Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Izraeli sfidon Iranin dhe Turqinë/ Goxhaj: Deklaratat e Erdogan, retorikë politike. Osmani: Po luan në të gjitha rrafshet

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 23:00

Kapiteni Dritan Goxhaj thotë se Turqia nuk mund të dërgojë trupa në Gaza për të luftuar kundër Izraelit për shkak të pozitës gjeografike ku ndodhen vendet. I ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC Neës, ai i cilësoi deklaratat e Erdogan si retorikë politike.

Ndërkaq, eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani shprehet se Turqia po luan në të gjitha rrafshet.

Pjesë nga diskutimi në studio: 

Dritan Goxhaj: Kjo deklaratë e Erdogan e ka bërë dhe në 2014 që do të hyjmë me trupa në Palestinë. Do të mbetet një deklaratë politike pasi vendosja gjeografike mes dy vendeve se lejon mundësinë e luftës. Nuk ka mundësi që asnjëra ta sulmojë njëra-tjetrën. Në mënyrë ajrore se bëjnë dot sepse kanë armatim amerikan, SHBA s’e lejojnë që të sulmojnë vendet e NATO-s ose mike të tyre. Do të mbetet opsioni tokësor, por duhet të kalojë si puna e Aleksandrit të madh që t’i biem nga Siria të shkojmë në Liban. Ka ikur koha e Aleksandrit të madh të MV ku mjeti më i shpejtë ishte karroca. Retorikë pa rrezik që fsheh bashkëpunimin e ngushtë që kanë pasur dhe që kanë. Pavarësisht se Erdogan se kemi bllokuar marrëdhëniet ekonomike me ta, por Izraeli i ndërmerr mallrat nga Turqia por nëpërmjet Greqisë. Si ndërmjetës Greqinë pasi Izraeli nuk prodhon dot as karburantyin, as hekurin apo materialin për të prodhuar armatimin kështu që I merr nga Turqia për nëpërmjet Greqisë. 4 mijë turko-izraelitë kanë vajtur për të luftuar në Gaza përkrah Izraelit, nga këta 65 kanë vdekur.

Kreshnik Osmani: Turqia po luan në të tëra rrafshet. Është e rëndësishme për Erdogan si një nga tre polet kryesore të botës islame bashkë me sauditët dhe persët, me të cilët ka rivalitet për dominancën e botës sunite është e rëndësishme që ta ulë presionin e Iranit dhe lavdinë e Iranit në drejtim të sipërmarrjes gjeopolitikë dhe religjioze të çështjes palestineze që lidhet me atë zemrën dhe shpirtin e botës islame, Jerusalemi dhe Al Aksa. E dyta, Erdogan e mbajnë në pushtet votuesit religjiozë, që ka pritshmëri të larta dhe e luan fort kartën e Izraelit, Hamasit, Gazës dhe çështjes palestineze. Erdogan është i interesuar që herë pas here të rrisë dozat deklarative ndaj Izraelit që të ushtrojë sa të mundet presion që të ulet kooperimi ndërmjet Izraelit dhe kurdëve që e shqetësojnë shumë Turqinë./abcnews.al

“Në Liban po ndodh ‘tërmeti’ më i madh i shekullit 21”, eksperti i gjeopolitikës: Do të ketë një ‘riformatim’ të Lindjes së Mesme

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 22:26

Eksperti i gjeopolitikës, Kreshnik Osmani thotë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka pasur qëllim vetëm Gazën por edhe Bregun Perëndimor dhe Libanin, siç po tregohet me sulmet e fundit ndaj Hezbollahut. I ftuar në “360 gradë”, ai e cilësoi atë që po ndodh në Liban një “tërmet” të shekullit 21.

Sipas tij, këto ofensiva do të sjellin një riformatim total të Lindjes së Mesme.

“Netanyahu nuk kishte qëllim të vetëm Gazën. Më pas ishte Bregu perëndimor dhe më pas Libani dhe targete të tjera. Ajo që ka ndodhur në Lindjen e Mesme, posaçërisht në Liban është tërmeti më i madh i shekullit 21, që do të shkepë tërësisht Lindjen e Mesme dhe do ta riformatojë plotësisht atë sipas një skeme të përgatitur në mënyrë profesioniste jo vetëm nga Netanyahu por edhe nga ata pas prapa tij, SHBA, britanikët dhe Perëndimi në përgjithësi. Është hapi më i rëndësishëm pas marrëveshjes së Sykes-Picot në fillim shekullin 20, ku ishte ndarja e Lindjes së Mesme ndërmjet influencës britanike dhe franceze.

