Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 1 October 2024Main stream

Irani flet për një valë të dytë sulmesh, thirrje Izraelit: Mos bëni gabim sërish

By: redi
1 October 2024 at 22:00

Irani ka paralajmëruar Izraelin për një valë tjetër sulmesh me raketa. Ebrahim Azizi, kreu i Parlamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Komitetit për Politikat e Jashtme, tha për mediat në Iran se ky sulm ishte vala e parë e sulmeve të Gardës Revolucionare. Ai tha se në shënjestër të tyre kanë qenë qendrat ushtarake izraelite, por mund të kenë goditur edhe qendra civile për shkak të përllogaritjeve…

Source

Deputeti Pëllumbi: Një ”atent@t” ndaj Spiropalit dhe kjo nga kokëforcia e një njeriu të vetëm

By: redi
1 October 2024 at 21:49

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi thotë se është shqetësues gjesti i Gazment Bardhit ndaj kryeparlamentares Elisa Spiropali. “Ai reagim është një “atentat” sepse në rast se do të kishte prekur kryetaren do të kishte pasoja të rënda për atë”, tha ai në emisionin “Ekspres” në RTSH. ”Më erdhi në mendje grushti i shtetit në 97’ ku gati u dogj Tirana dhe u shkatërruan bizneset e…

Source

Sulmi nga Irani në Izrael, Trump: Biden dhe Harris kanë dështuar, po çojnë botën në luftë të Tretë Botërore

By: redi
1 October 2024 at 21:35

Kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump ka komentuar sulmin me raketa që Irani nisi ndaj Izraelit të martën, duke lëshuar një deklaratë të rrëmujshme, apokaliptike, në të cilën ai deklaroi se bota po digjet dhe po del jashtë kontrollit. ”Ne nuk kemi lidership, askush nuk e drejton vendin. Ne kemi një President inekzistent si Joe Biden dhe një Zëvendës Presidente që mungon…

Source

Presidentja Osmani në Gjermani, kërkon mbështetje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

By: redi
1 October 2024 at 21:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka kërkuar liderëve politikë të Gjermanisë mbështetje në aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të ndryshme, përfshirë Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Këto kërkesa, Osmani i bëri gjatë takimeve me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman…

Source

”Irani në gjendje lufte”, mbyllet hapësira ajrore. Hamasi përshëndet sulmet

By: redi
1 October 2024 at 21:23

“Irani tani është në gjendje lufte”,thotë Ministria iraniane e Inteligjencës, duke paralajmëruar se Teherani do të përballet me vendet që mbështesin Izraelin. Irani ka mbyllur edhe hapësirën e tij ajrore dhe ka ndaluar të gjitha fluturimet. Pas sulmit me raketa të lëshuara nga Irani mbi Izraelin, misioni i Teheranit në OKB tha se Republika Islamike kishte “ekzekutuar siç duhet përgjigjen e saj…

Source

Dashamir Shehi kundër PD: Pse nuk dolën për Berishën? Mosbindja civile ka tjetër prapavijë

By: redi
1 October 2024 at 20:35

”Nëse do dilnim nga parlamenti për Salianjin, do të ishte më e ndershme të kishim dalë për Berishën”,-thotë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, një ditë pasi deputetët opozitarë dogjën karriget në parlament dhe paralajmëruar që e njëta situatë do të ndodhë edhe në seancat e radhës. Për Shehin opozita nuk duhet të zhvlerësojë armën më të madhe të saj, që është parlamenti. “Kush është kjo opozitë që i…

Source

Sulmet me raketa, Izraeli kërcënon Iranin: Do të ketë pasoja

By: redi
1 October 2024 at 20:23

Raketat shkundën qytetin e Tel Avivit, ku deri tani kanë humbur jetën 8 persona. Sulmi është marrë përsipër nga Irani, si hakmarrje për vrasjet e liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut. Daniel Hagari , zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), u zotua se sulmi do të ketë pasoja. Ai shtoi se vendi mbetet në gatishmëri të lartë. ”Ne jemi në gatishmëri të shtuar në mbrojtje dhe ofensivë…

