Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

E rëndë në Greqi, fëmija 5-vjeçar përdhunohet në kopsht, arrestohen edukatoret

By: M C
30 September 2024 at 19:43

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Aleksandropoli të Greqisë, ku një fëmijë 5-vjeç është përdhunuar në kopshtin e fëmijëve.

Sipas informacioneve të protothema.gr, ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar se i mituri është përdhunuar. Nga ekzaminimi rezultoi se pesëvjeçari ka lëndime nga gishti apo ndonjë objekt si lapsi, ndërsa është përjashtuar mundësia që të jetë dhunuar nga një organ gjenital.

Ndërkohë, babai i fëmijës tha se pesëvjeçari është në gjendje shumë të keqe psikologjike. “Ai është si një i sëmurë në shtëpi, as zërin nuk ia dëgjojmë”, tha ai.

Prindërit e të miturit tregojnë se djali i tyre ishte një fëmijë shumë i gjallë dhe tani ai nuk dëshiron as të flasë. Dyshohet se fëmija ka përjetuar tmerrin nga bashkëmoshatarët e tij.

“Gjithçka që na kërkoi është që të mos flasim më për këtë problem, ai është shumë i lodhur pasi është kapur dhe marrë në pyetje nga persona të tjerë që kanë marrë vesh për ngjarjen. Është kaq e vështirë për ne dhe për psikologjinë e gjithë familjes. Po mundohemi të jemi të fortë por është shumë e vështirë”, thekson ai.

Njëkohësisht, babai i pesëvjeçares tregon se fëmija nuk dëshiron të kthehet në kopshtin specifik në Aleksandropoli, pasi ndjen tmerr.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy edukatoret, të cilat akuzohen për neglizhencë të mbikëqyrjes.

The post E rëndë në Greqi, fëmija 5-vjeçar përdhunohet në kopsht, arrestohen edukatoret appeared first on Albeu.com.

Ambasadori Gonzato: Shqipëria duhet ta konsolidojë reformën në drejtësi

By: M C
30 September 2024 at 19:27

Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian, ambasadori Silvio Gonzato, mori pjesë në ceremoninë e nisjes së projektit të parë të BE-së kushtuar Shkollës shqiptare të Magjistraturës ku deklaroi se reforma në sistemin e drejtësisë dhe konsolidimi i saj është një nga elementet kryesorë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe një përparësi e BE-së.

Ambasadori Gonzato pohoi se konsolidimi i Reformës në Drejtësi dhe i rezultateve të saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është aktualisht përparësi e integrimit europian të Shqipërisë, ndaj Delegacioni i BE-së po u jep gjithë mbështetjen institucioneve të pavarura, përmes projekteve të ndryshme.

Zoti Gonzato theksoi se BE-ja është angazhuar edhe me komisionin e posaçëm në Kuvend për thellimin e reformave dhe mirëqeverjsen, në mënyrë që të gjithë arritjet e reformës në drejtësi të konsolidohen më tej, madje të shihen jo vetëm ndëshkimi, por edhe parandalimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shkolla e Magjistraturës nisi sot projektin e parë të mbështetur nga BE-ja, ku do të përfitojë nga tre shkolla magjistraturash të njohura në Europë si Italia, Franca dhe Holanda.

Folësit në konferencën e sotme, përfaqësues të sistemit të drejtësisë, pedagogë dhe ekspertë të juridiksionit theksuan se të gjithë institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë më fort që të shtohen rezultatet e organeve të reja të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa diplomatët perëndimorë pohuan se në këto përpjekje këto institucione kanë dhe do të kenë mbështetje të plotë ndërkombëtare, ne do të na keni gjithnjë përkrah dhe gati për t’iu mbështetur.

Pjesë e këtyre përpjekjeve është edhe mbështetja e Shkollës së Magjistraturës, që ajo të ecë në mënyrë të pavarur krahas procesit të reformave, duke përgatitur gjyqtarë e prokurorë të mirë me etikë dhe aftësi të larta profesionale.

The post Ambasadori Gonzato: Shqipëria duhet ta konsolidojë reformën në drejtësi appeared first on Albeu.com.

Frikë nga sulmet izraelite, Gjermania evakuon stafin e ambasadës në Bejrut

By: M C
30 September 2024 at 19:24

Gjermania evakuoi nga Libani stafin joesencial të ambasadës së saj në Bejrut, varësit e tyre dhe disa qytetarë gjermanë me nevoja të ndryshme mjekësore.

Rreth 110 pasagjerë udhëtuan më 30 shtator me avionin A321 të forcave ajrore gjermane, përfshirë diplomatë, pjesëtarë të tjerë të stafit dhe disa qytetarë që konsideroheshin në gjendje të pambrojtur, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ministritë e Jashtme dhe të Mbrojtjes njoftuan më parë për fluturimin e veçantë nga Libani i goditur nga konflikti “për të mbështetur largimin e kolegëve dhe familjeve të tyre”, si dhe të stafit të disa organizatave partnere gjermane.