Pas kësaj, na ka thënë dhe Kissinger që do të kemi riformatim të ri të Lindjes së Mesme. Kjo nisi me 11 shtatorin, ku u dha shkëndija e parë e këtyre ndryshimeve të mëdha radikale, u pasua me sekretaren e Sekretares Amerikane të Shtetit Condoleezza Rice në 2006 në epokën Bush për atë që u quajt “destabiliteti pozitiv” dhe rishkundja e lindjes së mesme. Më pas erdhi pushtimi i Irakut dhe zhvillimet e tjera të cilat pasuan me ndërhyrjen e presidentit Obama në 2011, lindja e pranverës arabe, shkatërrimi i të gjitha vendeve në Afrikën e Veriut, Siri e kështu me radhë derisa vijmë në këtë moment. Lufta ka nisur.”, u shpreh eksperti./abcnews.al

Yesterday — 30 September 2024Main stream

“Priten arrestime në nivel politik”, Llabani: SPAK ka nisur hetim ndaj disa personave të përfshirë në “Metamorfoza”

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 21:44

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi se priten arrestime të tjera në nivel politik.

E ftuar në emisionin “360 gradë”, duke komentuar dhunën e opozitës sot në Kuvend, tha se SPAK ka nisur një hetim ndaj disa personave që kanë imunitet politik, që kanë rezultuar të përfshirë në dosjen “Metamorfoza”.

“SPAK nisur një hetim ndaj personave që kanë imunitet politik dhe shumë prej tyre, të përmendur edhe në “Metamorfoza”, kanë rezultuar të përfshirë, që komunikojmë me grupe kriminale. Janë nga i gjithë kuvendi. Kjo mund të jetë edhe pjesë e asaj çfarë ata mund të presin sepse thuhet në javën që vjen mund të kemi arrestime në nivel politik. Mund të ketë arrestime edhe nga opozita”, u shpreh ajo./abcnews.al

SHBA: Izraeli po kryen operacione të kufizuara në Liban

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 21:26

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha më 30 shtator se Izraeli ka njoftuar SHBA-në se “është aktualisht duke kryer” disa operacione të kufizuara që kanë në shënjestër Hezbollahun brenda Libanit fqinj.

Hezbollahu është një grup militant dhe një parti politike që kontrollon një pjesë të madhe të Libanit jugor.

“Kjo është ajo që na kanë informuar se janë duke kryer për momentin, operacione të kufizuara që synojnë infrastrukturën e Hezbollahut pranë kufirit”, u tha gazetarëve Miller.

Më herët gjatë ditës, Izraeli paralajmëroi se mund të dërgojë trupa për ta luftuar Hezbollahun, me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, që deklaroi se “do të përdorim të gjitha mjetet që mund të nevojiten… nga ajri, nga deti dhe në tokë”.

Këto komente u bënë në të njëjtën ditë kur ushtria izraelite shpalli disa pjesë të kufirit të saj verior me Libanin si zonë të mbyllur ushtarake, në një veprim që mund të jetë sinjal për një pushtim tokësor të Libanit.

Urdhri kufizon hyrjen dhe daljen nga komunitetet vetëm për forcat ushtarake. Qytetet përfshijnë Metulan, Misgav Amin dhe Kfar Giladin.

Ky urdhër nuk do të thotë domosdoshmërisht se trupat izraelite do ta pushtojnë Libanin menjëherë, pasi që një zonë mund të shpallet zonë e mbyllura ushtarake edhe nëse zbulohet ndonjë kërcënim.

Megjithatë, ushtria izraelite ka përforcuar rëndë forcat përgjatë kufirit me Libanin në ditët e fundit, dhe komandantët kanë thënë se janë të gatshëm të dërgojnë forca nëse qeveria jep urdhrin.
Hezbollahu filloi sulme me intensitet të ulët ndaj trupave izraelite një ditë pasi aleati i tij palestinez, Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – nisi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit më 7 tetor, që çoi në luftën në Rripin e Gazës.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur, por jo partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka vende në parlamentin libanez.

Përplasjet në kufi janë përshkallëzuar shpejt këtë muaj, me Izraelin që ka kryer sulme të shumta në kufi dhe brenda territorit libanez, duke vrarë qindra njerëz, përfshirë liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, lëshoi një paralajmërim ndaj Iranit të hënën, vetëm disa ditë pasi një sulm ajror në jug të Bejrutit vrau liderin e grupit libanez Hezbollah, i cili mbështetet nga Teherani.

Netanyahu tha se “nuk ka asnjë vend në Lindjen e Mesme ku Izraeli nuk mund të arrijë”.