Source

Përfundon sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, hapësira ajrore e vendit është rihapur

By: redi
1 October 2024 at 20:12

Pasi orëve me panik dhe sulme me raketa, lëshimi i raketave nga Irani ndaj Izraelit ka përfunduar. Autoritetet izraelite u kanë thënë njerëzve mund të largohen nga strehimoret dhe Autoriteti i Aeroportit të Izraelit thotë se hapësira ajrore e vendit është rihapur. Mediat sociale janë përmbytur me imazhe të raketave që bien mbi Izraelin qendror, ku shumë prej tyre janë kapur.

Source

Iraku dhe Jordania marrin masa pas sulmit me raketa nga Irani drejt Izraelit, mbyllin hapësirën ajrore

By: redi
1 October 2024 at 19:54

Iraku ka mbyllur hapësirën ajërore, pasi Irani lëshoi ​​raketa në Izrael, sipas komenteve të raportuara nga agjencia zyrtare irakiane e lajmeve. Ministria urdhëroi gjithashtu “ndërprerjen e përkohshme të trafikut ajror në të gjitha aeroportet e Irakut”. Edhe Jordania njoftoi sonte pezullimin e trafikut ajror pas një sulmi raketor nga Irani drejt Izraelit. Sipas një njoftimi për shtyp të…

Source

Sulmi nga Irani, Biden urdhëron ushtrinë amerikane të ndihmojë Izraelin

By: redi
1 October 2024 at 19:42

”Presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris, po monitorojnë sulmin iranian ndaj Izraelit dhe po marrin përditësime. Presidenti ka udhëzuar ushtrinë amerikane që të ndihmojë Izraelin të mbrohet dhe të rrëzojë raketat që synojnë Izraelin”, ka deklaruar Sean Savett, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ushtria izraelite tha se Irani ka nisur afro 200 raketa në drejtim të Izraelit…

Source

”Hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit”, Irani lëshon dhjetëra raketa: Sulmojmë sërish nëse Izraeli do përgjigjet

By: redi
1 October 2024 at 19:32

Televizioni shtetëror iranian ka përcjellë një deklaratë nga IRGC (Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike) duke konfirmuar se “dhjetëra” raketa janë lëshuar drejt Izraelit dhe duke kërcënuar një sulm tjetër nëse Izraeli përgjigjet. Garda e fuqishme Revolucionare e përshkruan sulmin me raketa si hakmarrje për vrasjen në korrik të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, si dhe të liderit të Hezbollahut…

Source

VIDEO/ Irani lëshon qindra raketa ndaj Izraelit. Ndizen sirenat e alarmit, njerëzit vrapojnë të tmerruar

By: redi
1 October 2024 at 19:16

Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore po dëgjohen gjithandej Izraelit. Ushtria izraelite njofton se banorët janë urdhëruar të shkojnë në vend-strehime apo të qëndrojnë pranë tyre. Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris janë në takim me ekipin e tyre të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar sulmin ajror iranian ndaj Izraelit. Presidenti Biden shkroi në rrjetin social X se…

Source

Forumi Global i Dialogut në Berlin, Balluku: Investitorë gjermanë janë të interesuar për Shqipërinë

By: redi
1 October 2024 at 19:13

Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në Forumin Global të Dialogut në Berlin ishte e ftuar në një bashkëbisedim të ngushtë me Lars Hendrik Roller. Balluku tha se në këtë bashkëbisedim ndau progresin e Shqipërisë në lidhje me sektorë të rëndësishëm si turizmi dhe numrat rekord të sezonit të fundit, zhvillimin infrastrukturor dhe projektet…

Source

Veliaj jep lajmin e mirë: Ushqim falas në shkollat e kryeqytetit; Do ndërtojmë Qendër për fëmijët me nevoja të veçanta

