Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 September 2024Main stream

Gazment Bardhi denoncon në SPAK një shantazh anonim

30 September 2024 at 13:39

“Një përpjekje kriminale për ta intimiduar përmes dokumentave të falsifikuar,” e cilësoi Bardhi mesazhin, duke pretenduar se pas kësaj qëndrojnë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK. “Këto mesazhe intimiduese dhe me përmbajtje tërësisht të rreme vijnë pas seancës plenare të datës 12 Shtator 2024, ku […]

The post Gazment Bardhi denoncon në SPAK një shantazh anonim appeared first on Reporter.al.

Koha kur denoncoja kanabizimin/ Ervin Salianji publikon foton: Ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor

By: V K
30 September 2024 at 09:48

Këtë të hënë, në llogarinë personale të deputetit Ervin Salianji në “Facebook”, është publikuar një foto e deputetit në kohën kur bënte denoncime në lidhje me atë që ai e quante “ Republikë e Narkotrafikut”.

Në postim theksohet se ky ishte fundi i shtetit ligjor në Shqipëri, ndërsa kërkohet reagim nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit.

Postimi:

“Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut!

Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!
Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen! Bashkohu në protestë më 7 tetor”, thuhet në postim.

The post Koha kur denoncoja kanabizimin/ Ervin Salianji publikon foton: Ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

3 të mitur largohen nga qendra sociale në Elbasan, përgjegjësi denoncon në Polici

By: rom ario
20 September 2024 at 13:12

Përgjegjësi i një qendre sociale në Elbasan ka denoncuar në Polici se ditën e djeshme janë larguar nga ambientet e kësaj qendre 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar).

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pas kallëzimit po vijon puna në terren për gjetjen e tyre.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Më datë 19.09.2024,  ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post 3 të mitur largohen nga qendra sociale në Elbasan, përgjegjësi denoncon në Polici appeared first on Euronews Albania.

❌
❌