“Qytetarët gjermanë që janë veçanërisht në rrezik për shkak të kushteve mjekësore po ashtu po evakuohen”, thuhej në deklaratë.

Izraeli ka bombarduar objektivat e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, në sulme që kanë vrarë qindra dhe kanë detyruar qindra mijëra të tjerë të ikin nga shtëpitë e tyre. Hezbollahu është grup militant dhe parti politike, që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Ambasada në Bejrut ka mbetur ende funksionale për të ndihmuar rreth 1.800 qytetarë gjermanë në vend.

“Ambasada vazhdon të mbështesë gjermanët e mbetur në Liban në largimin e tyre përmes fluturimeve komerciale dhe mënyrave të tjera”, thuhet tutje në deklaratë.

Në fundjavë, Berlini ngriti nivelin e alarmit për misionet në Bejrut, Tel Aviv dhe Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të hënën se “ne aktualisht jemi në një fazë ku mbështesim largimin (e qytetarëve), por ne nuk jemi në një skenar evakuimi”.

Deklarata e përsëriti se “të gjithë gjermanët në Liban janë njoftuar ta lënë vendin që nga tetori i vitit 2023”.

Hezbollahu – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian e ka në listë së zezë krahun e tij të armatosur, por jo dhe partinë politike – filloi sulme ndërkufitare ndaj trupave izraelite një ditë pas sulmit të paprecedentë të aleatit të tij palestinez Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, duke shkaktuar luftë në Rripin e Gazës.

Izraeli tha më herët këtë muaj se po ndryshonte fokusin nga Gaza në sigurimin e kufirit të tij verior me Libanin, për të lejuar izraelitët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.

Hezbollahu premtoi të hënën se do të vazhdojë të luftojë Izraelin dhe tha se ishte i gatshëm të përballonte çdo operacion tokësor në Liban, pas vrasjes së liderit të tij në një sulm ajror që i dha grupit një goditje të rëndë. /rel

The post Frikë nga sulmet izraelite, Gjermania evakuon stafin e ambasadës në Bejrut appeared first on Albeu.com.

Aksident në Sarandë, babai përplas aksidentalisht me makinë fëmijën 3-vjeçar

By: M C
30 September 2024 at 18:54

Një aksident i rëndë është shënuar në Sarandë, ku një fëmijë 3-vjeçar është përplasur aksidentalisht me makinë që drejtohej nga babai i tij.

Menjëherë pas aksidentit fëmija është dërguar me urgjencë në spital për të marr ndihmën e parë. Më pas 3-vjeçarja është dërguar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Teksa ngjarja raportohet aksidentale, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

The post Aksident në Sarandë, babai përplas aksidentalisht me makinë fëmijën 3-vjeçar appeared first on Albeu.com.

Tensionohet situata në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën, mbyllet seanca pas flakëve

By: M C
30 September 2024 at 17:30

Mes kaosit dhe tensioneve, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka mbyllur seancën plenare, pasi deputetët e opozitës nuk kanë lejuar vazhdimin normal të punimeve pasi kanë djegur karriget në hyrje të Kuvendit.

Në fund, Spiropali njoftoi përjashtimin e deputetit Flamur Noka ndërsa i paralajmëroi ata se aktet e tyre do të kenë pasoja.

“Aktet tuaja do të kenë pasoja, madje dhe do të shqyrtohen”, tha Spiropali, e cila më pas mbylli seancën.

The post Tensionohet situata në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën, mbyllet seanca pas flakëve appeared first on Albeu.com.

Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit: Edi Rama ka djegur parlamentin

By: M C
30 September 2024 at 17:28

Deputetët e Partisë Demokratike, teksa Spiropali lexonte vendimin për Ervin Salianjin, kanë nxjerrë karriget e tyre jashtë Kuvendit dhe iu kanë vë flakën.

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha se janë aty jo për karriget e tyre por për të mbrojtur interesin publik. Ai shtoi se nuk kanë djegur mandatet, pasi nuk shmangen nga beteja e tyre.

“Ne po djegim karriget tona. Ne nuk jemi këtu për karriget tona. Jemi këtu për të mbrojtur interesin publik. Salianji denoncoi lidhjet e Fatmir Xhafajt me krimin. Karriget tona janë të qytetarëve. Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne jemi këtu për të thënë se jemi për interes publik. Jo, ne nuk kemi djegur mandatet. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë në çdo moment.”, u shpreh Bardhi.

The post Deputetët e PD-së djegin karriget e tyre jashtë Kuvendit: Edi Rama ka djegur parlamentin appeared first on Albeu.com.

Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale

By: M C
30 September 2024 at 17:03

Që kur rasti i P Diddy u ekspozua për publikun, shumë prej tyre kanë qenë dyshues ndaj çiftit Jay-Z dhe Beyonce. Ata dyshohet se janë përfshirë në skandalin e egër të festës së reperit kontrovers.

Beyonce së fundmi ka humbur deri në katër milionë ndjekës në Instagram. Beyonce, e cila fillimisht kishte 320 milionë ndjekës, papritur ra në 316 milionë.

Nëse e kontrolloni tani, llogaria e Beyonce ndiqet nga 315 milionë dhe parashikohet të vazhdojë të ulet.

Shumë njerëz mendojnë se Beyonce ka luajtur një rol në mbajtjen e sekreteve të P Diddy. Ai dhe Jay-Z zgjodhën të heshtin edhe pse publiku po vëlonte nga komentet në llogaritë e dy artistëve.

Ndërkohë, reperi 50 Cent po punon për një dokumentar për të zbërthyer skandalin P Diddy për të rikthyer emrin e mirë të hip hopit.

A do të flasë ai për Jay-Z dhe Beyonce, të cilët janë të lidhur me Diddy?

Beyoncé has now lost over 4 MILLION followers on Instagram.

Her follower count was previously 320M, now down 316M. pic.twitter.com/vIEC7QcGl5

— Pop Flop (@PopFlopHQ) September 26, 2024

The post Skandali i Diddy-t! Beyonce humbet miliona ndjekës në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Ndërprerja e mandatit të Salianjit, zbardhen detajet për seancën e sotme Plenare

By: M C
30 September 2024 at 16:41

Sot në orën 17:00 pritet që të mbahet seancë parlamentare. Burime bëjnë me dije se në këtë seancë pritet tension dhe kaos.
Gjithashtu mësohet se në seancën e sotme, kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali do të lexojë vendimin për ndërprerjen e mandatit të Ervin Salianjit, pas dënimit të tij nga Gjykata e Apelit për “moskallëzim krimi”.

Pritet të kemi tension dhe kaos në këtë seancë, pasi opozita ka thënë se nuk do të jetë pjesë e jetës parlamentare. Seanca zhvillohet pas të ashtuquajturës ‘Javë e gjelbër’. Pika kryesore e parlamentit është që Spiropali të njohë Kuvendin me vendimin për ndërprerjen e mandatit të deputetit Ervin Salianji.

Kuvendi do bëjë njoftimin zyrtar për dënimin e Salianjit. Kjo pritet ta sjellë edhe tensionimin në seancën parlamentare. Më pas Kuvendi do të njoftojë KQZ dhe KQZ më pas në bazë të listës emërore, me gjasa do t’i japë mandatin e deputetit, Andrea Manos.

The post Ndërprerja e mandatit të Salianjit, zbardhen detajet për seancën e sotme Plenare appeared first on Albeu.com.

Izraeli jep shenja se po përgatit një ofensivë tokësore në Liban

By: M C
30 September 2024 at 16:37

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant aludoi sot se Izraeli po bën përgatitjet për një ofensivë tokësore në Liban ndërkohë që sulmet ajrore kanë vazhduar, duke goditur ndër të tjera një ndërtesë shumëkatëshe banimi në qendër të Bejrutit dhe vrarë tre militantë palestinezë.

Grupi militant Hezbollah u zotua se është i përgatitur për një luftë të gjatë pas vrasjes së zinxhirit komandues nga Izraeli, përfshirë drejtuesin e grupit, Hassan Nasrallah.

Ushtarë dhe tanke izraelite u vendosën në pjesën veriore të Izraelit të hënën, disa orë pasi Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant aludoi ndaj përgatitjeve të Izraelit për një ofensivë tokësorë në Liban.

Në një takim me forcat izraelite të vendosura përgjatë kufirit, ministri Gallant theksoi se “misioni” siç tha ai, i ushtrisë izraelite është të kthejë banorët e pjesës veriore të vendit nëpër shtëpitë e tyre.

“Eliminimi i Hassan Nasrallahut ishte një hap shumë i rëndësishëm, por jo i vetmi.

Do t’i përdorim të gjitha kapacitetet që i kemi, dhe nëse dikush në anën tjetër nuk e kupton se çfarë do të thotë kjo, të gjitha kapacitetet nënkuptojnë të gjitha kapacitetet.

Ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje dhe ne kemi besim se ju do ta arrini këtë synim”, deklaroi ai.

Deklarata e tij vinë ndërkohë që ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të grupit militant Hezbollah, Naim Kassem, u zotua të vazhdojë luftën kundër Izraelit, duke thënë se organizata e tij, e cila është shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, është e gatshme të vazhdojë luftën pas humbjeve të shkaktuara nga Izraeli.

