Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Koleksion Haute couture/ Talentet e “La Griffe Academy” u prezantuan në javën e modës në Milano

1 October 2024 at 16:01

Shkolla e njohur e modës me qendër në Tiranë La Griffe Academy, u prezantua ne Në Javën e Modës në Milano. Talentet e reja paraqiten koleksionin Haute couture frymëzua nga ylli i muzikës shqiptare, Dua Lipa.

Veshjet e dizajnuara mishëronin shpirtin  dhe personalitetin e këngëtares, Dua Lipa, prej nga të rinjtë janë inspiruar. Studentët e diplomuar të La Griffe Academy, stilistë dhe modelë shqiptarë spikasnin me unikalitetin e tyre.

Pas çdo veshje, janë orë të panumërta kreativiteti, mjeshtërie dhe pasioni.

Gurë të çmuar të qëndisur në outfitet e sfilatës. Këta stiliste të rinj, tani duke hyrë në botën e modës, janë një dëshmi e përkushtimit të La Griffe Academy për të kultivuar ekselencën.

Vit pas viti, akademia prodhon Stiliste të suksesshëm që sjellin vizione të freskëta dhe inovative në industri.

Nga Tirana në Milano, La Griffe Academy vazhdon të formësojë të ardhmen e modës. Dhe sot, këta stiliste të talentuar sapo kanë nisur rrugëtimin drejt lënies së gjurmës së në botën e modës.

 

Durrës, 500 turistë amerikanë/ Në brigjet e qytetit bregdetar zbarkon kroçera “Seven seas”

1 October 2024 at 15:47

DURRËS- Një kroçere me 636 turistë nga shtete të ndryshme të botës, 450 prej të cilëve shtetas amerikanë, kanë zbarkuar këtë të martë në brigjet e qytetit bregdetar të Durrësit.

Numri i lartë i turistëve amerikanë në Durrës, konfirmon interesin në rritje për të eksploruar jo vetëm qytetin bregdetar, por edhe qytetet e tjera të vendit tonë. Me përfundimin e sezonit veror, vëmendja e vizitorëve të huaj është kthyer nga turizmi kulturor dhe historik.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e kroçeres “Seven seas”, e cilësuar si një ndër më të mëdhatë që ndalet në brigjet e Durrësit. Kjo është kroçera e parë në sezonin e vjeshtës që mbërrin në Durrës, duke iu hapur rrugën edhe shumë të tjerave që priten në ditët në vijim/ abcnews.al

Fenomeni natyror/ Studiuesit: Pse Everest vazhdon ‘të rritet’ me dy milimetra në vit?

1 October 2024 at 15:32

Everesti, “i pakënaqur” me 8 849 metrat e tij që e bëjnë atë malin më të lartë në Tokë, po vazhdon të rritet. Fenomeni i veçantë është për shkak të një rrjeti lumor aty pranë, që po gërmon një grykë të thellë rreth 75 kilometra larg dhe, duke bërë këtë, bën që zonat përreth të ngrihen ngadalë.

Kjo u zbulua nga studimi i publikuar në revistën ”Nature Geoscience” dhe i udhëhequr nga Universiteti Kinez i Gjeoshkencave dhe Kolegji Universitar i Londrës, raporton ANSA.

Duke përdorur instrumentet GPS, studiuesit kanë llogaritur se Everesti po rritet me rreth dy milimetra në vit dhe se në 89 000 vitet e fundit, pra që kur rrjeti i lumenjve filloi punën e tij të erozionit, ai është rritur me një vlerë midis 15 dhe 50 metra.

Për studiuesit e koordinuar nga Jin-Gen Dai i universitetit kinez dhe Matthew Fox i atij britanik, shkaku i anomalisë së Everestit është efekti i njohur si ”rikthim pas akullnajave”

Normalisht, ky efekt zakonisht ndodh kur akullnajat shkrihen dhe korja e Tokës, e çliruar nga pesha e saj, ngrihet. Në këtë rast, korja e Tokës po rritet jo për shkak të humbjes së një akullnajeje, por për shkak të humbjes së shkëmbit të gdhendur nga lumi.

