Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Emërohet drejtoresha e re e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (EMRI)

By: V K
1 October 2024 at 10:59

Risena Xhaja, është emëruar në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Xhaja do të zëvendësojë në këtë post, drejtorin e komanduar pak muaj më parë, Idriz Haxhiaj.

Xhaja vjen në këtë detyrë pas një përvojë të gjatë në administratë, në nivele drejtuese. Më herët, ajo ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Financave, që nga marsi i vitit 2023 deri në gusht të vitit 2024.

Gjithashtu, nga marsi deri në korrik 2024 ajo mbajti pozicionin e Drejtorit të Komanduar në Agjencinë për menaxhimin e garancive dhe kredive shtetërore të pakthyera (AMGKP), periudhë gjatë së cilës kjo agjenci arriti të mbledhë mbi 831 milionë lekë detyrime të pakthyera nga palët e treta sa i përket kredive të akorduara përmes skemave të garancive shtetërore.

Kush është Risena Xhaja?

Me një karrierë të spikatur thuajse 20-vjeçarë në administratën publike, znj. Xhaja ka qëndruar nga viti 2019 deri në 2023 në pozicionin e Zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si edhe Drejtues i strukturës së Apelimit dhe Bashkëqeverisjes dhe Drejtues i komanduar në dy Drejtori Vendore të këtij institucioni.

Në vitin 2019 ka mbajtur pozicionin e Sekretares së Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës. Anëtare e organit këshillimor pranë Ministrit të Drejtësisë për ekzekutimin e vendimeve penale, Kryetare e Bordit te Universitetit të Arteve nga viti 2019 deri në vitin 2022.

Në vitin 2013 Drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Marrëveshjeve dhe nga viti 2016 deri në vitin 2019, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekonomik dhe Shërbimeve Mbështetëse, pranë Ministrisë së Kulturës, njëkohësisht në këtë periudhë ka ushtruar funksionin e inspektorit të jashtëm financiar pranë Ministrisë së Financave.

Znj.Xhaja e nisi karrierën e saj në administratën publike në qershor 2002, në Drejtorinë Juridike, pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku edhe në vijim, nga viti 2006 ushtroi funksionet e Drejtorit në Drejtorisë Juridike, Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimin në Ministrinë e Kulturës.

The post Emërohet drejtoresha e re e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Japoni, emërohet kryeministri i ri

1 October 2024 at 10:31

Lideri i ri i Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet në Japoni, Shigeru Ishiba u zgjodh kryeministër i ri i vendit në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve,,

Në seancën e mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve (Shuugin), Dhoma e Ulët e Parlamentit japonez, anëtarët e Parlamentit votuan për zgjedhjen e kryeministrit të ri të vendit.

Shigeru Ishiba u bë kryeministri i 102-të i Japonisë duke marrë 291 vota pro në Parlamentin prej 465 vendesh, i cili dominohet nga partia e tij LDP dhe partneri i saj Komeito.

Nëntë kandidatë, dy prej të cilëve ishin gra, morën pjesë në zgjedhjet e udhëheqjes së LDP-së të mbajtur javën e kaluar. Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Ishiba u zgjodh kryetar i ri i LDP-së duke mundur rivalen e tij, Sanae Takaichi.

Ishiba, i cili po përgatitet të shpallë kabinetin e tij të ri, do të marrë detyrën me një ceremoni që do të mbahet në Pallatin Perandorak.

Kryeministri i ri do të vazhdojë detyrën deri në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të planifikuara më 27 tetor.

-Procesi

Kreu i LDP-së dhe kryeministri Fumio Kishida njoftoi në gusht se do të japë dorëheqje me arsyetimin se skandali i fondit lidhur me donacionet politike brenda partisë kishte tronditur besimin e publikut në politikë.

Ai mori detyrën në tetor 2021 dhe vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e LDP-së javën e kaluar. Kishida dhe kabineti i tij dhanë dorëheqje mëngjesin e sotëm.

❌
❌