Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Argjendarit, cak i aksionit të Doganës dhe ATK-së në Pejë

1 October 2024 at 15:58

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, bazuar në planin e përbashkët të veprimit për vitin 2024, kanë zhvilluar sot aktivitete të koordinuara në qytetin e Pejës.

Aksioni u realizua në 10 lokacione.

Nga ATK kanë bërë të ditur për Telegrafin se fokusi i këtij aksioni ka qenë tek  bizneset që merren me shitblerjen dhe përpunimin e arit.

E nga Dogana e Kosovës kanë bërë të ditur se këto kontrolle kanë për qëllim të identifikojnë parregullsitë tatimore, kontrabandën, dhe shmangien e detyrimeve doganore.

Aksioni është pjesë e përpjekjeve për të forcuar respektimin e ligjit dhe për të parandaluar humbjet e të ardhurave për shtetin. /Telegrafi/

The post Argjendarit, cak i aksionit të Doganës dhe ATK-së në Pejë appeared first on Telegrafi.

Kurti dhe ministrja letoneze diskutojnë për sigurinë rajonale dhe agresionin rus

1 October 2024 at 15:40

Në kuadër të Forumit të Varshavës për Siguri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takimin e tij të parë bilateral me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi Letoninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme që nga njohja e pavarësisë së Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Në bisedime, të dyja palët diskutuan për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit bilateral për avancimin e interesave të përbashkëta dhe përballjen me sfidat nga regjimet autokratike.

Kurti vlerësoi pjesëmarrjen e Letonisë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe diskutoi për zhvillimet rajonale dhe situatën e sigurisë në Evropë, duke u fokusuar te agresioni rus në Ukrainë.

Po ashtu, Kurti informoi ministren Braže për zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë raportet me Serbinë dhe rreziqet që kjo e fundit paraqet për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri përmendi gjithashtu sulmin terrorist të një viti më parë në Banjskë dhe lidhjet e afërta të Serbisë me Rusinë.

Në takim, Kurti shoqërohej nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon Gashi. /Telegrafi/

The post Kurti dhe ministrja letoneze diskutojnë për sigurinë rajonale dhe agresionin rus appeared first on Telegrafi.

Mosdalja e pagave, Musliu ironizon me pushtetin: Zgjedhjet të mbahen në nëntor, 70% i merr Albini

1 October 2024 at 09:30

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar që zgjedhjet të mbahen në nëntor.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se nëse zgjedhjet mbahen në nëntor Kurti do t’i marr 70%.

Musliu theksoi se situata aktuale, përfshirë mosdaljen e pagave dhe sfidat me buxhetin për vitin 2025, e bën të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve para afatit të parashikuar.

“Fort janë pjekë kushtet me shku në zgjedhje ka mesi i nëntorit mos me e pritë shkurtin hiç. Pagat nuk kanë dalë, kështu si kanë fillu as buxhetin për vitin 2025 s’kanë me mujtë me e votu.  Me shku në zgjedhje në nëntor besoj  dikund 70% i merr Albini”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/

The post Mosdalja e pagave, Musliu ironizon me pushtetin: Zgjedhjet të mbahen në nëntor, 70% i merr Albini appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Qeveria ndan 100 mijë euro për Koalicionin Global kundër ISIS-it

30 September 2024 at 11:58

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike ku janë marrë disa vendime të rëndësishme.

Në këtë mbledhje, është emëruar Komisioni Ad hoc i Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Inspektor i Përgjithshëm, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu, është ndarë një fond prej 100,000 eurosh në mbështetje të Koalicionit Global kundër ISIS/DAESh, duke theksuar angazhimin e Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe në ruajtjen e sigurisë ndërkombëtare.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit. /Telegrafi/

 

 

The post Qeveria ndan 100 mijë euro për Koalicionin Global kundër ISIS-it appeared first on Telegrafi.

Njohja e viteve të 90-ta për pensionet e punonjësve të arsimit, SBAShk dorëzon sot peticionin me mbi 20 mijë nënshkrime

30 September 2024 at 07:40

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), do të dorëzoj sot në Kuvendin e Kosovës një peticion me 20,458 nënshkrime të mbledhura në kuadër të një nisme qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Ky peticion pritet t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit dhe Kryesisë së Kuvendit.

SBAShK synon me këtë nismë të adresojë disa prej sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publikë që përfitojnë nga skemat pensionale, duke kërkuar ndryshime në përfitimet e pensionistëve.

Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Koosvës, të njihen si kontributdhënëse që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontributpaguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë.

Kryetari i SBAShK-së, Rrahman Jasharaj, kohë më parë ka deklaruar se kërkesat e nismës kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të pensionistëve dhe sigurimin e një jetese më të denjë për ata që kanë kontribuar për vite me radhë në sektorët publikë.