Është një proces jashtëzakonisht i ngadalshëm, por që mund të shkaktojë ndryshime të rëndësishme gjatë kohës gjeologjike.

Fenomeni filloi 89 000 vjet më parë, kur lumi Arun iu bashkua sistemit të lumit Kosi, 720 kilometra i gjatë, pjesa më e lartë e të cilit shkon në mbi 8 000 metra mbi nivelin e detit.

“Lartësia në rritje e Everestit me të vërtetë thekson natyrën dinamike të sipërfaqes së Tokës”, thotë Xu Han i Universitetit të Gjeoshkencave të Kinës, autori i parë i studimit.

Ngritja nuk kufizohet vetëm në malin Everest, por prek edhe disa maja aty pranë, duke përfshirë Lhotse dhe Makalu, respektivisht majat e katërta dhe të pesta më të larta në botë.

Greqi, kërkohet evakuimi i disa fshatrave për shkak të zjarreve

1 October 2024 at 14:17

Përderisa zjarret vazhdojnë në ditën e tretë në zonën pyjore të gadishullit të Peloponezit në Greqi, është bërë thirrje për evakuimin e fshatrave Sofiana dhe Rethi në rajon.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror grek, ERT, banorët e fshatrave Sofiana dhe Rethi kanë marrë një mesazh në celularët e tyre mëngjesin e sotëm nga shërbimet e Mbrojtjes Civile, ku u kërkohet të evakuojnë zonën.

Dy zjarrfikës kanë mbetur të plagosur gjatë betejës për të shuar zjarrin, i cili ka vijuar në shumë fronte dhe është afruar në zona të banuara.

Ditën e djeshme ishte zbuluar se nga zjarri kanë humbur jetën dy banorë të zonës, të moshës 35 dhe 40-vjeç, të cilët kanë marrë pjesë vullnetarisht në punimet për shuarjen e zjarrit.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit pyjor, i cili nisi të dielën pranë Ksilokastros në gadishullin e Peloponezit, vijojnë në ditën e tretë, si nga ajri ashtu edhe nga toka.

Ndërkaq, përpjekjet për shuarjen e zjarrit, të mbështetur nga ekipet e zjarrfikësve, banorëve vendas dhe vullnetarëve, po vazhdojnë me vështirësi për shkak të erës së fortë që mbizotëron në rajon.

Përplasen dy automjete në Përmet, katër të lënduar

1 October 2024 at 14:06

PËRMET- Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”.

Policia thotë se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë katër qytetarë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave/ abcnews.al

Mashtruan klientët e agjencisë turistike dhe u morën 15 mijë euro, dy të ndaluar

1 October 2024 at 13:48

TIRANË– Dy punonjës të një agjencie turistike janë ndaluar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë përfituar rreth 15 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë.

Këta shtetas dyshohet se kanë mashtruar klientë të agjencisë së udhëtimit ku ishin të punësuar, pasi iu kanë marrë atyre paratë për rezervimin e biletave për vajtje, ardhje dhe për akomodim në hotel, por kanë blerë vetëm biletën për vajtje në destinacion./ abcnews.al

 

Dy aksidente në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tre të lënduar

1 October 2024 at 12:47

Tre persona mes të cilëve, dy gra, kanë mbetur të lënduar në dy aksidente të ndodhura mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Aksidenti i parë ka ndodhur pranë fshatit Balldre ku janë plagosur dy gra dhe tjetri ne Piraj ku ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i një motoçiklete.

Te plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës, ndërsa policia po heton shkaqet e këtyre aksidenteve.

Dogjën karriget dhe krijuan kaos/ Referohet dosja në SPAK, ja akuzat për 23 deputetët e PD

1 October 2024 at 12:11

TIRANË- Pas kaosit të shkaktuar në seancën plenare të së hënës, Policia ka dorëzuar dosjen në SPAK për 23 deputetët të PD-së dhe opozitës, të cilët ishin protagonistë në kryerjen e akteve vandale.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka akuzohet për veprat  “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi akuzohet për veprën “Goditjet për shkak të detyrës”.