Lideri i përkohshëm i Hezbollahut premtoi se grupi do të vazhdojë luftën pas vdekjes së liderit të tij të kahmotshëm, Hassan Nasrallah. Izraeli gjithashtu ka vrarë disa komandantë të tjerë të lartë të grupit në ditët e fundit.

Naim Kassem, në një deklaratë të transmetuar, tha se nëse Izraeli nis një ofensivë tokësore, luftëtarët e Hezbollahut janë të gatshëm. Ai shtoi se komandantët e vrarë tashmë janë zëvendësuar.

Një sulm ajror të hënën në orët e para goditi një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit në atë që ishte hera e parë që kryeqyteti libanez goditet në gati një vit konflikti. Videot tregonin ambulanca dhe turma të mbledhura pranë ndërtesës në një rrugë të frekuentuar tregtare.

Ende nuk është raportuar për përplasje të drejtpërdrejta midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut në Liban. Herën e fundit që këta dy armiq u përfshinë në luftë tokësore ishte gjatë një lufte njëmujore në vitin 2006./REL

“Selia blu është transferuar te pallati i Berishës”, Vokshi: PD duhet të jetë kundër Ramës, jo ndaj SPAK e SHBA. Duhet ofertë politike

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 21:11

Indrit Vokshi, ish anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, thotë se PD nuk ka një narrativë politike. I ftuar në emisionin “Real Story”, Vokshi u shpreh se sot selia blu është transferuar te pallati i Sali Berishës.

“Mendoj se jemi pak muaj para zgjedhjeve dhe një opozitë normale duhet të organizohet së pari në terren. Shqipëria ka 5200 qendra votimi, 1 parti politike duket të kishte normalisht një person për qendër. Nuk ka narrativë politike, s’mund t’i përgjigjesh kërkesave të sotme të shqiptarëve me përgjigjet e vitit 2005 apo 1992. Kjo është anomali konceptuale me mënyrën se si një parti politike ndërton komunikimin publik. Sot kemi të caktuar 12 kryesuesit e qarqeve dhe s’kemi shtabet elektorale në nivel qarku që do të marrin shqetësimet nga bashkitë dhe të koordinohet. PD ka funksionuar deri në një farë kohe si parti normale, sot selia e PD është transferuar te rruga e pallatit të zotit Berisha dhe kjo nuk është normale. Flasim për kushtet të të qenit konkurrues politikisht, nëse flasim në kushtet kur militantët e partisë duhet të imitojnë dhe të rrahin veten me kamxhik se pse nuk shpëtuan Hasanin dhe Hysenin në betejën e Qerbelasë ky është muhabet tjetër, por po them demokratët sot presin një ofertë politike dhe disa njerëz të besueshëm”, u shpreh ai.

Sipas tij, sondazhet tregojnë se 63 përqind e qytetarëve janë të zhgënjyer nga qeveria Rama, por shtoi se nuk besojnë as te opozita. Ai thotë se PD nuk mund të vijë në pushtet duke bërë fushatë kundër prokurorisë dhe SHBA-së.

“Sondazhet nxjerrin 63 përqind e shqiptarëve nuk kanë mendim pozitiv për qeverinë e Ramës, mirëpo s’e kreditojnë atë besim politik te opozita. Këtu kemi një anomali dhe disa përgjigje ndaj opozitës. Do t’i përgjigjesh 63 përqindëshit që nuk duan Edi Ramën apo jo, 63 përqind të kërkon ofertë politike, personalitete dhe të bësh politikë me standartet e sotme të të bërit politikë në Shqipëri, Ballkan dhe Evropë ndërsa ti e orienton te lufta kundër prokurorisë dhe SHBA. Mendoj se do ta ketë të vështirë cilido që të dalë në fushatë dhe në vend që të përgjigjet për çështjet politike, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve, do t’u thotë atyre se Amerika ka bërë padrejtësitë dhe prokuroria është e keqe. Nuk mund të kandidohet kundër prokurorisë dhe Amerikës, duhet të kandidohet kundër Ramës sepse 63 përqind duan të largojnë Edi Ramën nga pushteti dhe jo prokurorinë apo Amerikën. Më vjen keq edhe në kuptimin emocional që kanë degraduar këtu, dhe nuk pretendojnë t’u ofrojnë qyteteve dhe fshatrave alternativë politike që njerëzit ta votojnë me lehtësi. Është një lidership i opozitës për 3 dekada, nuk gjejmë jo vetëm në Evropë por as në Ballkan që të gjejmë parti që të ketë kryetar atë që ka pasur në ’91. Kjo është anomali e madhe.”, u shpreh ai./abcnews.al

“Deputeti që duam”/ Rama: E vështirë të merresh me politikë. Keni marrë përsipër të hyni në një arenë që ka shumë baltë