Jasharaj ka bërë thirrje për mbështetje të gjerë nga deputetët dhe për një proces të shpejtë të shqyrtimit të kësaj nisme në Kuvend.

Peticioni është një prej hapave të parë në përpjekjen për ndryshimin e ligjit që rregullon skemat pensionale në vend. /Telegrafi/

The post Njohja e viteve të 90-ta për pensionet e punonjësve të arsimit, SBAShk dorëzon sot peticionin me mbi 20 mijë nënshkrime appeared first on Telegrafi.

Moti gjatë kësaj jave, priten rrufe e shtrëngata

30 September 2024 at 07:14

Mot stabil, kryesisht i qetë dhe me temperatura tipike vjeshtore parashikohet deri kah mesi i javës, teksa të enjten dhe të premten parashihen vranësira të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe reshjet e shiut do të jenë në formë shtrëngate.

Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 15-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Ditën e mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/ metër për sekondë.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 19 – 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/

The post Moti gjatë kësaj jave, priten rrufe e shtrëngata appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

“Kriminel lufte dhe mbrojtës i përdhunuesve”, komuniteti shqiptaro-amerikan kundërshton pjesëmarrjen e Vuçiqit në OKB

26 September 2024 at 15:31

Komuniteti shqiptaro-amerikan në New York ka protestuar ndaj pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Harry Bajraktari, një aktivist i njohur i komunitetit shqiptar, në një postim në “X” ka publikuar një video ku shihet një kamion me një ekran gjigand ku shfaqte mesazhe kundër Vuçiqit dhe fakte nga lufta në Kosovë.

“Serbia ka gjak në duart e saja, ndaloni së mbrojturi kriminelët”, “Drejtësi për vëllezërit Bytyqi”, Vuçiq=Millosheviqi 2.0”, ishin disa prej këtyre mesazheve që u shfaqën kohë pas kohe në ekran.

Bajraktari e ka quajtur Vuçiqin “kriminel lufte dhe mbrojtës të përdhunuesve”.

Ai ka theksuar se komuniteti shqiptaro-amerikan e ka mirëpritur Vuçiqin me një mesazh të qartë: “Përdhunimi i përdorur si armë lufte.”

Bajraktari ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë dhe ka denoncuar vonesën në ndëshkimin e krimeve të luftës. /Telegrafi/

Yesterday, the Albanian-American community welcomed the war criminal & rapist protector Serbian President Aleksandar Vucic at the UN General Assembly in NYC with a clear message
*“Rape used as a weapon of war#JusticeforKosova #Justicedelayedisjusticedenied 🇽🇰🇽🇰 pic.twitter.com/fJt5oHi7Us

— Harry Bajraktari (@HarryBajraktari) September 25, 2024

The post “Kriminel lufte dhe mbrojtës i përdhunuesve”, komuniteti shqiptaro-amerikan kundërshton pjesëmarrjen e Vuçiqit në OKB appeared first on Telegrafi.

“Nuk mund të heshtim për këtë çështje”, “Fushata nis nga 6-7 janari” – pezullimi nga shkolla i nxënëses me shami në Pejë, përplas deputetin e VV-së me Konjufcën

26 September 2024 at 11:30

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për çështjen e largimit nga shkolla të nxënëses A.D nga Peja, për shkak të bartjes së shamisë.

Korenica tha se ka katër javë që nxënësja në fjalë nuk po vijon procesin mësimorë.

“Ka katër javë që një vajzë nuk po vijon procesin mësimorë në Pejë, është e moshës madhore i ka 18 vjet. Çdo të dytën ditë paraqitet në shkollë dhe përjashtohet nga drejtori Musa Nikçi, dhe nuk e kuptoj se sa e drejtë është që ne të qëndrojmë këtu si deputet dhe ju si kryetar në krye të Kuvendit dhe vetë ministrja e Arsimit dhe të mos merret me rastin dhe mi jep të drejtën vajzës me shku në shkollë”, tha Korenica.

Deputeti shtoi se është përgjegjësi e tyre kolektive që si të zgjedhur nga populli të merrem ne këtë rast.

“Ne e kemi përgjegjësi kolektive si deputet edhe ju si kryetar i Kuvendit, dhe nuk ka kuptim me vazhdu me procesin e votimit dhe mos me trajtu këtë rast dhe me i jep të drejtën sikurse e kanë të gjithë fëmijët e tjerë për shkollim e arsimim”, tha Korenica.

Ai pati edhe një mesazh për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“I dërgoj mesazh të drejtpërdrejtë ministres së Arsimit të merret me rastin dhe mos të lejojë të na paraqiten të njëjtat probleme çdo vit për një faj që ne e kemi trashëguar nga dikush tjetër që e ka vendos në fuqi një udhëzim administrativ diskriminues”, tha Korenica.