Deputeti Bledion Nallbati akuzohet për veprën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Deputetët e tjerë opozitarë, të akuzuar për veprën “Shkatërrimin e pronës”:

Dhurata Çupi
Flamur Hoxha
Xhelal Mziu
Lefter Geshtenja
Agron Gjekmarkaj
Ina Zhupa
Lindita Mataliaj
Dashnor Sula
Luan Baçi
Lodovik Hasani
Asllan Dogjani
Elidon Bushati
Erisa Xhixho
Sorina Koti
Sajmir Korreshi
Edmond Spaho
Kasem Mahmutaj
vangjel Dule
Monika Kryemadhi
Isuf Celaj.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta. Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

 

Pasojat e uraganit “Helene” në SHBA, shkon në 133 numri i viktimave

1 October 2024 at 11:58

SHBA- Është rritur në 133 numri i viktimave si pasojë e uraganit “Helene” që ka goditur brigjet e Floridës në SHBA.

Në rajon vazhdojnë efektet negative të uraganit “Helene” që ka një shpejtësi prej 225 kilometrash në orë.

Autoritetet deklaruan se të paktën 133 persona kanë humbur jetën në Karolinën e Veriut, Karolinën e Jugut, Georgia, Florida dhe Virginia në të cilat kanë qenë efektive erërat e forta dhe shirat e sjellë nga uragani.

Zyrtarë nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të Ministrisë së Sigurisë Kombëtare (FEMA) njoftuan se mbi 1.000 persona qëndruan në strehimore për shkak të fatkeqësive të shkaktuara nga uragani “Helene”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pritet të vizitojë këtë javë zonat e prekura nga uragani.

Biden shpalli “gjendje fatkeqësie” në Florida dhe Karolinën e Veriut dhe urdhëroi “ndihmë federale” për të prekurit nga uragani.

Japoni, emërohet kryeministri i ri

1 October 2024 at 10:31

Lideri i ri i Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet në Japoni, Shigeru Ishiba u zgjodh kryeministër i ri i vendit në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve,,

Në seancën e mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve (Shuugin), Dhoma e Ulët e Parlamentit japonez, anëtarët e Parlamentit votuan për zgjedhjen e kryeministrit të ri të vendit.

Shigeru Ishiba u bë kryeministri i 102-të i Japonisë duke marrë 291 vota pro në Parlamentin prej 465 vendesh, i cili dominohet nga partia e tij LDP dhe partneri i saj Komeito.

Nëntë kandidatë, dy prej të cilëve ishin gra, morën pjesë në zgjedhjet e udhëheqjes së LDP-së të mbajtur javën e kaluar. Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Ishiba u zgjodh kryetar i ri i LDP-së duke mundur rivalen e tij, Sanae Takaichi.

Ishiba, i cili po përgatitet të shpallë kabinetin e tij të ri, do të marrë detyrën me një ceremoni që do të mbahet në Pallatin Perandorak.

Kryeministri i ri do të vazhdojë detyrën deri në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të planifikuara më 27 tetor.

-Procesi

Kreu i LDP-së dhe kryeministri Fumio Kishida njoftoi në gusht se do të japë dorëheqje me arsyetimin se skandali i fondit lidhur me donacionet politike brenda partisë kishte tronditur besimin e publikut në politikë.

Ai mori detyrën në tetor 2021 dhe vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e LDP-së javën e kaluar. Kishida dhe kabineti i tij dhanë dorëheqje mëngjesin e sotëm.

Burim veprimtaritë kriminale, sekuestrohen pasuri me vlerë 750 000 euro në Tiranë

1 October 2024 at 09:31

TIRANË– Sekuestrohen pasuri me vlerë 750 000 euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e një 37-vjeçari në Tiranë.  Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht 6 apartamente dhe 6 automjete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e kryer nga një 37-vjeçar, i cili në vitin 2020 ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Britaninë e Madhe./ abcnews.al

 

Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

1 October 2024 at 09:24

Tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Ai organizohet çdo vit dhe synon të shpërndajë informacion në lidhje me shëndetin e gjirit, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë globin.