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 19:58

“Duke qenë kështu, Shqipëria ka humbur shumë kohë. Kaq e vërtetë është kjo saqë nëse reforma që ne kemi ndërmarrë pothuajse 25 vjet pas fillimit të të jetuarit tonë në liri, të ishin ndërmarrë 10 apo 15 vjet, sot do të ishim shumë më përpara. Nga ana tjetër, është e vështirë që të merresh me politikë dhe për këtë arsye dua t’ju përgëzoj edhe me pak papërgjegjshmërinë organike dhe natyrale të një njeriu në moshë të re, ju e keni hedhur këtë hap duke marrë përsipër të provoni të hyni në një arenë ku ka shumë baltë. Nëse ktheni kokën rreth e rrotull shumica s’do tju thotë bravo. Të ka lënë mendja të merresh me ata horra, hajdutë, kriminelë, të droguar etj. Fatkeqësisht ky është një perceptim që është dominant mbi të gjitha te njerëzit që në fakt kanë marrë më shumë nga ky vend dhe duhet të japin më shumë. Nuk është një perceptim dominant te shumica e njerëzve të zakonshëm që përpiqen të arrijnë më lehtë fundin e muajit. Kanë dhe ata paragjykime për politikën por në fund janë ata që bëjnë këtë vlerësim që na mban ne në krye të detyrës për atë që kemi bërë. Pavarësisht se përpjekja e anës tjetër është thotë se e gjitha kjo është e lidhur me të tëra të zezat e kësaj bote.”, tha Rama.

 

“Djegia e karrigeve, simbol i djegies së besimit të qytetarëve”, Peleshi: Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur, por për të debatuar me fjalë

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 19:36

Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka dënuar aktet e sotme të dhunës së deputetëve opozitarë në Kuvend, duke thënë se ata tejkalojnë çdo veprim radikal të mëparshëm të ndërmarrë nga ata.

Në një postim në Facebook, Peleshi shprehet se djegia e karrigeve “djeg” besimin e qytetarëve “pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt BE”.

Sipas Peleshit, deputetët nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh por për të debatuar me fjalë.

“Aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë nuk përfaqësojnë thjesht një aksion politik nga opozita, por janë një manifestim i qartë i dhunës së papranueshme, që tejkalon çdo veprim radikal të mëparshëm. Djegia e karrigeve është simbol i djegies së besimit të qytetarëve, pikërisht në ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për bashkimin e forcave në rrugën e hapur drejt Bashkimit Europian. Sot nga ne pritet përgjegjshmëri, maturi politike dhe përkushtim ndaj reformave që përqafojnë vlerat europiane. Seanca parlamentare duhet të jetë tempull i etikës dhe respektimit të ligjit, dhe jo një skenë ku ligji shkelet dhunshëm. Deputetët tanë nuk janë aty për t’u përleshur me këmbë karrigesh, por për të debatuar me fjalë. Deputetit nuk mund t’i tolerohet asgjë që i ndalohet qytetarit të zakonshëm. Aq më tepër dhuna”, shkruan Peleshi./abcnews.al

 

 

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Faza tjetër e luftës kundër Hezbollahut do të nisë së shpejti

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 19:06

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant paralajmëroi se së shpejti do të nisë faza tjetër e luftës kundër Hezbollahut. Këtë koment ai e bëri në një takim të krerëve të këshillit lokal në Izraelin verior.

Ministri i Mbrojtjes tha se faza tjetër do të kontribuojë në arritjen e qëllimit të luftës për kthimin e banorëve të evakuuar nga Izraeli verior në shtëpitë e tyre.

Më herët, kryeministri Benjamin Netanjahu iu drejtua popullit iranian, teksa tha se regjimi nuk interesohet për ata, dhe që Izraeli do të jetë në krah të tyre.

“Mos lejoni që një grup i vogël teokratësh fanatikë të shtypin shpresat dhe ëndrrat tuaja. Ju meritoni më mirë. Fëmijët tuaj meritojnë më mirë. E gjithë bota meriton më mirë. E di që nuk jeni ju ata që i përkrahin përdhunuesit dhe vrasësit e Hamasit dhe Hezbollahut, por liderët tuaj. Populli i Iranit duhet ta dijë – Izraeli qëndron me ju.”, u shpreh mes të tjerash Netanyahu./abcnews.al

 

Grupi hetues: Ish lideri i opozitës ruse Navalny mund të ketë vdekur nga helmimi në burg

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 17:58

Politikani opozitar rus dhe kritiku i hapur i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili vdiq në burg në shkurt të këtij viti, mund të jetë helmuar, tha grupi hetues Insider.

