Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përfundon mbledhja e Asamblesë së Tiranës, prezantohen detyrat e 3 drejtuesve të qarkut

By: M C
14 September 2024 at 21:13

Mbledhja e Asamblesë së Tiranës ka përfunduar pas rreth 2 orësh, ku morën pjesë kryeministri Rama dhe 2 drejtuesit politik të Tiranës, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu. Ndërkohë që Elisa Spiropali nuk ka qenë prezente për shkak të axhendës së saj.

Sipas Klan News, në këtë takim me dyer të mbyllura është kërkuar angazhim maksimal nga anëtarët e Asamblesë, kryesisht të fokusuar në përgatitjet për zgjedhjet, por gjithashtu çdo lloj koordinimi që do të kenë qoftë anëtarët e Asamblesë apo strukturat e tjera të PS-së, do e bashkëndajnë me drejtuesit e qarqeve.

Siç u përmend dhe në këtë mbledhje të Asamblesë, drejtuesit i kanë ndarë detyrat e tyre, ku Spiropali do të ketë komunikim me bashkitë e Tiranës si Vora, Kamza, Rrogozhina dhe Kavaja, gjithashtu edhe përsa i përket fushatës për zgjedhjet e ardhshme. Manastirliu do të ketë në përgjegjësi koordinimin me strukturat e PS-së në Tiranë. Ndërkohë që Veliaj do të jetë përgjegjësi kryesor përsa i përket fushatës dhe përgatitjes së skuadrave së PS-së në Tiranë.

Në këtë takim u kërkua angazhim mamsimal sidomos i të rinjve në terren, por gjithashtu kanë kërkuar që të ketë prurje të reja në PS. Për ato struktura që janë brenda PS-së është kërkuar që të intensifikojnë takimet në terren me qytetarët, duke u koordinuar me drejtuesit e qarqeve.

Mbledhja e sotme ishte një formë prezantimi për të gjitha pikëpamjet dhe strukturat e PS si dhe objektivat e Ramës për Tiranën, ku kryeministri kërkon një fitore më të madhe dhe se ajo e 2021-shit./tvklan.al

The post Përfundon mbledhja e Asamblesë së Tiranës, prezantohen detyrat e 3 drejtuesve të qarkut appeared first on Albeu.com.

PS mbledh deputetët, u bëhet vërejtje se nuk janë aktivë në TikTok

By: redi
13 September 2024 at 15:16

Që kur Partia Socialiste shpalli drejtuesit politikë dhe platformën që do të ndjekë për kandidatët për deputetët në lidhje me zgjedhjet parlamentare në 2025, lajmet nga selia rozë nuk kanë fund. Deputetët socialistë nuk janë shumë aktivë në TikTok dhe platformat e tjera të mediave sociale. Ky është përfundimi i dalë nga një analizë e kryer këtë të premte në mbledhjen e zhvilluar nga PS në Elbasan.

Source

Deputetët e PS-së dhe Rama nesër takim në Elbasan, ja çfarë pritet të diskutohet

By: M C
12 September 2024 at 21:38

Kryesocialisti Edi Rama do të zhvillojë të premten mbledhjen e takimit me grupin e deputetëve të Partisë Socialiste në Elbasan. Bëhet me dije se takimi do të ketë disa sesione, ku janë parashikuar të flasin krerët e komisioneve të posaçme, Fatmir Xhafaj e Erion Braçe, kryenegociatorja Majlinda Dhuka si dhe Endri Fuga.

2 kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, jo vetëm do të analizojnë, por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e punës në vazhdimësi. Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik që duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit parlamentar, deri në parlamentin dhe mesazhet publike në zgjedhjet e tyre. “Trajnimi” i deputetëve në komunikim do të bëhet nga zyra e shtypit të PS për mesazhet dhe komunikimin publik edhe përmes rrjeteve sociale.

The post Deputetët e PS-së dhe Rama nesër takim në Elbasan, ja çfarë pritet të diskutohet appeared first on Albeu.com.

Nga interpelanca e Bardhit me Ramën te shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, nesër pritet seancë e nxehtë plenare në Kuvend

By: M C
11 September 2024 at 19:57

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në orën 10:00, në seancën e dytë plenare që me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Sipas rendit të ditës, seanca do të nis fillimisht më një interpelancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD, Gazment Bardhi, kërkuar nga ky i fundit.

Interpelanca mësohet se ka të bëjë me dyshimet për transportin e mbetjeve të rrezikshme, toksike, të nisura nga Porti i Durrësit, drejt Kinës dhe Tajlandës.

Po ashtu, në rend dite është parashikuar dhe një interpelancë me zv.kryeministren Belinda Balluku, e kërkuar nga një grup deputetësh të PD, për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”, në lidhje me bllokimin e aksesit të qytetarëve që banojnë në zonat pranë.

Një pikë tjetër e rëndësishme e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit.

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 12.9.2024, ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 2 shtator 20 shtator 2024,

1. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.9.2024, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.9.2024.

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi.

4. Interpelancë urgjente me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, zonjën Belinda Balluku, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

5. Akti normativ nr. 2, datë 1.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014 “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.

6. Akti normativ nr. 3, datë 28.8.2024, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2023 “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi) dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (huadhënësi) për financimin e projektit “Një hua për politika publike për të mbështetur aftësinë përtëritëse dhe zhvillimin e gjelbër të Shqipërisë.

8. Projektligji “Për ratifikimin e letrës së pjesëmarrjes së Këshillit të Ministrave
të Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për Qendrën Evropiane të
Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride”.

9. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar.

10. Projektligji “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

11. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”.

12. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

13. Projektvendimi “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

The post Nga interpelanca e Bardhit me Ramën te shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, nesër pritet seancë e nxehtë plenare në Kuvend appeared first on Albeu.com.

PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare në Durrës, zbardhet axhenda

By: M C
7 September 2024 at 21:46

Partia Socialiste mbledh nesër në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka zbardhur axhendën.

Mbledhja e Asamblesë do të nisë në orën 11:00 dhe do të hapet me fjalën e kryesocialistit Edi Rama. Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.

Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.

Tashmë jemi në një vit zgjedhor dhe partia që ka mazhorancën në parlament ka filluar të ndez motorët e cila do i paraprijë fushatës zgjedhore.

Kujtojmë këtu se një javë më parë, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryeministri Rama mblodhi kabinetin e ministrave në rezidencën qeveritare në Dajt, mbledhja e cila nuk pati shumë detaje.

Asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025.

The post PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare në Durrës, zbardhet axhenda appeared first on Albeu.com.

Vjeshta nis me me mbledhje, kabineti qeveritar në Dajt më 1 shtator

By: M C
29 August 2024 at 19:22

Vjeshta do të nisë me mbledhje në Dajt për kabinetin qeveritar. Mësohet se më 1 Shtator, kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin e tij për të shqyrtuar punën e deritanishme dhe për të vendosur objektivat për muajt në vazhdim.

Takimi do të zhvillohet me pjesëmarrjen e ministrave, drejtuesve të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve. Paraprakisht mësohet gjithashtu se mbledhja do të shërbejë për analizën e progresit dhe përgatitjet për sesionin e ri parlamentar.

Në mbledhjen e qeverisë, pritet të bëhet analizë e Progresit dhe Strategjive dhe pritet gjithashtu që të bëhet plani për vitin zgjedhor.

The post Vjeshta nis me me mbledhje, kabineti qeveritar në Dajt më 1 shtator appeared first on Albeu.com.

❌
❌