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme te gratë në mbarë botën, me rreth 2.3 milion raste të reja të diagnostikuara çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Njohja e shenjave të hershme është thelbësore për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje. Një nga shenjat e para që mund të vërehet është një ndryshim i papritur në madhësinë ose formën e gjinjve. Kjo përfshin enjtjen, rënien ose asimetri të papritur.

Gratë duhet të jenë të vetëdijshme për çdo ndryshim të tillë dhe të konsultohen me mjekun e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Prania e një gungë ose një mase në gjoks ose në zonën e sqetullës është një tjetër shenjë alarmante. Këto masa shpesh janë të forta dhe mund të jenë të palëvizshme ose të lëvizshme nën lëkurë.

Një vetë-ekzaminim i rregullt mund të ndihmojë në identifikimin e këtyre ndryshimeve në një fazë të hershme./abcnews.al

Rreziqet që mund të shkaktojë inteligjenca artificiale në prodhimin e armëve në të ardhmen

1 October 2024 at 08:26

Për dekada, ushtria ka përdorur armë autonome si mina, silurët dhe raketat, të cilat funksionojnë bazuar në reagime të thjeshta reaktive pa kontroll njerëzor.

Arsenali vdekjeprurës ushtarak tani është plotësuar me armë autonome të mundësuara nga inteligjenca artificiale.

Ne po hyjmë në një epokë të re të luftës në të cilën armë të tilla përbëjnë një kërcënim konkret për përparimin shkencor dhe kërkimin bazë, paralajmëron Kanaka Ryan, një profesor i asociuar i neurobiologjisë në Institutin Blavatnik në Shkollën Mjekësore të Harvardit.

Tri rreziqet kryesore që armët me AI mund të çojnë në paqëndrueshmëri gjeopolitike dhe zhvillimi i tyre mund të ndikojë në kërkimet joushtarake, në akademi dhe industri – ky është premisa e një punimi të paraqitur nga Ryan dhe kolegët e saj në Konferencën Ndërkombëtare për Mësimin e Makinerisë në 2024 vit.

Studiuesit e Harvardit i kushtuan vëmendje të veçantë mënyrës sesi këto armë mund t’ua lehtësonin vendeve përfshirjen në konflikt, sesi kërkimet shkencore joushtarake në inteligjencën artificiale mund të censuroheshin, ose të përfshiheshin në mbështetjen e zhvillimit të këtyre armëve dhe se si ushtritë mund të përdornin autonome. inteligjenca artificiale në teknologji për të reduktuar ose ridrejtuar përgjegjësinë e vendimmarrjes njerëzore.

-Pjesa më e madhe e zhvillimit aktual të armëve me AI ka për qëllim largimin e ushtarëve njerëz nga rreziku, gjë që në vetvete është një gjë humane për t’u bërë. Megjithatë, nëse pak ushtarë vdesin në një luftë sulmuese, kjo dobëson lidhjen midis luftës dhe kostos njerëzore. Bëhet politikisht më e lehtë për të filluar luftërat, të cilat nga ana tjetër mund të çojnë në më shumë vdekje dhe shkatërrim total, thotë Ryan.

-Ndërsa teknologjia autonome e fuqizuar nga AI bëhet qendrore për planifikimin e mbrojtjes kombëtare në mbarë botën, ne mund të presim kufizime të ngjashme në kërkimet joushtarake. Dhe kjo do të pengonte kërkimet bazë mbi inteligjencën artificiale, aplikimet e vlefshme civile në shëndetësi, kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, thotë Ryan, i cili gjithashtu paralajmëron për shkallën e paqartë të autonomisë dhe mbikëqyrjes njerëzore në sistemet e armëve, e cila përfundimisht merr vendimet.