“E dimë që beteja mund të jetë e gjatë dhe opsionet tona janë të hapura. Do të përballemi me çdo situatë. Dhe jemi të përgatitur nëse izraelitët vendosin të futen në rrugë tokësore, forcat e rezistencës janë gati për një përballje tokësore”, tha ai.

Javën e kaluar sulmet ajrore izraelite vranë udhëheqësin e këtij grupi militant dhe gjashtë nga komandantët e tij kryesorë, si dhe kanë goditur mijëra objektiva përgjatë pjesëve të ndryshme të Libanit.

Të hënën në mëngjes, një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit u godit nga një sulm ajror, duke u shkatërruar tërësisht.

Gjatë sulmit humbën jetën tre militantë palestinezë, një sinjal që për Izraelin nuk ka asnjë pjesë të Libanit që është e paprekshme.

Zëdhënësi i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby shprehu përkrahje për Izraelin dhe tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë me vëmendje situatën.

“Po e vëzhgojmë situatën me shumë vëmendje për të parë se si – nëse dhe si – Hezbollahu dhe Irani do të reagojnë, krahas grupeve militante në Irak dhe Siri.

Na duhet të jemi gati për një lloj kundërpërgjigje. Duhet të sigurohemi se jemi gati, dhe ne jemi gati.

Besojmë që kemi kapacitetet që na nevojiten në rajon. Por tani për tani është e paqartë.

Është shumë herët për ta ditur”, deklaroi ai në emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC.

Ministria libaneze e shëndetësisë njoftoi se rreth një mijë libanezë kanë humbur jetën dhe rreth gjashtë mijë janë plagosur gjatë dy javëve të fundit./VOA

The post Izraeli jep shenja se po përgatit një ofensivë tokësore në Liban appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Pas ndarjes nga Eros Grezda, Oriola Marashi publikon të dashurin e ri

By: M C
30 September 2024 at 16:29

Pas fundit të fejesës me Eros Grezdën, duket se modelja Oriola Marashi ka rigjetur sërish dashurinë.

Me anë të një InstaStory, modelja e njohur ka konfirmuar se është në një romancë të re. Ajo ka postuar një foto nga ashensori krah partnerit por është kujdesur mos ja zbuloj indetitetin këtij të fundit.

Fotoja tregon se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku.
Një detaj tjetër që vihet re është veshja e çiftit i cili mesa duket kanë preferuar të shfaqen matchy-matchy. Por, ende nuk dihet asgjë në lidhje me mashkullin që i ka marrë zemrën modeles.

Kujtojmë që lidhja e fundit publike e modeles ishte me futbollistin Eros Grezda.

The post FOTO/ Pas ndarjes nga Eros Grezda, Oriola Marashi publikon të dashurin e ri appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 29 September 2024Main stream

Horoskopi 29 Shtator 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

By: M C
28 September 2024 at 23:50

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Fundjava do t’ju gjejë të lodhur, ndaj është e rëndësishme të merrni pak kohë për veten. Në dashuri, gjërat po përmirësohen, veçanërisht pas disa javësh të vështira. Është koha e duhur për të kaluar më shumë kohë me partnerin dhe për të përmirësuar marrëdhëniet. Në aspektin e shëndetit, kujdesuni për gjumin dhe për të rivendosur energjitë.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Kaos dhe tensione në dashuri, por është një kohë për reflektim dhe për të kërkuar zgjidhje të qëndrueshme. Ndërsa fundjava kalon, përpiquni të kaloni më shumë kohë jashtë dhe të shijoni natyrën për të rivendosur qetësinë mendore.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Jupiteri ju ndihmon të forconi lidhjet emocionale me partnerin tuaj. Nëse jeni beqarë, është koha për të eksploruar mundësi të reja në dashuri. Për shëndetin, sigurohuni të shmangni stresin dhe të merrni kohë për relaksim.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri mund të ketë pak tensione për shkak të disa keqkuptimeve, por mund të zgjidhen me komunikim të mirë. Përdoreni fundjavën për të shijuar aktivitete që ju japin paqe, si shëtitje ose meditim. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kujdesuni të mos e mbingarkoni veten​.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Venusi është në anën tuaj, duke e bërë këtë një kohë të mirë për dashuri dhe përforcimin e marrëdhënieve. Kaloni kohë me të dashurit tuaj dhe përqendrohuni në aktivitetet që ju sjellin kënaqësi. Përdorni fundjavën për të pushuar dhe për t’u argëtuar​.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Nëse keni përjetuar disa mosmarrëveshje në marrëdhëniet tuaja, kjo është dita për të ndrequr situatën. Relaksimi dhe një shëtitje në natyrë do t’ju ndihmojnë të rifreskoni mendjen dhe trupin​.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Ditë ideale për të forcuar marrëdhëniet tuaja romantike. Një udhëtim i shkurtër ose një aktivitet çlodhës mund të sjellë harmoni në jetën tuaj. Kujdesuni për shëndetin duke e ruajtur ekuilibrin mes relaksimit dhe aktiviteteve​.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Pasioni është në ajër dhe marrëdhënia juaj do të jetë në qendër të vëmendjes. Kaloni kohë cilësore me partnerin dhe relaksohuni. Përdorni këtë ditë për t’u fokusuar në mirëqenien tuaj shpirtërore.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri, mund të ndiheni paksa të mbingarkuar për shkak të angazhimeve. Kaloni kohë për veten dhe merrni një pushim të mirë. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mos neglizhoni nevojën për relaksim​.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ndjenjat e fshehura do të dalin në sipërfaqe, dhe është momenti i duhur për të sqaruar ndonjë keqkuptim. Shëndeti është i mirë, por mund t’ju duhet pak kohë për veten për të ruajtur qetësinë​.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Kjo është një kohë për të përforcuar lidhjet me ata që i doni. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kujdesuni të mos e teproni me aktivitete fizike të lodhshme. Shijoni një ditë të qetë dhe plot harmoni.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Një ditë e bukur për dashuri dhe për të ndjekur pasionet tuaja. Marrëdhëniet do të përmirësohen dhe do të ndjeni një lidhje më të fortë emocionale. Përdorni këtë kohë për të rifreskuar trupin dhe mendjen.

