Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, zbardhet dëshmia e Julian Meçes: S’e njoh Luftar Reçin!

By: E.K
30 September 2024 at 13:11

Julian Meçe, i cili u deportua nga Dubai në muajin gusht, ka dëshmuar në gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhur në vitin 2005. Para togave të zeza, ai u pyet për të penduarin e drejtësisë, Luftar Reçi, por theksoi se nuk e njihte. Julian Meçe deklaroi në gjyq se në […]

The post Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, zbardhet dëshmia e Julian Meçes: S’e njoh Luftar Reçin! appeared first on FaxWeb.

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut/ Dëshmon Julian Meçe: Nuk e njoh Luftar Reçin

By: xhir jeta
30 September 2024 at 13:24

Jualian Meçe, i ekstraduar pak muaj më parë nga Dubai, ka dëshmuar këtë të hënë në procesin gjyësor për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2005.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e Luftar Reçi, i cili ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke thënë se nuk njihet me personin në fjalë.

“Luftar Reçin nuk e njoh. Nga viti 2005-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali, i izoluar në qeli”, -tha Mece pra trupit gjykues.

Ndër të tjera ai pohoi se njihet me Lulzim Berishën dhe Plaurent Dervishajn, por mohoi të kenë lidhje me akuzat e ngritura nga prokuroria.

Plarent Devishaj u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për shkak se dyshohet si organizator i atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019, në afërsi të Durrësit. Ndaj tij GJKKO, ka caktuar masën “arrest në burg” për veprat penale “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale organizata kriminale”.

Nga ana tjetër më datë 26 shkurt 2005, në Durrës, Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë dyshohet se kanë vrarë shtetasin Klodian Saliu me armë zjarri. Ndërkohë sipas Policisë së shtetit, më datë 27 shkurt 2005, Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se kanë vrarë Vajdin Lamajn dhe Artan Arsi, me eksploziv.

Për sa i përket Julian Meçajt, Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi organizata kriminale”.

Më datë 01 nëntor, 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është gjuajtur disa herë me armë ndaj automjetit të drejtuar nga Andi Maloku (i cili humbi jetën), ku pasagjer ishin edhe ish prokurori Arjan Ndoj, dhe Alekasander Laho. Nga hetimet, Julian Meçaj është identifikuar si një nga autorët, duke e kryer këtë krim në bashkëpunim me shtetas të tjerë./abcnews.al

Vrasja e Lames dhe Klodian Saliut, zbardhet dëshmia e Meçes: Plarenti u çudit kur…

By: rom ario
30 September 2024 at 13:09

Në Gjyqin për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, kundër Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Endrit Rusit dhe Endrit Taullait, ka dëshmuar këtë të hënë Julian Meçe, i deportuar në Gusht të këtij viti nga Dubai.

Ai u pyet për njohjen me shtetasin Luftar Reçi, që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Meçe përballë Gjykatës tha se nuk e njihte Reçin dhe se në kohën kur përmendet në dëshminë e tij ka qenë në burg, duke shtuar se nuk e njeh bashkëpunëtorin e drejtësisë.

“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plarenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje. Ai me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”, tha Meçe.

Dëshmia e Julian Meçës është kërkuar nga disa prej avokatëve në proces. Luftar Reçi ka pretenduar se në vitin 2004 në një drekë të shtruar pasi Lulzim Berisha i shpëtoi një atentati është ulur një një tavolin me Julian Meçen, ku ndodheshin edhe rreth 20 persona të tjerë, por i pandehuri për atentatin ndah Arjan Ndojës e Pëllumb Muharremit, sot i thirrur si dëshmitarë në gjyqin e bandës së Shullazit, e mohoi një fakt të tillë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e Lames dhe Klodian Saliut, zbardhet dëshmia e Meçes: Plarenti u çudit kur… appeared first on Euronews Albania.

❌
❌