Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Netanyahu: Irani bëri gabim të madh dhe do të paguajë

2 October 2024 at 08:31

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmi raketor i Iranit kundër Izraelit dështoi dhe u zotua për hakmarrje.

“Irani bëri një gabim të madh dhe do të paguajë për të”, tha Netanyahu në një takim të kabinetit të tij.

“Regjimi në Iran nuk e kupton vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe vendosmërinë tonë për t’u hakmarrë kundër armiqve tanë. Ne do t’i qëndrojmë rregullit që kemi vendosur: këdo që na sulmon, do ta sulmojmë”, shtoi ai.

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit tha se sulmi të martën ishte hakmarrje për agresionin e Izraelit kundër aleatëve të tij në Liban dhe në Gazë.

Ai tha se çdo hakmarrje do të përballej me “shkatërrim të madh”. Sipas ushtrisë izraelite, Irani gjuajti më shumë se 180 raketa balistike në drejtim të Izraelit.

Një zyrtar izraelit i sigurisë tha se shumica e tyre janë kapur nga Forca Ajrore e Izraelit, në bashkëpunim me Komandën Qendrore të Forcave Ajrore të SHBA-së. SHBA-ja konfirmoi se “ka kapur disa raketa” të hedhura nga Irani drejt Izraelit.

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian përsëritën thirrjet për armëpushim. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet sot për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Netanyahu: Irani bëri gabim të madh dhe do të paguajë appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 1 October 2024Main stream

“Izraeli u gjet i papërgatitur, ka humbje jetësh”, Goxhaj analizon sulmin e Iranit

1 October 2024 at 20:55

Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku foli rreth sulmit me raketa që Irani kreu para pak orësh në Izrael.

Sipas tij Izraeli u gjet shumë i papërgatitur ndaj këtij sulmi, pasi mbrojtja ajrore e tij prej kohësh nuk ka funksionuar.

“Janë lëshuar 400-500 raketa të nivele të ndryshme, mes tyre edhe raketa balistike. 40% e tyre ka kaluar sistemin mbrojtës të Izraelit, për arsye se i ka gjetur të papërgatitur. Pavarësisht se para lëshimit të raketave, iranianët kanë lajmëruar edhe SHBA edhe Rusinë. Një pjesë e këtyre raketave duan rreth 40 minuta të mbërrijnë në Izrael, balistiket duan 12 minuta, ata kanë lëshuar edhe të tjera. Izraelitët kanë pasur probleme me mbrojtjen ajrore”,-tha ish-oficeri Goxhaj.

I pyetur se cilat janë dëmet e këtij sulmi, eksperti i sigurisë u përgjigj:

“Objektivat kryesore kanë qenë objektivat ushtarak, baza kryesore ka qenë baza e nevatimit, baza ajrore. Për herë të parë është goditur edhe një bazë izraelite në Gaza. Dimë që ka dëme materiale dhe humbje jetësh”,-tha Goxhaj i cili theksoi se Irani nuk ka kryer sulm terrorist, pasi ka synuar të arrijë bazat ushtarake. Ai shtoi se për momentin nuk ka shifra të viktimave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Izraeli u gjet i papërgatitur, ka humbje jetësh”, Goxhaj analizon sulmin e Iranit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