The post Horoskopi 29 Shtator 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ “Janë lumturia ime”, Olta Gixhari publikon portretin e parë familjar

By: M C
28 September 2024 at 23:31

Aktorja e njohur Olta Gixhari, edhe pse një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, jetën private është munduar gjithmonë ta mbajë larg syrit të publikut.

Mirëpo së fundmi ajo ka postuar në llogarinë e saj Instagram fotot e para familjare ku shihet me bashkëshortin edhe dy djemtë e saj.

“Ju prezantoj me lumturitë e mia” ka shkruar Olta krah fotove, ndërsa nuk ka ngruar të vëri në pah edhe lodhjen e një nëne e cila ka qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës duke u kujdesur për të voglin e saj.

“Ps: injoroini rrathet e mi te syve,do vi dita qe edhe une do fle,” ka shtuar ajo.

The post FOTO/ “Janë lumturia ime”, Olta Gixhari publikon portretin e parë familjar appeared first on Albeu.com.

Arsenali rrëmben fitoren ndaj Leicesterit dhe rikthehet përkrah Manchester Cityt

By: M C
28 September 2024 at 23:24

Fundjavën e kaluar, në Manchester City (2-2), koha e shtuar ishte fatale për Arsenalin, i cili pësoi një gol nga John Stones në fund të ndeshjes (90’+8).

Pasditen e kësaj të shtune, në kuadër të ditës së 6-të të Premierligës, këtë herë ishin “Topçinjtë” ata që shënuan dy gola në kohën shtesë, me anë të Wilfred Ndidi kundër kampit të tij (90’+4) dhe Kai Havertz (90’+8) për të rrëmbyer një sukses në shtëpi kundër Leicesterit (4-2).

Falë kësaj fitoreje, londinezët kthehen në nivelin e Cityt, të cilët ishin frenuar në Newcastle (1-1) pak më herët pasdite, në krye të renditjes. Ky i fundit mund të humbiste edhe vendin e parë nëse nga ora 18:30, Liverpool do të fitonte në Wolverhampton.

Ndërsa Arsenali do të presë PSG-në të martën në mbrëmje (21:00) në Champions League, skuadra e Mikel Artetës dha një paraqitje të kundërt të shtunën, pasi, megjithëse dominuan kryesisht Leicesterin në lojë (75% posedim, 37 gjuajtje në 5), ajo gjithashtu pati dyshime në pjesën e dytë.

Kjo kur “Dhelprat” u kthyen në rezultat pothuajse në dy rastet e tyre të para, me anë të James Justin (46’, 63’), i cili shënoi me kokë 2-1, më pas me një goditje të bukur nga e djathta barazoi në 2-2.

Sa për golat e “Topçinjve”, ato ishin vepër e Gabriel Martinelli (20’) për 1-0, Trossard (45’+1) për 2-0, përpara se të emociononte Emirates, duke shtyrë Wilfred Ndidin (90’+4) për të shënuar kundër skuadrës së tij pas një tentative nga e majta, për 3-2.

Dhe ishte Havertz (90’+8) ai që mbylli shfaqjen, duke përfituar nga një goditje e bllokuar nga Gabriel Jesus për të fiksuar fitoren 4-2.