Këto sisteme po bëhen gjithnjë e më komplekse dhe të fuqishme, dhe meqenëse kohët e reagimit në luftë duhet të jenë më të shpejta, ne mund të presim që gjithnjë e më shumë vendime t’u lihen armëve. Nga ana tjetër, të kesh  “njerëz në lak” në një armë autonome të fuqizuar nga AI mund t’i qetësojë studiuesit të mendojnë se sistemi është etik dhe në përputhje me standardet ushtarake, edhe pse në fakt nuk i përfshin njerëzit në vendimmarrje, Ryan paralajmëron.

“Megjithëse ka ende shumë punë për të bërë për të krijuar armë me AI, shumica e algoritmeve bazë tashmë janë propozuar ose janë fokusi i kërkimeve të mëdha akademike dhe industriale, të motivuara nga aplikacione joushtarake si automjetet vetë-drejtuese”, tha Ryan, i cili mbron përgjegjësi më të madhe për shkencëtarët dhe studiuesit në drejtimin etik të aplikimit të këtyre teknologjive.

-Disa shkencëtarë kanë kërkuar një ndalim total të inteligjencës artificiale ushtarake. Kjo është moralisht ideale, por jo realiste; inteligjenca artificiale është shumë e dobishme për qëllime ushtarake për të arritur konsensusin ndërkombëtar të nevojshëm për të vendosur ose zbatuar një ndalim të tillë. Ne duhet të ndalojmë dhe rregullojmë klasat më të rënda të armëve të AI dhe të vendosim kufizime pa kalim sa më shpejt të jetë e mundur, thotë Ryan, i cili beson se armët me energji artificiale duhet të zhvillohen që të shtojnë, jo të zëvendësojnë, ushtarët njerëzorë.

Greqia me popullsinë më të moshuar në Evropë

1 October 2024 at 08:22

Në Greqi, ndryshe nga vendet e tjera evropiane, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve nuk festohet siç duhet, megjithëse plakja është një çështje e rëndësishme, pasi popullsia totale është rritur me 39% nga fillimi i dekadës së parë të pasluftës dhe sot.

”Më konkretisht, ata të moshës mbi 65 vjeç u rritën 4,6 herë (nga 520 mijë në 2,4 milionë), ndërsa popullsia mbi 85 vjeç u shumëfishua me 20 herë (600 mijë sot krahasuar me vetëm 30 mijë në 1951)”, deklaroi Byron Kotzamanis, drejtor i Institutit të Kërkimeve dhe Studimeve Demografike.

Në Greqi, 23% e popullsisë janë të moshës mbi 65 vjeç.

Në të njëjtën kohë, ajo karakterizohet gjithashtu nga dallime të forta rajonale pasi përqindja e njerëzve të moshës 65 vjeç e lart varion nga 12,6% në në 33,9%.

”Prandaj”, sipas Kotzamanis, ”po shkojmë drejt një kombinimi shpërthyes të plakjes dhe superpleqërisë në më shumë se një në katër prefektura të vendit tonë”.

”Kjo do të rezultojë (para vitit 2050) në një realitet të ri sipas të cilit 1/3 e popullsisë do të jetë 65 vjeç ose më e moshuar, ndërsa në të njëjtën kohë 1/4 e tyre do të jetë në supermoshë.

”Duke marrë parasysh që në brezat e pas vitit 1970 kemi një rënie të martesës dhe një rritje të të dy divorceve dhe përqindjes së atyre që nuk do të kenë fëmijë, do të kemi një numër gjithnjë në rritje të njerëzve që do ta gjejnë veten pas moshës 65 vjeç me shumë pak njerëz në mjedisin e tyre të ngushtë familjar”, thekson ai.

”Prandaj, shtetit të mirëqenies – dhe jo familjes – do t’i kërkohet të mbulojë gjithnjë e më shumë nevojat e këtyre individëve duke qenë se kostot do të jetë e pamundur të mbulohen vetë”, shton ai.

Papa Françesku kritikon mjekët që kryejnë aborte: Janë vrasës!

1 October 2024 at 08:13

Papa Françesku ka shkaktuar polemika, pasi e quajti ligjin e abortit si “vrasës”.

