared first on Euronews Albania.

❌
❌