Një katërshe nga Colmer në pjesën e parë

Në të njëjtën kohë, Chelsea fitoi në shtëpi ndaj Brighton (4-2). Ky takim u shënua nga katër golat e shënuar nga Cole Palmer në pjesën e parë (midis minutave 21 dhe 41): kjo është një arritje e paprecedentë sepse, sipas Opta, një lojtar nuk kishte qenë kurrë autor i një pokeri golash para pushimit në të gjithë historinë e Premier League, e nisur në vitin 1992.

Nga ana e tyre, “Pulëbardha” shënuan dy here me anë të francezit Georginio Rutter (7’) dhe Carlos Baleba (34’), i cili përfitoi nga një largim i dështuar nga Robert Sanchez.

Për më tepër, Everton nuk është më në rënie, pasi fitoi fitoren e parë të sezonit, në shtëpi kundër Crystal Palace (2-1), falë dy golave ​​absolutisht të shkëlqyer nga Dwight McNeil (47’ dhe 54’). Megjithatë, Everton kishin hapur rezultatin 0-1 falë Marc Guéhi (10’).

Rekordi i çuditshëm i Brentford

Brentford-West Ham përfundoi me rezultat 1-1. Gjatë këtij takimi, “Bletët” vendosën një rekord të pazakontë, duke shënuar tre herë radhazi në minutën e parë të një ndeshjeje të Premier League. Një paraqitje edhe më befasuese pasi, kundër “Çekiçëve”, Bryan Mbeumo shënoi me një gol të bukur nga e majta, shumë të ngjashëm me atë që shënoi javën e kaluar kundër Tottenhamit (1-3). West Ham barazoi me Tomas Soucek (1-1, e 54-ta).

Më në fund, Fulham fitoi në Nottingham Forest (0-1) falë një penalltie të konvertuar nga Raúl Jimenez (0-1, 51-shi).

The post Arsenali rrëmben fitoren ndaj Leicesterit dhe rikthehet përkrah Manchester Cityt appeared first on Albeu.com.

Libani shpall tre ditë zie, vritet një tjetër komandat i Hezbollahut

By: M C
28 September 2024 at 23:08

Libani ka shpallur tre ditë zie për Hasan Nasrallah. Kryeministri Najib Mikati tha se zia zyrtare do të fillojë të hënën me flamujt që do të valëviten në gjysmë shtizë në ndërtesat publike

Zyrat publike gjithashtu do të mbyllen në ditën e funeralit të Nasrallah. Hezbollahu ende nuk ka shpallur një datë se kur do të përcillet për në banesën e fundit një prej komandantëve më të rëndësishëm të Hezbollahut.

Ndërkohë, nga ana tjetër kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah ishte një pikë kthese historike që mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme, megjithëse ai paralajmëroi për “ditë sfiduese” përpara.

“Nasrallah nuk ishte terrorist, ai ishte terroristi”, tha Netanyahu në një deklaratë.

“Vrasja e Nasrallahut ishte një hap i domosdoshëm drejt arritjes së qëllimeve që kemi vendosur, kthimit të sigurt të banorëve të veriut në shtëpitë e tyre dhe ndryshimit të ekuilibrit të fuqisë në rajon për vitet në vijim,” tha ai.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka njoftuar se ka kryer sulme të reja në Liban. Këtë herë shënjestra e tyre ka qenë në jug të Bejrutit, në lagjen Dahieh.

Në një deklaratë forcat izraelite njoftuan se gjatë këtij sulmi ishte vrarë Hassan Khalil Yassin.

“Si pjesë e rolit të tij, Yassin bashkëpunoi intensivisht me të gjitha njësitë sulmuese të Hezbollahut, ishte i përfshirë personalisht në planifikimin e sulmeve terroriste që u ekzekutuan gjatë luftës kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë. Po ashtu kishte planifikuar sulme shtesë që do të kryheshin në ditët në vijim”, thuhej në deklaratë.

The post Libani shpall tre ditë zie, vritet një tjetër komandat i Hezbollahut appeared first on Albeu.com.

BE mbështetje Shqipërisë për përballimin e rreziqeve nga përmbytjet

By: M C
28 September 2024 at 22:47

Në Shkodër u mbajt takimi tre ditor “FloodNorthALB”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 9 vende të Europës dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

“FloodNorthALB”, është një nga programet e Bashkimit Europian që synon të përmirësojë gatishmërinë për mbrojtjen civile në Shqipëri dhe të testojë kapacitetet për të përballuar situatat e krijuara nga përmbytjet, sidomos në rajonin e Shkodrës.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ultësira e Shkodrës është rajoni më i prekur në Shqipëri nga përmbytjet e shkaktuara gjatë 15 viteve të fundit, të cilat kanë rrezikuar jetën e banorëve dhe ekonominë e zonës.

