Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, zbardhet dëshmia e Julian Meçes: S’e njoh Luftar Reçin!

By: E.K
30 September 2024 at 13:11

Julian Meçe, i cili u deportua nga Dubai në muajin gusht, ka dëshmuar në gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhur në vitin 2005. Para togave të zeza, ai u pyet për të penduarin e drejtësisë, Luftar Reçi, por theksoi se nuk e njihte. Julian Meçe deklaroi në gjyq se në […]

The post Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, zbardhet dëshmia e Julian Meçes: S’e njoh Luftar Reçin! appeared first on FaxWeb.

Vrasja e Vajdin Lames/ Zbardhet dëshmia e Julian Meçes: Nuk e njoh Luftar Reçin

By: V K
30 September 2024 at 13:13

Në Gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, kundër Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Endrit Rusit dhe Endrit Taullait, ka dëshmuar të këtë të hënë Julian Meçe, i deportuar në Gusht të këtij viti nga Dubai.

Ai u pyet në njohjen me shtetasin Luftar Reçi, që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Meçe përballë Gjykatës tha se nuk e njihte Reçin, dhe se në kohën kur përmendet në dëshminë e tij ka qenë në burg, duke shtuar se nuk e njeh bashkëpunëtorin e drejtësisë.

“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plaurenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje. Ai me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”.

Dëshmia e Julian Meçës, është kërkuar nga disa prej avokatëve në proces. Luftar Reçi ka pretenduar se në 2004 në një drekë të shtruar, pasi Lulzim Berisha i shpëtoi një atentati është ulur një një tavolinë me Julian Meçën ku ndodheshin edhe rreth 20 persona të tjerë, por i pandehuri për atentatin ndaj Arjan Ndojës e Pëllumb Muharremit, sot i thirrur si dëshmitarë në gjyqin e Shullazit, e mohoi një fakt të tillë.

The post Vrasja e Vajdin Lames/ Zbardhet dëshmia e Julian Meçes: Nuk e njoh Luftar Reçin appeared first on Albeu.com.

❌
❌