“Mjekët që e bëjnë këtë janë – më lejoni fjalën – vrasës. Ata janë vrasës”, tha Papa.

“Dhe për këtë nuk mund të debatoni. Ju po vrisni një jetë njerëzore”.

Komentet kanë shkaktuar bujë në internet, me komentuesit pro abortit që thonë se ndalimet e abortit “nuk kanë shpëtuar kurrë jetë”.

Kjo është hera e dytë në pak javë që udhëheqësi i Kishës Katolike pyetet për pikëpamjet e tij mbi abortin gjatë një konference shtypi.

Gjatë një fluturimi nga Azia, Françesku tha se votuesit amerikanë duhet të zgjedhin “të keqen më të vogël” kur të vendosin midis një kandidati presidencial që dëshiron të dëbojë emigrantët dhe atij që mbështet të drejtat e abortit, një referencë për Donald Trump dhe Kamala Harris.

 

Media italiane: Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin për të eksploruar Shqipërinë

1 October 2024 at 08:07

Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë, por a është vërtet një vend i përshtatshem për të jetuar atje?

Kohët e fundit, shumë italianë kanë zgjedhur të jetojnë në një vend jashtë BE-së – që ofron një kosto më të ulët jetese dhe që nuk është shumë larg vendit të tyre, shkruan Mattia Senese në një artikull të botuar në të përditshmen italiane “Gaeta.it”.

Shumë prej tyre, në fakt, kanë treguar interes për vendet e Ballkanit, veçanërisht Shqipërinë.

Vitet e fundit, numri i turistëve italianë është rritur në mënyrë dramatike, pavarësisht se ata jetojnë në anën tjetër të Adriatikut.

Kostot e qëndrimit në Shqipëri janë pothuajse sa gjysma e atyre në Itali.

Kjo është arsyeja pse shumë prej tyre kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar. Por, a ia vlen vërtet?

Shqipëria ka një ekonomi në zhvillim dhe për momentin shumë shërbime kanë ende një kosto shumë të ulët.

Gjatë verës, në mes të korrikut dhe gushtit, ju mund të merrni me qira një dhomë për dy persona në një hotel – me mëngjesin e përfshirë – për më pak se 70 euro.

Një ditë në plazh me çadër dhe shezlong kushton më pak se 20 euro për dy persona.

Gjithashtu, ju do të keni mundësi të vizitoni plazhe të bukura dhe detin e kristaltë, si Dhërmiu, Himara dhe Saranda.

Një vakt në një restorant lokal kushton mesatarisht 25 euro për dy persona, çmimi është pak më i lartë nëse porosisni peshk – dhe më pak nëse i referohemi një picerie.

Sipas analistëve, italianët e shohin Shqipërinë e sotme me njëfarë melankolie – në fund të fundit, deti Adriatik, plazhet, kuzhina, kthejnë pas në kohë vendpushimet italiane me çmimet e 20 viteve më parë.

Sipas një studimi të fundit, shumë italianë kanë hequr dorë nga pushimet në vendin e tyre – për shkak të çmimeve të larta, duke preferuar destinacionet e huaja.

Për të bërë një krahasim, një javë në Shqipëri për dy persona kushton 500 euro – një shifër e paimagjinueshme në Itali, ku e njëjta shumë do të shpenzohej vetëm për hotelin.

Pra, përgjigjja do të ishte: Po, Shqipëria është shumë e përshtatshme dhe ia vlen të përfshihet në listën e destinacioneve të pushimeve për vitin e ardhshëm.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Alarmi i shkencëtarëve: Ngrohja e oqeaneve pothuajse është dyfishuar që nga viti 2005

30 September 2024 at 15:30

Shkalla e ngrohjes së oqeaneve është pothuajse dyfishuar që nga viti 2005 dhe më shumë se një e pesta e sipërfaqes së oqeaneve në botë do të përjetojë një valë të fortë nxehtësie, sipas një raporti nga Observatori Evropian ”Copernicus”, i botuar këtë të hënë.

“Ngrohja e oqeaneve mund të konsiderohet rojtarja jonë e ngrohjes globale”, thuhet në raport.