Takimi i ekspertëve nga vendet e Europës dhe Angjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri u parapri në mesjavë nga një stuhi reshjesh që paralizoi për disa orë jetën në rajonin e Shkodrës, shoqëruar me një viktimë, si një paralajmërim ky për rrezikun e përsëritjes së përmbytjeve në këtë rajon, i cili gjatë 15 viteve të fundit është përballur me përmbytje të njëpasnjëshme, të cilat kanë vënë në rrezik jetën dhe ekonominë e banorëve.

Ekspertja e Programit të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, Mariangela Pelliccia, thotë se BE po punon me autoritetet dhe ekspertët për të rritur gatishmërinë për mbrojtjen nga rreziqet e përmbytjeve në Shqipëri, sidomos në rajonin e Shkodrës.

“FloodNorthALB’, thotë ekspertja, është një nga programet më të rëndësishme të gatishmërisë së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile në Shqipëri, program që jep mbështetje për shmangien e rreziqeve nga përmbytjet, sidomos në rajonin e Shkodrës. Ne, shtoi ajo, po punojmë me ekspertët dhe autoritetet që ato të përgatiten për t’u përballur me rrezikun e përmbytjeve dhe për të shpëtuar jetën e njerëzve”.

Sipas drejtorit të gatishmërisë në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Leonard Qyra, të rrezikuara nga përmbytjet janë përveç rajonit të Shkodrës edhe ai i Lezhës, Durrësit, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës dhe Fierit. Në disa prej këtyre zonave, vitet e fundit është investuar në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës mbrojtëse.

“Pas vitit 2010 kanë ndodhur disa ndryshime strukturore, të cilat janë masa parandaluese përsa i përket përmbytjeve. Janë investime strukturore për të forcuar digat e lumenjve apo për pastrimin e kanaleve, që ndikojnë zakonisht në përmbytje. Gjithashtu kemi përmirësuar edhe sistemin e paralajmërimit të hershëm, i cili është një element shumë i rëndësishëm përsa i përket përmbytjeve në mënyrë që të njoftojmë popullsinë për të marrë masat paraprake”, tregon ai.

Megjithë përmirësimet e viteve të fundit, thotë drejtori Qyra, Shqipëria ka ende nevojë për të fuqizuar kapacitetet njerëzore dhe materiale për përballimin e rreziqeve që vijnë kryesisht nga përmbytjet.

“Sigurisht, Shqipëria ka kapacitete. Në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë i kemi forcuar këto kapacitete. Por, gjithsesi, kapacitetet për rastet e fatkeqësive natyrore, jo vetëm ne, por asnjë vend, nuk i ka të mjaftueshme. Prandaj ne zhvillojmë stërvitje, prandaj bëjmë edhe këto bashkëpunime, prandaj jemi edhe pjesëtarë të mekanizmit europian të mbrojtjes civile, në mënyrë që, në rast të një fatkeqësie natyrore apo një përmbytje masive, ne të bashkojmë forcat me të gjitha vendet e tjera për t’i ardhur në ndihmë popullsisë”.

Megjithë investimet e bëra në rajonin e Shkodrës pas përmbytjeve masive të vitit 2010, Shkodra vazhdon të jetë rajoni më i rrezikuar në Shqipëri nga përmbytjet.

Kjo për shkak jo vetëm të ndryshimeve klimatike të viteve të fundit, por edhe reshjeve me mbi 3000 milimetër gjatë mesatares vjetore në pjesën malore të pellgut ujëmbledhës, si dhe katër hidrocentraleve që gjenden në veri të vendit, të cilët shkarkimet fundore të ujërave i kanë në zonën e Nënshkodrës./VOA

The post BE mbështetje Shqipërisë për përballimin e rreziqeve nga përmbytjet appeared first on Albeu.com.

Burgosja e Salianjit, Alibeaj: Përgëzoj qëndimin e tij, u përball me shpatullat e veta

By: M C
28 September 2024 at 22:30

Enkelejd Alibeaj foli në “Off the Record” në lidhje me dënimin e deputetit Ervin Salianji për një dosje ku kur u denoncua ishte në krah të tij, por jo kur gjykata mori vendimin që ta burgosë.

Deputeti demokrat deklaroi se i vjen keq për dënimin e Salianjit, teksa e përgëzoi këtë të fundit që u përball me shpatullat e tij me drejtësinë. Ai shtoi se politikanët duhet të jenë koherentë përsa i përket drejtësisë.

“Është e rëndë që një individi i kufizohet liria. Në situatën ku jam si politikan, si deputet duhet të marr një farë kohe për t’u zhveshur nga emocionet. Kisha një lloj keqardhje. Keqardhjen më të madhe e kam për familjarët e Salianjit. Janë ata të parët që ndjejnë…Përgëzoj qëndrimin e Salianjit që mbajti që shkoi të përballet me dënimin.

