Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Presidenti Begaj takim me të moshuar: Meritoni trajtim me dinjitet

By: lindita
1 October 2024 at 14:30

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Bajram Begaj, priti në takim një grup pensionistësh, të cilët kanë kontribuar ndër vite në profesione të ndryshme në Shqipëri. Presidenti Begaj u shpreh se e çmonte të rëndësishëm një takim të tillë në këtë ditë simbolike për rëndësinë e nevojës së reflektimit, në mënyrë që ata të kenë një jetë me dinjitet në pleqëri. “Çdokush nga ju ka…

Source

Policia çoi në SPAK 23 deputetë të PD, reagon Bardhi: Nuk na trembin dot!

By: lindita
1 October 2024 at 14:22

Gjatë seancës plenare të hënën pasdite, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit. Por akti i protestës rrezikon të çojë një pjesë të mirë të tyre para përgjegjësisë penale, pasi të martën Policia e Tiranës njoftoi se specialistët e…

Source

Nis nga Elbasani fushata ndërgjegjësuese për tetorin rozë “Ia vlen të jetosh”

By: lindita
1 October 2024 at 14:18

Në Elbasan nisi sot fushata e “Tetorit rozë” me sloganin “Ia vlen të jetosh”, që ka për qëllim ndërgjegjësimin për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në ceremoninë e zhvilluar e këtë rast ishte e pranishme ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, deputetw, gra dhe vajza etj. Në fjalën e saj…

Source

Përurohet shkolla e re “Emin Duraku”, Veliaj: Më e madhe dhe më e bukur se përpara

By: lindita
1 October 2024 at 13:53

Fëmijët e Njësisë 5 në Tiranë kanë një shkollë shumë herë më të fortë dhe me kushte më të mira për të mësuar. Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, e cila pret çdo vit mbi 1300 nxënës, u rindërtua nga Bashkia e Tiranës, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti. Në përurimin e saj, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u shprehën se shkolla e re u ndërtua aty ku ishte…

Source

Paraqitet në SPAK ish-gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha

By: lindita
1 October 2024 at 11:44

Ish gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha është thirrur sot në SPAK. Mësohet se emri i tij përmendet në dosjen ‘Zarka’ për çështjen e “Toyota Yaris”. sh-gjyqtarit iu lakua emri në bisedat e Sky Ecc, se mund t’i jepte zgjidhje çështjes. Njëri nga të dyshuarit e quan ‘Beso grupi’ dhe kur bashkëbiseduesi e pyet se kush është, ai merr përgjigjen ‘Besnik Hoxha shkodrani’. Në SPAK do të…

Source

PD bojkoton edhe Komisionin e Hetimor të sterilizimit, Plarent Ndreca merr drejtimin e mbledhjes

By: lindita
1 October 2024 at 11:39

Partia Demokratike ka bojktuar edhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up, si shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjit, i cili po vuan dënimin me 1 vit pas hekurave në burgun e Fierit. “Sot është mbledhja e radhës e dakordësuar edhe me kryetaren e Komisionit, edhe me përfaqësuesit e opozitës, me vendimmarrje përkatëse nga Komisioni. Ky është zbatim i vendimit për thirrjen e…

Source

Vjen në Durrës kroçera me 636 turistë nga vende të ndryshme të botës

By: lindita
1 October 2024 at 11:12

Megjithëse jemi në tetor, vendi ynë vijon të vizitohet nga turistë të huaj nga e gjithë bota. Sot ka mbërritur në Durrës një nga kroçerat më të mëdha me mbi 600 turistë të huaj, prej të cilëve 450 janë amerikanë. “Sot ka mbërritur në Durrës një nga kroçerat më të mëdha, “Seven Seas Voyager” me 636 turistë nga vende të ndryshme të botës, prej të cilëve 450 amerikanë”…

Source

Ambasadori i BE-së për kaosin e djeshëm në Kuvend: Veprim i gabuar i deputetëve të PD. Pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur

By: lindita
1 October 2024 at 10:46

Ambasadori i BE-së Gonzato ka reaguar pas kaosi të djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë. “Është për të ardhur keq që për një çështje tjetër disa përfaqësues të opozitës përdorën mënyra që ndërpresin mbarëvajtjen e jetës parlamentare në kuvend. Është për të ardhur keq. Për çfarëdo ideje që kemi nuk është kjo mënyra oër ta shprehur mendimin. Në një demokraci funksionale si Shqipëria pakënaqësitë…

Source

Kaosi në Kuvend, reagon Ministri i Brendshëm: Ngjarja do të referohet në SPAK

By: lindita
1 October 2024 at 10:16

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha paralajmëroi deputetët e PD-së pas kaosit të djeshëm në Parlament se ngjarja do referohet në SPAK. Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha: Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i…