”Ajo është rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga vitet ’60. Dhe që nga viti 2005, shkalla e ngrohjes së oqeaneve është dyfishuar”, tha gjatë një videokonference oqeanografja, Karina Von Schuckmann duke paraqitur raportin mbi gjendjen e oqeaneve, raporton AFP/ abcnews.al

SHBA: Të vendosur të parandalojmë zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

30 September 2024 at 13:48

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së tha se janë “të vendosur” të sigurojnë që konfliktet në Lindjen e Mesme të mos përhapen në rajon.

Në një deklaratë me shkrim nga zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, bëhet e ditur se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin gjatë fundjavës ka ndjekur zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme me ekipin e tij.

“Austin dhe udhëheqësit e Departamentit të Mbrojtjes vazhdojnë të fokusohen në mbrojtjen e qytetarëve dhe forcave amerikane në rajon, mbrojtjen e Izraelit dhe reduktimin e situatës përmes parandalimit dhe diplomacisë”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e Pentagonit, Austin ka theksuar se SHBA-ja është e vendosur të parandalojë që Irani dhe partnerët e tij të mbështetur nga Irani të shfrytëzojnë situatën ose të zgjerojnë konfliktin.

Departamenti i Mbrojtjes vazhdon të “ruajë një sasi të konsiderueshme aftësish” në rajon dhe të mbajë forcat e saj dinamike sipas situatës në zhvillim të sigurisë, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se aftësitë e mbështetjes ajrore mbrojtëse të SHBA-së do të “forcohen edhe më tej” në ditët në vijim.

Pasi Izraeli vrau liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ambasada e SHBA-së në Bejrut u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Liban të krijojnë një plan veprimi të krizës kundër konflikteve të mundshme dhe të përgatiten të qëndrojnë në vendet e tyre për periudha të gjata kohore”.

Të afërmve të qytetarëve amerikanë të cilët qëndrojnë në vend iu kërkua të rishqyrtojnë planet e tyre për të vizituar Libanin në rast se konfliktet në rajon përshkallëzohen.

Kapsula “SpaceX” mbërrin në stacionin hapësinor për të shpëtuar astronautët e NASA-s

30 September 2024 at 12:55

Dy astronautët e ngecur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, që nga qershori mirëpritën udhëtimin e tyre të ri në shtëpi me mbërritjen e një kapsule SpaceX të dielën.

SpaceX nisi misionin e shpëtimit një ditë më parë të shtunën me një ekuipazh të zvogëluar prej dy astronautësh dhe dy vende bosh të rezervuara për Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët do të kthehen vitin e ardhshëm.

Kapsula Dragon u ankorua në errësirë ​​ndërsa dy anijet u ngritën 265 milje mbi Botsvana. NASA kaloi Wilmore dhe Williams në SpaceX, pas shqetësimeve mbi sigurinë e kapsulës së tyre Boeing Starliner.

Ishte fluturimi i parë testues i Starliner me një ekuipazh dhe NASA vendosi që dështimet e shtytësit dhe rrjedhjet e heliumit që u shfaqën pas ngritjes, ishin shumë serioze dhe të kuptuara keq për të rrezikuar kthimin e pilotëve testues.

Kështu që Starliner u kthye në Tokë bosh në fillim të këtij muaji. Drago që mban Nick Hague të NASA-s dhe Alexander Gorbunov të Agjencisë Hapësinore Ruse do të qëndrojnë në stacionin hapësinor deri në shkurt, duke e kthyer atë që duhet të ishte një udhëtim njëjavor për Wilmore dhe Williams në një mision që zgjat më shumë se tetë muaj.

Dy astronautë të NASA-s u tërhoqën nga misioni, për t’i lënë vend Wilmore dhe Williams në ndeshjen e kthimit.

“Unë thjesht dua t’u them mirëseardhjen shokëve tanë të rinj,” tha Williams, komandanti i stacionit hapësinor, sapo Hague dhe Gorbunov hynë brenda dhe u përqafuan nga nëntë astronautët që i prisnin

❌
❌