Një politikan kur ka një hesap me drejtësinë mban një qëndrim dhe e mban me shpatullat e veta. Dy muaj më parë 2 nga 3 gjyqtarët gjykatën dhe çështjen e vulës. E gëlltita padrejtësinë e bërë nga ata gjyqtarë, sepse besoj se në politikë duhet të jesh koherent. Në raport me sistemin e drejtësisë nuk duhet të reagonin edhe në këtë çështje”, tha Alibeaj në A2.

The post Burgosja e Salianjit, Alibeaj: Përgëzoj qëndimin e tij, u përball me shpatullat e veta appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Prezantuesja shpërthen në lot për vdekjen e liderit të Hezbollahut

By: M C
28 September 2024 at 22:09

Gazetarja e kanalit në Liban shpërthen në lot pas lajmit për vdekjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Prezantuesja me zërin që i dridhet dhe e veshur me të zeza, bën të ditur se Kreu i organizatës është vrarë nga zjarri izraelit. Prezantuesja e lajmeve e stacionit televiziv libanez Al-Mayadeen është e ngarkuar emocionalisht dhe shpreh trishtimin e saj teksa njofton vdekjen e Nasrallah.

Lideri i Hezbollahut u vra dje nga një goditje izraelite në afërsi të Bejrutit, siç njoftoi më herët lëvizja pro-iraniane, një goditje shumë e fortë që po e shtyn Libanin dhe Lindjen e Mesme drejt së panjohurës. Vdekja e Hassan Nasrallah, i konsideruar si njeriu më i fuqishëm në Liban, rrezikon të tronditë partinë e tij, të destabilizojë vendin dhe është një fitore e madhe për Izraelin kundër Iranit dhe aleatëve të tij në rajon.

“Saget Hassan Nasrallah i është bashkuar shokëve të tij martirë (…) kursi i të cilëve ka vazhduar për gati tridhjetë vjet,” tha në një deklaratë Hezbollah, armiku i betuar i Izraelit, aleati më i ngushtë i Iranit.

Në deklaratë thuhet se sekretari i përgjithshëm i grupit të fuqishëm të armatosur u vra së bashku me anëtarët e tjerë të tij në një sulm tinëzar sionist në periferitë jugore të Bejrutit.

“Hassan Nasrallah ka vdekur”, tha më herët për X zëdhënësi ushtarak izraelit Nadav Shoshani.

A News Anchor on the Hezbollah-Affiliated Lebanese Media Network, Al-Mayadeen, seen Crying following the announcement that Hezbollah Secretary-General, Hassan Nasrallah was Killed yesterday by an Israeli Airstrike. pic.twitter.com/Umxh5N711C

— OSINTdefender (@sentdefender) September 28, 2024

The post VIDEO/ Prezantuesja shpërthen në lot për vdekjen e liderit të Hezbollahut appeared first on Albeu.com.

“24 orë në heqje lirie”, Salianji mesazh të fortë: Mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme

By: M C
28 September 2024 at 21:42

Ervin Salianji ka reaguar sërish ndërsa ndodhet në burgun e Fierit.

Ai shprtehet se ka të gjithë energjitë për të dalë triumfues dhe për t’u bashkuar qytetarët.

“Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falenderime nga zemra”, shkruan Salianji në një postim në Facebook.

The post “24 orë në heqje lirie”, Salianji mesazh të fortë: Mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme appeared first on Albeu.com.

PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, do vendoset për aksionin politik pas burgosjes së Salianjit

By: M C
28 September 2024 at 21:26

Partia Demokratike do të mbledhë të dielën në orën 18.00 Këshillin Kombëtar. Mbledhja e forumit të lartë drejtues të demokratëve do të vendosë lidhur me situatën më të fundit politike.

PD mbledh Këshillin Kombëtar pas burgosjes së Ervin Salianjit. Mësohet se në rend të ditës do të jetë nisja e mosbindjes civile më 6 tetor.

The post PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, do vendoset për aksionin politik pas burgosjes së Salianjit appeared first on Albeu.com.

Aksident në Vlorë, 55-vjeçarja përplaset nga makina

By: M C
28 September 2024 at 20:51

Një aksident ka ndodhur në Lungomare mbrëmjen e sotme.

Një makinë ka goditur një grua rreth 55 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime në pjesën e kokës, nga goditja në pjesën e parë të xhamit të makinës.

E dëmtuara është shoqëruar ne spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i makinës në polici ku po jep shpjegime rreth aksidentit.

The post Aksident në Vlorë, 55-vjeçarja përplaset nga makina appeared first on Albeu.com.

❌
❌