Ky grup iu referua dokumenteve zyrtare që duket se ishin redaktuar për t’u përputhur me pretendimet e Rusisë se ai vdiq nga problemet kardiake.

Sipas një raporti nga Insider, publikuar më 29 Shtator, grupi ka marrë dy variante të dokumenteve zyrtare mbi vendimin për të mos nisur një hetim mbi vdekjen e Navalnyt në shkurt në burgun e largët Polar Ëolf në distriktin Arktik të Yamalo-Nenets, ku ai po kryente dënimin për akuzat që ai dhe mbështetësit e tij i konsideronin të motivuara politikisht.

Të dy dokumentet janë lëshuar më 26 korrik 2024, dhe teksti në një nga ato, tha Insider, duket se është ndryshuar dhe tani përputhet me shpjegimin zyrtar për vdekjen e aktivistit kundër korrupsionit.

E veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya, ka thënë se burri i saj “në minutat e fundit të jetës së tij, ankohej për dhimbje të forta në stomak”, ndërsa bashkëpunëtorët e Navalnyt kanë thënë se ai u vra në burg me shumë gjasa me urdhër të Kremlinit, një pretendim që Kremlini e ka mohuar me forcë.

Një nga dokumentet – me shumë gjasa të lëshuar fillimisht sipas Insider – thuhet se më 16 shkurt Navalny “filloi të ankohej për dhimbje të forta në zonën e abdomenit dhe filloi të kishte konvulsione dhe humbte vetëdijen”

Një dokument tjetër, që duket se është redaktuar, nuk përmend simptomat e përshkruara në dokumentin fillestar. Raporti zyrtar i autopsisë tha se hipertensioni dhe sëmundje të tjera shkaktuan një çrregullim të ritmit të zemrës që çoi në vdekjen e Navalnyt.

“Shkaku zyrtar i vdekjes – çrregullimi i ritmit të zemrës – nuk do të shpjegonte simptomat që shohim në (raportin e parë): dhimbje të forta abdominale, të vjella dhe konvulsione. Është e pamundur që simptomat e tilla të shpjegohen nga ndonjë gjë tjetër përveç helmimit”, sipas specialistit Aleksandr Polupan, që e trajtoi Navalnyn në një spital në Omsk, pas helmimit të tij me një agjent nervor të stilit Novichok në vitin 2020.
“Intervali i shkurtër mes dhimbjes abdominale dhe konvulsioneve sugjeron se mund të ketë qenë, për shembull, një substancë organofosforike (klasa e substancave ku përfshihet edhe Novichok), por vetëm nëse ishte aplikuar nga brenda, jo nga jashtë”, shtoi ai.

Me të u pajtuan edhe mjekë të ndryshëm të intervistuar nga Insider.

Në vitin 2020, Navalny u helmua me një agjent nervor të ngjashëm me Novichokun, por mbijetoi pasi u transportua në Gjermani dhe u trajtua atje. Navalny akuzoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për urdhërimin e helmimit të tij atëherë, por Kremlini e ka mohuar këtë.

Insider nuk specifikoi se si dhe nga kush i kishin marrë dokumentet. Zyrtarët rusë ende nuk kanë komentuar mbi raportin.
Pas vdekjes së Navalnyt, zyrtarët refuzuan t’i dorëzojnë trupin nënës së tij për më shumë se një javë, duke nxitur akuzat nga mbështetësit e tij se zyrtarët po përpiqeshin të fshihnin prova të vrasjes së tij. Konspiracionet vazhduan të qarkullonin, me ish-bashkëpunëtorin e Navalnyt, Ivan Zhdanov, që tha më 3 shtator se refuzimi i prokurorisë në distriktin autonom Yamalo-Nenets për të nisur një hetim mbi vdekjen e Navalnyt ishte ilegal.

Autoritetet e distriktit thanë në kohën e vdekjes së Navalnyt, një hetim ishte nisur, megjithëse nuk ka pasur asnjë raport dhe asnjë gjetje nuk është publikuar.

Insider tha se “fakte të tjera” gjithashtu mbështesin hipotezën e përdorimit të një substance toksike në vdekjen e Navalnyt.

“Autoritetet nuk e liruan trupin për një kohë të gjatë dhe nuk lejuan një ekzaminim alternativ. Megjithatë, vetëm tani është dokumentuar fakti i helmimit”, tha ai./REL

Rikthehet Gjukanoviç, analisti për zgjedhjet në Podgoricë: Koalicion me DPS? Ekziston mundësia

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 17:41

Numrin më të madh të votave në zgjedhjet lokale në Podgoricë të Malit të Zi e ka siguruar Partia Demokratike e Socialistëve e ish presidentit Milo Gjukanoviç.

