Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lideri bjellorus fal 30 të burgosur, pas protestave kundër rezultatit zgjedhor

By: Fia Nelaj
4 September 2024 at 14:53

Lideri i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, i ka falur 30 njerëz, përfshirë shtatë gra, të cilët po vuanin dënime me burgim për “krimin e protestimit”.

Muajin e kaluar, Lukashenko i fali 30 njerëz të tjerë të dënuar për pjesëmarrje në protesta masive në vitin 2020 kundër rezultatit zyrtar të zgjedhjeve presidenciale, i cili ia dhuroi fitoren atij.

Perëndimi nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk e pranon Lukashenkon si liderin e ligjshëm të vendit.

Shumë vende kanë vendosur sanksione kundër regjimit të Lukashenkas si përgjigje për shtypjen e kundërshtarëve në vend.

LukashenkO, 69 vjeç, është në pushtet në Bjellorusi prej vitit 1994.

Ai e ka “shtrënguar” kapjen e vendit prej zgjedhjeve të gushtit 2020, duke arrestuar më shumë se 35.000 njerëz.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lideri bjellorus fal 30 të burgosur, pas protestave kundër rezultatit zgjedhor appeared first on Euronews Albania.

❌
❌