Source

Çfarë është indeksimi i pensioneve dhe pse nuk duhet ta ngatërrojmë me rritjen

By: lindita
1 October 2024 at 09:55

Pak javë më parë u dha lajmi i mirë se pensionet do të indeksoheshin në masësh 4.1%. Edhe pse ky indeksim rrit pensionin, në fakt nuk është rritje. Nuk do të thotë që pensionistët do të kenë ca para më shumë, për të rritur mirëqenien. Indeksimi është diçka që në Shqipëri bëhet me pensionet çdo dy tre vite, kurse në botë apo në kompani të huaja që operojnë në Shqipëri bëhet çdo vit.

Source

Ish-kryeministri i Holandës merr sot detyrën e re në krye të NATO-s

By: lindita
1 October 2024 at 09:42

Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, më 1 tetor merr udhëheqjen e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Ai merr postin e shefit të NATO-s me detyrën që ta mbajë bashkë aleancën, teksa lufta në Ukrainë është në një moment kritik dhe zgjedhjet e rëndësishme presidenciale amerikane po afrohen. Në ceremoninë që do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel, Rutte do të marrë…

Source

Hasani: Shqipëria, e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj në luftën kundër ISIS-it

By: lindita
1 October 2024 at 09:40

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani konfirmoi se Shqipëria do të vijojë të jetë partnere e përkushtuar në mbështetjen e misionit të tij të luftës kundër ISIS në takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, në Washington D.C. Hasani vuri në pah rolin e vendit tonë dhe kontributin ndaj Koalicionit. “Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht…

Source

Veliaj uron gjyshërit dhe gjyshet me një video të veçantë: Nga 1 janari, do udhëtojnë falas me autobus në Tiranë

By: lindita
1 October 2024 at 09:38

Çdo 1 tetor festohet “Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar” për të nderuar dhe vlerësuar kontributin e tyre në shoqëri. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka uruar të gjithë gjyshërit dhe gjyshet përmes një videomesazhi të veçantë, duke shprehur mirënjohje për kontributin e çmuar që ata kanë dhënë dhe japin në shoqëri. Kryebashkiaku rikujtoi se duke nisur nga 1 janari…

Source

Kryeministri, thirrje grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas në poliklinika dhe spitalet rajonale

By: lindita
1 October 2024 at 09:21

“Tetori Rozë” njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të të kujdesen për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend. “Dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u…

Source

Media e italiane: Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë për pushime

By: lindita
1 October 2024 at 09:17

Gjithnjë e më shumë italianë po zgjedhin Shqipërinë, por a është vërtet një vend i përshtatshem për të jetuar atje? Kohët e fundit, shumë italianë kanë zgjedhur të jetojnë në një vend jashtë BE-së – që ofron një kosto më të ulët jetese dhe që nuk është shumë larg vendit të tyre, shkruan Mattia Senese në një artikull të botuar në të përditshmen italiane “Gaeta.it”. Shumë prej tyre, në fakt…

Source

Ditë me diell dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për sot

By: lindita
1 October 2024 at 09:14

Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës kryesisht në relievet malore të territorit. Era pritet të jetë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor e lugina 10-12m/sek. Prezencë e mjegullës…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 1 tetor 2024

By: lindita
1 October 2024 at 09:11

Dashi Nis për deshët një tetor me shumë impenjime. Kujdes duhet në çdo këndvështrim. Puna nuk po ju lejon të shkëlqeni në sferën e dashurisë. Debatet po bëhen të zokonshme, ndaj hiqni dorë nga mëritë. Një çështje ligjore ju mban pezull. Pika e dobët është mungesa e qetësisë, çelësi i suksesit; strategjitë pozitive. Demi Demë, dita sot është plot fat. Romanca do ju ndihmojë të ngrini gjendjen…

Source

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Rama ndan pamjet nga Spitali Ditor në QSUT: Shmang fluksin e pacientëve

By: lindita
30 September 2024 at 13:55

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në rrjetet sociale pamje nga Spitali Ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. “Hospitalizimi në Spitalin Ditor në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” një ndihmë e madhe për mjekët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime si dializë, toksikologji, alergologji, dermatologji, reumatologji dhe hematologji. Me një sipërfaqe prej…

Source

Presidenti Begaj pret në takim senatorin italian: Italia, porta hyrëse e Shqipërisë për në Bashkimin Europian

By: lindita
30 September 2024 at 13:12

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Senatorin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga një grup sipërmarrësish italianë. Në takim u theksuan marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, përfshirë dhe atë ekonomike, të favorizuara edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve. Presidenti Begaj theksoi se Italia është…

Source

❌
❌