Partia e Gjukanovicit ka marrë rreth 30 për qind të votave duke fituar 19 këshilltarë në Kuvendin e Podgoricës që ka 58 vende, Lëvizja Europa Tani e kryeministrit Milojko Spajiç dhe Demokratëve fitoi 14 vende, ndërsa lista e Presidentit të Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe Lëvizja Ura nuk morën dot më shumë se 6 vende.

Analisti Gjokë Dukaj, në një lidhje live për “Ballkan Update” komentoi këtë rezultat.

“Fitues kryesor është PDS pasi nga 2020 në të gjitha komunat ishte në rënie të dukshme. Në anën tjetër, iniciativa e presidentit Millatoviç që të shkaktojë fërkimet e tij me kryeministrin Spajiç, ishin bashkëthemelues dhe kanë udhëhequr bashkë Lëvizjen Evropa Tani, dhe rreshtimi i tij pas këtij koalicioni, janë mendimet e opinionistëve në Mal të Zi, disfata e tij në këto zgjedhje, të ketë një rezultat të tillë nga zgjedhjet e djeshme në Podgoricë është diçka si dështuese për të. Ish kryeministri Abazoviç në këtë strukturë ishte i përfaqësuar me 4 këshilltarë dhe tani janë vetëm tre struktura, të cilat Abazoviç dhe Lëvizja për ndryshim përfaqësohet me dy këshiltarë, del se angazhimi i kësaj liste vlerësohet si dështuese. Në anën tjetër, edhe forcat që përfaqësojnë dhe përbëjnë pushtetin në Mal të Zi, Evropa Tani në koalicion me demokratët ka fituar 14 mandate.”, tha ai.

Koalicion me DPS?

Ekziston mundësia. Pasi presidenti Millatoviç me grupin që është shkëputur nga Evropa Tani dhe është rreshtuar pas qëndrimit të presidentit Millatoviç së bashku me Abazoviç, në koalicion me mbështetjen e DPS kanë shkaktuar krizën politike në kryeqytet.“, shtoi ai./abcnews.al

Paralajmërimet amerikane/ Ish ministri i Brendshëm: Masat të merren për qeverinë e Kosovës, jo policinë. Po vepron në dëm të shtetit

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 17:32

Ish ministri i Brendshëm i Kosovës, Zenun Pajaziti komentoi raportimet se SHBA-të kanë përjashtuar Njësitet Speciale të Kosovës nga trajnimet ndërkombëtare. Në një intervistë për emisionin “Balkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, ai tha se masa të tilla janë vërtet shqetësuese.

Sipas tij, SHBA-të, me këto masa, duhet të shënjestrojnë qeverinë e Kosovës, dhe jo policinë. Ai thotë qeveria Kurti po ndjek një axhendë në dëm të shtetit, por që i siguron asaj një tjetër mandat.

“Sanksionet që vijnë nga SHBA kanë një peshë tjetër dhe i marrim me shqetësim shumë më të madh. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë kur është fjala me mbështetjen që ka policia, se siç e dini, është themeluar në një asistencë direkte të SHBA dhe BE dhe në vazhdimësi ka marrë këtë mbështetje përmes trajtimeve. Siç e dini, kemi pasur me këtë qeveri edhe një rast tjetër, ku para dy vitesh, ushtria u përjashtua nga një ushtrim regjional, ku kishte të bënte me agjendat e ushtrive të NATO-s dhe padrejtësisht e mori këtë sanksion. Ndoshta mund të ndodhë edhe me policinë. Nuk është në dorën tonë. Qeveria e Kosovës po vazhdon të ketë një agjendë jo në interes të shtetit por të partisë në pushtet për një mandat tjetër. Prej fillimit, kjo qeveri kishte këtë agjendë dhe kjo po e dëmton vendin tonë. Do të luteshim të kërkonim prej partnerëve që nëse në agjendat e tyre kanë masa të tilla t’i orientojnë vetëm të pjesa politike dhe te kjo qeveri që merr vendime të tilla sepse policia dhe ushtria e Kosovës e kanë bërë punën e tyre mirë.”, u shpreh ai./abcnews.al

“Regjimi nuk mendon për ju”, Netanyahu-iranianëve: Izraeli qëndron me ju, kemi përpara një të ardhme në paqe

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 16:25

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu iu është drejtuar qytetarëve iranianë me një mesazh mesditën e së hënës, duke u thënë se Izraeli qëndron pranë tyre.