E pas këtij deklarimi reagoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Konjufca ia tërhoqi vërejtjen deputetit Korenica se ishte jashtë rendit të ditës.

“Unë si kryetar i Kuvendit pasi po kërkon me qenë profesional më duhet ta tërheq vërejtjen se ishe jashtë rendit ditës. Fushata fillon nga 6-7 janari dhe e keni gjithë kohën e mjaftueshme mi ngrit gjitha problemet”, tha Konjufca.

Nxënësja A.D e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, është pezulluar së fundmi nga vijimi i mësimit për shkak se njëjta ka vendosur që të bartë shaminë.

Drejtori i gjimnazit, Musa Nikçi në një prononcim për Telegrafin ditë më parë ka thënë se nxënësja nuk është përjashtuar por pezulluar.

“Nuk është përjashtuar, është largu derisa te largon shaminë nëse don me ardh si nxënëse e rregullt për shkak të ligjeve dhe udhëzimit që ka shkolla në fuqi”, tha Nikçi.

Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore e Pejës ka filluar hetimet. Kështu ka bërë të ditur për zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

“Pasi kemi pranuar informatat përmes email-it zyrtar për rastin në fjalë, çështja i është ndarë një prokurorit të shtetit , i cili do ta trajtoj rastin se a ka elemente të veprës penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, nga neni 190 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Nikçi. /Telegrafi/

The post “Nuk mund të heshtim për këtë çështje”, “Fushata nis nga 6-7 janari” – pezullimi nga shkolla i nxënëses me shami në Pejë, përplas deputetin e VV-së me Konjufcën appeared first on Telegrafi.

Murati flet për përballjen e inflacionit: Kosova me pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët në rajon

25 September 2024 at 14:47

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka përmendur masat e marra nga Qeveria e Kosovës për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionin global.

Sipas tij, këto masa përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon, një fakt i konfirmuar nga institucionet financiare ndërkombëtare.

“Masat që kemi ndërmarrë si qeveri përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon krahasuar me Bruto Prodhimin Vendor, gjë kjo e konfirmuar edhe nga raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare”, ka shkruar Murati.

Murati përmendi disa nga masat kyçe, duke përfshirë subvencionimin e faturave të energjisë për mbi 200 mijë familje, rritjen e pagës minimale në 350 euro, subvencionimin e bujqësisë, mbështetjen për pensionistët, studentët dhe fëmijët, si dhe miratimin e Ligjit të Pagave në sektorin publik.

Ai gjithashtu përmendi sfidat e përballura nga qeveria, përfshirë bllokadat nga opozita në miratimin e Ligjit për Çmimet Tavan, që synonte të kufizonte rritjen e çmimeve në treg.

“Nuk ka asnjë qeveri në rajon që ka ndërmarrë kaq shumë masa për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve për përballjen me inflacionin,” theksoi Murati. /Telegrafi/

The post Murati flet për përballjen e inflacionit: Kosova me pakon më të madhe mbështetëse për qytetarët në rajon appeared first on Telegrafi.

Axha i Lulzim Fejzullahut: Duam drejtësi reale, e jo selektive

25 September 2024 at 14:26

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut 18 vjeçar nga Podujeva, Lulzim Fejzhullahu.

Axha i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu tha se ata si familjar kërkojnë  vetëm drejtësi.

“Prej 14 janarit më nuk jam mirë as psiqikisht e as fizikisht. Dhimbje tepërta nuk po mundem ti përballoj. Duam vetëm drejtësi reale jo selektive, po nëse s’ka drejtësi kom me thirr protestë gjithë popullore”, tha axha i të ndjerit.

Ai bëri të ditur se ka pasur kontakt me familjen e njërit prej të miturve që dyshohet se kanë kryer veprën penale.

“Me familjen Kadriu kemi pasur ndërmjetësim përmes hoxhallarëve dy herë nga një muaj besë, më kurrë. Me familjen Abdullahu jo. Le ta dinë të gjithë se borxh më kanë sa të kanë ymër”, tha Fejzullahu.

Ndërkaq avokati Tomë Gashi tha se familjarët e Lulzimit i besojnë drejtësisë dhe kërkojnë vetëm atë.

“Ndoshta është koha që Ministria e Drejtësisë të ndryshoj ligjin për të miturit sepse mund të jetë diçka ligjore por nuk është e drejtë. Sepse imagjinoni se nëse dikush vepron në formë të tillë dhe ka pak ditë, pak javë apo muaj më pak se personi që ja merr jetën ai ka shanse edhe për një jetë tjetër ndërsa viktima më nuk kthehet”, tha Gashi. /Telegrafi/

The post Axha i Lulzim Fejzullahut: Duam drejtësi reale, e jo selektive appeared first on Telegrafi.

❌
❌