By: redi
1 October 2024 at 17:58

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një lajm të rëndësishëm për fëmijët e kryeqytetit dhe ata me nevoja të veçanta. Duke nisur nga shtatori i vitit të ardhshëm, të gjithë nxënësit e Tiranës do të përfitojnë ushqim falas në shkollat publike. Ky vendim synon të sigurojë një fillim të barabartë për të gjithë fëmijët, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjeve të tyre apo situatës…

Source

Dy deputetë braktisin Albin Kurtin

By: redi
1 October 2024 at 17:45

Albin Kurti humb dy pjesëtarë nga partia e tij, disa muaj para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Deputetët Eman Rrahmani dhe Visark Korenica kanë vendosur të largohen nga radhët e partisë për të krijuar listën e re të familjes. Në koalicion me të do të jenë partia e drejtësisë dhe AKR e Behgjet Pacollit. Ata kanë qenë të zëshëm kundër Kodit Civil që sipas tyre cenon familjen, ndërsa përmendën si arsye për…

Source

Policia e kallëzoi në SPAK, Monika Kryemadhi publikon pamjet duke kërcyer: Nuk m’u ndanë…

By: redi
1 October 2024 at 17:28

Në mesin e opozitarëve që policia i referoi në SPAK pas tensioneve në Parlament, ku në oborrin e këtij institucioni u dogjën edhe karriget, është edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Këtë kallëzim ajo e ka marrë me shumë sportivitet. Në rrjetet sociale Kryemadhi ka publikuar një video, ku shfaqet duke kërcyer, ndërsa shkruan: “Mood im pas një tjetër procedimi penal…

Source

Përplasje për bisedat e SkyECC, Dumani prokuror në seancën për dosjen “Metamorfoza”

By: redi
1 October 2024 at 17:10

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 8 tetor seancën paraprake për të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”. Në seancën ku ka qenë i pranishëm edhe kreu i SPAK, Altin Dumani si një nga prokurorët që ka drejtuar hetimet, palët janë përfshirë në debat mbi mënyrën si janë administruar të dhënat e aplikacionit SkyECC nga drejtësia shqiptare. Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe…

Source

24 deputetët që shkaktuan kaos, nesër do të mblidhet Sekretariati i Etikës. Pritet vendimi për përjashtimet nga Kuvendi

By: redi
1 October 2024 at 17:00

Nesër (e mërkurë) do të mblidhet Sekretariati i Etikës, në lidhje me skenat e dhunës në Kuvend. PS-ja më herët paraqiti kërkesën për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve të opozitës pas incidenteve gjatë seancës dhe djegies së karrigeve në oborrin e Parlamentit. ”Ju njoftoj se me anë të shkresës nr. 3634 prot, datë 1.10.2024 të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste…

Source

24 deputetë të PD pa lekë, të përjashtuar dhe në SPAK, kryeparlamentarja Spiropali u ndërpret rrogat

By: redi
1 October 2024 at 16:40

Edhe pse me vetëdije shkaktuan kaos dhe shkatërrim në sallën e Kuvendit, pasojat për 24 deputetë të PD-së janë të forta. Mazhoranca nuk ka humbur kohë duke evidentuar që mbrëmjen e së hënë 24 kolegët protestues të PD-së, të cilët shkaktuan trazira në sallën e seancave dhe jashtë saj, që nga djegia e karrigeve, goditja me mjete të forta dhe pengimi i mbajtjes së fjalës. Komisioni i Etikës do të…

Source

E deleguara e Amerikës shkon në Gjykatën Kushtetuese, diskutime për transparencën e institucionit

By: redi
1 October 2024 at 16:24

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Gjykatën Kushtetuese me trupën e kësaj gjykate e kryesuar nga kryetarja e GJK, Holta Zaçaj. Nancy VanHorn, shoqërohej në këtë takim nga Mary Kate Butterfield dhe David Backman, këshilltarë ligjorë rezidentë në Ambasadë. Gjatë takimit, kryetarja Zaçaj përmendi disa prej hapave të…

Source

❌
❌