“Çdo ditë shihni një regjim që ju nënshtron, bën fjalime të zjarrta për mbrojtjen e Libanit, mbrojtjen e Gazës. Megjithatë, çdo ditë, ky regjim e zhyt rajonin tonë gjithnjë e më thellë në errësirë ​​dhe më thellë në luftë”, tha Netanyahu në mesazhin e tij video drejtuar qytetarëve iranianë në anglisht.

Sipas tij, regjimi iranian po e çon popullin e tij pranë humnerës.

“Çdo moment që kalon, regjimi ju sjell ju – popullin fisnik pers – më pranë humnerës. Shumica dërrmuese e iranianëve e dinë se regjimi i tyre nuk kujdeset fare për ta. Nëse ai kujdesej vërtet, nëse kujdesej për ju, ai do të ndalonte së shpenzuari miliarda dollarë në luftëra të kota në të gjithë Lindjen e Mesme. Do të fillonte të përmirësonte jetën tuaj. Imagjinoni sikur të gjitha shumat e mëdha të shpenzuara nga regjimi për armët bërthamore dhe luftërat e huaja të investoheshin në edukimin e fëmijëve tuaj, përmirësimin e kujdesit shëndetësor, ndërtimin e infrastrukturës së kombit tuaj, ujin, ujërat e zeza, të gjitha gjërat e tjera që ju nevojiten. Imagjinoni atë.”

The people of Iran should know – Israel stands with you pic.twitter.com/MfwfNqnTgE

— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) September 30, 2024

/abcnews.al

 

Izraeli jep sinjale se po përgatit një ofensivë tokësore në Liban

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 16:16

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant aludoi sot se Izraeli po bën përgatitjet për një ofensivë tokësore në Liban ndërkohë që sulmet ajrore kanë vazhduar, duke goditur ndër të tjera një ndërtesë shumëkatëshe banimi në qendër të Bejrutit dhe vrarë tre militantë palestinezë. Grupi militant Hezbollah u zotua se është i përgatitur për një luftë të gjatë pas vrasjes së zinxhirit komandues nga Izraeli, përfshirë drejtuesin e grupit, Hassan Nasrallah.

Ushtarë dhe tanke izraelite u vendosën në pjesën veriore të Izraelit të hënën, disa orë pasi Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant aludoi ndaj përgatitjeve të Izraelit për një ofensivë tokësorë në Liban.

Në një takim me forcat izraelite të vendosura përgjatë kufirit, ministri Gallant theksoi se “misioni” siç tha ai, i ushtrisë izraelite është të kthejë banorët e pjesës veriore të vendit nëpër shtëpitë e tyre.

“Eliminimi i Hassan Nasrallahut ishte një hap shumë i rëndësishëm, por jo i vetmi. Do t’i përdorim të gjitha kapacitetet që i kemi, dhe nëse dikush në anën tjetër nuk e kupton se çfarë do të thotë kjo, të gjitha kapacitetet nënkuptojnë të gjitha kapacitetet. Ju jeni pjesë e kësaj përpjekjeje dhe ne kemi besim se ju do ta arrini këtë synim”, deklaroi ai.

Deklarata e tij vinë ndërkohë që ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të grupit militant Hezbollah, Naim Kassem, u zotua të vazhdojë luftën kundër Izraelit, duke thënë se organizata e tij, e cila është shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, është e gatshme të vazhdojë luftën pas humbjeve të shkaktuara nga Izraeli.

“E dimë që beteja mund të jetë e gjatë dhe opsionet tona janë të hapura. Do të përballemi me çdo situatë. Dhe jemi të përgatitur nëse izraelitët vendosin të futen në rrugë tokësore, forcat e rezistencës janë gati për një përballje tokësore”, tha ai.

Javën e kaluar sulmet ajrore izraelite vranë udhëheqësin e këtij grupi militant dhe gjashtë nga komandantët e tij kryesorë, si dhe kanë goditur mijëra objektiva përgjatë pjesëve të ndryshme të Libanit.

Të hënën në mëngjes, një ndërtesë banimi në qendër të Bejrutit u godit nga një sulm ajror, duke u shkatërruar tërësisht. Gjatë sulmit humbën jetën tre militantë palestinezë, një sinjal që për Izraelin nuk ka asnjë pjesë të Libanit që është e paprekshme.

Zëdhënësi i Këshillit për Sigurinë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby shprehu përkrahje për Izraelin dhe tha se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë me vëmendje situatën.

“Po e vëzhgojmë situatën me shumë vëmendje për të parë se si – nëse dhe si – Hezbollahu dhe Irani do të reagojnë, krahas grupeve militante në Irak dhe Siri. Na duhet të jemi gati për një lloj kundërpërgjigje. Duhet të sigurohemi se jemi gati, dhe ne jemi gati. Besojmë që kemi kapacitetet që na nevojiten në rajon. Por tani për tani është e paqartë. Është shumë herët për ta ditur”, deklaroi ai në emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC.

Ministria libaneze e shëndetësisë njoftoi se rreth një mijë libanezë kanë humbur jetën dhe rreth gjashtë mijë janë plagosur gjatë dy javëve të fundit./VOA

Papa Françesku shkakton polemika, i quan mjekët që kryejnë abortin si “vrasës”

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 15:54

Papa Françesku ka shkaktuar polemika pasi e quajti ligjin e abortit si “vrasës”.

“Mjekët që e bëjnë këtë janë – më lejoni fjalën – vrasës. Ata janë vrasës,” tha Papa. “Dhe për këtë nuk mund të debatoni. Ju po vrisni një jetë njerëzore.”

Komentet kanë shkaktuar bujë në internet, me komentuesit pro abortit që thonë se ndalimet e abortit “nuk kanë shpëtuar kurrë jetë”.

Kjo është hera e dytë në pak javë që udhëheqësi i Kishës Katolike pyetet për pikëpamjet e tij mbi abortin gjatë një konference shtypi.

Gjatë një fluturimi nga Azia, Françesku tha se votuesit amerikanë duhet të zgjedhin “të keqen më të vogël” kur të vendosin midis një kandidati presidencial që dëshiron të dëbojë emigrantët dhe atij që mbështet të drejtat e abortit, një referencë për Donald Trump dhe Kamala Harris./abcnews.al

Lituania i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të hetojë Bjellorusinë për krime kundër njerëzimit

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 15:42

Lituania i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) të hënën të hetojë Bjellorusinë fqinje mbi krimet e dyshuara kundër njerëzimit nën sundimin e liderit autoritar Alexander Lukashenko.

Ministria e Drejtësisë Lituaneze tha se po i kërkonte gjykatës “të hapë një hetim… mbi krimet kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i Lukashenkos – deportim i detyruar, persekutim i personave dhe sjellje të tjera mizore që janë në kundërshtim me normat kryesore të ligjit ndërkombëtar”.

Veprimi i Lituanisë tërhoqi mbështetje të menjëhershme nga udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya, e cila është e vendosur në shtetin baltik. Vilnius e njeh atë, jo Lukashenkon, si udhëheqësen legjitime të Bjellorusisë.

“Krimet e kryera nga ky regjim, nga dëbimet e detyruara deri te arrestimet e paligjshme dhe torturat, nuk mund të mbeten të pandëshkuara. Guximi i Lituanisë na jep shpresë se bota më në fund po e mban regjimin përgjegjës për mizoritë e tij,” tha Tsikhanouskaya në një deklaratë.

Ajo tha se rreth 300,000 bjellorusë ishin detyruar të largoheshin nga vendi, me çdo të tridhjetë banor të Bjellorusisë që tani jeton në mërgim.

Tsikhanouskaya kandidoi kundër Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale në gusht 2020, por u largua nga vendi pasi ai u shpall fitues, një rezultat që opozita dhe qeveritë perëndimore e denoncuan si të manipuluar./abcnews.al

Dita e parë si kryebashkiak/ Tavo: Do të realizoj premtimet. Në fokus, projektet infrastrukturore dhe çështja e pronave

By: Xhen Sila
30 September 2024 at 15:20

Dita e fundit e shtatorit ishte dita e parë e Vangjel Tavos në krye të bashkisë Himarë.

Fill pas betimit ai iu drejtua zyrës së tij ku zhvilloi një takim të shkurtër me administratën e bashkisë.

Më pas doli në terren ku e para punë ishte takimi me operatorët turistikë për të mësuar mbi ecurinë dhe problematikat e sezonit që në Himarë nuk ështe mbyllur ende.

Tavo u shpreh se nën drejtimin e tij prioritet do të kenë projektet infrastrukturore por edhe çështja e pronave që siç tha është drejt zgjidhjes.

Qytetarët janë shpresëplotë se me Tavon në krye Himarës nuk do t`i mungojë zhvillimi.

Presin që kryetari i ri të mos ketë veset e të vjetërve që siç thonë menduan vetëm për veten e jo për qytetarët.

Prej majit të vitit të shkuar Himara përjetoi një situatë të paprecedentë ky dy kryetarë të saj përfunduan pas hekurave njëri për krime zgjedhore e tjetri për abuzim me detyrën. Me zgjedhjen e Tavos banorët shpresojnë qëndrueshmëri e zhvillim për qytetin në jug të vendit./abcnews.al

❌
❌